Kur perdoret Switchi, Hubi dhe Rout-eri ne nje lenje ma kabull.
Cili eshte ndryshimi i ketyre tre termave si paisje interneti
FMSH.
Kur perdoret Switchi, Hubi dhe Rout-eri ne nje lenje ma kabull.
Cili eshte ndryshimi i ketyre tre termave si paisje interneti
FMSH.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 14-03-2006 mė 00:22
Hub ose [de]multiplekser eshte paisja qe te mundeson bashkimin e trafikut nga shume linja ne nje te vetme ose anasjelltas.
Switch eshte nje hub i avancuar pasi ai te jep mundesi kontrolli te trafikut ne nivelin e 2 te modelit OSI ose shtresen e pare sipas modelit te aplikuar zaonisht me 4 shtresa.
Router punon ne nivelin e 3 te modelit OSI ose 2 ne nivelin me 4 shtresa pra modifikon ne nivel adresash IP duke e manipuluar trafikun ne menyre me te avancuar dhe logjike.
HUB perdoret per te lidhur disa kompjutera bashke. Switch perdoret per te njejtin qellim por me me shume kontroll kurse router perdoret ne vendet eHyrje-Daljes ne rrjet si pikat ku hyn interneti ne rrjet per te ofruar kontroll me te avancuar se dy te parat mbi trafikun.
Me thuaj nese e do ne me shume detaj.
Me te mira.
Rrjetet kompjuterike ndahen nė disa shtresa. Tre prej kėtyre shtresave janė:
1. Shtresa Fizike
2. Shtresa e Lidhjes sė Informacionit (data-link)
3. Shtresa e Rrjetit
Hub-et pėrdorėn nė shtresėn fizike, switch-et pėrdoren nė shtresėn e lidhjes sė informacionit, dhe router-at pėrdoren nė shtresėn e rrjetit.
1. Shtresa Fizike dhe Hub-et
Nė kėtė shtresė nuk kemi informacion por shkėmbim sinjalesh elektronike. Pra, bėhet transmetimi i sinjaleve elektronike nga njė pikė nė tjetrėn. Detyra e hub-it ėshtė tė degėzojė burimin e rrymės elektronike. Nėse kemi njė hub me katėr porta, i njėjti sinjal degėzohet nė katėr degė. Gjithashtu, sinjali i njė porte shpėrndahet nė tė gjitha portat e tjera tė hub-it.
E keqja e hub-eve ėshtė se nuk lejojnė portat tė komunikojnė nė tė njėjtėn kohė. Vetėm njė portė shkėmben informacion ndėrsa portat e tjera presin. Nė njė rrjet me pak porta ose me pak trafik koha e pritjes ėshtė shumė e shkurtėr dhe nuk viret re fare; duket sikur tė gjithė kompjuterat komunikojnė pėrnjėherėsh. Por, nėse hub-i ka shumė porta, dhe tė gjitha janė duke shkėmbyer informacion nė tė njėjtėn kohė, shpejtėsia e rrjetit-it bie ndjeshėm dhe ėshtė e dukshme.
Njė tjetėr kufizim i hub-eve ėshtė se tė gjitha portat duhet tė komunikojnė me tė njėjtėn shpejtėsi.
Njė tjetėr e keqe e hub-eve ėshtė se meqenėse informacioni i ēdo porte shpėrndahet nė tė gjitha portat e tjera, atėherė ēdo kompjuter i lidhur nė hub mund tė pėrgjojė informacionin e tė gjithė kompjuterave tė tjerė.
Duke pasur parasysh problemet mė lart, hub-et janė tė papėrshtatshėm pėr rrjete ku shkėmbehet shumė informacion ose kėrkohet komunikim nė fshehtėsi.
Megjithatė hub-et pėrdoren shpesh sepse nuk kushtojnė shumė dhe janė tė lehtė pėr tė instaluar.
2. Shtresa e Lidhjes sė Informacionit dhe Switch-et
Nė shtresėn e lidhjes sė informacionit nuk kemi mė shkėmbim sinjalesh, por kemi shkėmbim "zarfesh" me informacion. Ēdo zarf ka adresėn e dėrguesit dhe marrėsit. Kjo adresė ėshtė adresa MAC (Media Access Control) e cila ėshtė e ndryshme pėr ēdo kartė rrjeti (d.m.th. pėr ēdo kompjuter).
Switch-et punojnė nė kėtė shtresė dhe kryejnė tė njėjtėn punė qė bėn dhe hub-i, por janė "mė tė zgjuar" dhe eliminojnė problemet e hub-eve. Ndryshe nga hub-et, switch-et lexojnė adresat e zarfeve dhe i dėrgojnė zarfet vetėm nė portėn ku janė adresuar. Kjo aftėsi e switch-eve lejon tė gjithė portat e switch-it tė shkėmbejnė informacion nė tė njėjtėn kohė pa qenė nevoja tė presin pėr portat e tjera tė pushojnė. Gjithashtu zgjidhet problemi i spiunllėkut sepse tani ēdo kompjuter ka lidhje tė drejtpėrdrejtė dhe private me switch-in; informacioni dėrgohet vetėm nė portėn ku ėshtė adresuar. Ndryshe nga hub-i, switch-i ėshtė i aftė t'i pėrshtatet shpejtėsisė sė kartės sė rrjetit pėr ēdo kompjuter.
Pėrveē switch-eve, nė shtresėn e lidhjes sė informaciont ėshtė edhe ura (switch), njė pajisje e ngjashme me Switch-et por qė pėrdoret pėr tė krijuar njė lidhje (urė) midis dy rrjeteve.
3. Shtresa e Rrjetit dhe Router-at
Shtresat e lartpėrmėndura kishin tė bėnin me shkėmbimin e informacionit midis dy pikave tė lidhura drejtpėrdrejt me njėra tjetrėn. Shtresa e rrjetit ngjitet njė shkallė mė lart dhe lejon komunikimin e dy pikave qė mund tė jenė lidhur drejtpėrdrejt ose me anė tė lidhjeve ndėrmjetėse tė rrjetit.
Shtresa e rrjetit e ndan informacionin nė paketa tė adresuara me adresa IP dhe pastaj ia kalon paketat shtresės sė lidhjes sė informacionit, e cila i fut kėto paketa nė zarf me adresa MAC dhe i hedh ato nė rrjet. Paketat mund tė kalojnė nė disa zarfe deri sa tė mbėrrijnė nė portėn e adresuar. Nė shtresėn e lidhjes sė informacionit zarfi kalonte direkt nga dora e dėrguesit nė dorėn e marrėsit, ndėrsa nė shtresėn e rrjetit paketa kalon dorė mė dorė ... mė dorė deri sa arrin tek marrėsi.
Duart qė bėjnė tė mundur shkėmbimin e paketave me informacion janė router-at. Router-at janė akoma mė tė zgjuar se switch-et dhe dinė si tė shkėmbejnė informacion midis dy pikave, kudo qofshin ato nė rrjet. Router-at e avancuar kujdesen qė paketat tė shkėmbehen barabar me qėllim qė rrjeti tė shfrytėzohet sa mė mirė dhe tė mos mbingarkohet.
Router-at zakonisht pėrdoren pėr tė ndarė/organizuar rrjete tė mėdhenj nė nėn-rrjete mė tė vegjėl (subnets). Ky organizim bėhet pėr tė minimizuar ngarkesėn nė rrjet dhe pėr tė lehtėsuar menaxhimin e rrjeteve.
Pėr shembull: Njė universitet mund tė ketė njė nėn-rrjet pėr ēdo departament; ēdo departament ka router-in e tij. Router-at e ēdo departamenti janė lidhur nė njė router qendror, dhe router-i qendror mund tė jetė lidhur me router-in e ISP-sė (kompanisė sė Internetit).
Pėrmbledhje
Tani duhet tė jetė e qartė detyra e hub-eve, switch-eve, dhe router-ave nė rrjetet kompjuterike. Nė teori rregullat janė tė qarta, por shumė kompani i kanė shkelur kėto rregulla dhe kanė krijuar pajisje hibride qė veprojnė si switch-e dhe router-a. Kėto pajisje zakonisht u pėrshtaten kėrkesa tė rrjeteve tė vegjėl qė gjenden nė netkafe, shtėpi, e zyra.
Edi
Jam shume i qarte per sa me siper, p[or dua te di sa switch-a mund te perdoren ne nje linje kabllore, ak kufizim ne perdorimin e ketyre ēelsave dhe kur.
Duhet te jesh me i qarte ne cfare kerkon!
Gjithsesi nese me ate lart nenkupton sesa {switche, hube } mund te vendosesh midis dy pikave lidhese pergjigja sipas standartit eshte 5 nder te cilat vetem nje mund te jete amplifikator(repeater) dhe distanca e kabellit nga {hub, switchi} i 5 tek pika fundore nuk mund te jete me e madhe se 70metra.
Kjo skeme mund te modifikohet sigurisht duke shtuar router ne mes qe konsiderohen si pika fundore ne vetvete.
Pra teorikisht mund te shkosh ne cfaredolloj largesie me keto pasije ndermjetese dhe e keshillueshme eshte qe routeri te ndodhet mbas cdo 3 {hub, switche} per performance te pranueshme.
Praktikisht nuk eshte fort e pelqyeshme pasi eshte e kushtueshme per shkak te nyjeve nderlidhese dhe per me teper me nje problem ne cdo pjese te rruges lidhja nuk punon.
Per distanca te largeta ka zgjidhje te tjera sic jane fibrat optike, rrjeti pa kabllo(wireless), ose 10Base-T me kabllo koaksiale qe mund te te coje deri ne 2 km ose dicka me shume.
Po ta them dhe nejhere beje te plote pyetjen tende qe ne fillim se cfare do te dish dhe pse do ta dish.
Me te mira.
Konkretisht . . .
Nga shperndarsi i antenes kryesore (Parabola) kemi marre lenjen e internetit ne distancen 190 metra kemi vendosur nje switch ne mes te rruges dhe e kemi quar tek nje salle.
Tani dua te marre sinjalin e internetit per tek shtepia nga kjo salle, lergesia eshte perseri rreth 170 metra. Mund ta marre sinjalin ne kete linje duke vendosur edhe nje switch ne mes te rruges.
Ne qofte se po a mund te shperndaj perseri sinjal duke perdoru nga pika e fundit perseri switch, sa here munde te perserise kete gje.
Sic ta kam thene me siper mund te vendosesh 5 {hube, switche} ne mes te dy pikave. Deri tani jane vendosur 2 keshtu qe te ngelen dhe 3 te tjera, panvaresisht se i qendroj mendimit qe 170 metra arrin pa nevojen e hubit(dje lidha nje linje me distance 200 metra me kabell FTP ne 10Mbit).
Me lart ke te shpjeguar si mund te vazhdosh me tutje.
hmm qoska ku qendron dallimi nga UTP kablla me FTP kabllen ?Postuar mė parė nga qoska
UTP kablla preferohet deri ne 100 metra te jete sa me gjat aq me i dopt do te jete sinjali... ndersa mundesia e vazhdimit te (HUB-av ) eshte 3 sa kam dijeni edhe pse personalisht nuk e kam provuar...
P.S. Qoska kisha pas deshir te ma sqarosh se qfar lloji i kabllit eshte kjo FTP ?
Gjithmon aty ku kerkohem aty edhe me gjeni
UTP - "unshielded twisted pair"(na falni nese e kam shkruar gabim ne anglisht :P)
FTP - "folded twisted pair"
Ndryshimi eshte thjeshte ne perhapjen(propagation) te sinjalit ne keto dy kablla. Qe do te thote se sa humbet sinjali per nje njesi te caktuar ose sa zhurme induktohet ne kanal per njesi te caktuar.
Sic e sheh eshte diskutim paksa teknik gjithsesi FTP ruan karakteristikat e sinjalit me toleranca me te mira per njesi sesa UTP.
Psh nese UTP do te kishte +/-10% rritje te rezistences per shkak te faktoreve te ndryshem FTP do ta kishte +/-5%.
Per sa i perket numrit te {hub, switch} une kete e di per standarting deri ne 100Mbit/s per shpejtesi me te medha nuk e di pasi kanetoleranca te tjera.
Postuar mė parė nga qoska
hmm sipas ketyre parametrav qe i ke dhen del se FTP kablla paska disa vequri me te mira se UTP Kablla ...
Sa i perket Hub-eve mendova per HUB te thjesht qe eshte e preferushme deri ne 3 HUB te vazhdohet
Gjithsesi falminderit shum qoska per pergjegje t pershendes
Gjithmon aty ku kerkohem aty edhe me gjeni
Krijoni Kontakt