Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276

    Letra te vonuara

    _______________ 1_______________

    Mirembrema e dashur!Nuk ka shkuar dhe shume kohe qe te pashe tek ikje,te mirrje ate rruge qe sdo te binte me tek une dhe kam frike se sdo te shpjere as`kund ,qe une jam ulur e po te shkruaj kete leter.Tek shkruaj,mendoj ardhjen tende te befasishme ashtu siq po iken.Qfrytezove nje moment boshlleku timin dhe, padashur mendja me shkon tek bletet,te krijesa me e mire e botes.Edhe ato ne disa raste bien viktima te tilla.Kur atyre u mungon mbreteresha(per nje aresye ose nje tjetr),e humbasin ate organizim te mrekullueshem dhe te mahnitshem;Rojet qe rrine tek porta dalin ne kerkim te saje,te tjerat pasi humbasin shpresat per ardhjen e saje shohin mundesine e krijimit te nje te reje(nese ne hoje ka qeliza te reja).Kur e gjejne kete qelize ato te lumturuara grumbullohen rreth saje dhe si kush me pare mundohet ta mekoje duke harruar se dera eshte pa roje.Te tjera blete hajdute (sa me vjen keq ti quaj keshtu)e nuhasin qoroditjen dhe i sulmojne per ti plaqkitur.Kur familja eshte e forte mundet te shpetoj diqka(se paku ate qe po pregatit).
    Ashtu veprove dhe ti.Ne nje moment hutimi timin arrite te hyje brenda meje,tinezisht e pasi more cka munde,ike me koken lart ndonese jo krenare.Ti hyre neper te tera dhomat e shtepise time,pervec njeres(fati e deshi qe mos te hyje),asaj te pritjes.Ishte ngaterruar diqka dhe ti s`munde.Edhe sot qe tashme ke ikur nga shtepia ime,mendoj i tmerruar:-po sikur ta kishe hapur ate dere?!
    Kusaria do te ishte e plote dhe,une i boshatisur,i plaqkitur deri ne palce,ashtu ne mes te kater rrugeve do isha per tu meshiruar.
    Por, po ashtu si te bletet ,ne dhomen e pritjes(ku ti s`hyre dot), po krijohej nga nje qelize e re,nje mbreteresh e re.
    Por si do qofte e dashur ske ikur duar thate;ma vodhe mendimin.

  2. #2
    ****** Maska e london_girl_02
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    182
    loti shpirtin e gacmon
    loti zemren e helmon
    cop e cop u be zemra ime
    athua kur do kene te shuar keta
    lot te mos me djegin zemren pergjithmone
    apo ajo ska sherim ku i dihet
    ndoshta jeta ka ndryshim.

  3. #3
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    hng hng hng, une dua poezite e lotiiiiit!

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-09-2002
    Postime
    126
    ****
    Mos trokit pa qetesine e shpirtit
    Mos me shih me syte e tjetersuar
    Do te mbaj ne jeten e paster
    Nje dite dimri me ty i gezuar...
    Ik tani dhe lotin ma ler
    Nje dhurate e tille c`te kushton
    Ti ke per shok e bese pabesine
    Dhe nuk ndjen kur vete dashuron....

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Loti, Londra dhe Lulja dimrit ..ju shkruani shume bukur..


    lulja dimrit, urime per poezite e bukura !

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276

    Faleminderit

    London girl e Brari ju falenderoj nga zemra!Falenderoj dhe London girl pre poezine e bukur!
    Ne vecanti falenderoj Lulen e dimrit.Ka shkruar nje poezi te bukur dhe pse kerkon shume aty.Edhe shpirti edhe loti a nuk jane ca si shume moj Lule, qe ti fal?!
    ....Loti

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276

    Lule dimrit serish

    Pabesia edhe pse nuk bie nga dera ime Lule eshte ne mode.
    Kuse sa per ate qe "nuk ndjen kur vete dashuron",hehe, te ben ajo te ndjesh kur vjen.

  8. #8
    Anėtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100
    Merzitesh , miku im, e di qe merzitesh shume
    S'ēahen mjegullat e Londres me gjoja fjale optimiste
    Edhe ne ndodhte keshtu, drita do te ti marre syte
    Dhe ti do te endesh pashprese nen kthetrat e migrenes

    Te zgjohesh cdo mengjes
    Me idene e nje jete tjeter
    Te nje tjeter fryme prane flokut tend
    Dhe ashtu qetesisht duke buzeqeshur
    Te vazhdosh te besh te vjetren jete
    Deri ne ēastin fatal...
    Ndjese paēim bashke me deshirat e vdekura

    Edhe une merzitem kur balta me ngjitet ne zemer
    Vertitem rrugeve nen thonj veshtrimesh te lyreta
    Sa shi qe bie! Poshte ndertesave te vjetra
    Te mbyt nikotina dhe zerat e ējerre mashkullore

    A nuk mendon se...E pse duhet menduar?
    Vetem mendimet nuk e ndryshojne dot motin ne Londer
    Ftoje te paren grua te hyje nen cadren tende
    Vetem mos harro te jesh veshur shik

    Te tjerat vijne vete
    Thjesht,
    Pa shume fjale e pa shume mendime
    Dhe mbi te gjitha
    Pa fare dhimbje...

    Ajo qe iku.., iku, sepse duhej te ikte
    Sepse duhej te ndodhte
    krejtesisht
    ashtu sic ndodhi...

    Le te bejme si femijet, mik i dashur dhe i merzitur
    U prish nje loder?
    T'i gezohemi lodres se re, qe pak rendesi ka
    Kush ne duart tona e solli...

    Miresevjen, o kohe e ardhme e perparme e se shkuares...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276

    Faleminderit,mikesha ime!

    Te falenderoj per poezine doktoreshe!Eshte e bukur.Jam veshur shik tashme,po veq ne shpirt ama.
    Me respekt miku yt i merzitur.

Tema tė Ngjashme

  1. Letrat e pashkruara
    Nga laguna blu nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 164
    Postimi i Fundit: 13-08-2015, 16:49
  2. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  3. Diamant Abrashi: Qortimet e vonuara
    Nga diamant abrashi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 02-03-2005, 08:13
  4. pelqesat e mija te vonuara.
    Nga macia_blu nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-06-2002, 18:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •