DREJTORI I TVSH SE I PREMTON BESNIKERI KRYETARIT SOCIALIST.

Debate ne Keshillit Drejtues te Radiotelevizionit per mocionin e shkarkimit te drejtorit. Zheji fiton kohe per t’u mbrojtur nga akuzat.
Edi Rama shpeton koken e Zhejit
Keshilli Drejtues i RadioTelevizionit Publik Shqiptar nuk votoi dje per shkarkimin e Zhejit. Kjo nuk u be e mundur, pasi anetaret e Keshillit Drejtues e pane me vend qe atij t’i lihej kohe per t’u mbrojtur ndaj akuzave. Duket se pas ketij justifikimi te KD se fshihet dora e kryesocialistit Edi Rama, i cili ka dhene urdher ndaj anetareve socialiste te Keshillit Drejtues per ta mbrojtur Zhejin me cdo kusht.
Qe Zhejin e mbron vete Edi Rama, kjo u duk qe ne deklaratat e drejtorit te TVSH se, i cili eshte shprehur se “ai nuk ka marre kritika nga kreu i PS se per kohen e paraqitjes se aktiviteteve ne Televizionin Publik”.
Me pas ka patur telefonata te kryesocialistit Edi Rama ne drejtim te disa prej anetareve te Keshillit Drejtues qe perfaqesojne PS. Me tone lutese Edi Rama iu eshte drejtuar anetareve qe perfaqesojne te majten se “Zheji eshte i yni, por qe luan fshehurazi skemen tone. Nese largoni Zhejin nuk keni per ta pare me surratin tuaj dhe te PS, pasi doktori do te sjelle nje njeri te tijin si drejtor te Pergjithshem”. Dhe befas u sajua nje arsye per Zhejin, sipas se ciles nisja e procedurave per shkarkimin e drejtorit te Pergjithshem, nuk ishte nje proces qe mund te behej me nje votim gjate kesaj mbledhje, pasi ai paska te drejten e mbrojtjes, jo vetem per punen e tij, por edhe te ekipit.
Ne mocion jane shenuar nje mori ceshtjesh, per te cilat ai kerkoi te kete kohe per t’u pergatitur. Mbi drejtorin e TVSH se jo vetem jane hedhur akuza ne media, por edhe Kontrolli i Larte i Shtetit ka konstatuar nje mori shkeljesh ligjore dhe abuzimesh financiare qe i kane shkaktuar deme shtetit me miliona leke.
Nderkohe, vete Zheji tashme i ka premtuar besnikeri te perkohshme kryetarit te PS se, Rama njelloj sic i sherbeu ish kryeministrit Nano duke e katandisur televizionin publik, ne televizionin me te papare sot per sot. Anetaret e Keshillit Drejtues rane dakord qe Zhejit t’i jepet kjo kohe.
Artur Zheji kerkoi 30 dite kohe qe te pergatitej. Ilir Yzeiri propozoi qe t’i jepen 7 dite kohe pergatitore, kurse Agron Balaj propozoi qe votimi per shkarkimin e drejtorit te Pergjithshem te behet pas mbrojtjes se tij, konkretisht pasi te mbahet ne date 27 te ketij muaji ne Kuvendin e Shqiperise, raporti ne emer te Keshillit Drejtues te Radio Televizionit Shqiptar.
Me shumice votash, u arrit qe te vihet ne jete ky propozim i fundit. Mbledhja nuk shkoi pa shqetesime dhe pa debate, u theksua nga diskutante te ndryshem se nuk duhet te kete nderhyrje nga partite politike dhe as klientelizem politik ne kete ceshtje. Por ne fakt, duket se ndikimi i kreut te socialisteve, eshte i qarte tek anetaret socialiste te Keshillit Drejtues, te cileve u eshte dhene urdher te mbrjne me cdo kusht Zhejin nga shkarkimi.
Nderkaq, u vu ne dukje se raporti duhet te ishte pergatitur me pare, njekohesisht, u diskutua se sulmet politike ndaj Keshillit Drejtues nuk kane baze ligjore, sepse cenojne autonomine e mandatit parlamentar te Keshillit Drejtues te RTV Publik. Gjithashtu, u vu ne dukje fakti se sulmet politike jane artikuluar edhe ne artikuj te ndryshem apo intervista, qofte nga ana e drejtorit te Pergjithshem te RTV Shqiptar, edhe nga ana e kryetarit te Keshillit Drejtues te RTV Publik.
Zoti Kico Blushi si kryetar i Keshillit Drejtues kerkoi votimin dje per shkarkimin e zotit Zheji, duke bere qe ne saje te votes te dihej nese kishte ose mbeshtetjen e Keshillit Drejtues per te vazhduar ne ate detyre, por ne menyre paradoksale kryesocialisti Edi Rama telefonoi anetareve qe perfaqesonin PS. TVSH eshte bere pre e dokumentave te Kontrollit te Larte te Shtetit para disa muajve ku, sipas tyre, u faktua vjedhje, shperdorime dhe shkelje ligjore, aq u kerkuar edhe ndjekje penale nga Kontrolli i Larte i Shtetit ne organin e Prokurorise.
Nderhyrja e mbremshme e dhunshme apo mikluese e zotit Edi Rama mbi Keshillin Drejtues te ketij televizioni tregon se ky institucion publik eshte teresisht i varur nga politika, pavaresisht se ligjerisht eshte Televizion Publik. Nga ana tjeter edhe Ylli Pango nenkryetar i komisionit parlamentar te Medias hodhi sinjale ne emer te selise blu qe “ na duhet edhe ne”.
Mundet qe koka e Berishes te dale 10 here ne dite ne TVSH apo e Edi Rames 5 here, por ai eshte institucion qe mbahet edhe nga taksapaguesit shqiptare dhe duhet te jete i Publikut. Dje Edi Rama tregoi se tentakulat i ka te shtrira thelle jo vetem ne disa media private qe iu jep tendera miliona dollare nga buxheti i Bashkise, por dhe ne TVSH.
A.N

Gazeta KJ