12:00/08.02.06 Ilir Meta: Duhet te distancohesh nga Ali Ahmeti dhe UCK-ja( Fragment nga libri «Maqedonia 5 vjet me pas» te Koço Danaj)
….Ne takimin qe kryeministri Meta pati me delegacionin e Partise Demokratike te Kosoves te drejtuar nga Hashim Thaci, ndodhi nje incident. Aty nga fundi i takimit, nje nga antaret e delegacionit kater antaresh te PDK, shprehet : Zoti kryeminister i Shqiperise, ju na kerkoni kot neve qe te ndikojme tek UCK-ja e Ahmetit. Une po ju them se ushtarte e UCK.se ne maqedoni mbajne nen sqetull librat e Koço Danaj.( Koço Danaj ishte keshilltar politik i kryeministrit Meta). Meta u kthyer menjehere nga une dhe me pyeti : A eshte e vertete ? Ju pergjigja: Eshte plotesisht e vertete, sic eshte e vertete se librat e mij i ka mbajtur nen sqetull edhe zoteria qe flet, por tani nuk do ta tregoje.
Takimi u mbyll me kaq, perfshire ketu edhe disa shprehje te rendomta mbi marrdheniet midis PDK dhe Qeverise shqiptare. (Me duhet te them se nje nga antaret e delegacionit te PDK, Xhavit Haliti pas takimit me kerkoi te falur lidhur me ate qe ai e quajti incident te njerit prej antareve te delegacionit te PDK. Ju pergjigja se une e di se deri ku te çon karierizmi politik, prandaj Xhavit nuk duhet te ndihesh i fyer.)
Te nesermen e takimit me PDK, rreth ores 8.30 takohem me kryeministrin Meta ne zyren e tij. Qysh ne fillim e pashe se ishte nje takim i stisur. Per tjeter flitej dhe tjeter mendohej.(Iliri i perdorte shpesh keto lloj takimesh kur ishte ne sekelldi) Dhe keshtu ndodhi. Ne fund te takimit kur do te largohesha, Meta me thote: «Duhet te dalesh ne televizor dhe te japesh nje interviste». E pyeta: «Perse duhet te dal?»
«Por ja te distancohesh nga rebelet e UCK-se se Ali Ahmetit.»(Dukej qe ishte shume i tensionuar, por edhe i lekundur ne ato qe thoshte. Gjithmone Ilir Meta mendimet e lekundura i ka shfaqur ne fund te bisedes dhe ne fund te deres. Te pakten per 20 muaj qe une kam punuar me ate.)
Pasi ndenja pak ju pergjigja: «Jam dakord te dal ne televizor, por pasi te them se jane ekstremiste sepse pushka eshte verete nje veprim ekstrem, do te mbroj kauzen e tyre sepse eshte e drejte. Sepse zoti kryeminister shteti gjoja pluralist i Maqedonise atyre nuk ju lejon te jetojne ne Maqedoni. Maqedonia nuk ka bere asnje amnisti per ata. Ndersa per te mos ju krijuar juve si kryeminister asnje shqetesim, po ju paraqis doreheqjen megjithse me vjen gjynah per ty Ilir se shume shpejt amerikanet do ti marrin ne mbrojtje ata qe ti i quan rebele.»
Pas kesaj pergjigje u nisa te dilja, ndersa pa hapur deren e zyres se tij, me nderpreu duke me thene: «Dakord mos dil ne televizor, por po doli vajze do ta mbash per vehte».
Pasi dola nga zyra e tij dhe shkova ne zyren time kam marre ne telefon Ali Ahmetin, qe deri atehere njihej me pseudonimin Abaz Xhuka. Mbasi me doli nje miku im ne numurin celular satelitor i kerkova te me jepte urgjent Abazin. Nuk e kam pyetur as per shendetin kur me doli ne telefon, por vetem i kam thene : «Brenda dites se sotme, duhet qe opinioni publik ta marre vesh se perfaqesuesi politik i UCK quhet Ali Ahmeti, prandaj dergo ne RTK (Radiotelevizioni i Kosoves) njoftimin se je ti perfaqesues politik i UCK-se.»
«Pse duhet ta bej» me pyeti ne fillim Abazi(Ali Ahmeti)? «Duhet ta besh i thashe qe te te hapin dosjen tende ne Lucerne dhe te shikojne se ti jeton akoma me kolltuket falur te Karitasit zviceran dhe nuk je trafikant droge, por idealist fanatik». (Deri ne ate periudhe, luftetaret e UCK konsideroheshin si kriminele dhe trafikante droge). Por Abaz Xhuka (Ali Ahmeti) nuk bindej. Ata qe e njohin ja dine kete cilesi te karakterit te atehershem te vitit 2001. Me dha kete pergjigje, pa ma permendur emrin: «Po me duhet te bisedoj me shoket atje poshte dhe te konsultohem me ata»(«Shoket» atje poshte ishin komandantet e njesive te UCK). Ju pergjigja menjehere me inat, bile me shume inat duke e njohur mire karakterin e tij: «Keto thuaja ndonje tjetri dhe jo mua, ti je edhe komandant edhe komisar edhe shef shtabi, prandaj dil dhe thuaj qe je perfaquesues politik i UCK-se). Ndryshe nuk kam se si te te ndihmoj me as ty dhe as shoket e tu».
Dhe Abaz Xhuka, miku im i Lucernes u tregua vertet i zgjuar. Ne lajmet e ores 19.00, RTK njoftoi se perfaqesuesi politik i UCK ishte Ali Ahmeti, emigrant politik ne Zvicer…….
(Ne pjesen e ardheshme do lexoni si u realizua takimi midis Ahmetit dhe Xhaferrit en Tirane)
Krijoni Kontakt