Ne kete teme nuk do shkruaj nje perkufizim per Librat Kanonike te Dhjates se Re (dhe gjithe Bibles) por do tregoj c'fare beson dhe c'fare ben per keta libra Kisha. Keshtu tregohet ne vija te pergjithshme edhe perkufizimi i librave kanonike.
1. Cfare beson Kisha per librat kanonike.
a) Beson se jane te pagabuara. Per kishen jane libra te pagabuara, asnje jokorektesi dhe asnje genjeshter nuk permbajne per verteten shpetuese. Them per verteten shpetimtare sepse per kete dhe vetem interesohen shkrimtaret e Dhjates se Re. Por edhe per librat e tjera jane te pagabuara, sepse nuk merren me ceshtje shkencore, dhe e dyta sepse nuk tregojne asgje me teper qe te jete jashte shpetimit. E them kete jo per treguar se mosgabimi vjen nga mosngaterimi ne ceshtje te veshtirra por qe te tregoj se Bibla shprehet nen konceptin e perjudhes qe u shkruajt dhe jo me te vertetat absolute shkencore. Kjo nuk e ben te gabueshme. D.m.th ne qofte se Bibla thote Herodin e II mbret, kurse ai ne baze te historise ka qene tetrark ose kur thote se dielli perendon kur toka rrotullohet rreth diellit nuk e ben liber te gabuar se ne ate kohe te tilla ishin rethanat dhe keshtu i quante populli. Por mos-gabimi nuk eshte karakteristika e vetme e librave kanonike sepse ka edhe libra te tjera qe nuk gabojne por nuk permblidhen ne kanonik. Per shembull mund te gjendet nje Leter e Athanasit te Madh, ose nje fjalim te Joann Gojartit ose nje tropar qe te jene te pagabuara. Eshte e mundur te gjenden dhe libra qe jane jashte besimit dhe te flasin per histori, gjeografi etj dhe te jene pagabime por kjo nuk do te thote se jane Shkrime te Shenjta.
b) Librat e Kanonikut jane edhe te pagabuara edhe te frymezuara nga Perendia. Kjo eshte nje vecori vetem e librave te kanonikut sipas Kishes. Fjala tek Shkrimet eshte fjala e Perendise, e sakte, e pandryshuar, pa gabime. Eshte zbulesa e Perendise tek njerezit, zbulesa e gjerave qe ishte e pamundur te mesojne edhe sikur te arrinin nivelin shkencor me te larte. Librat kanonike ne fakt u shkruajten nga Shpirti i Shenjte duke perdorur shkrimtaret e shenjte. Por shkrimtaret nuk ishin organe te thjeshta qe shkruanin mekanikisht por benin pjese diku me shume diku me pak; dhane ne shkrimet e tyre dhe nje karakter personal dhe gjuhesor por nuk do ishin ne gjendje te shkruanin ose te pakten te kuptonin ato qe shkruajten ne qofte se nuk pranonin frymen dhe zbulesen e Shpirtit te Shenjte. Keto beson Kisha per Librat e Kanonikut.
vazhdon....vazhdon....vazhdon....vazhdon....
Krijoni Kontakt