********
Vetevdekja si kali i bardhe i Podrimjes
lekundet diku ne cepat e kulmeve te mi
Gelon me padurim, shala i ka munguar prej kohesh
I mungon edhe ngutja ime, gulcimi mjeran
te sose sa me pare ne qoftelargun tim!
********
A mi fal edhe nje here buzet mikeshe?
Te shperthesh heshtur brenda te mijave,
Si motra e djallit te kerkosh zjarret e qemoti...
Te me perveshesh lleret e shpirtit gjumash
E tia fillosh punes me ngazellimin e virgjereshes?
********
Me dhemb ne fund te gjoksit, sikur qan zalli i lumit
Per nje pike uje ne zhegun e veres
Me mungojne gjuhet e tua nazike ne fillim te mengjezit
Qe me njomin te terin me kotjen e shpirtit
E nuk dine se ku e kam fundin....
********
Terthore eshte piskama e vdekjes
Gjithnje ne largesi te barabarte nga kandidati per kerme
Ngado qe tia degjosh tingujt theres
Kudo qe tia ndiesh eren e verdhe
Dhe rrethi vozites peshtjellon llogjiken njerezore.....
*****************************
Qyfo udhetari
Krijoni Kontakt