Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913

    Profecite e peshkopit irlandez Malachia per papatin.

    Rreth vitit 1140 peshkopi irlandez Malachia parashikoi vazhdimesine e papatit, deri ne momentin qe Pjetri do te kthehej ne bote per te rimare ēelesat e kishes; disa nga keto profeci jane shkruar me bashkepunimin e frymezuar te Shen Bernardit.U publikuan per here te pare nga i bekuari dom Arnold Wion me 1595 ne librin e tij "Lignum Vitae".E ēuditshmja eshte qe deri tani shumica e ketyre profecive eshte bere realitet. Keto profeci i referohen kryesisht prejardhjes se papeve, stemes se familjes ose edhe ngjarjeve historike qe do karakterizonin periudhen e papatit te tyre. Ato jane 111 shprehje latine qe pershkruajne ne menyre habitese te 111 papet qe do uleshin ne fronin e Pjetrit qe prej 1143 deri ne fund te koherave. ēfare duhet te mendohet per kete liste unike profecish?
    Ja cilat jane shprehjet perkatese per ēdo pape dhe krahasimet me realitetin:

    1.EX CASTRO TIBERI
    Celestino II 1143-1144
    Motoja duket se i perket bendit te prejardhjes se ketij pape, qe u lind ne Citta del Castello mbi Tevere.

    2.INIMICUS EXPULSUS
    Lucio II Caccianemici ( nga italishtja mbiemri eshte= ndjek armiqte)
    Motoja mund te kete dy shpjegime: mbiemrin (Inimicus) dhe fundin e tmerrshem te ketij pape qe vdiq kur po e perzinin nga Campidoglio nga nje goditje me gur.

    3.EX MAGNITUDE MONTIS
    Beato Eugenio III 1145-1153
    Pietro Pignatelli i lindur ne Montemagno Pisa, dhe motoja i eshte referuar prejardhjes.

    4.ABBAS SUBURRANUS
    Anastasio IV 1153-1154
    Corrado Suburri ishte abat ne San Rudo.

    5.DE RURO ALBO
    Adriano IV 1154-1159
    Nicholas Breakspear ishte i vetmi pape i lindur ne Angli ne Saint Albany.Motoja i referohet prejardhjes.

    6.EX RETRO CARCERE
    Antipapa Vittore IV
    Gregorio Conti ishte kardinal ne San Vittore , burg i njohur romak.

    7.ex ansere custode
    Aleksandri III 1159-1181
    Rolando Papero Bandinelli, deri tani nuk gjendet lidhja e motos per kete pape me asnje ngjarje qe i perket.

    8.de via transtibertina
    Antipapa Pasquale III
    Guido da Crema qe ishte kardinal i San Maria ne Trastevere( transtibertina)

    9.Lux In ostio
    Lucio III 1181-1185
    Ubaldo Allucignoli kardinal ne Ostia. Motoja i referohet emrit papal , mbiemrit te vete si edhe qytetit te prejardhjes Ostia.

    10.De Pannonia Tusciae
    Antipapa Callisto OOO
    kardinal i Tuscolit , vinte nga Hungaria dhe ne antikitet bente pjese ne nje krahine te gjere te quajtur Pannonia

    11.sus in cribo
    Urbano III 1185-1187
    Uberto Crivelli ne stemen e vete kishte nje derr ( sus) .Fjala Cribo gjithashtu duket te kete lidhje me mbiemrin .

    12.essus laurentii
    Gregori VIII 1187
    Alberto Mosca ishte kardinal i Shen Lorencit ne Lucina,Ne stemen e tij nje shpate(ensis)

    13.de schola exiet
    Clemente III 1187-1191
    Paolo Scolari peshkop i Palestrines, Referimi eshte per mbiemrin.

    14.De rure bovense
    Celestino III 1191-1198
    Giacinto Orsini i shtepise se Borboneve.

    15.Comes signatus
    Innocenzo III 1198-1216
    Giovanni Loterio prej konteve ne Tuscoli te Segni-t

    16.canonicus de latere
    Onorio III 1216-1227
    Cencio Savelli prej Lateranos.

