Close
Faqja 2 prej 65 FillimFillim 12341252 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 650
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    6
    Citim Postuar më parë nga lamb
    Mirdita te gjitheve.
    Jam e interesuar te di nga dallojne besimtaret bektashinje nga besimtaret myslyman ???????
    Ju lutem me ktheni pgj sepse eshte nje ceshtje me rendesi per mua.
    Te njejten teme e postova edhe tek komuniteti myslyman por nuk pata asnje pgj.
    shpresoj ne ndihmen tuaj.
    Faliminderit
    N.q.se je ne dyshim se kush eshte feja e vertete midis bektashij dhe mysliman.
    Perpiqu te mesosh per Islamin. Se ka ndryshim midis Islamit dhe myslimanit.
    Sikur ka ndryshim midis babait dhe prindit. Baba eshte vetem emri qe merr kur nje burri i lind nje femije, ndersa per tu bere prind eshte veshtire duhet qe te kujdesesh per femine, ta ushqeshe ate, ta veshesh, ta edukoshe etj.

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,054
    Nje here Haxhi Bektashin e pyeten se cila ishte gjeja me e mire ne bote dhe Ai u pergjigj:
    "Gjeja me e mire ne bote eshte zemra e dervishit,qe permend Zotin".
    Pastaj shtoi :
    "Ai qe e shkon kohen kot,por dashuron Zotin eshte me i mire nga ai qe kendon Kuranin,por mendjen dhe zemren nuk i ka tek Zoti".
    Kur e pyeten ne nje rast tjeter Haxhi Bektashin se kush ishte me te vertete i "kuptuar"1)
    ,Ai u pergjigj:
    "I kuptuar,apo i persosur,eshte ai qe sdo tja dije fare nga kjo bote se cka e ku ka dhe jo ai qe vesh hirka te grisura e ri me sixhade ne dore,por qe zemren e ka te zbrazet."




    Nje dite nje Dervish i kerkoi leje Haxhi Bektashit te udhetonte.
    Pse kerkon te udhetosh -e pyeti Haxhi Bektashi dervishin
    Burre i vertete!Uji po nuk eci,bie ere te keqe-u pergjigj Dervishi
    Atehere Haxhi Bektashi ju pergjigj:
    Pse nuk behe det,qe as te mos rjedhesh,e as te mbash ere.Zogjte qe fluturojne nuk mund te arrijne qiellin,por ngrihen aq lart
    sa per ti mos ti kapur kembet neper caqet qe ngrehin njerezit per ti kapur.Keshtu edhe nje Dervish,edhe sikur te mos ta arije shkallen e persosmerise,kur largohet nga bota e trubullirave i lehtesohet pak barra dhe shpeton nga ajo brenge.Pse te miret kane thene :"Kush qendron ne nje vend behet burre dhe kush udheton gjen burra."




    1) Ketu ka kuptimin i persosur,njeri qe ka kuptuar gjithcka

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,054
    Duke komentuar nje thenie te Profetit Muhamed AS ,"Kush ka njohur veten e vet,ka njohur Perendine"
    Haxhi Bektashi tha:
    "Ne baze te kesaj thenieje mund te thuhet se kushdo qe e njohu Zotin me cilesimin e Perendishem,
    njohu veten e vet me cilesine e Perunjsit,domethene se njohu varferimin e Tij,njohu pasurine e Perendise.
    Kushdo qe njohu veten plot mundime,njohu Zotin me vendosmeri.Kushdo qe njohu veten me te meta,njohu Perendine te persosur.Kushdo qe njohu veten me ndricim,njohu Zotin te Shkelqyer dhe kushdo qe njohu veten duke u zhdukur,e njohu Perendine ne mbetje te perjetshme.

    * * *


    Haxhi Bektashi ka thene:
    "Jane pese gjera qe eshte mekate te ndodhin:
    e para- edhte drita qe ndizet ne mes te qiellit
    e dyta- eshte paraqitja e gjese se bukur perpara te verberit
    e treta- eshte renia shi nje token qe eshte lluce
    e katerta-eshte paraqitja e nje gjelle te mire nje njeriu qe eshte i ngopur
    e pesta -eshte te thuash fjale te larta perpara injorantit."


    * * *

    Haxhi Bektashi tregon nje ngjarje nga Profeti Mojsi AS se Zoti i madh i ka thene Profetit Mojsi keto fjale:
    Une kam ndertuar nje shtepi prej drite dhe e lashe amanet ne brendshmerine e njeriut.Emrin ia ngjita zemer.Ajo eshte ne nje gjendje te tille hyjnore qe eshte me e gjere nga cdo gje ne bote.Dhenia e asaj shtepie eshte njohuria.Qielli i saj eshte Besimi.Dielli i saj eshte deshira.Hena e saj eshte dashuria.Yjet e saj jane njohurite.Malet e saj jane lutjet.Pema e saj eshte sherbimi.Gjethet e saj jane qendrimi.Fruti i saj eshte kuptimi.Kjo shtepi ka kater porta : e para eshte DIJA,e dyta eshte BUTESIA e treta eshte DURIMI e katerta eshte FALENDERIMI.
    1

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,054
    Citim Postuar më parë nga lamb
    Mirdita te gjitheve.
    Jam e interesuar te di nga dallojne besimtaret bektashinje nga besimtaret myslyman ???????
    Ju lutem me ktheni pgj sepse eshte nje ceshtje me rendesi per mua.
    Te njejten teme e postova edhe tek komuniteti myslyman por nuk pata asnje pgj.
    shpresoj ne ndihmen tuaj.
    Faliminderit

    Bektashinjte besojne Zotin e Madh e te vertete,Muhamed-Aline,Hatixhen,
    Fatimene,Hasanin e Hysejnin.Besojne te dymbedhjete Imamet qe jane:
    IMAM ALIU
    IMAM HASANI
    IMAM HYSEJNI
    IMAM ZEJNEL ABEDINI
    IMAM MUHAMED BAKIRI
    IMAM XHAFER SADIKU
    IMAM MUSA QAZIMI
    IMAM ALI RIZAJ
    IMAM MUHAMED TEKIU
    IMAM ALI NEKIU
    IMAM HASENI ASKERIU
    IMAM MUHAMED MEHDIU
    Te gjithe Bektashinjte kane per At Aline dhe per Nene Fatimene.Besojne te
    gjithe te "Lumturit",te tanishem e te shkuar.Besojne sidomos ne miresine te cilen e adhurojne.Pervec senjtoreve,qe u permenden me siper,te cilet i
    dashurojne me shpirt,Bektashinjte besojne gjithashtu Moisine,Shen-Merine,krishtin dhe sherbestaret e tij.
    I pari i Bektashinjve eshte Imam Xhafer sadiku dhe perkujdestari i tyre eshte Haxhi Bektash Veliu,qe rrjed nga e njejta familje.
    Te siperpermendurit kane thene :Bej mire e mos bej te keqen.
    Ne keto fjale permblidhet e gjithe feja e Bektashinjve.Ne kete fe mbreteron e vereteta,drejtesia,urtesia dhe te gjitha vetijat e mira.Feja e
    Bektashinjve eshte nje ruge e gjere,perpara se ciles shtrihen miredashja
    miresia,vellazerimi,miqesia,nderi,sjellja njerezore dhe te gjitha te mirat.Kjo
    rruge,ne njeren ane eshte e mbushur me lule te urtesise dhe ne anen tjeter me lulet e se vertetes.
    Pa vellazerimin,urtesine dhe dashurine ndaj se vertetes nuk mund te jesh nje Bektashi i vertete.
    Per Bektashine,Gjithesia eshte perendija vete dhe njeriu perfytyron Perendine.
    Njeriu,gjersa kryen vepra te mira,permbush deshiren e Perendise dhe te
    Engjujve te vertete.
    Per kete shkak Bektashinjte deshirojne te kryejne te miren e bekuar dhe e urrejne dhe e hedhin poshte te keqen e mallkuar.
    Te njeriu eshte vete Perendia.Kur Perendia desh te vinte ne dukje vehten krijoi Njerine.
    Rruga qe ndjekin Bektashinjte eshte e hapur dhe e drejte: eshte rruga e urtesise dhe e miresise per ata qe jane te zgjuar.
    Per Bektashinjte,cdo gje e keqe eshte e ndaluar:veset,veprimet e pa drejta
    mosbesnikerite,dinakerite jane te mallkuara.
    Bektashizmi eshte zeri i Perendise dhe i te gjithe shenjtoreve.

    Katekizma e Bektashinjve eshte Gjithesia dhe sidomos njeriu sepse i Madhi Ali ka thene:"Njeriu eshte nje liber qe flet,feja eshte nje fjale e vetme.por te paditurit e kane shtuar.Feja qendron ne zemer dhe nuk eshte e shkruar ne karte.".
    NAIM FRASHERI
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 14-03-2007 më 15:49

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008
    *

    Pershendetje
    E kisha nje pyetje:
    Si e shikojne bektashinjte ceshtjen e ringjalljes?

    Iu falemnderit paraprakisht!


    ***

  6. #16
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Bektashinjte si nje sekt me liberal, kane qene edhe me te kulturuar ne pergjithesi, e kane nxjerre njerez te shquar, si Frashellinjte, Baba Faja Martaneshi. Pjesa tjeter e myslimaneve shqiptare (ku bej pjese edhe vete) kane qene pothuajse inekzistent kur vjen puna te kontriubonin ne kulturen kombetare, kjo sidomos gjate periudhes 1500-1900.

  7. #17
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar më parë nga arturo
    nje ndryshim tjeter midis besimtareve bektashinj dhe atyre mysliman eshte se :

    -myslimanet e kane te ndaluar ngrenjen e mishit te derrit

    ndersa

    -bektashijte e kane te ndaluar ngrenjen e mishit te lepurit
    ndryshimi kryesor eshte bektashinjte jane myslymane,
    por shkolle tjeter e praktikimit te islamit ==>> ne metoda dhe menyra te tjera.

    -myslimanet e kane te ndaluar ngrenjen e mishit te derrit
    bektashinjte e hane mishin e derrit

    -myslimanet e kane te ndaluar pirjen e alkolit
    bektashinjte e pijne alkolin

    -myslimanet i vene grave ferexhe
    bektashinjte NUK i vene grave mbulesa ne koke.

    e te tjera te cilat bejne bektashizmin ndryshe nga myslymanet e tjere.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Alket123 : 10-09-2006 më 22:50

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Postime
    26
    Kjo pune eshte lesh harapi! Sunite nuk i konsiderojne shiitet myslimane dhe anasjelltas. Te dy keta nuk quajne myslimane bektashinjte, te cilet nga ana e tyre kane si liber te shenjte kuranin, dhe tallen gjithe diten me suni e shiite te marre se bashku!
    Hajde e merre vesh kete pune!
    "Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë të mbajmë gojën mbyllur kur s'kemi gjë për të thënë"

  9. #19
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar më parë nga antropomorfi
    Kjo pune eshte lesh harapi! Sunite nuk i konsiderojne shiitet myslimane dhe anasjelltas. Te dy keta nuk quajne myslimane bektashinjte, te cilet nga ana e tyre kane si liber te shenjte kuranin, dhe tallen gjithe diten me suni e shiite te marre se bashku!
    Hajde e merre vesh kete pune!
    jo vetem sunite dhe shiitet nuk e kane konsideruar njeri tjetrin myslymane qemoti, para se amerika te ekzistonte si shtet =>> por "sot" kane deshire te zhdukin njeri tjetrin.

    bektashinjte, sunite, shiitet kane kuranin si liber kryesor. shiitet =>> e anashkalojne kuranin me shkollat e tyre.

    nje shembull bizare: shiitet mund te i rruajne mjekrat, sunite vene pushkatojnen 30 berbere ne bagdad nga inati

    sa per bektashinjte, zor se "babai i teqese" ka lexuar 1 faqe nga kurani ne jeten e tij.

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-09-2006
    Postime
    14

    nje pergjigje nga burrime te sakta

    po ju jap nje pergjigje qe jam interesuar dhe kam marre nga baba TAHIRI (i ndjere tani).....baba i Teqese "Arabati baba" ne Tetove.

    Bekteshizmi eshte doktrine islame dhe bekteshite dhe teqete ne muslimanizem luajne te njejtin rol si manastiret dhe murget e murgereshat ne krishterizem!

    kjo eshte me fjale te shkurtera!

Faqja 2 prej 65 FillimFillim 12341252 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si i festojne Pashket besimtaret Ortodokse
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 29-03-2010, 17:57
  2. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41
  3. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •