Shkrue nė shi
HILDE DOMIN
SHKRUE NĖ SHI
Kush kishte me kenė posi bleta
qi e ndien diellin
edhe nėn qiej resh
dhe e gjen rrugėn deri te lulja
e kurrė se humb drejtimin,
fushat kishte me i pasė me nur amshimi
dhe sado shkurt qė kishte me rrnue
veē rrallėherė
kishte me qa.
ZOG GJĖMĖ
Zogu pa kambė āsht gjėmė
e ska as rremb as dorė as ēerdhe.
Zogu qi fluturon deri nė mahisje
nė ngushtėsi
zogu qi tretet
nė gjanėsi
zogu qi mbytet
nė det.
Zogu
qi āsht zog
qi āsht gur
e bėrtet.
Zogu memec
qi se ndėgjon askush.
BLETĖT E DIMNIT
Malet mes nesh
tepėr shumė ajėr
mes meje dhe askujt.
Jam vetėm
nė bollėk ajri.
Lugina lulesh tė zbehta,
Kashtat e kumtrit
prej krokusi e aguliēesh.
Zogjtė shtektojnė drejt veriut
kah ēerdhet e vjetra.
Bletėt ngordhin
mbi lulet e para,
bletėt e dimnit.
Luginave tė zbehta po zbres deri nė fushė
ku katundarėt e kanė mėni njeni-tjetrin,
dhe po fus letra nė kuti
pėr njerėz nėpėr qytete.
Nuk do mundja me udhėtue,
jo me zogjtė
kah ēerdhet e vjetra.
Jo drejt jugut
dhe as drejt veriut.
Po tė isha zog
skisha me fluturue ke askushi.
Po i kėqyri lulet e zbehta,
gjethet e vjeshtės qi shkoi
dhe bletėt e dimnit.
BARAZPESHĖ
Kalojmė
seicili pėr vete
nė shtekun e ngushtė
mbi krenat e tė vdekunve
- pathuej pa ankth -
nė taktin e zemrės sė vet
sikur tė ishim tė mbrojtun
pėrderisa
dashunia srresht.
Kėshtu kalojmė
ndėr flutura dhe zogj
nė barazpeshė tė mahnitun
drejt nadjes sė kunorėve tė lisave
- tė gjelbėr, tė artė e tė kaltėr -
e drejt agut
tė syve tė dashun
MESDITĖ ISHULLI
Na jemi tė huej
ishull
me ishull.
Por nė mesditė kur deti na ngritet
deri nė shtrat
dhe e kaluemja na kullon
nėpėr thembnat
si rava e ujit mbas kallumės
dhe bari i vdekun bregdeti
shndrrohet nė lisa
sna mban mā rrjeta
e kujtimeve
dhe na shkasim
jashtė
e rrugėt e caktueme deti
tė peshkatarėve
dhe hartat e thellėsive
nuk vlejnė
pėr ne.
VJESHTĖ
Derėbaba e zogjve po zhgjethnohet.
Vjeshta na tremb.
Disa nesh
ua pikturojnė fytyrėn tė vdekunve
kur largohen ata.
Sepse ia kemi frikėn dimnit.
Nji plake qi qėndronte para nesh
na ruente nga era,
na ishte gjeth qershori
e nanė
vdekja e sė cilės
na zhvesh lakuriq.
ME HIJEN TIME
Po eci me hijen time,
pėrcjellė vetėm nga hija,
vetėm me tź
nėpėr lugina pa bar.
Unė gjithnji ma e zbehtė
ajo gjithnji mā e gjatė.
Mė ēon ajo
unė udhėhiqem.
Mėshteknat e zhveshuna buzė rrugės
gishtna tė bardhemė e tė lėmuem
cakun e dinė
mā mirė se unė.
VOZITJE E PABESĖ
Ama andrra āsht barkė
pėr bregun e kotė.
Hyp mbrenda
anės urės vezulluese tė sė djeshmes.
Je i ftuem
me u vozitė mbi re tė trandafilta
nėn re tė trandafilta
tamam posi re.
Ja, nji fllad
dhe ti je aq i lehtė
e barka āsht pa timon
po uji i dystė sa pasqyra.
Drejtimin e humb butėsisht:
ndėrsa ti je rrugės drejt luginės sė ndritun
rana zu tė kėrcijė nėn kallumė
nėn hijen e kullotave.
DHURATAT E ERĖS
Ajri - arkipelag
ujdhesash kundėrmuese.
Shtėllunga lulesh blini e sanės diellore
tambla tafėrta
qėndrojnė e mė presin
sikur tė mė mbėshtillnin shami,
prej kohėsh
nga strehė e butė
endė nga e ama.
Unė jam posi nė andėrr
e memzi su zė besė
dhuratave tė erės.
Mė kapin
re butėsie
dhe lumtunia ma ngul
dhambin e vet picrrak
mu nė zemėr.
- pėrktheu nga originali: Hans-Joachim Lanksch
© Copy right-i i pėrkthimit: Hans-Joachim Lanksch
Hilde Domin
Nė Heidelberg tė Gjermanisė, mė 23 shkurt 2006, ndėrroi jetė poetja Hilde Domin, pseudonim i Dr. Hilde Palm. Poetja u lind mė 27.7.1909 nė Koeln (Kėln) si Hilde Loewenstein (Lėvenshtajn). Studion pėr drejtėsi, filozofi dhe sociologji. Mė 1932, pėr shkak tė prejardhjes hebré dhe rritjes sė vazhdueme tė nazizmit nė Gjermani, mėrgon nė Itali. Mė 1936, nė Firencė doktoron me nji tezė mbi teorinė e shtetit tė Rilindjes Pontanus si paraardhėsi i Macchiavellit dhe martohet me Erwin Walter Palm, historian arti. Mė 1939 ik pėr nė Angli, nji vit mā vonė nė Republikėn Dominikane. Afro 12 vjet jeton atje nė San Domingo. Mė 1951 i vdes nana, Hilde Palm fillon me shkrue poezi. Nė shenjė mirėnjohjeje pėr azilin politik qė i ishte akordue nė San Domingo, i vesh vetes pseudonimin Domin. Jeton nė Haiti dhe SHBA, mė 1954 kthen nė Gjermani meqė burri i saj merr nji profesurė nė Heidelberg. Hilde Domin shkruen poezi, nji roman autobiografik, prozė, eseistikė. Mė 1957 fillon me botue. Me poezinė e saj tė destilueme ajo ishte ndėr poetet mā tė shqueme tė mbasluftės nė Gjermani. Shpeshherė e tematizote fatin e ekzilit ku ajo strehohej nė fjalėn e gjuhės amtare, strehim ky qė e quen banimi nė fjalė.
Pėr veprėn e saj āsht nderue me nji numėr tė madh ēmimesh letrare. Mbas poeteve Else Lasker-Schüler (1869 - 1945), Nelly Sachs (1891 - 1970) dhe Rose Ausländer (1901 - 1988), me Hilde Domin vdiq e mbrapmja poete e madhe gjermane me origjine hebraike.
Poezitė qė jepen kėtu, janė pėrkthye nga vėllimi i parė poetik i Hilde Domin, Nur eine Rose als Stuetze (Veē nji drandofil pėr mbėshtetje), botue mė 1959.
Milosao.
Krijoni Kontakt