Si nuk flet njeri per ndeshjen e kupes!
Shkėlqim Muēa duket se e njeh mė mirė Vllazninė, sesa Agim Canaj ish-ekipin e tij, Dinamon. Por, gjithsesi, Sebino Plaku ėshtė lojtari perfekt anti-Vllazni. Sulmuesi i Dinamos me golin e tij nga pika e bardhė nė minutėn e 88-tė i dha fitoren 0-1 bluve nė takimin e fundit pėr kampionat tė luajtur nė Shkodėr kundėr Vllaznisė (java 17, 26.12.2008), duke i prishur edhe festėn kampioneve tė dimrit, pikėrisht nė tempullin mitik tė futbollit shqiptar Loro Boriēi.
Ėshtė sėrish ish-sulmuesi i Hamkamit (Norvegji), qė me golin e tij tė minutės sė 69-tė i dhuroi fitoren 1-2 dinamovitėve kundėr njė Vllaznie, qė luajti pėr gati 30 minuta me dhjetė lojtarė (i kuq i Suad Licit) nė ndeshjen e parė ēerekfinale tė Kupės sė Shqipėrisė.
Dinamo me fitoren nė transfertė me Vllazninė hodhi njė hap tė madh pėr tė qenė ajo pėr herė tė 31-tė nė gjysmėfinale, pavarėsisht se do tė luhen edhe 90 minuta tė tjera kundėr shkodranėve, mė 11 mars nė kryeqytet.
E filluam keq ndeshjen tė paktėn nė 20 minutat e para. Duhet ta kishim mbyllur kualifikimin qysh nė ndeshjen e parė, pasi patėm njė rast tė pastėr pėr tė shėnuar edhe golin e tretė. Mbetja e Vllaznisė me dhjetė lojtarė na e lehtėsoi punėn, - tha pas ndeshjes trajneri i Dinamos, Shkėlqim Muēa, i cili regjistroi fitoren e tretė nėn drejtimin e bluve midis kampionatit e kupės.
Kupa ka specifikėn e vet, por objektivi ynė ėshtė fitojmė ēdo ndeshje tė radhės, pasi Vllaznia e Tirana janė pėrpara nesh. Na duhet vazhdimėsi dhe jo 2-3 ndeshje tė mira. Duhet tė paraqesim njė ekip kompakt, - shtoi trajneri qė ka fituar 3 tituj kampionė me Tiranėn, skuadėr edhe me tė cilėn si lojtar ka fituar disa tituj kampion.
Vllaznia e nisi takimin me njė gol shumė tė shpejtė. Ganezi Xhejms Boadu ndėrmori njė aksion nė thellėsi tė mbrojtjes dinamovite, kalibroi njė pas tė artė pėr Vioresin Sinani, dhe golashėnuesi mė i mirė sezonal i Vllaznisė (9 gola) realizoi pas vetėm 100 sekondash lojė, duke sjellė entuziazėm nė stadium.
Disa minuta mė pas, ishte sėrish mesfushori sulmues Boadu goditi me njė roveshatė mjeshtėrore shtyllėn e Dinamos, duke dhuruar emocione nė Loro Boriēi.
Teksa si trajneri Agim Canaj i Vllaznisė ashtu dhe tekniku Shkėlqim Muēa i Tiranės, kishin shėnuar nė bllokun e tyre udhėzimet e reja pėr lojtarėt nė dhomat zhveshjes, nė fundin e pjesės sė parė, djaloshi i artė i Dinamos, Fatjon Sefa, shpiku me kokė golin e barazimit pėr blutė nė minutėn e 45+1, duke i ēuar shifrat e pjesės sė parė nė 1-1.
Fraksioni i dytė ishte e ekuilibruar, por me njė epėrsi gjithmonė e me njė presion tė madh nga ana e Dinamos. Nė minutėn e 57-tė veterani shkodran Suad Lici frenoi nė mėnyrė tė parregullt Sefen e Dinamos, duke u ndėshkuar me karton tė kuq nga gjyqtari.
Nė minutėn e 69-tė ndodhi edhe ajo qė nuk pritej kurrsesi nga stafi drejtues i Vllaznisė presidenti Fushaj kishte vendosur 10 mijė euro pėr kualifikimn kur Sebino Plaku realizioi edhe golin e fitores pėr Dinamon, pėr tė ēuar nė delir nė tribunėn VIP presidentin e bluve, Besnik Sulaj dhe grupin e madh tė tij shoqėrues.
www.albania-sport.com
Krijoni Kontakt