Close
Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 83
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-01-2006
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    37
    në fakt Çështja shqiptare sdo mend se paraqet qështjen më imediate dhe më delikate në Ballkan...

    por Bashkimi Kombëtar shikuar politkisht dhe gjeostrategjikisht ka qenë dhe mbetet një èndërr e parealizuar e shqiptarëve...

    thjesht shqiptarët janë në pozicionin e ekipit sportiv që ka humbur ndeshjen me HILEN e arbitrave , pra kemi humbur pikët në TABEL dhe rrjedhimisht nga kjo tashmë nuk duhet shikuar shumë e kaluara sepse mund edhe "të përjashtohemi nga garat"...

    Shqiptarët e Maqedonisë , Malit të Zi , Luginës së Preshevës etj , mund të koklaviten për më shumë drejta apo edhe për bashkim me Shqipërin , ndërkaq ata të Kosovës jo , ngase SHTET AME i Kosovës nuk mund të jetë Shqipëria , pasi që kosovarët nuk janë pakicë kombëtare dhe shto kësaj se rolin paternalist (amëror) gjatë luftës në Kosovë e ka luajtur SHBA-ja...

    pra SHTET AME i Kosovës është SHBA - ja...

    shto kësaj se vetëm LKÇK - ja dhe LPK - ja sot nuk ka hequr dorë nga Projekti i Sami Frashërit , përkatësisht nga Bashkimi Kombëtar(këtë e ka bërë madje dhe Leka Zogu i II) , atëherë duke ditur faktin se edhe Shqiptarët e Shqipërisë nuk e duan bashkimn me Kosovarët , nga e tërë kjo rrjedh se KJO GJE MBETET VETME ILUZION...

    RROFTE KOMBI KOSOVAR...!!!

  2. #52
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    JO..nuk duhet te behet Bashkimi Kombetar, derisa nuk te na perputhen menyrat e te menduarit.

  3. #53
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Citim Postuar më parë nga Rina_87
    JO..nuk duhet te behet Bashkimi Kombetar, derisa nuk te na perputhen menyrat e te menduarit.

    Po kuur mo do te na perputhen edhe neve menyrat e te menduarit ?
    Koha ecen e ne grindemi ktu per gjera te thjeshta.
    Mendoj se in general jemi gjith per bashkim kombetar, duhet perputhur mendimet vetem rreth modaliteteve te arritjes se qellimit.

    rrofshi
    Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.

  4. #54
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    [QUOTE=fatlumi18] atëherë duke ditur faktin se edhe Shqiptarët e Shqipërisë nuk e duan bashkimn me Kosovarët , nga e tërë kjo rrjedh se KJO GJE MBETET VETME ILUZION...

    RROFTE KOMBI KOSOVAR...!!![/QUOTE]
    Ku ka komb kosovar more fatlum, je krejt gabim!
    Kjo eshte shprehje qe i shkon per shtat vetem nje serbi.Sa per dijeni komb kosovar as ka pasur, as ka,e as do te kete ndonjehere, kjo qe sot quhet Kosove e ka emrin Dardani dhe kombi eshte shqiptar.
    "Qysh prej Tivari deri n'Preveze, gjithkund lshon dielli vape e rreze, asht toke e jona, prindt na e kane lane, kush mos me na e preke se desim te tane"

  5. #55
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Rina_87
    JO..nuk duhet te behet Bashkimi Kombetar, derisa nuk te na perputhen menyrat e te menduarit.
    Menrat e mendimit nuk i gjen te njejta ne nje familje e ti do qe nje komb i tere ti kete te njejta, kjo eshte e pamundur.Megjithate une nuk shoh ndonje dallim ne menyren e te menduarit.

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-01-2006
    Vendndodhja
    Mitrovicë
    Postime
    37
    [QUOTE=Edvin83]
    Citim Postuar më parë nga fatlumi18
    atëherë duke ditur faktin se edhe Shqiptarët e Shqipërisë nuk e duan bashkimn me Kosovarët , nga e tërë kjo rrjedh se KJO GJE MBETET VETME ILUZION...

