Close
Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 83
  1. #71
    MiLaNisT Maska e sLimShady
    Anëtarësuar
    22-04-2004
    Vendndodhja
    Shif ka mrapa m'ke
    Postime
    1,116
    LOL ehh c'na gjeti ktu flitet per bashkimin kombetar ky na tregon per bukurit e qyteteve

    Ej zot.....
    M&M

  2. #72
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    O Frodo, une e di qe ke shume xhelozi ndaj kosovareve. Kjo shihet ne pothuajse cdo shkrim tuajin ne kete forum.

    Une kam lindur e jam rritur ne Prishtine, poashtu kam jetuar ne Tirane dy vite dhe shkoj shpesh edhe atje se kam shume miq, nuk ka lagje te Prishtines dhe Tiranes qe nuk e kam vizituar, dmth. i njoh te dy qytetet fare mire. Mirepo, te thuash Prishtina eshte fshat per Tironen eshte gabim.

    Prishtina ka plane urbanistike qe nga fillim-shekulli i 20-te por edhe planet urbanistike ndryshojne gjithe kohen me ndryshimet tjera politike, ekonomike, etj. Prishtina sikur gjithe Kosova para shtate viteve ka dalur nga lufta, lufte e cila ka shkaterruar shume objekte, institucione etj. dhe sikur ne cdo vend tjeter qe del nga lufta ka goxha anarki deri ne rikrijimin e institucioneve, venien e tyre ne funksionim etj. Keto kane sjellur shume ndertime pa leje (sikur ne Tirane qe ka pasur shume ndertime pa leje deri para dy vitesh) dhe kane bere nje mish-mash ne urbanistiken e qytetit te Prishtines. Pra, te gjitha keto kane pasur nje efekt negativ ne urbanistiken e qytetit. Tek tani kane filluar gjerat te vijne ne vend te vetin dhe qyteti ta marre veten, me planet e reja urbanistike te hartuara (bazuar ne ndryshimet qe kane ndodhur, sidomos demografike), prishja e ndertimeve pa leje etj.

    Prishtina deri ne vitin 1997, ka qene Amerike per Tiranen. E edhe tani shpejt eshte dhe do jete edhe shume me e bukur se Tirana, me rregullimin qe po behet tani atje. Shumica e objekteve ne Tirane, jane ndertuar ne kohen e komunizmit, disa ndertime katastrofale pa kurrfare plani arkitektonik, qe edhe pse jane ngjyrosur tani me lloj-lloj ngjyra, nuk kane kurrfare hijeshie dhe i prishin shume estetiken qytetit. Ne Prishtine, shumica e objekteve jane ndertuar ne vitet 70-80-ta dhe me plane te arkitektures moderne (lagjet Dardania, Lakrishtja, Bregu i Diellit, Qafa etj. me komplekse banimi, Qyteza Pejton, Velania, Arberia, Sofalia, etj. me vila private shumica e te cilave kalojne vleren e njemilione eurove). Pastaj Tirana nuk ka pasur asnje qender biznesi deri para tre vitesh. Qendrat e biznesit: Kurrizi ne Dardani te Prishtines eshte ndertuar ne vitet e 70-ta, Qafa eshte ndertuar ne vitet e 70-ta, Qendrat tjera te Santeja dhe perballe Santese jane ndertuar ne vitet 80-ta dhe 90-ta, Qendra e biznesit te KEKu eshte ndertuar ne vitet e 90-ta, Qendra e Biznesit ne Breg te Diellit eshte ndertuar ne vitet e 90-tat, keto dy fundit tani pas luftes kane perfunduar, dhe tani pas luftes kemi edhe shume qendra tjera biznesi te ndertuara. Pastaj stacioni qendror hekurudhor i Fushe-Kosoves ne lagjen Fushe-Kosova te Prishtines eshte me i mire dhe modern se i qytetit te Phoenix-it ku jam per momentin, me qendren moderne te biznesit ne te, pjese e linjes hekurudhore Munich-Athine, qe stacioni hekurudhor i Tiranes apo Durresit eshte me km. larg modernitetit te ketij stacioni, poashtu stacioni i autobuseve ne lagjen Kalabria (ish-Emshiri), aeroporti i Sllatines etj.

    Tirana keto vitet e fundit ka filluar te marre pamjen e nje qyteti modern kurse Prishtina e ka krijuar kete pamje para te pakten 30 vitesh.

