Close
Faqja 16 prej 17 FillimFillim ... 614151617 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 162
  1. #151
    Alessandro Del Piero Maska e Juventus
    Anėtarėsuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Aty ku Shqiptaret po vuajne.
    Postime
    1,500

    Gjithcka mer fund

    Juve Champions Make Pact

    Buffon, Del Piero and Camoranesi promised their team-mates they will not move away from Turin.

    Good news for the Bianconeri fans and players as following the departure of various star players, Gianluigi Buffon, Alex Del Piero and Mauro German Camoranesi all made a pact with their team-mates that they will not leave the club.

    This promsie was made in the dressing room before the Birra Moretti trophy which saw the Old Lady triumph over Inter and Napoli.

    According to the latest speculation, David Trezeguet is expected to join this pact too as the club will improve his current contract up to 6 million Euros and extend it till 2010.
    Team: That team in Italy with 29 titles. Or was it 30?

  2. #152
    Alessandro Del Piero Maska e Juventus
    Anėtarėsuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Aty ku Shqiptaret po vuajne.
    Postime
    1,500
    Bardhezinjtė mė tė spikatur pritet tė qėndrojnė pėr ta ringritur ekipin nė nivele tė larta 14-08-2006

    Juvja, kampionėt lidhin besėn pėr shpėtim

    Sokol Kondi


    Juvja, qė pas kalimit nė Serinė B, e gjykuar nė tavolinė, dukej si njė varkė qė po fundosej. Tė gjithė emrat e mėdhenj donin ta linin sa mė parė. Por largimet e mėdha, me sa duket, kanė pėrfunduar. Pėrpara se tė zbresin nė fushė pėr trofeun "Moreti", Bufon, Del Piero dhe Kamoranezi u kanė premtuar shokėve tė rinj qė do tė qėndrojnė me ta pėr ta rikthyer Juven e mėparshme. Pakt ky qė edhe Trezege ėshtė i gatshėm ta zbatojė.
    "Supermarketi" i Juventusit i ka mbyllur dyert. Asnjė kampion tjetėr bardhezi nuk dėshiron tė largohet nga Torino pėr tė shkuar nė ndonjė skuadėr tjetėr, pėrkundrazi, secili prej tyre ėshtė i gatshėm tė djersijė nė fushė, edhe pse mund tė bėhet fjalė pėr Serinė B, pėr ta rikthyer "Zonjėn e vjetėr" nė majė tė futbollit ndėrkombėtar. Bėhet fjalė pėr njė marrėveshje tė vėrtetė mes burrash ajo qė kanė arritur nė dhomat e zhveshjes sė San Paolos sė Napolit, pėrpara trofeut "Birra Moretti", Bufoni, Del Piero dhe Kamoranezi pėrpara pjesės tjetėr tė skuadrės, pėrfshi edhe Deshampin. "As"-ėt dėshirojnė tė qėndrojnė, pėr tė ndihmuar dhe pėr t'i mėsuar tė rinjtė e talentuar tė pėrparojnė, dhe pėr ta sjellė Juventusin sa mė parė tė jetė e mundur nė Serinė A dhe nė kupat e Europės, nėse vendimi i apelit nuk do tė ndryshojė. Optimizmi ėshtė aq i madh nė mjedisin juventin, sa po mendohet edhe pėr rikthimin nė Europė, qė nė sezonin e ardhshėm. Si mund tė bėhet kjo? Mjafton tė fitohet Kupa e Italisė dhe dyert e "Europės sė vogėl", pra ato tė Kupės UEFA, mund tė hapen.
    Vendimi i futbollistėve mė tė dalluar pėr tė qėndruar, e ka rindezur entuziazmin nė njė grup qė duket shumė i motivuar dhe me dėshirė tė madhe pėr tė fituar. Kėtij grupi i ėshtė bashkuar nga Torino edhe David Trezege, i cili ėshtė nė bisedime me klubin pėr zgjatjen e kontratės deri nė vitin 2010, dhe pėr njė rritje tė ndjeshme tė pagės (klubi ofron pesė milionė euro nė sezon, por francezi dėshiron gjashtė). Ky pakt do tė jetė i vlefshėm dhe do tė hyjė nė fuqi menjėherė, pėrjashto kėtu qė ndonjėri prej kėtyre emrave tė mėdhenj do tė vendoste, i joshur nga shifra marramendėse apo nga mundėsia pėr tė luajtur nė Ligėn e Kampioneve, qė tė largohej. Nė kėtė rast, diaspora juventine do tė zgjerohej. Por tashmė kjo duket njė mundėsi jo edhe aq e besueshme.
    Team: That team in Italy with 29 titles. Or was it 30?

