
Postuar më parë nga
dodoni
Marinela
Une se pari, nuk te besoj fare, se ti personalisht ke hapur dyer per kosovaret ne kohen e luftes. Uroj te jem gabim.
Se dyti, shume kosovare refugjate lufte jane strehuar ne pothuajse gjithe Kishat e Shqiperise, dhe askund nuk ka ndodhur asnje eksces nga ato te cilat i permend ti ketu.
Se treti, ne Kosove ka shume shqiptare qe jane shume me katolike se ty sepse perderisa ju keni 50 vjet ateizem nga komunizmi, shqiptaret katolike dhe kristiane ne pergjithesi te Kosoves kane vazhduar te mbajne kishat e tyre.
Se katerti, shqiptaret e Kosoves, kane po aq tolerance nderfetare sa shqiptaret e Shqiperise, ne mos me shume.
Se pesti, edhe nese ke hapur dyert per refugjatet e luftes se Kosoves, a duhet te vish ketu e ta permendesh ore e cast, ne ju kemi hapur dyert. Kjo eshte nder arsyet kryesore qe me shtyn te mos besoj fare se ti ke hapur dyert, se ata qe kane hapur dyert nuk e permendin fare, se nuk e kane bere kete per te nencmuar shqiptaret e Kosoves, por per ti ndihmuar vellezerve e motrave te tyre. Pothuajse, cdo dimer po bllokohen rruget ne veri nga bora, dhe qeveria e Kosoves me buxhetin e vogel qe ka, po hedh ushqime me helikoptera qe te mos vdesin njerezit atje. Shqiptaret e Kosoves, po shpenzojne qindra miliona dollare ne vit ne turizmin shqiptar, kur me po te njejtat shpenzime e ndoshta edhe me te ulta, mund te shkojne edhe ne Turqi (ku shumica kane shume familjare te debuar dhunshem ne periudha te ndryshme nga serbi), Kroaci (ku shumica e shqiptareve te Kosoves, e flasin edhe gjuhen e tyre sidomos te vjetrit, dhe poashtu kane miqasi te ndryshme me ta) e vende tjera. Poashtu, sa shqiptari i Kosoves ka derdhur gjak per kete Shqiperine qe kemi sot, me mijera e mijera. E jane mijera e mijera tjera ndihma reciproke, si nga Kosova ne Shqiperi, ashtu edhe nga Shqiperia ne Kosove. Por keto nuk duhet te shfrytezohen per nencmime, dhe tua vesh nen hunde ore e cast, sepse edhe nese vertete e ke bere me qellim te mire, qellimi i mire po zbehet apo humbet fare pastaj.
Se gjashti, sa ka interes Kosova per tu bashkuar me Shqiperine, po aq ka edhe Shqiperia, nese jo me shume. etj. etj.
Krijoni Kontakt