    Kjo foto eshte nga pjeset suburbane te qytetit te Prishtines, nga pjeset qe deri vone kane qene fshatrat e qytetit te Prishtines si Bathorja ne Tirane psh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 04-05-2006 më 05:00
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #73
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Eshte idiotesi te krahasosh Prishtinen me Tironen, e kam sinqerisht, eshte thjesht gafe, te ben per te qeshur.
    Tirona ka patur plan urbanistik qe ne 1930 nga italianet qe ndertuan godinat e ministrive ne ate kohe, bulevardin e ndertuan ne vitet 50, Hotelin ne qender, Pallatin e Kongreseve dhe Piramiden i ndertuan ne kohen e xhaxhit.
    Godinat e stilit francez te bulevardi po ashtu i ndertoi xhaxhi se mesoi pak kur ishte student ne Paris.Tirona ka qene kryeqytet i kompletuar me dekada.

    Nuk ka asnje arsye te kem une zili per Prishtinen pasi s'ka absolutisht asgje per te patur zili si "qytet", Prishtina eshte nje fshat i zgjeruar, i krijuar artificialisht si qender administrative e Kosoves per faktin se ishte afer ne kufi me Serbine.
    Prishtina nuk te ofron asgje interesante, nuk ka as parqe, as rruge te gjera e as sheshe te medha.
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  4. #74
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Idiotesi, eshte pikerisht e kunderta, te krahasosh Prishtinen me Tiranen. Tirana, nga objektet e vjetra, vetem ato te Bulevardit ka te hajrit, tjerat jane geto fare. Poashtu, edhe bulevarde ka me shume se Prishtina. Tjerat jane zero per Prishtinen. Xhaxhi dy vjet fakultet i ka ne Paris, dhe me ato dy vjet (qe sic e di une nuk kane qene per arkitekture fare), ai morri gjithe njohurite mbi arkitekturen dhe erdhi e ndertoi objektet ne stilin francez.

    Ma gjej nje park ne Tirane apo gjithe Shqiperine, qe eshte i rregulluar sa parku i Germise ne Prishtine, me pishine, me fusha sporti, etj. etj.

    Jo vetem ne kete teme, por ne te gjitha temat ke shume xhelozi ndaj kosovareve ne pergjithesi. Nuk eshte hera e pare kjo.

    PS: Nuk do isha futur kaq thelle po te mos me detyroje. Te thuash Tirana eshte me e bukur se Prishtina, e kuptoj qe ke deshire te jete me e mire dhe edhe nese nuk eshte me e mire (gje qe eshte edhe e vertete qe nuk eshte me e mire) nuk e marr per gje te keqe, por te thuash Prishtina eshte fshat per Tiranen, ky eshte nencmim, prandaj edhe reagova.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 04-05-2006 më 05:23
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #75
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Personalisht pak me intereson nese te gjithe Shqiptaret bejne pjese ne te njejtin shtet ose jo. Megjithese interesohem shume qe cdo shqiptar te gezoj lirine e vepres dhe te fjales sidhe demokracine e shenjte, (megjithese kete ndjenje e ruaj per gjithe popujt e kesaj bote)!

    Por problemi eshte me i thelle.... pyetja nuk eshte a bejme dot bashke, pyetja kryesore eshte a bejme dot me vete?

    Historia e Shqiperise se ndare eshte histori deshtimesh te njepasnjeshme!

  6. #76
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Gjithkund ka njerez te keqinje e te mire. Kjo eshte normale.

    Sa per privilegjet e shtetit te Prishtines dhe Tiranes, une mendoj qe do ishim bashkuar Qafo por ka probleme tjera qe nuk na lejojne te bashkohemi per momentin. Problemi kryesor mendoj une eshte pergaditja e opinionit nderkombetar ne menyre qe ky bashkim te ishte i pranueshem nga ta. Sot per sot, une mendoj qe menyra e vetme e bashkimit do ishte duke humbur pjesen veriore te Kosoves. Keshtu behet bashkimi edhe neser po deshem, ama humbja eshte goxha e madhe. Po te kishim mundesi te merrnim Luginen e Presheves si shkembim, nuk do ishte e keqe kjo zgjidhje, por edhe kjo eshte e pamundur per momentin. Prandaj, ne duhet tani ta pranojme dyshtetesine e pastaj me kohe e bejme edhe bashkimin. Ne te njejten kohe, bashkepunimi ndershqiptar duhet te thellohet sa me shume ne te gjitha fushat, duhet ti luftojme keto krahinorizmat (e tipit Frodo), dhe te mos i bejme konkurrence njeri-tjetrit, por te gjithe se bashku ti bejme konkurrence tjereve.