    RROFTE KOMBI KOSOVAR...!!![/QUOTE]
    Ku ka komb kosovar more fatlum, je krejt gabim!
    Kjo eshte shprehje qe i shkon per shtat vetem nje serbi.Sa per dijeni komb kosovar as ka pasur, as ka,e as do te kete ndonjehere, kjo qe sot quhet Kosove e ka emrin Dardani dhe kombi eshte shqiptar.
    "Qysh prej Tivari deri n'Preveze, gjithkund lshon dielli vape e rreze, asht toke e jona, prindt na e kane lane, kush mos me na e preke se desim te tane"
    njeri une nuk thash se ka Komb Kosovar , por Kombi Kosovar është në krijim e sipër...

    të ndërtosh pavarsinë e Kosovës , do të thotë të ndërtosh KOMBIN KOSOVAR...

    e ju që po e kundërshtoni këtë më thuani se si do të quhet Kombi i Kosovës si SHTET në OKB , përpos se Komb Kosovar...

    duhet ta ta dimë se suazat e shtetformimit kosovar janë suaza të SHTETIT - KOMB...

    nuk mund të jenë dy kombe shqiptare në OKB...

    nuk ka asnjë rast të vetëm në BOTE ku kemi dy KOMBE TE NJEJTA NE OKB...

    nuk mund të përfaqësohen Shqipëria dhe Kosova si SHTETE me të njejtin flamur , me të njejtat simbole...

    e tëra kjo ngase nocioni PAVARSI nuk nënkupton pavarsinë vetëm nga Serbija por edhe në një farë forme edhe nga Shqipëria...

  7. #57
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Citim Postuar më parë nga fatlumi18

    njeri une nuk thash se ka Komb Kosovar , por Kombi Kosovar është në krijim e sipër.....
    kaloi koha e krijimit te kombeve, e din ti kete. kombet u formuan ne mesjete. nuk eshte kombi pershesh qe ti ta bejsh kur te te teket. Ne jemi gjith nje komb, nese ti mendon se nuk i takon ketij kombi atehere kujtoju ne forum te kujt kombi je dhe c'kerkon ketu.
    Forum shqipetaresh eshte ky,


    Citim Postuar më parë nga fatlumi18
    e ju që po e kundërshtoni këtë më thuani se si do të quhet Kombi i Kosovës si SHTET në OKB , përpos se Komb Kosovar...

    duhet ta ta dimë se suazat e shtetformimit kosovar janë suaza të SHTETIT - KOMB...

    nuk mund të jenë dy kombe shqiptare në OKB... ..
    mendoj se kjo nuk do te jete pengese per pranimin e R.Kosoves ne OKB, e nese kjo eshte pengesa atehere zgjidhja eshte ne Bashkimin Kombetar, nje komb nje shtet, nje gjuhe, nje tradite, as probleme me OKB as me flamuj, bile as me fqinj.

    zgjohuni o shqipetare, pranoni zgjidhjen me fatlume, afatgjate,dhe permanente BASHKIMIN KOMBËTAR- si zgjidhje te vetme.



    shendet!
    Ndryshuar për herë të fundit nga bOndi_oo7 : 12-04-2006 më 17:35
    Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.

  8. #58
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga Edvin83
    Menrat e mendimit nuk i gjen te njejta ne nje familje e ti do qe nje komb i tere ti kete te njejta, kjo eshte e pamundur.Megjithate une nuk shoh ndonje dallim ne menyren e te menduarit.

    Tung Edvin,

    Mendoj se ka shume dallime ne mes nesh dhe gjysmes tjeter te trungut tone, Shqiperise. Per qe ka dallime nuk eshte dicka befasuese, pasi qe dihet qe kemi jetuar per gjysme shekulli plotesisht te izoluar dhe te ndare nga njeri tjetri dhe veshtire ka qene te kemi caferdo lloj komunikimi apo bashkepunimi. Shume gjenerata kane jetuar, duke shpresuar se do te vije ajo kohe kur me ne fund do te mund te thejme barrieren (kufiri ne kete rast) dhe te takojme dhe cmallemi me gjysmen tone matane kufirit. Keto kane qene enderrat e shqipetareve kosovar..e gjysherve te mi , prinderive te mi e mundem me thone edhe e imja. Ka pase njerez qe kane dhene jeten per Shqiperine ne Kosove.

    Dhe ne fund kur u arrit kjo, me cka u ballafaquan shqiptaret kosovar? Me nje shtet ame, qe jo qe nuk ishte ne gjendje tu ndihmoje pasi kishte krizat e veta, por i injoron, perbuze dhe nuk i respekton. Une e kam vizituar nje here Shqiperine dhe ka qene enderr e imja ta vizitoj. Hyn ne hotel dhe degjon muzike serbe?? Shkon ne restorant dhe kamerieret sillen me injorance, perbuzje kur kupton qe je kosovar?!

    Pse?!!

    Hyn ne forume dhe ralle here lexon qe flitet per gjerat pozitive, qe do te mund te na bashkonin. Plotesisht flitet vetem per gjerat qe i kemi te kunderta. Ose perqeshet dialekti kosovar dhe nga shqiperia, ose flitet per dallimin ne fe, ose perkrahen shkiet per inat te kosovareve.

    Pse?! Une nuk po mundem ta kuptoje! Ne e njohim njeri tjetrin dhe e dime cilat jane vlerat e njeri tjetrit a?

    Pra , nuk ka hapesire per kompromis. Deshirojme te dalim triumfues mbi njeri tjetrin dhe jo ta pranojme njeri me tjetrin me ato te mira dhe te keqija, qe i kemi!

    E ne kosovaret per nga natyra jemi vet triumfues. Ne jemi kalitur me njerez te keqinj dhe shume lehte mirremi vesh me ta.

    Ne kemi pritur qe do te kemi mbeshtetje, perkrahje, harmoni nga gjysma e trungut tone, e jo te shohim ne ta dike, qe sillet me injorance.

    Mendoj se vetem te paret jane duke e mbajtur ate perin e holle, qe te mos shkeputet krejtesisht, se sot ka vdekur ndjenja e patriotizmit ne Shqiperi, sa po mund ta vereje une kete. E mendoj se ne kosovaret nuk mund ta pranojme kete, sepse ajo eshte cilesia me e larte qe kemi ne.

    Duhet ti japim mundesi me shume njeri tjetri, te shohim me teper gjerat pozitive te njeri tjetri....ta flasim per te mirat qe kemi e jo vetem per ato negativet...se kjo nuk po jep ndonje rezultat pozitiv...

    Per ate mendoj se duhet te kaloj nje kohe, ta njohim me mire njeri tjetrin, te punojne qeverite tona me shume per bashkimin e popullit per te eliminuar dallimet dhe mendoj se do te vije dita kur do te jemi njeri nga popujt me te fuqishem ne ballkan dhe ndoshta edhe ne Evrope.

    Shpresoj dhe besoj ne bashkim kombetar, por jo tani per tani. Mendoj se eshte heret.

    Cdo te mire

  9. #59
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Edhe une bie dakord me parafolesen.

  10. #60
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anëtarësuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    Bashkimi i nje shqiperie te madhe mire do ishte per armiqt ziliqare qe na rrethojne , Por lind pyetja sa te zot do jemi te qendrojme te bashkuar dhe pa konflikte midis njeri tjetrit (ktu perfshij vetem politikanet qe shpesh here jane shkaku kryesor ne destabilizimin e trojeve shqiptare )? Une mendoj qe nje bashkim do na Perçante akoma me keq . Ndofta jam gabim

Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  2. All-llahu ka thënë
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-01-2007, 07:25
  3. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •