Vllaznia, akti i dyte i turpit ne Shkoder
E Diele, 15 Korrik 2007
Vllaznia eshte mposhtur edhe ne ndeshjen e dyte me Trabzonsporit. Kesaj here, perballe shikuesve te saj, skuadra shkodrane ka rezistuar me shume se ne Turqi, duke pesuar vetem kater gola dhe duke e cuar golavarazhin e pergjithshem ne 0-10 ne dy takime! Akti i dyte i turpit i luajtur ne Shkoder ka pare nje Vllazni inekzistente, qe njesoj si ne ndeshjen e pare ka pesuar pambarimisht, duke mos qene e afte as t'i beje ndonje rezistence formale miqve nga Trabzoni. Kater gola, te gjithe te shenuar ne pjesen e dyte, kane shpartalluar edhe njehere Vllaznine, qe kesaj here normalisht nuk mund te jete helmuar nga ushqimi (?!). Pas kualifikimit ne turin e pare ne dem te NK Zagrebit, nje skuader e etiketuar si favorite perballe kuqebluve, Vllaznia zhgenjen plotesisht tifozet e saj duke u eliminuar turpshem nga Trabzonspori. Ne sfiden e djeshme, Vllaznia ka mundur t'i beje rezistence ortekut turk vetem ne fraksionin e pare te lojes, duke u dorezuar plotesisht ne pjesen e dyte. Serine e golave e hap Bulut ne minuten e 47, qe ndiqet nga Jatara ne minuten e 49 dhe Kurtulus ne te 52-en, per ta mbyllur serish Bulut ne minuten e 89'. Ne pese minuta Vllaznia peson plot tre gola, duke i humbur perfundimisht shanset per te marre nje rezultat pozitiv ne shtepine e saj dhe per te shpelare paksa kujtimin e hidhur te nje jave me pare, por deshtoi me... sukses te plote, duke e rrumbullakosur numrin e golave te pesuar ne 10 te tille.
Krijoni Kontakt