    Televizionet e mediat, si ato te Kosoves ashtu edhe te Shqiperise, duhet te behen gjitheshqiptare duke mbuluar gjithe informacionin ne lidhje me shqiptaret, nga Lugina e Presheves, Mitrovica, Ulqini, Prishtina, Shkupi, Shkodra, Tirana e deri ne Cameri, dhe edhe te shiten e mbulojne gjithe hapesiren shqiptare.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #77
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Problemi kryesor mendoj une eshte pergaditja e opinionit nderkombetar ne menyre qe ky bashkim te ishte i pranueshem nga ta.
    Ai s'eshte problem hic nqs ngrihet argumenti rracor. Elitat post-nacionaliste do te skandalizohen por, me sa po shoh une, po japin grahmat e fundit. Komb-shteti e nacionalizmi alla-shekulli 19te po ringjallet ne BE (Bushtra Evropiane)
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  8. #78
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Fakt qe Komb-shteti po ringjallet ne BE por ama te dalim ne tani me nje propozim te tille do ishte eksperimentim shume i rrezikshem per ne sepse ose do shtyhej edhe njohja e pavaresise zyrtare te Kosoves edhe per nje kohe, ose do ndahej Kosova, pra do humbnim pjesen veriore. Politikanet tane, i kane menduar keto Qafo. Me kohe do behen te gjitha por nuk duhet te ngutemi me eksperimentime te rrezikshme.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #79
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,976
    Postimet në Bllog
    22
    Se pari, duhet te diskutoni se cfare nenkuptoni me "bashkim kombetar". Ky mund te kuptohet si nje unitet tokash, unitet njerezish, unitet shtetesh, unitet politik, unitet ekonomik... dhe perfundon me unitetin shpirteror si shkalla me e larte e unitetit.

    Se dyti, pasi te keni kuptuar se cfare nenkupton bashkimi, duhet ti beni pyetjen tjeter vetes: A eshte i mundur bashkimi sot, neser apo pas x vitesh? Dhe per kete duhet ti hidhni nje sy realitetit shqiptar. Dhe realiteti shqiptar sot eshte i tille qe bashkimi jo vetem qe nuk eshte i mundur, por edhe sikur te ishte i mundur, do te sillte shkaterrimin e perjetshem te aspirates se bashkimit kombetar.

    Se treti, duhet ti beni pyetjen vetes se cila eshte rruga me e mire per te realizuar kete aspirate kombetare? Dhe kete mund ta besh vetem pasi ke studiuar me detaj historine e shkuar dhe realitetin aktual. Ata qe njohin historine e shkruar, kuptojne se pse realiteti shqiptar eshte ai qe eshte sot, ashtu sic e shohin te qarte vizionin e ardhmes. Pa kete vizion per te ardhmen, asgje nuk mund te arrihet.

    Se katerti, duhet te pyesni veten se cila eshte detyra dhe pergjegjesia juaj si shqiptar kundrejt realizimit te kesaj aspirate? Sic e dini, asgje nuk realizohet vetvetiu dhe cdo gje kerkon pune e perkushtim. A jeni ju te perkushtuar ndaj realizimit te kesaj aspirate? Cfare jeni duke bere ju me jeten tuaj per ta bere kete realitet?

    Dhe se pesti, duhet te kuptoni se perse eshte e rendesishme qe kjo aspirate te realizohet. Perse duhet qe patjeter shqiptaret te jene te bashkuar? Ne kohen e paqes dhe lirise qe jetojme, shumekush mund te mbroje mendimin se shqiptaret nuk duhet te flasin per "bashkime kombetare" por per "zhvillim dhe prosperitet shoqeror". Nga buron pra deshira per kete bashkim kombetar?

    Keto jane pyetje qe secili prej jush duhet tia beje vetes dhe duhet te marri edhe nje pergjigje nga vetja, pasi une kam bindjen e plote se uniteti kombetar i shqiptareve nuk eshte nje unitet fizik, eshte nje unitet shpirteror. Dhe e vetmia menyre qe arrihet tek uniteti shpirteror eshte meditimi i gjithesecilit mbi identitetin shqiptar dhe te ardhmen tone te perbashket si popull e si komb.

    Shqiptare te bashkuar, per nje Shqiperi te bashkuar! eshte motoja e Forumit Shqiptar, dhe nese forumi shqiptar eshte nje barometer i vetedijes kombetare tek shqiptaret, vete prania e te gjitheve ju ne te, deshmon mbijetesen e esences se perbashket shpirterore qe eshte me e forte se cdo lloj ndarje fizike apo ne mendim. Ky eshte edhe misteri i te qenit shqiptar qe vetem ata qe do ta kerkojne me gjithe zemer do ta gjejne.

    Albo

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga Albo

    Parashtrove shume pyetje me te cilat jam dakort por pergjigje nuk na dhe...Thjesht na vure ne dukje problemet pa na ofruar ndonje zgjidhje...

    Fole edhe per vizion te se ardhmes por nuk na e paraqite kete vizion....

    E mira do ishte qe per cdo problem te jepje edhe nje zgjidhje (mendimi yt ne rastin konkret) qe edhe te tjeret te kthjelloheshin apo ndihmoheshin rreth zgjidhjes se Ceshtjes apo Aspirates shqiptare.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  2. All-llahu ka thënë
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-01-2007, 07:25
  3. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •