Close
Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 83
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316

    Post

    Edhe njehere po e theksoj, nuk flitet per shfrytezimin e tokave, sepse kjo nuk po behet edhe tani qe jemi shtete sovrane. Nuk flitet po ashtu edhe per mikroekonomi apo finance, por per makroekonomi. Fakti qe ti, bond, nuk i njeh keto shkenca, permblidhet ne dy fjale nga shprehja e famshme qe eshte e vulosur nenje mur ne Akropol: "Injoranca nuk pranohet si argument shkencor".

    Bashkimi Shqiperi - Kosove nuk eshte i vetmi bashkim. Ju harroni Camerine dhe nuk e permendni fare, sepse nuk jeni shqiptare te vertete, por sic thote vajza ne faqen 3, jeni te sunduar nga vecori primitiviste...

    Koherat kur bashkimet behen ashtu sic doni ju perenduan ne gjysmen e dyte te shekullit te 20. Mua nuk me vjen mire qe ju keni te tilla mendime dhe i shprehni duke kujtuar se jeni burra apo trima. Ne te kundert...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  2. #32
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Citim Postuar më parë nga The Dardha
    por nje problem qe kam une eshte ai cam ku ti nuk me ndihmon dot. Kete e kam me njohuri e jo me fjale te kota. ....
    nuk e ke vetem ti ate problem. bile une e ndjej obligim ndihmen ndaj tyre,te cilin besoj se nje dite do ta realizoj.

    Citim Postuar më parë nga The Dardha
    Si realist po te mendoj hajde ne Tirane se shkojme bashke te clirojme Mitrovicen ne krahun serb qe ka ngelur se sjemi vone. Biles ta paguaj edhe rrugen....
    kur ka pase nevoje atdheu per ta cliruar, me ka pase edhe mua,e sa per mitovicen-atje nuk kam qene, kur do te piqen kushtet edhe atje do shkoj. shpresoj te shifemi atje.

    P.S:ne tirane kisha ardhe per kafe,flm

    Rrofsh
    Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.

  3. #33
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439
    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Ti se pari nuk e njeh Dodonin fare, dhe perderisa nuk e njeh me mire mos fol per te. Dodoni nuk ka kerkuar azil ne asnje vend te botes, asnjehere ne jete. Mua amerikanet me kane lutur qe te vija ketu ne Amerike dhe edhe kam ardhur per edukim e jo per tjetergje.

    Me disa sikur ju, me mire shqiptaret e Kosoves te mos kishin ardhur as ne kohen e luftes si refugjate fare, sepse kete te mire ja kane bere disa atdhetare ne Shqiperi, kosovareve, e tash disa si ti (qe jam i sigurte qe nuk ke marre ne familje asnje, sepse po ta kishe bere kete gje, nuk e kishe permendur ketu fare, se nuk e kishe bere per te marre kredita ketu por per te ndihmuar dhe per interesat tua kombetare) e permendin sa here te filloj ndonje debat.

    Po une e mijera, e mijera kosovare tjere qe shkojme dhe shpenzojme mijera dollare ne bregdetin shqiptar cdo vere, a te vijme e ta permendim kete ore e cast ketu. Apo une e mijera kosovare tjere si une, qe kemi sakrifikuar edhe jeten tone, qe ju te vini ne Prishtine sot pa vize, dhe ne vend qe te shihni bustin e Millosheviqit ne qender, te shihni bustin e Skenderbeut, apo ne vend qe te vini e te flisni serbisht ne Prishtine, ju vini e flisni shqip atje, ta permendim kete ore e cast sa here qe te fillojme ndonje bisede me juve ketu. Po mijera baballaret tane qe kane vdekur per kete Shqiperine e sotme qe po e gezoni juve.

    Jeni duke e tepruar shume me kete te mire duke na vene para hundes, sa qe me vertete jeni duke ja humbur edhe vlerat e kesaj ndihme atyre qe e kane bere vertete me zemer kete pune, sepse ti e di fare mire qe nuk e ke marre asnje ne familjen tuaj, bile larg asaj. Kur i behet nje e mire njeriut, nuk duhet pastaj qe ti shkosh nerva duke i thene gjithe kohen, hej ta kam bere kete mire, sepse ajo e mire nuk ka vlera pastaj, e bile nuk eshte as e mire fare me, sepse po ja shkaterron nervat fare. Une per vete, me pare do kisha vdekur ne lufte se te vija ne ndonje familje te ju qe ma kishte permendur pastaj gjithe kohen, hej une te kam futur ne familje ne kohen e luftes. Pra, e mira e tille nuk eshte e mire fare.

    Eshte fakt qe Shqiperia ka ndihmuar Kosoven, por eshte fakt gjithashtu qe Kosova ka ndihmuar mijera here me shume Shqiperine, gjate gjithe historise shqiptare.

    Une u pajtova me Edvinin, dhe atij Borix as nuk ju referova fare, e as ty nuk te kisha referuar ketu, sepse jeni shume nivele intelektualizmi me poshte se mua ketu, por meqe ju mu drejtuat mua, ju pergjigja kete here, se hereve tjera, ju jeni te injoruar nga mua, se nuk kam kohe te humbas me njerez si puna e juaj.
    Nga ta filloj sepse paske shkruar me shume mllefsh me keq se te isha serb nese nuk e ke kuptuar populli thot guri i rende ne vendin e vete. Ne se do te kontribuoje per bashkimin haroje liberalizmin por gjerat duhen permendur sepse histroia ndonje here haroet por perseritet. Une kam gjak Prizreni qe rrjedh ne venate e mia por edhe gjak shqiptar nga jugu e veriu gjithashtu Cam...rastesi jo e njoh mir nga vine gjysherit e gjyshet e mia, do ti permend sepse e njoh kete produkt mir.
    Shpresoj amerikanet te te edukojne sepse spo shikoj ndonje ndryshim dhe kete ta them. Nuk te njoh por fakti qe je kaq patriot e ne dhe te huaj po me habit ne fakt.
    Te them nje gje tjeter ne bregdetin shqiptar bizneset i keni ju dhe parane ja jep patrioteve te tu si nga kosova e maqedonia qe kane restorante e hotele dhe nuk kam asgje kundra tyre...
    Nivelet e intelektualizimit me poshte xhanem e di deri ku arijne vetem se une jam ne Shqiperi e ti shume me larte de fakto ne Amerike por de jure...je aq inteligjent sa e gjen vete...
    E fundit mos humb kohe ne forum kot sepse idete e te gjitheve duhet te pranohem dhe tolerance ime arin te kuptoj te gjitha llojet e shkrimeve. Por patriotin me mire e bene as un as ti por ata qe une cohem dhe i nderoj cdo pervjetor qe luftuan atehere kur e kishte atdheu...ju ku ishit ju kishin ftuar te shkolloheshit ne Amerike ishalla po na e bashkon ti Shqiperine...
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  4. #34
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Borix, dodonin nuk e njeh, dhe para se ta gjykosh duhet te shikosh shkrimet e tij te tjera ne forum. (Mesa shoh une nuk ke mbushur javen akoma ne forum, gjithesesi, mireserdhe.)
    Per me teper, si dikush qe nuk bie preh e emocioneve (the me lart qe nuk gjykon me ndjenja) sulmet, karakterizimet personale nuk duhet te kene vend ne debat, apo jo?

    Persa i perket temes, dikush me lart tha se bashkimi i Kosoves dhe i Shqiperise eshte vetem ceshtje kohe. I kujtoj parafolesit qe nje nga kushtet (e vendosura nga UN apo pjesemarres te tjere ne negociata) per pavaresine e Kosoves eshte jo ndryshim kufinjsh, apo me specifikisht, edhe pse jo e shprehur hapur, jo bashkim me Shqiperine.
    Nuk ka shqiptar qe te mos kerkoj, enderroj, imagjinoj bashkimin e trojeve shqiptare. Por duhet te jemi dhe pragmatike. Qiproja dhe Greqia e provuan me anen e pushkes bashkimin. Jo vetem qe nuk u be gje, por Qiproja vuajti me shume. Por sot, pak rendesi ka cfare ndodhi 30 vjete me pare. Te dy vendet jane anetare te BE, qipriotet shpesh here dalin me flamur grek (e jo ate "kombetar") lidhjet ekonomike, politike dhe shoqerore jane te pakontestueshme.
    Thjesht ashtu sic eshte shprehur Borix, anetaresimi i rajonit, i Shqiperise ne BE eshte si ai guri qe vret shume zogj, ne kete rast nuk vret, por zgjidh pa vrare e pa konflikte shume probleme.