  3. #153
    Alessandro Del Piero Maska e Juventus
    Anėtarėsuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Aty ku Shqiptaret po vuajne.
    Postime
    1,500
    Balxareti: Ibra? Mė mirė qė u largua

    Olti Metaj


    Tė pėrveshėsh duart, tė djersitėsh dhe tė luash me zemėr. Receta pėr tė kaluar momentet e vėshtira dhe pėr t'u kthyer nė futbollin e mėparshėm, ėshtė ajo qė ka mė shumė rėndėsi. Kėtė gjė e ka thėnė Federiko Balxareti, qė ka kaluar njė vit te Juvja pas dėshtimit tė Torinos. "Grupi do tė jetė forca jonė, - komenton juventini. - Tani ka mė shumė qartėsi dhe skuadra ėshtė mė kompakte. Jemi tė lumtur nga puna jonė qė jemi duke bėrė dhe tani ndihet njė entuziazėm i madh. Diskutimi ėshtė i thjeshtė. I jemi pėrveshur punės dhe po punohet shumė. Kush ka qėndruar kėtu, ėshtė se beson dhe do tė tregojė tė gjitha aftėsitė e veta".
    Fitorja kundėr Interit nė trofeun "Moreti" i ka dhuruar shumė benzinė Juves dhe kėtė gjė Balxaretit nuk e fsheh. Edhe pse pritet Trofeu Tim mė 31 gusht nė San Siro. "Ka qenė njė kėnaqėsi e madhe, sepse e kishim merak dhe pėr kėtė luajtėm mirė. Jemi duke u pėrmirėsuar dita-ditės. Duken frytet e lojės dhe pėr kėtė trajneri ka njė kontribut tė madh. Mirė jemi kėshtu", - ka thėnė lojtari. Del Piero, Bufon dhe Kamoranezi, nė Napoli zbritėn nė dhomat e zhveshjes pėr tė pėrshėndetur lojtarėt bardhezinj dhe ndoshta pėr tė dhėnė ndonjė mesazh tė fundit kurajoje. "Ėshtė e vėrtetė, - konfirmon Balxareti. - Ai gjest ishte i mrekullueshėm. Na dha njė karikim dhe njė kurajo akoma mė tė madhe. Grupi ėshtė gjėja mė e rėndėsishme dhe ata e kanė treguar kėtė gjė, nė momentet e vėshtira. Por duhet tė them qė e kemi filluar me kėmbėn e mbarė. Atmosfera nė Vinovo ka ndryshuar. Ibra tashmė ėshtė vetėm njė kujtim. Nuk e dija qė ishte njė tifoz interist, por pėr kėtė gjė mund ta vija dorėn nė zjarr." Do tė ketė vend edhe pėr atė qė kėrkon tė duket. Shumė shpejt dyshja Trezege-Kamoranezi duhet ta spostojė projektin e Juves sė re. "Qėndrojnė me ekipin, sepse janė tė motivuar dhe do tė luajnė me zemėr, - tregon Balzareti. - Me tre kampionė bote dhe me njė ish-"bomber" kampion do tė ishte e pamundur tė mos ngjitesh nė Serinė A. Nėse deri mė 18 gusht nuk ndryshon ndonjė gjė, Serinė A do ta marrim duke kaluar "play off-in. Megjithatė, ne jemi tė pėrqendruar te puna nė fushė dhe titullin e ndiejmė akoma tonin".
    Team: That team in Italy with 29 titles. Or was it 30?

  4. #154
    Alessandro Del Piero Maska e Juventus
    Anėtarėsuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Aty ku Shqiptaret po vuajne.
    Postime
    1,500
    Juventusi tani bėhet me pesė yje

    Olti Metaj


    Pėrfundimisht e zyrtarizuar. David Trezege dhe Mauro Xherman Kamoranezi nuk do tė largohen nga Juvja. Dy tė fundit do tė ndjekin gjurmėt e shumė tė tjerėve. Do tė qėndrojnė dhe do tė jenė ata mbartėsit e njė rilindjeje tė re historie pėr klubin bardhezi. Kėtė gjė prisnin edhe miliona tifozė tė "Madamės". Kjo gjė u zyrtarizua nga Alesio Seko, drejtori sportiv i klubit. "Do tė qėndrojnė tė dy, si Del Piero, Nedvedi dhe Bufoni. Shumė janė larguar, por ata jo, sepse kanė besim te projekti qė i kemi paraqitur ne".
    Garancia - Fjalė tė drejta. Trezege ėshtė shembulli. Ka vendosur tė qėndrojė vetėm kur ka pasur bindjen qė nuk do tė largohej shoku i tij, Kamoranezi, por mbi tė gjitha treshja Del Piero-Nedved-Bufon. Pra me fjalė tė tjera ka kėrkuar garanci teknike. Ai e di mirė se sa e vėshtirė do tė jetė njė ngjitje nė Serinė A, nėse do tė arrijnė tė konfirmohen 17 pikė penalizim. Sigurisht, tani detyra duket mė pak e lodhshme. Me tre kampionė bote nė skuadėr dhe me "gjelin", klubi bardhezi mund tė jetė mė i qetė.
    I sigurt - Sigurisht, edhe pėr Kamoranezin. Ka pasur shumė rėndėsi "po-ja" e shokut tė tij, nė njė histori pozitive zinxhir. Nga kjo pikėpamje duhet t'i japėsh njė ēmim tė madh Del Pieros dhe Nedvedit, qė kanė pranuar tė qėndrojnė pėr tė luajtur edhe nė Serinė B. Mė pas ėshtė pėrshtatur edhe Bufon, Trezege dhe nė fund edhe Kamoranezi. Cirk virtual qė nisjen e ka pasur tė ēmuar dhe na duket e drejtė ta nėnvizojmė. Por ēfarė do t'i japė Juves Trezege dhe Kamoranezi pėrpara kėsaj vėshtirėsie kaq tė madhe? Zyrtarisht pėr asgjė nuk ėshtė dhėnė fjala. Por nuk gabojmė tė konfirmojmė se kontratat e ēdonjėrit prej nesh janė tė pakthyeshme. Pėr sa i pėrket ēėshtjes sė Trezegesė, tė cilit kontrata i pėrfundon nė fund tė 2008-s, ėshtė mėse e sigurt vetėm njė zgjatje sa pėr njė ose dy sezone tė lojtarit. Tani pėr tani siguria ėshtė qė do tė qėndrojė. Duhet thėnė qė nuk ėshtė pak.
    Duke marrė pak frymė, Juvja pėrgatitet pėr impenjimet e ardhshme, zyrtare ose jo. Tė mėrkurėn rreth orės 17.30, bardhezinjtė do tė luajnė nė Vilar Peroza, takim klasik veror. Ndeshja kundėr Piaēencės ėshtė njė ndeshje qė pėrveē pėrballjes sė dy klubeve, ka edhe pėrballjen e tifozėrisė. Pėr kėtė ndeshje, fusha nuk jep garancitė e duhura, megjithatė tė shpresojmė pėr mirė. Tė shtunėn, datė 19, impenjimi i parė zyrtar nė Kupėn e Italisė kundėr Martina Franka nė Bari. Gjithmonė pėr kupė, nė rast kalimi turni, takim nė datėn 23 kundėr Luēezes ose Ēezenės. Kalimi i mėtejshėm do t'i lejonte ekipit bardhezi njė ndeshje kundėr Napolit ose Askolit nė datėn 27. Dhe nė fund, mė 31 gusht, Juvja do tė marrė pjesė nė trofeun Tim nė "San Siro" kundėr Milanit dhe Interit. Ndeshje me 45 minuta lojė. Ndeshjen e milanezes do ta hapė drejtori sportiv, Seko. "Kanė spostuar projektin tonė".
    Team: That team in Italy with 29 titles. Or was it 30?

  5. #155
    [duke luajtur futboll] Maska e Adriano-10
    Anėtarėsuar
    06-08-2005
    Vendndodhja
    Stadium........ Grupi: Tetova Clan
    Postime
    305
    Ku jane moderatoret te ja nderrojne emrin kesaj teme ne JUVENTUS - SERIA B

    hahah
    Punėn e sotme mos e lėr pėr nesėr...shtyje sa tė mundesh...

  6. #156
    Alessandro Del Piero Maska e Juventus
    Anėtarėsuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Aty ku Shqiptaret po vuajne.
    Postime
    1,500
    Sot Juve perballet me Cessena per rundin e dyte Italia kup.Per kete ndeshje jane te thirur gjith futbollistet:

    14 Federico Balzaretti
    2 Alessandro Birindelli
    22 Emanuele Belardi
    9 Valeri Bojinov
    1 Gianluigi Buffon
    16 Mauro Camoranesi
    3 Giorgio Chiellini
    10 Alessandro Del Piero
    8 Giuliano Giannichedda
    23 Tomas Guzman
    4 Robert Kovac
    30 Nicola Legrottaglie
    32 Marco Marchionni
    15 Claudio Marchisio
    12 Antonio Mirante
    11 Pavel Nedved
    19 Matteo Paro
    17 David Trezeguet
    6 Cristiano Zanetti
    Team: That team in Italy with 29 titles. Or was it 30?

  7. #157
    [duke luajtur futboll] Maska e Adriano-10
    Anėtarėsuar
    06-08-2005
    Vendndodhja
    Stadium........ Grupi: Tetova Clan
    Postime
    305
    Juve ne Seria B, hajde, mos beni ze
    Punėn e sotme mos e lėr pėr nesėr...shtyje sa tė mundesh...

  8. #158
    Alessandro Del Piero Maska e Juventus
    Anėtarėsuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Aty ku Shqiptaret po vuajne.
    Postime
    1,500
    Citim Postuar mė parė nga Adriano-10
    Juve ne Seria B, hajde, mos beni ze
    Se kuptoj dot kush, Ju apo ne nuk duhet me bere ze????
    Team: That team in Italy with 29 titles. Or was it 30?

  9. #159
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Postime
    2,551
    Forca Juve

    /me pershnet ket siper
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  10. #160
    Alessandro Del Piero Maska e Juventus
    Anėtarėsuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Aty ku Shqiptaret po vuajne.
    Postime
    1,500
    Citim Postuar mė parė nga _FlorI_
    Forca Juve

    /me pershnet ket siper
    Cilin, mua?
    Team: That team in Italy with 29 titles. Or was it 30?

Faqja 16 prej 17 FillimFillim ... 614151617 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. SS Lazio
    Nga Sherri nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 336
    Postimi i Fundit: 22-08-2019, 11:54
  2. Inter 1 - 0 Juventus
    Nga Flori nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-11-2008, 06:49
  3. SERIA A 2006/07 - (FC Inter - kampion)
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 369
    Postimi i Fundit: 16-06-2007, 10:26
  4. Klubi i Interit # 18 !
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 600
    Postimi i Fundit: 03-03-2007, 12:51
  5. Kush e fiton Champions League, Milan apo Juventus ?
    Nga Asteroid nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 11-06-2003, 17:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •