Fshati dhe qyteti
Poetėt flasin pėr ferrin e metropolit, kurse marksistėt pėr idiotizmin e jetės nė fshat (Manifesti). Ikja nga qyteti, sado tė jetė jofunksionale, ėshtė reaksion i pastėr njerėzor, nė qoftė se secili njeri nė njė farė mase ėshtė poet. Sot, si dhe dikur, protesta ndaj qytetit dhe civilizimit urban vjen nga ana e religjionit, e kulturės, e artit. Tė krishterėve tė parė Roma u dukej si mbretėri e djallit, pas sė cilės vie fundi i botės, Dita e Gjyqit.
Religjioziteti bie me madhėsinė e qytetit,(45) nė tė vėrtetė me koncentrimin e elementeve urbane qė veprojnė si tjetėrsim te njeriu. Sepse sa mė i madh tė jetė qyteti, aq mė i vogėl qielli mbi tė, aq mė pak natyrė, lule; gjithnjė e mė tepėr tym, beton, teknikė; gjithnjė e mė pak jemi personalitete, gjithnjė e mė shumė degradohemi nė masė. Sa mė i madh qyteti, aq mė shumė krime. Religjioziteti qėndron nė pėrpjesėtim tė zhdrejtė me madhėsinė e qytetit, kurse kriminaliteti nė pėrpjesėtim tė drejtė. Kėto dy fenomene kanė shkaktar tė pėrbashkėt. Ato kanė lidhje tė drejtpėdrejtė me atė qė do ta quanim estetikė e pėrjetuar praktike.
Njeriu nė fshat ka rastin tė kundrojė qiellin e yjėzuar, fushat e lulėzuara, lumin, bimėt dhe shtazėt. Ai ka kontakt tė pėrditshėm e tė drejtpėrdrejtė me natyrėn dhe elementet. Folklori i pasur, ritet e martesės, kėngėt dhe vallet popullore nė tė cilat njeriu i fshatit nuk ėshtė vetėm vėzhgues, por mė sė shpeshti edhe pjesėmarrės, sigurojnė njė masė tė pėrjetimit kulturor dhe estetik, nga i cili njeriu i qytetit ėshtė thuaja i privuar. Qytetari mesatar i metropolit i ekspozohet shkeljes sė ēdo gjėje qė ėshtė e bukur dhe autentike. Nė numrin mė tė madh tė rasteve ai ėshtė rritur nė kazermat e njėtrajtshme tė qytetit tė madh, ėshtė ushqyer me njohuri pasive tė mjeteve masive tė komunikimit dhe rrethohet me objekte tė shėmtuara tė prodhimit serik. Madje edhe sensi pėr ritėm, qė e kanė tė gjithė popujt primitivė, ėshtė zhdukur thuaja te njeriu bashkėkohor.
Bindja se qytetari ka mė shumė rast pėr pėrjetim artistik dhe, pėrgjithėsisht, estetik, bėn pjesė ndėr paragjy-kimet mė tė ēuditshme tė kohės sonė. Thuajse koncertet, muzetė ose ekspozitat qė frekuentohen nga pėrqindja e parėndėsishme e popullatės qytetare mund tė kompensojnė sė paku pėrafėrisht pėrjetimet, mbase tė pavetėdijshme, por shumė tė fuqishme, estetike tė fshatarit para pamjes sė pakrahasueshme tė lindjes sė diellit ose tė zgjimit tė jetės nė pranverė. Pjesa dėrrmuese e popullatės urbane pėrjetimet mė tė fuqishme do ti provojė nė atmosferėn natyraliste tė ndeshjes sė futbollit a tė boksit. Gjithēka pėrreth fshatarit ėshtė e gjallė dhe elementare; gjithēka pėrreth punėtorit ėshtė e vdekur dhe mekanike. Kėtu, nė klimėn tjetėr shpirtėrore dhe te pėrjetimi tjetėr i asaj qė shihet e qė ėshtė e pranishme, dhe jo nė kushtet e ndryshme materiale tė jetės ose nė shkallėn e ndryshme tė arsimimit, do kėrkuar shpjegimin e religjiozitetit tė fshatarit dhe tė ateizmit tė punėtorit.(46)
Religjioni i pėrket jetės, artit, kulturės. Ateizmi i pėrket teknikės, shkencės, civilizimit.
SHenime
45) Sipas njė ankete, meshėn nė Paris e frekuentojnė 12-13% tė banorėve, nė Lion 20,9%, nė Saint Etienne 28,5%, etj.
46) Sėshtė kjo as siguri ekonomike. Punėtori sėshtė aspak mė i siguruar ekzistencialisht se fshatari. Tregu ėshtė i paparashikueshėm si qielli. Marxi shpjegoi se punėtori tregun e ndien si forcė fetishi mbi tė cilėn ska fare pushtet.
Krijoni Kontakt