  5. #35
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Persa i perket temes, dikush me lart tha se bashkimi i Kosoves dhe i Shqiperise eshte vetem ceshtje kohe. I kujtoj parafolesit qe nje nga kushtet (e vendosura nga UN apo pjesemarres te tjere ne negociata) per pavaresine e Kosoves eshte jo ndryshim kufinjsh, apo me specifikisht, edhe pse jo e shprehur hapur, jo bashkim me Shqiperine.
    Nuk ka shqiptar qe te mos kerkoj, enderroj, imagjinoj bashkimin e trojeve shqiptare. Por duhet te jemi dhe pragmatike. Qiproja dhe Greqia e provuan me anen e pushkes bashkimin. Jo vetem qe nuk u be gje, por Qiproja vuajti me shume. Por sot, pak rendesi ka cfare ndodhi 30 vjete me pare. Te dy vendet jane anetare te BE, qipriotet shpesh here dalin me flamur grek (e jo ate "kombetar") lidhjet ekonomike, politike dhe shoqerore jane te pakontestueshme.
    Une mendoj qe kushti per mosbashkim me Shqiperine i UN dhe Grupit te Kontaktit eshte kusht i perkohshem dhe ne te ardhmen ne prape mund te bashkohemi. Edhe pas luftes se dyte boterore kishte kushte qe Kosova kurre nuk mund te ndahej nga Serbia por me 1999 u thy edhe ai kusht dhe Kosova eshte defacto e shpejt edhe de jure e ndare nga Serbia. Pra, kohet ndryshojne, dhe nese ne punojme ne kete drejtim, edhe bashkimi behet, vetem duhet pune normalisht.

    Qipro eshte problem tjeter sepse 40% e saj eshte turke dhe bashkimi i saj me Greqine sjell reagimin ushtarak te Turqise. Pra, bashkimi i Qipros me Greqine destabilizon rajonin, prandaj edhe nuk eshte lejuar deri tani. Kosova eshte 95% shqiptare.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #36
    nëse ju lihen gjërat tjerëve me vendos.... atëher.... nuk ka me dal Bashkimi Evropian.... e Globalizimi sen ma mirë se bashkim-vëllazërimi e kooperativat e ktynehershit me shkije....

    gati çdokush e don paqen.... edhe të vizatuar si ato që e paraqesin me një pëllumb të bardhë në fluturim.... por.... pajtohem edhe me fjalë të JFK-it se fatkeqësisht "duhet me u përgatit për luftë për me e mbajtë paqen"....

    por.... ju po shihni paqe.... unë për vete paqe nuk kam parë ende në vendlindje.... e seri po kënaqem se po jam si në ëndërr për sa kohë po i lexojë disa shkrime.... kur ka përfundu lufta në toka të Shqiptarëve?....

    megjithatë.... qe se po bie me krye për toke e po ngritem e po e zë se atëher edhe unë shoh paqe.... e duke u ndërlidh përsëri me fjalët e JFK-it.... kush është duke u përgatit për luftë?....
    ....

    kur të janë të gjithë Shqiptarët e lirë.... prej natyre.... herëdokur.... vetvetiu vjen deri te bashkimi....

    pra.... Shqiptarët nuk janë të bashkuar se nuk kanë qenë të lirë.... me llogarinë time qe më shumë se XXIII shekuj....

    më sa di unë.... nuk i pat pyet Shqiptarët kush se a dojnë me qenë të ndarë....

    por ja se përsëri u kënaqa për pak me këtë pyetje këtu.... edhepse ishte më shumë një hyrje në shkrim(e) që sidomos mërgimtarët munden me i bë.... nganjëher edhe prej mllefit se nuk kanë ndonjë ndikim.... e nuk i pyet kush gjë....

    disa edhe kishin nisë me rreh gjyksë fortë.... e djema.... për atë punë mos u mundoni se nuk ja kaloni femrave....

    nejse.... unë u kënaqa se e paramendova "dajën Sam" duke më pyet se a e dojnë Shqiptarët Bashkimin Kombëtar?
    "Hyp se t'vrava, zhdryp se t'vrava." Popullore.

  7. #37
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ska rendesi bashkimi ne letra. Ne kemi qene dhe do jemi gjithmone te bashkuar shpirterisht. Mbas pavaresise, mjafton te hapet kurifiri dhe meqe do jemi ne nje kohe te gjithe ne Europe, Europa nuk ka pse te sajoj grricje per pune kufijsh. Kete kohe te stergjate qe po na japin duhet perdorur per te studiuar nje menyre qe kur te jemi ne Europe, te ushtrojme ndikimin tone ne zonat tona etnike si fillim, e me pas te zgjerojme ndikimin tone ne trevat tona historike te Ilirise. Vetem keshtu mund te mbijetojme, perndryshe futja ne Europe do jete katastrofale nese nuk do kete nje politike te bashkuar te trojeve etnike.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #38
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Bashkimi i Shqiperise me Kosoven do te ndodhe sapo ta marre pavaresine Kosova kete vit.Mes Shqiperise dhe Kosoves nuk duhet te kete asnje lloj kontrolli, levizja e njerezve dhe mallrave te jete e lire.Kjo do te sjelle nje permiresim te gjendjes ekonomike te shqiptareve nga te dy anet e kufirit. De facto ky eshte nje bashkim megjithese ne leter nuk jemi te bashkuar.
    Sa per BE-ne, ne ne rastin me te mire na eshte dhene nje afat kohor prej te pakten 15 vjetesh qe te hyjme ne BE, dhe pastaj ne mbledhjen e ministrave te jashtem te BE-se para ca javeve u theksua qe tani qe do te futet Rumania dhe Bullgaria ne BE kete vit, nuk do te kete me zgjerim per nje periudhe te papercaktuar kohore.BE parapelqen qe te mos fuse me shtete tjere per nja 20 vjet. Kjo u dha shume qarte vjet ne nje artikull rreth deklaratave te BE "Now that Croatia is in EU, let's shut the door" (Tani qe kemi Kroacine ne BE, le ta mbyllim deren!).BE nuk do qe te kete me zgjerim te metejshem, dhe sipas ketij diskutimi ne kete forum i bie qe nese presim per bashkim, ky do ta na vije pas 20 vjeteve apo ndoshta edhe kurre!
    Ka nje antishqiptarizem te theksuar ne kete debat.Mos harroni qe brenda 28748km 2 ka vetem 3.5 milione shqiptare qe jetojne por kemi rreth 5.5 milione shqiptare tjere qe jetojne ne 4 copat shqiptare qe dolen ne ndarjen e 1913. te ky forum verej nje ndarje veri -jug ku shqiparet ne veri te Shkumbinit cilesohen si joshqiptare, dhe dialekti i tyre gege cilesohet si jo shqip. Mos harroni se ky dialekt perdorej nga te gjithe shqiptaret deri ne shek e 15, pastaj doli dialekti toske. Edhe Skenderbeu ne dialektin gege fliste , dhe origjina e familjes se tij ishte nga Hasi prandaj nese nuk keni urrejtje ndaj vellezerve tuaj ne veri te Shkumbinit, duhet ta mohoni dhe Skenderbeun.

  9. #39
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Borix
    Ti, edvini83, e ca te tjere ketu ne forum, duhet te mesoni te flisni shqip, ne plan te pare, sepse kur nuk dini te flisni gjuhen tone shekullore, nuk ka se si te keni nje kulture te gjere - aq te gjere sa per te llogjikuar nese duhet nje bashkim apo jo.
    Kjo s'ka lidhje fare me temen, mos eshte ky nje forum gjuhe?
    Me fal per gjuhen tere gabime qe kam perdorur, por cfare te bej, keshtu ndodh kur gjuhen e nenes e kam shqip dhe kam bere 12 vite gjuhe shqipe dhe kam lexuar me qindra libra ne shqip.
    Cfare te bej se une nuk di shqip dhe ne vend qe ta perdor llogjikuar a perdor logjikuar.Kjo vjen ngaqe nuk di shqip dhe ka te tjere qe dine shume me mire shqip ketu e keshtu qe duhet te bazohem tek ata te shkruaj gjuhen e nenes.

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anëtarësuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    Mund t'i numërosh në gishta gjuhëtarët shqiptarë që shkruajnë pa asnjë gabim gjuhën shqipe prandaj, mos u grindëni kot për së koti.Nuk jemi të gjithë lektorë dhe mund të gabojmë në gjëra të imta gramatikore dhe kjo nuk është tragjike.!
    Të gjithë popujtë e tjerë e kanë të njejtin problem si ne.
    Por, ja vlenë të bëjm përpjekje që sa më mirë ta zotërojmë gjuhën tonë të bukur.
    E kjo arrihet , duke mësuar Sintaksën dhe Fonetikën në veqanti.


    Edhe unë mund të kem një gabim në këta rreshta. Dhe nëse kam , kërkoj falje!. Nuk di më mirë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga faiksmajli : 07-04-2006 më 11:25

Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  2. All-llahu ka thënë
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-01-2007, 07:25
  3. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •