Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6

Tema: Djalli!

  1. #1
    echo Maska e Dara
    Anėtarėsuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    694

    Djalli!

    Djalli

    Mos e zgjo djallin brenda teje;
    se sja vlen.
    Djej te tille;
    ne cdo cep rruge gjen.
    Mos i beso kur thote qef e dehje;
    se ai merr jete prej teje.
    Mos e zgjo ate djale;
    se do te te beje
    gur per varr.



    Demoni


    Demoni ra ne dashuri
    ta dini tha "Sjam me ai.
    Ska me si me pare,
    do i bej jetes ndershmerisht balle,
    pa hilera e mashtrime
    me beso e shtrenjta ime.
    Demon kam qene
    me sjam.
    Engjell, tani kete emer kam"!
    Keshtu tha Demoni ne gosti,
    te gjithe e besuan per cudi.
    Dite pas dite punon
    e me ndershmeri rron.
    Demoni na u ngop,
    "JO, vellezer, keshtu srroj dot,
    boll si Engjell
    ska si Djall,
    Me ndershmeri me krah
    si bej dot jetes ball.
    .............................
    Keshtu tha Demoni,
    ne nje tjeter gosti,
    e sfoli me per dashuri.
    Miq te vjeter takoi,
    te dashuren e tij e harroi.
    Kaluan vite,
    Demoni u plak.
    Takoi Vdekjen...
    e per cudi
    ajo me te ra ne dashuri.
    E Demoni ska si te vdese...
    se Vdekja pa te dashur do te mbese.


    Pogradec, 1998.



    Leter


    Kur enderra e lodhur doli ne agim
    Dhe nata e lodhur ra te fleje
    E mua vendosi te qete te me leje
    Nje zbrazeti sec ndjeva ne shpirtin tim.

    Kur leter me te mos kesh
    Shkruame mbi nje cope shpirt
    Kur pene te mos gjesh
    Merr hua gjakun tim.

    Me shprit e me gjak
    Letren te ma shkruash
    Do te ta kthej shpirtin prape
    Kurse letren do ta ruaj.

    E ne qofte se me gjen mes nesh
    Do te kesh thjesht lamtumire
    Letren poshte deres do e gjesh
    Per ta ndjere veten te lire.

    USA, 2001
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dara : 15-03-2006 mė 01:22

  2. #2
    echo Maska e Dara
    Anėtarėsuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    694
    S'lashe vend pa te kerkuar! Ku dreqin ishe futur? Te kerkova gjithkund...te kerkova ne te gjitha ato skuta ku ti shkon zakonisht. U futa ne ato mejhane mesjetare ku era e duhanit perzihet me eren e alkolit dhe djerses duke te lene ne goje nje shije te athet...Te kerkova ne ato kafene ku zhuli shtrese pas shtrese krijon imunitet dhe pavarsi ndaj leckes te shtrenguar nga dora e kamarierit pertac.
    Renda e renda si e marre rrugeve e rrugicave , pellgjeve te se cilave thyhet mendueshem drita e henes, duke krijuar reflekse gjume-ndjellese portave te vjetra. Ti nuk ishe! Thirra e thirra duke lene zerin tim te cakorduar te hyje neper plasaritjet e kanatave te dritareve te shtepive te vjetra, qe nga momenti ne moment do te bien e shkermoqen si disa keshtjella rere te krijuara ne breg te deti...e ku dallget harrohen e luajne mbi ate siperfaqe te ranishte me nje pafajsi dekjeprurese.
    Askush nuk mu pergjigj!
    Dua te qaj, te qaj me te madhe!
    E lodhur , e rraskapitur u ula buze nje trotuari, dhe fare pa u shqetesuar e prita shiun te binte mbi mua. E lashe te binte i qete mbi shpatullat e mia tejet te lagura...dhe nuk ndejva asgje. Pareshtur me trokiste ne koke idea: "Ti mund te mos ishe me"...Fillova te filozofoj...
    Une-Bregu e Ti-Dallga! Gje e bukur...por ideale do te ishte Ti-Bregu e Une-Dallga!
    Une-Gota e Ti-Shiu! ...ose Une-Kjo qe jam e Ti-Pike shiu?-PO, Po , nej pike shiu. Ti do te duekeshe simpatik ne nje forme te tille. Do te dukeshe hakmarres, i pamposhtur! Ti nje pike shiu! Do te bie nga qielli, mbi mua (sepse une skam cader), do te me lagje e me pas do te me gerryeje ca e nga ca duke hyre thelle e me thelle ne mish. Me pas do te dilte dielli! Ti do te avulloje duke zene vend serbes-serbes ne trenin e linjes Qiell-Toke...e kur te te vinte rradha perseri pa meshire do te me gerryeje thelle ne mish! Edhe kjo ska gje!
    Po ku je dreqi ta haje?-Ti je trajta e nje loti qe vazhdimisht te le shije te kripurl qofte ky dhe lot gezimi...Ky trotuari qenka shume i ftohte. Ngjyra gri e kesaj bordure nuk me pelqen. Ajo duket si e plakur, nderkohe qe rrobat e lagura me peshojne shume, e nga momenti ne moment mund te shembem ne asfalt, e mund te perfundoj ne rrotat e ndonje makine, apo karroce te terhequr nga ndonje kale simpatik.( buzeqesh). Po sikur te jesh ne ndonje hotel me shume yje?...Edhe kjo gjen vaki. Por une nuk te kerkoj dot, sepse pikerisht ne momentinqe une do te hedh nje hap, ti do te dalesh e do te hipesh ne nje makine luksoze , shoferi i se ciles do te kete veshur patjeter nje kostum te zi...
    Papritur ashtu e ulur ne bordure degjoj nje ze: "Po cohu moj derdimene se te vajti ora per ne shkolle. Ke fytyre ti te rrish shtrire sa gjere e gjate gjithe diten".
    Hap syte...dhe te shof ty me floke te shkalafitur nga gjumi, me sy te palare edhe me buzet me kolinoz te pashpelare. Pra ti paske qene prane meje ...e une te kerkova gjithandej.
    Kurre e cjerrurra jote nuk me eshte dukur aq melodioze sa ate menjez.
    .................................................. .................................................. .............................
    Pyrym, Pyrym, Pyrym...filloj nje dite e re!

    Pogradec, 1998


    P.S.
    Po i shkruaj ne kete nenforum edhe jo tek poezite, pasi jane shkeputur nga nje ditar!

  3. #3
    echo Maska e Dara
    Anėtarėsuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    694
    XXX
    Ti ke nje stil te vecante te ecuri! Ecen si te thuash..paksa demode. Shikon vehten drejt perpara. Nuk e kisha vene re kurre nje gje te tille. Perseri ti mbetesh e huaj per mua . Ti je si ajo letra e fundit ne nje dore pokeri. Je e pashpjegueshme , mbi te gjitha je e tharte. Sa here qe ndjej te trokituren e shiut mbi xham tekujtoj Ty. Ti ishe thjesht si gjithe te tjerat. Asgje e vecante pervecse emrin, i cili ishte nje kombinim i cuditshem tingujsh. Hmm se si e kishe emrin! Nje emer luleje, aroma e se ciles , mbetet ne hunde per nje kohe te gjate!

    Dite dimri, Pogradec 1999

  4. #4
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    shume bukur Pilivesa...paske patur talent qe kalamane ti moj?

  5. #5
    echo Maska e Dara
    Anėtarėsuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    694
    XXX


    U ula kembekryq
    ne dyshemene e kujteses time
    dhe atje te gjeta ty.

    Te gjeta ty
    ashtu si dikur...
    duke pire
    pike-pike shpirtin tim.

    E mbushje goten plot
    E s'ngrije dolli.
    Vec pije, deheshe
    e qeshje me te madhe ,
    si per cudi...

    Pogradec, 1998

    P.S.
    Faleminderit diikush

  6. #6
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Bukur Je nje engjell kam thene une.
    LiNdI
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 20-03-2006 mė 00:27

Tema tė Ngjashme

  1. 17 janar - Shėn Andoni i Madh - nga Athanasi i Madh
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-01-2025, 13:33
  2. Kryqėzohet njė murgeshė e pushtuar nga djalli
    Nga RTP nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 178
    Postimi i Fundit: 01-12-2007, 03:07
  3. A eshte jezusi Zot ?
    Nga altin55 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 14-09-2007, 06:15
  4. Te poseduar nga djalli...
    Nga Mina nė forumin Pyetni psikologun
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-06-2003, 22:52
  5. Mė keq se djalli!
    Nga Pellazgu nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-10-2002, 00:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •