Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anėtarėsuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    UTP eshte nje lloj kablli qe perdoret ne nivele zyrash, ne nivele shpie, ne nivele sallash, pra ne vende qe nuk ka shume interference e nuk ka shume mundesi per te manipuluar sistemin e kabllimit duhet ditur qe te gjitha kabllot jane te keshillueshme te togezohen gje qe me UTP nuk eshte shume e rendesishme ose nuk eshte e kerkuar.
    Me FTP = Foil Screened Twisted Pair nenkuptohet qe nga emri qe eshte nje kabel qe ka nje shtrese letre alumini qe rethon ciftet e kabllove. Po duke ditur qe alumini eshte nje nga percjellesit e mire te rymave nenkupton qe kjo do shtoje interferencen ne kable pra ky kabell vertet ka nje shtrese ekstra mbrojtjeje nga interferencat ndryshe nga UTP i cili mbrojtjen e interferences e kufizon vetem ne perdredhjet e fijeve dhe nga mbeshtjellja e jashtme FTP ka nje Shtrese extra pra ate te aluminit. Ky lloj kablli kerkon me shume kujdes gjate instalimit edhe kerkon fleksibilitet pra kerkon nje sistem togezimi me specifik. Ky lloj kablli perdoret me teper ne struktura fabrike edhe ne struktura qe te japin mundesine per manaxhimin e kabllove. Gjithashtu nje gje tjeter eshte se nese UTP te jep fleksibilitet ne sistemin kabllor vertikal edhe horizontal FTP eshte me i kufizuar ne kete fleksibilitet. Nese nuk i di sistemet vertikale edhe horizontale kane te bejne me menyren se si kabllot e datave CAT3,5,5e,6,7 jane ne lidhje me sistemin elektrik e kalojne kete sistem paralelisht apo vertikalisht (duke e kryqezuar). Ne kabllin FTP duhet patur kujdes edhe duhen ndjekur parametrat e standartit.

    Persa i perket switch qoska me edin ju kane dhene informacione te detajuara vetem nje gje do thoja Hub ndan sinjalin ne menyre te barabarte per te tera paisjet e lidhura pra nese nje hub eshte lidhur ne nje sistem 100mb edhe ka 4 paisje te lidhura atehere cdo paisje mer 1/4 e sinjalit pra 25mb per cdo ndersa nese ke nje switch atehere kjo shprndan sinjalin en menyre te barabarte me ate qe ajo mer sinjal pra ne rastin e mesiperm cdo pasije do kete 100mb pavarsisht nga sasia e paisjeve te lidhura ne te.


    Ardi
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  2. #12
    mos e luaj; I DEBUAR! Maska e qoska
    Anėtarėsuar
    17-05-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    837
    Ardi,
    nje pyetje kisha:
    Nese une kam 5 HUB me nga 24 porta te lidhur ne seri dhe te gjitha hubet jane plot (sigurisht diskutohet per HUB te mirefillte jo ata hibride qe kane dhe disa funksionalitete switchi te integruara).
    Une jam i lidhur ne HUB e 5-te kurse linja kryesore eshte e lidhur ne HUB e pare sa do te merrja une ne kete rast?!!!!!

    Pyetja e mesiperme tregon qe HUB nuk jane inteligjente per me teper ajo qe ti ke thene me siper, qe linja ndahet ne menyre te barabarte midis lidhjeve nga HUB-i, kerkon inteligjence qe sic thashe me siper HUB-et nuk e kane.

    Per ta vertetuar kete duhet ditur se si jane te ndertuar keto paisje.
    Nuk eshte ndonje komplikim i madh, kemi N porta hyrese/dalese dhe nje memorie e cila quhet, te pakten ne anglish, "backplane". Kjo memorie eshte e organizuar sipas struktures FIFO(first in first out).

    Cdo komunikim qe vjen nga portat cohet ne memorie, shumicen e kohes te pakten, per te bere te mundur perdorimin ne menyre te njejte te paisjes.
    Portat mund te komunikojne me mermorien vetem kur i jepet mundesia nga pasija kontrolluese e brendshme. Per te ofruar barazi perdoret nje teknike e quajtur "round-robin", ku cdo porte transferon informacion ne nje kohe te caktuar dhe pastaj mund te transferoje perseri pasi te gjitha portave te tjera tu jete dhene e njejta mundesi me te njejtin interval kohe.

    Pra, mendojeni si nje celes qe rrotullohet ne cdo porte pasi ka kaluar nje kohe e caktuar. Deri ketu ju do te thoni po paska patur te drejte ardi . Dallimi eshte se cdo porte kur transferon informacion e ben ate me kapacitet te plote te kanalit dhe ky informacion shihet ne te njejten kohe ne te gjitha portat e tjera me po ate shpejtesi, per me teper kur informacioni transferohet ne porten perkatese(dalese) ka po te njejten shpejtesi transmetimi.
    Mbase prape s'bindeni por le te marrim nje shembull duke u bazuar ne teknologjine me te perdorur per rrjeta LAN, ethernet. Normalisht te gjithe e dime qe nje kanal ndahet nga te gjithe dhe zakonisht ne kohet e sotme eshte 100Mbit/s e siper. Kjo teknologji perdor nje algoritem qe quhet CSMA/CD(Carrier Sense Multiple Access / Collision Detection) qe lejon klientet te transferojne informacion ne kanal.
    Sic e thame me siper, kur nje klient merr kanalin ai transferon te dhena me shpejtesine maksimale te tij dhe jo me pak, i vetmi kufizim qe ndodh ne kete kanal eshte se te gjithe e ndajne ate dhe jo te gjithe mund te transmetojne ne te njetjen kohe. Kush e percakton se sa transferon nje klient dhe nje tjeter eshte algoritmi i permendur me siper dhe jo HUB-i, pasi sic thashe HUB-i nuk ka inteligjence dhe as qe e ka idene e ketij algoritmi.

    Te gjitha keto defekte "korigjohen" tek "switch-et" te cilet jane inteligjente, duke perfshire njohuri per algoritmin e permendur me siper dhe mundesi per te ndare kanalin ne menyre simetrike ne lidhje me sasine e te dhenave qe transferohen, etj.

    Shpresoj te jete bere disi e qarte.

    Me te mira.

  3. #13
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Ti Qoske ke lexuar .
    Po ndoshta ke lexuar perkthime "te keqija" ne shqip dhe si gjithe shqiptaret flet me kompetenca absolute.Ka ne ato qe thua aq gjera te sakta sa c'ka edhe te pasakta.
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  4. #14
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anėtarėsuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    Me duket se ne radhe te pare duhet te mesojme ata qe jane eksperta se si paisjet e gjerat punojne ne radhe te pare me pas duhet tu japim ndihmen personave qe me te vertete kane nurin e seder te kerkojne ndihme. Per te dy ju do ju pergatit nje materjal qe te du ju "qe lexoni e dini cfare jane gjerat" te keni idene para se te flisni brockulla. Eshte ajo qe thevete qoska puna e celesit. kete radhe do jete ne drejtimin tuaj. Tani eshte ora 3 e nates e pas nje dite te gjate pune nuk kam nerva per ju do ju postoj materjalin neser.


    Ardi
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  5. #15
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Pėr hub-et

    Citim Postuar mė parė nga Ardi
    Persa i perket switch qoska me edin ju kane dhene informacione te detajuara vetem nje gje do thoja Hub ndan sinjalin ne menyre te barabarte per te tera paisjet e lidhura pra nese nje hub eshte lidhur ne nje sistem 100mb edhe ka 4 paisje te lidhura atehere cdo paisje mer 1/4 e sinjalit pra 25mb per cdo ndersa nese ke nje switch atehere kjo shprndan sinjalin en menyre te barabarte me ate qe ajo mer sinjal pra ne rastin e mesiperm cdo pasije do kete 100mb pavarsisht nga sasia e paisjeve te lidhura ne te.
    Ardi,

    Aman tė keqen, atė materialin shkruaje me pika e presje, jo siē e ke zakon, qė vė njė pikė pėr ēdo paragraf.

    Shembulli qė ke dhėnė me hub-in ėshtė i gabuar. Nė njė hub 100 MB, tė gjithė kompjuterat komunikojnė me shpejtėsiė 100 MB (nėse kanė karta 100 MB). Ajo qė ndahet mė katėrsh, ėshtė koha qė ēdo kompjuter ka pėr tė pėrdorur hub-in sepse vetėm njė kompjuter mund tė pėrdorė rrjetin nė tė njėjtėn kohė, ndėrsa tė tjerėt duhet tė presin. Pėr shembull, nėse qė tė katėrt kompjuterave u jepet njė detyrė pėr tė shkėmbyer tė njėjtin skedar, atėherė ēdo kompjuter do e pėrdorė hub-in pėr 1/4-ėn e kohės totale.

    Atė mė lart besoj se ka dashur tė thotė qoska, paēka se e ka bėrė pak lėmsh.

    Qoska,

    Hub-i nuk ka memorje, as algoritėm round-robin. Hub-i bėn vetėm degėzimin e sinjalit elektrik nė tė gjitha portat e tij.


    Pėr CSMA/CD

    Ethernet 802.3 pėrdor protokollin CSMA/CD 1-persistent. CSMA (carrier-sense multiple access) do tė thotė qė kompjuteri vė veshin tek kablli dhe pėrgjon nėse ėshtė duke u pėrdorur nga ndonjė kompjuter tjetėr apo jo. Nėse nuk ėshtė duke u pėrdorur, atėherė me probabilitet 1 (dmth gjithnjė) fillon tė dėrgojė informacion. Por, tė njėjtėn gjė mund ta bėjė dhe njė kompjuter tjetėr, (sikur tė ishin dy veta nė telefon, e tė fillonin tė flisnin tė dy njėkohėsisht, duke menduar se tjetri nuk do fliste). Kur ndodh kjo, ashtu si dhe nė komunikimin me zė, kompjuterat nuk do kuptonin se ēfarė po thoshin, dhe duhet ta dėrgojnė pėrsėri mesazhin. Nėse kompjuteri e kupton qė njė kompjuter tjetėr ėshtė duke dėrguar informacion, atėherė pret njė sasi tė rastėsishme kohe para se tė fillojė tė pėrgjojė pėrsėri kabllin. Ky ėshtė njė protokoll i vazhdueshėm/kėmbėngulės (persistent) deri sa informacioni dėrgohet me sukses.

    Por si e kuptojnė kompjuterat se ka ndodhur njė pėrplasje e mesazhe/sinjaleve?
    Kjo ėshtė aftėsia e CD (collision-detection). Me pak fjalė, kur kompjuterat dėrgojnė diēka, ata vėnė veshin dhe presin tė dėgjojnė ekon e sinjalit tė dėrguar. Nėse ekoja nuk ėshtė e njėjtė, atėherė e kuptojnė qė ka ndodhur njė pėrplasje.

    Vini re se nė shpjegimin mė lart nuk u zu nė gojė hub-i. Pėr tė vazhduar analogjinė e telefonit, hub-i nuk ėshtė asgjė mė tepėr se njė telefon qė mundėson shkėmbimin e zėrit. Janė kompjuterat ata qė ndjekin njė protokoll tė caktuar (si CSMA/CD) pėr tė dėrguar informacion me radhė, e jo tė gjithė pėrnjėherėsh. Duhet theksuas se ka disa protokolle tė tillė, por CSMA/CD i afrohet shfrytėzimit tė rrjetit nė maksimum, prandaj ėshtė mė i pėrdoruri. Ka disa versione tė CSMA/CD qė ndryshojnė sipas kohės qė njė kompjuter pret pasi ka ndodhur pėrplasja.


    Switch-et

    Ndryshe nga hub-et, switch-et kanė memorje, dhe nuk i dėgėzojnė "zarfet" qė marrin, por i ruajnė nė memorje dhe pėrdorin protokolle si CSMA/CD pėr t'i shkėmbyer me radhė.

    Njė analogji e mirė pėr tė kuptuar ndryshimin midis hub-eve dhe switch-eve ėshtė posta. Hub-in mendojeni si njė kuti postare tė pėrbashkėt pėr disa persona, por qė mund tė mbajė vetėm njė zarf brėnda. Switchi-n mendojeni si njė seri kutish, ku ēdo person ka kutinė e tij.


    Sa hube mund tė lidhen nė seri?

    Citim Postuar mė parė nga qoska
    Gjithsesi nese me ate lart nenkupton sesa {switche, hube } mund te vendosesh midis dy pikave lidhese pergjigja sipas standartit eshte 5 nder te cilat vetem nje mund te jete amplifikator(repeater) dhe distanca e kabellit nga {hub, switchi} i 5 tek pika fundore nuk mund te jete me e madhe se 70metra.
    Ke ndonjė burim pėr kėtė standard qė zė nė gojė?

    Nuk besoj tė ketė rregull tė ngurtė pėr numrin e hub-eve qė mund tė vėsh nė rrjet. Teorikisht ti mund tė lidhėsh edhe 100 hub-e nė seri e duhet tė punojnė. Ajo qė tė ndalon tė mos lidhėsh shumė hub-e ėshtė pėrplasja midis sinjaleve, siē u shpjegua mė lart. Sa mė shumė hub-e tė kesh tė lidhur bashkė, aq mė i ngadaltė do jetė rrjeti. Shpejtėsia bie rėndshėm pas 24 kompjuterave tė lidhur bashkė, prandaj dhe nuk pėrdoren hub-e me mė shumė se 24 porta. Por, nuk ka rėndėsi nėse ke njė hub me 24 porta, apo 6 hub-e nė seri me nga 4 porta secili.

    Ajo qė ka rėndėsi ėshtė distanca midis kompjuterave dhe kablli qė pėrdoret. Sipas standardit tė ethernet, distanca maksimale midis dy kompjuterave nuk duhet tė kalojė 2500 metra dhe pėr ēdo 500 metra duhet pėrdorur njė pėrforcues (repeater). Pa pėrdorur pėrforcuesit, distanca maksimake ėshtė vetėm 500 metra.

    Pėrveē kufizimit tė distancės maksimale, kemi dhe kufizimin e distancės sė kabllit, dmth sa metra e ruan kablli sinjalin. Kablli koaksial garanton sinjalin deri nė 185 metra; kablli UTP deri nė 100 metra; kablli fibėr optik arrin deri nė 2000 metra. Mė i liri dhe mė i pėrdoruri ėshtė UTP (unshielded twisted-pair).

    Pra, nėse do pėrdorim kabėll UTP, gjithashtu i njohur si sistemi 10base-T, atėherė pėr tė arritur distancėn maksimale 500 metra pa pėrforcues, duhet tė kemi 5 segmente kablli nga 100 metra secili, tė bashkuar me 4 hub-e.

    Kodi:
    [PC1]---100m---[hub1]---100m---[hub2]---100m---[hub3]---100m---[hub4]---100m---[PC2]
    Kjo nuk do tė thotė se maksimumi i hub-eve ėshtė 4. Pėr aq kohė sa gjatėsia maksimale midis ky kompjuterave nuk kalon 500 metra, dhe gjatėsia e njė segmenti kabėll UTP nuk kalon 100 metra, mund tė pėrdorim sa hub-e tė duam. Pėr shembull, mund tė pėrdorim 9 hub-e nėse i ndajmė segmentet e kabllit nga 50 metra. Por, siē u tha dhe me lart, sa mė shumė tė pėrdorėsh, aq mė i ngadaltė do jetė rrjeti.

    Rrjetin e ilustruar mė lart, teorikisht mund ta pėrsėrisim edhe katėr herė tė tjera me anė tė pėrforcuesve (repeater) pėr tė arritur distancėn maksimale 2500 metra.


    Pėr mė shumė
    Kush do tė mėsojė mė shumė pėr rrjetet, u kėshilloj tė lexoni librin Computer Networks tė Andrew S. Tanenbaum. Ky libėr i sqaron shumė mirė rrjetet. Ata qė kanė ndėrmend tė ndajnė njohuritė nė forum, ėshtė mirė tė konsulltojnė librat, para se tė shkruajnė nga mendja e tė bėjnė gafa. Kėto janė gjėra tė komplikuara e janė tė pakėt ata qė i dinė nė majė tė gishtave.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 19-04-2006 mė 12:43
    Edi

  6. #16
    mos e luaj; I DEBUAR! Maska e qoska
    Anėtarėsuar
    17-05-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    837
    Hmmm, me mire sesa Andrew Tanenbaum duhet te kishe keshilluar librin qe direkte poshte tij "Ethernet Networks...." ne linkun qe ke dhene.

    Panvaresisht se "Computer Networks" sqaron disa gjera mire per mua ngelet shume enciklopedik dhe per te kuptuar ne thellesi rrjetet te bazuar ne Ethernet duhet lexuar ai liber qe permenda me siper.

    Po ta kishe lexuar sadopak "Ethernet Networks" do te kishe pare seksionin per rregullin 5-4-3(referojuni librit per me shume) ku shpjegohet me detaj ky rregull qe vlen per 10Base-T, 10Base-5, 10Base-2 qe per me teper mbartet nga te rinjte per efekte "kompatibiliteti". Bashkangjit ketu RFC perkatese qe e perforcon kete rregull.

    Persa i perket numrit te hubeve duke patur parasysh, dhe ate qe kam thene me siper
    (sigurisht diskutohet per HUB te mirefillte jo ata hibride qe kane dhe disa funksionalitete switchi te integruara)
    Edhe njehere lexoje me mire "Ethernet Networks" para se te permendesh distancat qe ke thene. 2500 metra eshte per 10Base-T dhe 500 metra eshte 100Base-T duke u kufizuar ne 200 metra nga "Collision Domain" per 100Mbit/s e lart, gjithmone duke patur parasysh qe perdorim vetem HUB-e dhe PERSERITES(repeater), per ta sqaruar, ka nje diference te vogel ne standart midis HUB dhe PERSERITES.
    Pervec cilesive te kabllit numri i HUB-ve percaktohet edhe nga koha qe ka percaktuar standarti per perhapjen e sinjalit nga njera pika transmetuese ne piken me te larget qe per 100Mbit/s eshte shume e thjesht per tu llogaritur, formula F(frekuence) = 1/ T(kohe).
    Standarti shkon deri aty sa keshillon dhe numrin maksimal te paisjeve qe mund te lidhen per te patur performancen e premtuar, per me shume referohune tek "Computer Networks" per performacen e premtuar nga Ethernet dhe "Ethernet Networks" per numrat e keshilluar.

    Kur nje kompjuter transferon informacion te gjithe kompjuterat ne rrjet e lexojne njekohesiht per vete tendencen "broadcast" qe kane rrjetet ethernet. Pra te gjithe marrin me kapacitet te plote dhe vetem njeri transmeton me po kete kapacitet(sigurisht kjo tendence eshte HALF-DUPLEX(vetem njeaneshe)) e garantuar dhe nga CSMA/CD. Per ta kuptuar analogjia eshte e njejte me transmetimin e kanaleve televizive nje antene transmeton dhe shume te tjera marrin. Si arrihet FULL-DUPLEX referohuni "Ethernet Networks".

    Koha ne te cilen ndahet kanali i transmetimit nuk varet po e them dhe njehere nga "celesi" i hubit pasi nuk asnje lidhje!

    Algoritmi i celesit eshte ai qe kam thene. Duhet te kuptoni qe pasisjet dixhitale sot ndertohen me te njejtat koncepte si ato te programeve. Per me shume referohuni ndonje libri per qarqe dixhitale.

    HUB-et kane memorie per tu pershtatur me standartin per disa funksionalitete, psh bllokimi i "hosteve ofenduese", kthimi i informacionit te transferuar tek hosti qe e transmetoi, etj...

    Dallimi kryesor midis HUB dhe switch eshte se me HUB krijojme nje rrjet "braodcast" qe eshte pikerisht dhe penalizimi ne kete pasije, switchet krijojne lidhje P2P dhe te shumten "multicast" duke permiresuar performancen me ane te nje backbone te integruar dhe kjo eshte arsyeja pse switchet keshillohet te lidhen me njeri tjetrit nepermjet portave te caktuar dhe jo atyre ku lidhen hostet specifik, per te perfituar nga Backbone. Per me shume lexoni mbi "Collision Domains"(bashkesite?!) ne rrjetat Ethernet.

    P.S. Eshte mjaft diskutim teknik per me teper ne nje terminologji te papercaktuar per vete faktin qe s'ka libra ne shqip per subjektin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga qoska : 20-04-2006 mė 09:07

  7. #17
    mos e luaj; I DEBUAR! Maska e qoska
    Anėtarėsuar
    17-05-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    837
    Eagle,

    meqe qenke me kompetent se une te lutem here tjeter mi trego te qartat dhe te paqartat.

    Sa per librat nuk ekzistojne ne shqip, fatkeqesisht, per vete faktin se shtepite botuese nuk jane bindur per tregun qe kane keto lloj titujsh.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Ndryshimi i IP ne nje switch dell
    Nga Egla_Al nė forumin Rrjeti kompjuterik
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-08-2006, 04:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •