Intervistė me Imzot Ignatin, Mitropoliti i Beratit, Kaninės, Vlorės dhe Myzeqesė
Jam arvanitas, nga nėna kam mėsuar gjuhėn e bukur shqipe
Imzot Ignati
. Ėshtė lindur nė 28.12.1934.
. Vendlindja: Fshati Podhromos, Greqi.
. Identiteti i origjinės: Joann Triantis.
. Babai: Luka Triantis
. Nėna: Maria Triantis
. Arsimuar nė Universitetet e Athinės, Degėt: Teologji/ Muzikė Bizantine.
. U hirotonis Mitropolit, nė 27.07.1996,
. U fronėzua si Mitropolit i Beratit, mė 18.07.1998
KUJTESA HISTORIKE
Mitropoliti i Mitropolisė sė Shenjtė tė Beratit, Anthim Aleksudhi*, nė vitin 1868, ndėr tė tjera, ka shkruar: Popullsia e Dioqezės sė Beratit ėshtė e pėrbėrė nga tė krishterė, ortodoksė apo myslimanė. Nė pikėpamje tė feve ata kanė mendime tė ndryshme, por nė jetėn shoqėrore dhe familjare kanė zakone tė ngjashme, flasin tė njėjtėn gjuhė, gjuhėn amtare shqipe dhe bashkėpunojnė e bashkėjetojnė nė paqe midis tyre nė veprimtaritė tregtare, nė punėt bujqėsore, nė prodhimet artizanale dhe respektojnė ligjet e pushtetit mbretėror...
PĖRSHKRIMI
Imzot Ignati edhe pse ka lindur 72-vjet mė parė ėshtė aq aktiv sa nuk tė krijon idenė e hyrjes nė moshėn e tretė. Trashėgon njė memorie pėr tu pasur zili, ėshtė aq erudit sa tė ngjall dėshirėn pėr tia pėrkushtuar jetėn literaturės. Nga orėt e gjata tė studimit e leximit ka marrė inteligjencėn pa kufi, kurse prej pėrkushtimit si misionar i Zotit, shpirtin njerėzor dhe dėshirėn pėr tiu gjendur grigjės sė nevojshme. Imzot Ignati ka zgjedhur pėr banesė njė shtėpi tė thjeshtė, por mijėravjeēare, me vendndodhje lagjen muzeale Mangalem, apo tė thirrurėn E njė mbi njė dritareve. Ka lindur mė 28 dhjetor 1934 nė fshatin Prodhromos, tė rrethit tė Thivės, nė njė familje tė thjeshtė arvanitase, ku ėshtė pagėzuar nga prindėrit e tij Luka dhe Marie Triantis, me emrin Joanni. Nėnėn e kujton si njė shenjtore, edhe sepse prej saj ka mėsuar gjuhėn e bukur shqipe, siē shprehet, tė cilėn e ka pėrvetėsuar nė mėnyrė tė kėnaqshme. Shkollėn fillore dhe atė 6- vjeēare e ka mbaruar nė fshatin e lindjes, pėr tė pėrfunduar mė vonė arsimin e mesėm tė pėrgjithshėm nė seminarėt kishtare tė qytetit tė Korinthit dhe tė ishullit Patmos. Nė vitin 1960 mbaron me sukses shkollėn e lartė, pranė Universitetit tė Athinės, nė degėn Teologji, periudhė kur diplomohet edhe pėr muzikė bizantine.
Banor i qytetit tė Beratit ėshtė bėrė nė 18 Korrik 1998, pasi dy vjet mė parė ishte hirotonisur Mitropolit nė Konstandinopojė. Ritin e fronėzimit e kreu nė kishėn e Shėn Spiridhonit, qė ndodhet nė njė tjetėr lagje muzeale tė qytetit 2400 vjeēar, atė Goricė. Pas kėsaj qė prej shtatė vitesh vazhdon tė kryejė detyrėn e shenjtė si Mitropolit i Mitropolisė sė Shenjtė tė Dioqezės sė Beratit, e cila pėrfshin rrethet e Beratit, Vlorės, Fierit, Lushnjes, e Mallakastrės. Prandaj, edhe qysh nė kohėrat e lashta, thirret Mitropolia e Shenjtė e Beratit, Vlorės, Kaninės dhe gjithė Myzeqesė.
Si e pritėt kėrkesėn e Fortlumturisė sė Tij, Kryepiskopit Anastas, pėr marrjen e detyrės si Mitropolit i Shenjtė i Mitropolisė sė Beratit, Kaninės, Vlorės dhe Myzeqesė?
Para sė gjithash ju falėnderoj nga zemra pėr interesimin qė tregoni pėr kishėn tonė ortodokse, si dhe pėr mua personalisht. Kėrkesėn e Kryepiskopit Anastas pėr marrjen e detyrės si Mitropolit i Beratit e prita me emocion tė madh, por edhe me njė ndrojtje personale, pėr shkak tė gjendjes sė rėndė tė situatės sė asaj kohe dhe tė vėshtirėsive tė shumta, me tė cilat do tė pėrballesha. Por e prita edhe me njė krenari tė ligjshme, duke e konsideruar si zgjedhje tė Zotit, tė bėrė nėpėrmjet Kryepiskopit Anastas, personaliteti i tė cilit nė lėmin fetar, por edhe nė veprimtaritė e tij kulturore, shkencore dhe shoqėrore, siē e ka treguar koha, ėshtė i padiskutueshėm.
Kush ėshtė Imzot Ignati, nga vjen, cila ėshtė origjina juaj, arsimi dhe aktiviteti fetar?
Kam lindur mė 28/12/1934 nė fshatin Prodhromos tė rrethit tė Thivės, nė njė familje tė thjeshtė arvanitase, ku jam pagėzuar nga prindėrit Luka dhe Marie Triantis, me emrin Joanni. Nė mėnyrė tė veēantė nga nėna kam mėsuar gjuhėn e bukur shqipe, tė cilėn e kam pėrvetėsuar nė mėnyrė tė kėnaqshme. Shkollėn fillore, gjashtėvjeēare e mbarova me rezultate shumė tė mira nė fshatin e lindjes. Arsimin e mesėm tė pėrgjithshėm e kreva me rezultate tė larta nė seminarėt kishtarė tė qytetit tė Korinthit dhe tė ishullit Patmos. Prej vitit 1954 deri nė vitin 1960 mbarova me sukses shkollėn e lartė, nė degėn e Teologjisė, pranė Universitetit tė Athinės. Nė tė njėjtėn periudhė u diplomova nė shkollėn e lartė tė muzikės bizantine, me rezultate tė larta, po nė kryeqytetin e Greqisė, Athinė. Qė nė bankat e shkollave tė mesme dhe tė larta, i jam pėrkushtuar veprimtarisė sė larmishme kishtare. Kam shėrbyer si katekist, duke u dhėnė mėsime kishtare besimtarėve tė moshave dhe sekseve tė ndryshme. Jam aktivizuar si psalt i ceremonive fetare nė shumė kisha, kam predikuar vazhdimisht gjatė liturgjive hyjnore, duke trajtuar tema tė rėndėsishme. Kam dhėnė nė shkolla tė mesme lėndė tė ndryshme si: letėrsi, gjuhė, histori, gjeografi dhe teologji, tė cilat mė dhanė mundėsinė tė zgjeroja horizontin tim fetar e kulturor pėr tu bėrė nė tė ardhmen njė klerik i aftė dhe i devotshėm. Pasi u hirotonisa prift, nė vitin 1967 kam shėrbyer si famulltar nė katedralen e Thivės, si zėvendės episkop nė rrethin e Thivės, si igumen, domethėnė si drejtues i murgjve tė dy manastireve, si Atė Shpirtėror i Dioqezės sė rretheve Thivė dhe Livadhja. Si shpėrblim tė kėsaj pune tė gjatė e tė zellshme, Zoti mė bėri tė denjė qė tė zgjidhem Mitropolit nga Sinodi i Shenjtė i Patriarkanės sė Konstandinopojės, me propozim tė Patrikut Ekumenik, tėrė shenjtėrisė sė tij Imzot Vartholomeut, mė 24/06/1992. Pėr arsye tė situatave tė njohura tė asaj kohe, u hirotonisa Mitropolit mė 27/07/1996, nė Konstandinopojė, dhe mė 18/07/1998, u fronėzova nė kishėn e Shėn Spiridhonit si Mitropolit i Mitropolisė sė Shenjtė tė Beratit.
Ēfarė shtrirjeje ka dioqeza qė ju drejtoni?
Kjo dioqezė shtrihet nė rrethet e Beratit, Vlorės, tė Fierit, tė Lushnjes, e tė Mallakastrės. Prandaj dhe quhet qysh nė kohėrat e lashta, Mitropolia e Shenjtė e Beratit, Vlorės, Kaninės dhe gjithė Myzeqesė.
Si u pritėt nga besimtarėt ortodoksė beratas?
E them me ēiltėrsi dhe kėnaqėsi tė veēantė, se u befasova nga pritja madhėshtore dhe entuziaste e ortodoksėve beratas, e pėrfaqėsuesve tė pushtetit vendor, e klerikėve dhe e anėtarėve tė kėshillave kishtare tė Vlorės, Fierit, Lushnjes, Kuēovės e Patosit. Kjo pritje nuk mė shlyhet nga kujtesa, pėr shkak tė fjalėve tė pėrzemėrta tė shumė prej tė pranishmėve dhe pėrfaqėsuesve tė komuniteteve myslimane e katolike, qė mė uronin me ngrohtėsi suksese nė kėtė detyrė me shumė pėrgjegjėsi, fjalė zemre, fjalė qė buronin nga shpirti i tyre, fjalė shprese pėr ringritjen e kishės sonė tė shkatėrruar nga regjimi ateist, fjalė pėrshėndetjeje, qė mė bėnė ta ndieja veten si nė shtėpinė time dhe tu premtoja me gjithė shpirt se do tė punoja me pėrkushtim dhe sakrificė, qė tė drejtoja kėtė grigjė kaq tė pėrvuajtur nė rrugėn e drejtė dhe tė vėrtetė tė Krishtit Perėndi.
Nė fillim, pasi u njohėt me situatėn, cilat vlerėsuat si probleme mė emergjente?
Sapo fillova detyrėn iu pėrvesha punės nė tė gjitha enoritė e qyteteve dhe tė fshatrave tė dioqezės sonė. U pėrpoqa me kėmbėngulje tė takohesha personalisht me secilin klerik dhe me njė shumicė tė madhe njerėzish tė besimeve tė ndryshme fetare, duke komunikuar me thjeshtėsi, pėr tė dėgjuar me vėmendje zėrin e zemrave tė tyre pėr mungesat, nevojat dhe kėrkesat qė ata mė parashtronin. Me dhimbje konstatova se nė pėrgjithėsi vuanin nga varfėria e tepėrt, nga sėmundje dhe halle tė shumta dhe nga kėrkesa pėr tė siguruar viza pėr nė Greqi, ku dėshironin tė takoheshin me tė afėrmit e tyre, tė shtroheshin nėpėr spitale pėr tu shėruar, apo pėr tu punėsuar qė tė siguronin bukėn e gojės. Shumė nga kėta persona i kam ndihmuar pėr tė zgjidhur problemet e lartpėrmendura, pa bėrė asnjė dallim nė lidhje me pėrkatėsinė fetare, shoqėrore, partiake, apo moshore dhe gjinore. Njė pjese tė rėndėsishme nevojtarėsh u kam dhėnė ndihma tė pakursyera nė ushqime, veshmbathje, ilaēe dhe nė para.
Cilat janė arritjet mė tė mėdha tė K.O.A.SH it, gjatė kohės sė ripėrtėritjes?
Pas viteve 90-tė, kur nė Shqipėri u rivendos e drejta e praktikimit tė feve, u vu re se vendi ynė ishte rrėnuar tėrėsisht nė tė gjitha drejtimet, por dėmi mė i madh u ishte bėrė kulteve fetare dhe klerikėve. Pėrkushtimi i gjithanshėm dhe i vazhdueshėm i Fortlumturisė sė Tij Imzot Anastasit, i Mitropolitėve dhe i tė gjithė klerit shqiptar, por dhe i besimtarėve tė flaktė ortodoksė, bėri tė mundur qė brenda njė periudhe tė shkurtėr tė ringrihet nga themelet dhe tė konsolidohet nga dita nė ditė K.O.A.SH-i.
Arritjet mė tė mėdha tė K.O.A.SH-it janė: Ngritja e Akademisė Teologjike Ngjallja e Krishtit nė Shėn Vlash tė Durrėsit, ēelja e shkollave tė mesme tė pėrgjithshme dhe fetare nė Gjirokastėr, nė Jergucat e nė Tiranė. Po ashtu botimi i gazetės kishtare NGJALLJA, i revistave GĖZOHU dhe KĖMBANAT, apo i shumė librave kishtarė, hirotonisja e mė shumė se 130 klerikėve shqiptarė, ndėrtimi nga themelet i dhjetėra kishave tė reja dhe restaurimi i qindra kishave tė dėmtuara. Ēelja dhe funksionimi i dhjetėra konvikteve pėr fėmijė dhe studentė, ngritja dhe funksionimi i disa kampingjeve pėr edukimin fetar e kulturor tė vajzave dhe djemve besimtarė, organizimi i festivaleve lokale dhe kombėtare me kėngė fetare dhe popullore.
Tė gjitha kėto arritje tė mėdha natyrshėm ēuan nė rimėkėmbjen dhe sidomos nė ngritjen e vazhdueshme tė besimit nė Zotin Krisht, tė masave tė gjėra tė popullit, duke shtuar sė tepėrmi numrin e besimtarėve ortodoksė, tė cilėt me devotshmėri ndjekin vazhdimisht liturgjinė hyjnore dhe ritet e shumta ortodokse, duke dhėnė kontributin e tyre si nga ana shpirtėrore, ashtu dhe nga ana materiale pėr tė forcuar shpirtėrisht dhe ekonomikisht K.O.A.SH-in. Sipas mendimit tim kjo ėshtė dhe arritja mė e madhe, pėr tė cilėn jemi ngarkuar ta kryejmė sa mė mirė.
Si janė marrėdhėniet ndėrfetare nė Dioqezėn e Beratit, Kaninės, Vlorės dhe Myzeqesė?
Vazhdimisht nė ēdo Meshė Hyjnore pėrmendet shprehja shumė domethėnėse paqe midis jush tė gjithėve. Kėtyre fjalėve hyjnore u pėrmbahet Kisha jonė Ortodokse pėr tė ndėrtuar dhe pėr tė mbajtur marrėdhėnie tė drejta ndėrfetare. Mitropoliti i shquar i Mitropolisė sė Shenjtė tė Beratit, Anthim Aleksudhi, nė vitin 1868, ndėr tė tjera, ka shkruar: Popullsia e Dioqezės sė Beratit ėshtė e pėrbėrė nga tė Krishterė ortodoksė apo Myslimanė. Nė pikėpamje tė feve ata kanė mendime tė ndryshme, por nė jetėn shoqėrore dhe familjare kanė zakone tė ngjashme, flasin tė njėjtėn gjuhė, gjuhėn amtare shqipe dhe bashkėpunojnė e bashkėjetojnė nė paqe midis tyre nė veprimtaritė tregtare, nė punėt bujqėsore, nė prodhimet artizanale dhe respektojnė ligjet e pushtetit mbretėror.*
Kjo tregon mė sė miri se qysh nė kohėt e lashta komunitetet ndėrfetare kanė bashkėjetuar me dinjitet. Edhe sot e kėsaj dite Kisha e Dioqezės sonė punon me pėrkushtim pėr tė trajtuar dhe pėr tė ēuar mė pėrpara kėto tradita tė ēmuara, duke respektuar opinionet dhe mendimet fetare, duke u treguar tolerante nė vizitat reciproke, qė bėjnė nė rezidencat pėrkatėse dhe nė komunikimet herė pas here pėr zgjidhjen e problemeve shoqėrore, pa sulmuar aspak konceptet e ndryshme qė ka secila bashkėsi fetare.
Si qėndron ēėshtja e pronave nė Dioqezėn e Beratit?
Problemi i kthimit tė pronave kishtare nė Dioqezėn tonė ėshtė zvarritur sė tepėrmi pėr arsye tė neglizhencės sė organeve kompetente shtetėrore qė merren me kėto probleme por dhe si rezultat i mungesės se dokumenteve nė arkivat vendore, pėr shkak tė djegies sė kėtij Arkivi nė vitin 1997. Pas kėtij viti kemi dėrguar kėrkesat tona tė argumentuara me dokumente konkrete, qė vėrtetojnė pronėsinė tonė. Deri tani njė pjesė e mirė e kėtyre pronave ėshtė njohur nga Komisioni i Kthimit tė Pronave dhe presim kompensimin e tyre. Pėr pjesėn tjetėr jemi nė procesin e plotėsimit tė dosjeve pėrkatėse qė ti dėrgojmė nė Komisionet e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave brenda afatit. Shprehim besimin se do tė na kthehen dhe do tė na kompensohen pronat nė fjalė, duke u bazuar nė premtimet serioze tė Kryeministrit, Shkėlqesisė sė Tij Prof.Dr. Sali Berisha, pėr ta parė me pėrparėsi nga Qeveria dhe nga organet Kompetente kthimin e pronave tė komuniteteve fetare, sa mė parė dhe sa mė tė plota.
Nė ēfarė marrėdhėnieje qėndron Dioqeza qė ju drejtoni me ato simotra?
Dioqeza e Beratit ka marrėdhėnie vėllazėrore me Dioqezat e tjera tė K.O.A.SH-it, duke bashkėpunuar, duke koordinuar punėt tona, duke ndihmuar njėra-tjetrėn me pėrvojėn e vet, duke ndjekur me vėmendje dhe duke zbatuar porositė e vlefshme qė na jep Fortlumturia e Tij Kryepiskopi Anastas pėr harmonizimin e tė gjitha veprimtarive tė kėtyre Dioqezave.
Ēfarė kontributi jep Mitropolia Juaj nė edukimin e tre niveleve tė shoqėrisė, e kam fjalėn pėr fėmijėt, tė rriturit dhe tė moshuarit?
Mitropolia e Beratit e konsideron si detyrė tė rėndėsishme edukimin kishtar, arsimor, kulturor dhe zbavitės tė fėmijėve, tė tė rriturve dhe tė tė moshuarve. Pėr tė realizuar kėto synime tė larta kemi ngritur grupe katekizmi, qė funksionojnė normalisht nė Zėvendėsitė e Dioqezės sonė; Funksionojnė disa kurse pėr mėsimin e disa gjuhėve tė huaja; Janė ngritur kampingje verore veē pėr vajzat dhe veē pėr djemtė si nė Zvėrnec tė Vlorės, nė shėn Joan Vladimir tė Elbasanit, si dhe nė shumė qytete tė Dioqezės sonė, ku fėmijėt dhe tė rinjtė pajisen me kulturė fetare, zgjerojnė horizontin e tyre nė fusha tė ndryshme nėpėrmjet veprimtarive tė larmishme sportive, mėsohen tė bėhen amvisa tė mira nė mirėmbajtjen e mensave, nė gatimin e ushqimeve tė shijshme, nė rregullat dhe zbatimin e higjenės sė tė ushqyerit; krijojnė dhe forcojnė shoqėri dhe miqėsi tė reja. Nė shumė qytete tė Dioqezės sonė janė ēelur kopshte pėr fėmijėt ku mirėrriten dhe miredukohen. Dy herė nė vit organizojmė festivale vendore dhe kombėtare tė kėngėve e valleve kishtare edhe popullore si dhe tė dramave me veprimeve tė thjeshta dhe artistike.
A merret Imzot Ignati me shkrime dhe botime? Cilat janė ato dhe ēfarė objektivash ka pėr tė ardhmen?!
Me kėnaqėsi merrem, prej kohėsh, me shkrime dhe botime, duke u ushqyer vazhdimisht nga librat e shenjta. E kam filluar kėtė punė me redaktimin e njė cikli poezish tė asketit Joan, tė cilin e kam adhuruar dhe e kam pasur mėsuesin tim shpirtėror. Ky cikėl poezish me tre vėllime ėshtė botuar nė Athinė, i pari nė vitin 1971, i dyti nė vitin 1973 dhe i treti nė vitin 1975. Mė vonė, si anėtar i njė komisioni teologėsh, u mora me botimin e librit: Pėrulėsia sipas Biblės dhe Etėrve tė Shenjtė, i botuar, fillimisht, nė Athinė, nė vitin 1982 dhe ribotuar pėr tė katėrtėn herė.
Nė vitin 1992 botova librin voluminoz Jerondi i Patmos, Amfilohios Makris (1889 1970), Jetesė Kėshilla - Dėshmi. Ky libėr u vlerėsua nga Akademia e Athinės. Vazhdimisht shkruaj predikime edhe fjalime tematike tė larmishme kishtare dhe kulturore, tė cilat i komunikoj si para besimtarėve nė Liturgjinė Hyjnore, por gjithashu edhe nė simpoziume tė ndryshme me karakter kombėtar. Herė pas here botoj nė gazetėn NGJALLJA artikuj tė ndryshėm, duke i bėrė jehonė aktualitetit. Qė nė fillim tė pranisė sime nė kėtė Dioqezė jam pėrpjekur vazhdimisht pėr tė pėrēuar melodinė bizantine me himnet e krishtere nė gjuhėn shqipe. Nė tė ardhmen, sipas vullnetit tė Perėndisė dhe me hirin e Zotit, do tė seleksionoj shkrimet mė tė ēmuara dhe do ti botoj nė njė broshurė tė veēantė.
PĖRGATITI:
XHOVANI SHYTI
ABEDIN KAJA
*ANTHIM D. ALEKSUDHI/ Pėrshkrim i shkurtėr i Mitropolisė sė Shenjtė tė Belegradhės/ KORFUZ 1868.
Krijoni Kontakt