    17.avis ostiensis
    Gregori IX 1227-1241
    Ugolino prej konteve ne Tuscoli te Segni-i , kardinal ne Ostia.Ne stemen e vete nje shqiponje ( avis)

    18.Leo Sabinus
    Celestino IV 1241
    Goffredo Castiglioni nga Milano, peshkop i Sabines , ne kete rast ne steme eshte nje luan.

    19.Comes Laurentius
    innocenzo IV
    Sinibaldi i konteve Fieschi, kardinal ne San Lorenco ne Lucina.

    20. Signus ostiense
    Aleksandri IV 1254-1264
    Rinaldo i konteve te Segni, kardinal ne Ostia

    21.Jerusalem Campaniae
    Urbano IV 1261-1264
    Giacomo Troyes Pantaleone, i lindur ne Champagne dhe patriark i Jeruzalemit, i zgjedhur pape para se te behej kardinal.

    22.Drago Depressus
    Clemente IV 1264-1271
    Guido le Gros i Saint Gilles. ne stemen e tij eshte nje shqiponje qe mban ne kthetra nje dragua.

    23Anguineus vir
    Gregori X 1271-1276
    Teobaldi i viskonteve ne Piacenza, Malachia e tregon si "njeriun gjarper", ne stemen e vete ka nje gjarper.

    24.Concionator gallus
    innocenzo V 1276
    Pjetri i Parantasise me origjine grancese (gallus) , pavaresisht nga vetem 5 muaj papati ai kujtohet si njeri i devotshem i kishes dhe predikues i mrekullueshem (concionator)

    25.bonus comes
    Giovanni XXI 1276-1277
    Pjetri i Xhuljaneve mjek i famshem dhe filozof ,kardinal i Tuscolit emri i pagezimit ishte ai i peshkatarit te famshem dhe ppapes se pare te kishes katolike.

    ======================================

    101.De balneis Etruriae
    Gregori XVI 1831-1846
    Bartolome Alberto cappellari ishte gjeneral i urdherit te Camaldolezeve, urdher i lindur ne token e Etrurise, n enje krahine me emrin Balnea te pasur me ujra minerale.

    102.Crux de cruce
    Pio IX 1846-1878
    Gjate pontifikatit te Giovanni Maria Mastati Ferretti, qe ka qene me i gjati i tere historise Roma u be kryeqytet i Italise se bashkuar.Stema e dinastise sabbaude, eshte nje kryq i bardhe ne sfond te kuq, keshtu kryqit papal ne qytetin e Romes iu mbishkrua kryqi i stemes.

    103.lumen de coelo
    Leone XIII 1878-1903
    Emblema e Gioacchino Pecci ishte nje komete me ne sfond qiellin.

    104.Ignis Ardens
    Pio X 1903-1914
    per miresine e tij dhe besimin e flakte, Giuseppe Sarto u be Shenjt.

    105.Religio de populata
    benedetto XV 1914-1922
    Papati i Giacomo della Chiesa karakterizohet nga Lufta e Madhe dhe zite e shumta qe pasuan.Motoja me sa duket u referohet te gjithe katolikeve qe rane ne lufte , po ndoshta mund ti referohet edhe epidemise ne Spanje qe pati shume viktima dhe Spanja eshte vend katolik.

    106.Fides intrepida
    Pio XI 1922-1939
    Besimi i Achille Ratti. i lindur ne Desio e shtyu te leshonte anatema kurajoze kunder komunizmit dhe mbi te gjitha fashizmit dhe nazismit.

    107.Pastor Angelicus
    Pio XII 1939-1958
    Eugenio Pacelli ishte prift ne kohen e luftes se dyte boterore dhe periudhes se veshtire te ndertimit pas luftes.Atij i takoi te udhehiqte shpirterisht dhe materialisht ne nje bote qe po rilindte ne hirin ne rrenoojat e luftes.

    108.Pastor et nauta
    Giovanni XXIII 1958-1963
    Angelo Roncalli ishte patriark i Venecia-s dhe udhehoqi kishen ne detin e panjohur te modernizimit.

    109.Flos Florum
    Paolo VI 1963-1978
    "flos florum" dmth lulja e luleve, sipas simboleve eshte zambaku.Ne stemen e ketij prifti jane tre zambake.

    110.De meditae lunae
    Giovanni Paolo 1978
    Papati i Albino Luciani patriark i Venecia-s eshte quajtur "koha e nje hene" pasi zgjati nje muaj henor. 26 gusht 1978- 28shtator 1978

    111.De labore solis
    Giovanni Paolo II 1978-2005
    Karol Wojtyla do kujtohet si papa polak, dhe me shume mundesi Malachia i referohet faktit qe ai vjen nga nje vend i lindjes,por ka dhe nga ata qe e shpjegojne me punen e madhe qe papa beri me viziten e tij ne te gjithe boten duke krijuar nje "mbreteri " ku dielli s'perendon kurre.

    112.De gloria olivae
    Pasardhesi i Giovanni Paolo II tregohet me shenjen e ullirit , simbol i paqes.Do te jete sjelles i Paqes? ēfare fshihet pas lavdise se ullirit?Ndoshta do te lidhet me stemen, ashtu si per shume kardinale te tjere, ose Oliva qe eshte emer i perhapur ne Spanje Itali Korsike.Gjithashtu ne Bibel ulliri eshte simbol i Judenjve.
    Megjithate per nje pergjigje duhet pritur dhe mbi te gjitha te shpresohet qe ne dy profecite e fundit profeti ka gabuar.

    112.Petrus Romanus
    papa i fundit para fundit te botes. Emri eshte Pjeter sepse Pjetri I ishte papa i pare i Kishes Katolike,mbajtesi i ēelesave te qiellit prandaj Pjetri II do dorezoje mandatin per te mbyllur pergjithnje dyert e botes.Malachia ketij i ka dedikuar jo thjesht dy fjale po disa vargje latinisht:In persecutione extrema sacrae romanae ecclesiae sedebit Petrus romanus, qui pascet oves in multis tribulationibus; quibi transactis, civitas septis collis diruetur, ed Judex tremendus judicabit populum suum. Amen

    Gjate persekutimit te saj te fundit Kisha e Shenjte Romake do te udhehiqet nga Pjetri roman, qe do ta udheheq popullin ne shume vuajtje.kur keto te mbarojne, qyteti me shtate qafa do te shkaterrohet dhe gjyqtari do te gjykoje popullin e vete.Ashtu qofte!

    Une nuk i shkrova profecite per te gjithe se pak a shume ishin te njejtat parashikime per stemat dhe prejardhjet.

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Deri ne cfare viti shkojne kjo do ishte pyetja me e rendesishme, meqenese i referohet kthimit te Pjetrit.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Na tregoni ta dime dhe te jemi te pergaditur.
    Me pa a jane ne te njejtat"vale" me ato te Klevis tek forumi musliman?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #4
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Me pa a jane ne te njejtat"vale" me ato te Klevis tek forumi musliman?
    __________________
    s'i kam pare prandaj s'e di, keto ishin profezi te nje peshkopi katolik ndaj i shkrova ketu.

    Deri ne cfare viti shkojne kjo do ishte pyetja me e rendesishme, meqenese i referohet kthimit te Pjetrit.
    Nuk dihet viti dihet vetem qe ky do te jete papa i parafundit,kjo do te jete Era e Paqes qe do te pasohet nga nje periudhe me e keqe ne papatin e Pjetrit te fundit.

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Po mire sa Papa jane mbas keti qe vdiq, dhe e bejme nje llogari te thjeshte nga nje minimum vitesh deri ne nje maksimum vitesh.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #6
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Edhe dy Cyclo ky ishte i 110-ti, dmth mungojne edhe dy

  7. #7
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Epo na erdhi fundi botes pra se Papat nuk do rrojne nga 800 vjet.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Papa aktual i bie te jete i parafundit dhe ka shume mundesi keshtu si po shkojne punet.
    La verita' ti rendera' libero!

Tema tė Ngjashme

  1. Ē'ėshtė Krishti?
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-07-2006, 17:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •