Pershendetje goca-bules.
Nuk e kuptova hiç postimin tend .
Pike se pari te gjitha grupet e quajn veten musliman dhe nuk ka ne njeren ane jane muslimanet e ne tjetren ane jane bektashinjet, njashtu nuk mundemi te themi dallimi ndermjet muslimanve dhe hanefive apo ndonje grupi tjeter.
Ne islam jane shume shkolla qe i kane mesimet e tyre si jau ka caktuar nje dijetar i tyre edhe kto shkolla thirret ne emer te atyre dijetarve.
Hanefi simbas Imam Ebu Hanifes ,Maliki simbas Imam Malikut ,Bektashi simbas Haxhi Bektashit ,Mevlevi simbas Mevlana Xhelaludin Rumit etj.etj.
Disa nga kto shkolla merrem ma shume me anen juridike te islamit (me sheriatin) disa tjera merren ma shume me mbrendesine e islamit.
Nuk e di se si veprojn bektashite ne Shqiperi se skam qene kurr dhe nuk po i kuptoj shume postime ketu se si po shkruani dhe per çka po shkruani.
Ate punen e kafes se pari e degjova prej teje ,kur nuk kam pare qe bejn keshtu as hanefitet e as dervishet as nuk e di se çfare tradite eshte kjo , ne qofte se mundesh na trego me shume.
Mendoj se shumçka çka ke shkruar me siper e ke me te degjuara sa i perket alkoholit ne rast vdekjeje une kurr nuk kam para te kene pire dervishet alkohol ne rast vdekjeje (po them per Kosove se Shqiperi nuk e di).
Edhe per alkohol e kam dhene mendimin tim disa here ne kete forum ,ka shume musliman qe bejn gabime ma te medha se pirja e alkoholit por kur nuk i shikojn gabimet ne anen e tyre.
Mirembetsh dhe pershendetje .
Krijoni Kontakt