Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323

    Poezi nga Ajet Duraj

    keto jan poezi te krijuara nga Ajet Duraj...



    SIKUR

    Sikur gjithe bukuria te permblidhej vec ne nje lule
    ti per mua do ishe nje kopesht pa fund e pa ane
    sikur thjeshtesia te kthehej ne nje pikez uji
    ti do ishe per mua e dashur, nje oqean

    sikur gjithe dhimbja te permblidhej ne nje plage
    mungesa jote per mua do ishte nje gijotine
    sikur trishtimi te ishte nje gur i vogel
    pa ty, nje mal i tere do rendonte ne shpirtin tim

    sikur nje rreze te mund te ndricoje nje shpelle te erret
    ti per mua do ishe sa njemije diej bashke
    sikur nje shkendije te shkrije akujt e gjithe globit
    zemren time vec ti mund ta ngrohesh...zoti e dashte!!!!




    ME FAL

    ti me fal e dashur, nese jeten ferr ta bera
    me ato capkenlleqet e dashurise sime te pare
    ndoshta isha une qe s'te kam kuptuar, nuk e di!
    vec ah... skur ta dije shpirti im per ty sa ka qare!

    me fal pra e dashur, nese thelle ne shpirt
    pa asnje shkak, une ty te kam lenduar
    por dhe nese ti kurre me tek une s'do kthehesh
    vendi yt do mbetet bosh, dhe zemra ime perjete e lenduar

    me fal ti vogelushe per hir te dashurise
    mos me ler te vuaj nen dhimbje pa sherim
    me jep nje shenje, nje drite sado e zbehte mjafton
    te shkrije akullin qe me ke pllakosur
    e ta ngrohe shpirti tim



    DISA PJESEZA

    mos qaj ti tekanjozja ime,
    por qesh mbi gjunjet e mi
    se kur ti te plakesh e dashur
    do kete boll hidherim per ty!

    ...
    kur nje dite, kete bote te zhurmshme do ta lesh
    dhe te afermit mbase, te qajne do ti besh
    e kur te shikosh se sa te kane dashur
    atehere do e kuptosh se sa vlere ke pasur.

    ...
    ne kater gjera e permblishja jeten kur isha femije:
    ledhatim, puthje, lumturi e dashuri
    por tani kuptova qe s'qenka me loder
    jeta te buzeqeshka vec kur je i vogel!


    DESHIRAT

    Si trupa te bukur te vdekurish qe kurre nuk u plaken
    dhe i mbyllen me lote ne arkivole te arte
    me kurora dafinash, e trendafile te koka
    e stolisur krejt argjend e serma

    tamam keshtu ngjajne dhe deshirat
    qe me kaluan pa u plotesuar
    pa marre bekimin e nje nate te kthjellet
    pa e pare agimin e bardhe te ndricuar



    KITARA E VJETER

    Degjo kitaren e vjeter e te vetmuar
    qe gjalleri i jep neteve te prillit qetesise
    diku thelle brenda saj, nje shpirt po vajton
    me buzet e njoma e te virgjera te dashurise

    dhe nata e heshtur, xheloze e pagjume
    u be ziliqare e mbajti vesh drejt eres
    qendroi e u kthye te degjoje c'bilbil
    mund ti shprehe me bukur se ajo dhimbjet e zemres

    dhe gjoni i shemtuar, deshtak e frikacak
    me deshire te madhe qendroi te degjoje
    ne heshtje melodine e kitares se vjeter
    te mesoje i gjori se si te vajtoje

    ani cka nese mola drurin bren
    e kalojne shume vite e mosha i harrohet
    me e embel, me e forte e me e bukur
    behen tingujt e saj, sa me shume vjeterohet

    kitara e vjeter e vetmuar jam une
    qe qetesine e neteve te prillit dua te ngjall
    diku brenda meje nje zemer vajton
    me buzet e virgjera te dashurise sime te pare

    ani cka nese mosha bren zemren time
    e c'do vit shkoj tutje, e me kurre s'do kthehem
    me e embel, me e forte e me e bukur
    behet dashuria ime per ty, sa me shume une vjeterohem




    KENGA E DASHURISE

    sekretet e detit harrohen ne reren e plazhit
    eresira e thellesise harrohet ne shushurimen
    koralet e memories papritur purpurt ndricojne
    oh mos leviz, kujdes te degjosh fillimin

    ti preke kokrren e molles
    dora u zgjat, udhen duke treguar
    o dridhme e erret ne rrenje dhe ne gjethe
    sikur ta sillje ti agimin e harruar

    qe zambaket prape te celin plotesisht
    qe dita te zbardhe, me diellin ne perqafim
    qe ata sy nen driten e zbehte te ndricojne
    qe shpitri i panjohur te shfaqet si nje vegim

    nata syte i mbylli por prushi ende djeg
    nje zhurme e mbytur mbetet qe vjen prej erresire
    nje barake, dhe nje zalizje ne xhamin e erret
    nje perplasje flatrash, qe s'pret mysafire.
    LuM i RrEmByEr

  2. #2
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Shume poezi te bukura. "Me fal" me pelqeu me shume nga te gjitha.
    Po ato poezite e tua kur do ti postosh Vjosa?
    Posto ndonje tani pa ardhur mire dimri se pastaj turbullohen ujrat.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 09-10-2002 mė 19:59
    Edi

  3. #3
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    no wonder why u like that...
    LuM i RrEmByEr

  4. #4
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Me pelqen ajo sepse duket sikur eshte dicka qe poeti e ka jetuar. S'ka menyre me te qarte per te shpjeguar dhimbjen qe ndjen ai, ajo. S'ka menyre me te mire per te thene "Me fal" sesa me nje poezi kaq te bukur.

    Perpjekjet e shumta te poetit per ti kerkuar falje kane deshtuar. Ajo eshte shurdhuar me zerin e tij monoton dhe kjo poezi eshte shpresa e tij e fundit. I ulur ne gjunje, i puth kembet perendeshes dhe me sy te lotuar i lexon rrjeshtin e fundit te poezise "...Me fal".

    ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 09-10-2002 mė 22:02
    Edi

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •