Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585

    Dritare për Dashurinë & Besën...

    ...një dritare për të gjithë ata që ndihen të dashuruar, ose që besojnë thellësisht me gjithë zemër në mirësinë që mund të gjejmë në jetë...

    ...këtu mund të bashkohemi të gjithë bashkë duke mbajtur rritmin e poezive dhe të këngëve më të bukura që mund të gjejmë për dashurinë dhe për besën. Këtu mund të këndojmë të bashkuar sado herë mund ta shofim të harsyeshëm, megjthëse secili prej nesh në të shumtën e rasteve është larg njëri-tjetrit, ose larg atij ose asaj që duan. Këtu mund të jemi një të vetëm zemërsisht...

    ...ashtu si tek "Ditari i Ndjenjave" ku bashkohemi sado herë që kemi diçka për të thënë (ASD të Lumtë!!! edhe nirvanën këtu do ta gjesh), këtu mund të vëmë tekset e këngëve ose të poezive që na dridhin më shumë në veti...

    ...këtu shpresoj ta quajmë veten vllezër dhe motra të dashuruar...

    ...sa herë të ndihemi të pikëlluar ose të hidhëruar shpresoj që të vijmë prap këtu në këtë dritare...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shiu : 21-10-2003 më 13:33

  2. #2
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585

    depeche mode

    Të Ndjej Ty
    (nga "Songs of Faith & Devotion)

    të ndej ty
    diellin që të ndriçon
    të ndej ty
    në mëndjen time
    ti më çon aty
    ti më sjell atje
    ku mbretnia më gjen
    ti më çon aty
    dhe më udhëheq për në Babiloni

    (refreni)
    Ky është mëngjesi i dashurisë tonë
    është thjeshtë agimi i dashurisë tonë

    të ndjej ty
    zemrën që të këndon
    të ndjej ty
    lumturinë që sjell
    aty ku parajsa pret
    ato dyer të arta
    dhe mbrapsh prap
    ti më sjell
    dhe më udhëheq në pafundsi

    (refreni)
    Ky është mëngjesi i dashurisë tonë
    është thjeshtë agimi i dashurisë tonë

    të ndjej ty
    zemrën tënde të shtrenjtë
    dhe jam i tërë
    të ndjej ty
    diellin e agimit tënd
    mbretnia ime vjen

    të ndjej ty
    çdo lëvizje që bën
    të ndjej ty
    çdo frymarrje që nxjerr
    ku ëngjuj këndojnë
    dhe lëvizin krahët
    ti më sjell në shpi
    në ladvinë e thronit
    sado herë

    (refreni)
    Ky është mëngjesi i dashurisë tonë
    është thjeshtë agimi i dashurisë tonë

  3. #3
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585

    cranberries

    Ti dhe Unë
    (nga "Bury the Hatchet")

    S'po dal sot sepse s'dua të shkoj
    po rri në shtëpi sot, sepse s'dua t'ja di
    ti më tregove botën dhe unë kurrë s'do t'jem
    duke banuar në këtë lumturi, dhuratën tënde të shënjt

    Ehh-ee-oh, Ehh-ee-oh, Ehh-ee-oh, Ehh-ee-oh

    (refreni)
    Aahh, Ti dhe Unë do t'jetë gjithnjë
    Ti dhe Unë përgjithmonë
    hynishëm do t'jetë gjithnjë Unë dhe Ti

    Ehh-ee-oh, Ehh-ee-oh, Ehh-ee-oh, Ehh-ee-oh

    s'i vë veshin atyre që s'i japin asnjëherë rëndësi
    gjej rrugën tënde sepse të ëmblën e ke gjithandej
    ti do t'jesh bota për mua dhe unë do t'jem gjithnjë
    duke banuar në këtë lumturi, dhuratën tënde të shënjt

    Ehh-ee-oh, Ehh-ee-oh, Ehh-ee-oh, Ehh-ee-oh

    (refreni)
    Aahh, Ti dhe Unë do t'jetë gjithnjë
    Ti dhe Unë përgjithmonë
    hynishëm do t'jetë gjithnjë Unë dhe Ti

    (refreni)
    Gjithnjë Unë dhe Ti
    gjithmonë t'jetë, përgjithmonë
    do t'jetë Unë dhe Ti
    Gjithnjë Unë dhe Ti

  4. #4
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585

    john lennon

    Dashuri

    dashuria është e vërtetë, e vërteta është dashuri
    dashuria është ndjenjë, ndjenja është dashuri
    dashuria është të duash të jesh i dashuruar
    dashuria është prekje, prekja është dashuri
    dashuri është të kapësh, kapja është dashuri
    dashuria është të pyesësh që të jesh i dashuruar
    dashura je ti
    Ti dhe Unë
    dashuria është të dish
    që ne mund të jemi bashkë
    dashuria është falas, falas është dashuri
    dashuri është të jetosh, jeta është dashuri
    dashuria është të kesh nevoj për t'u dashuruar.

    (jetë të gjatë "John-it")

  5. #5
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585

    bon jovi

    Në krahët e mija
    (nga J. Bon Jovi, R. Sambora, D. Bryan)

    ti do të t'betohem
    shif një herë n'kto sy
    që po digjen me zjarrë vetëm për ty
    gjeri në fundin e kohërave
    do t'bëj gjithçka
    do t'lyp, do t'vjedh, do t'vdes
    që të t'kem në kto krahë sonte
    vajzë të dua si kto trëndafilat
    duan shiun
    ti e di që t'kam nevoj
    ashtu si poeti ka nevoj për dhimbje
    do t'jap gjithçka
    gjakun tim, dashurinë time, jetën time
    nëse ti do t'ishe sot n'kto krahë
    do të t'mbaj
    do të t'dua
    do t'përulem në gjunjtë e tu për ty
    dhe do rregulloj gjithçka
    nëse sonte do t'ishte n'kto krahë
    do të t'dua
    do të t'gëzoj
    do të t'them se asnjëherë s'do të t'lë
    por do të t'dua gjeri në fundin e kohërave
    nëse do t'ishe n'kto krahë sonte
    do t'vështrojmë diellin
    dhe do t'bëjmë premtime
    që kjo botë s'do t'na qorroj ndonjë herë
    këto janë fjalët e mija
    fjalët tona ishin këngët tona
    këngët tona lutjet tona
    këto lutje më mbajnë të fortë
    është ç'farë besoj
    nëse do t'ishe n'kto krahë sonte
    nëse do t'ishe n'kto krahë sonte
    do të t'mbaj
    do të t'dua
    do t'përulem në gjunjtë e tu për ty
    dhe do rregulloj gjithçka
    por do të t'dua gjeri në fundin e kohërave
    rrobat e tua janë të endura
    gjithandej nëpër dhomë
    ky vënd i vjetër akoma mbanë erën
    e parfumit tënd të lirë
    çdogjë ktu më kujton ty
    dhe s'ka asgjë që
    s'do t'bëja që t'isha në krahët e tua sonte
    dhe kto ishin fjalët tona
    që më mbajnë të fortë
    do të t'mbaj
    do të t'dua
    do t'përulem në gjunjtë e tu për ty
    dhe do rregulloj gjithçka
    nëse do t'ishe n'kto krahë
    do të t'dua
    do të t'gëzoj
    do të t'them se asnjëherë s'do të t'lë
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 19-03-2003 më 06:47

  6. #6
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585

    depeche mode

    Kur trupi flet
    (nga albumi "Exciter")

    Në dëshirën e shpirtit
    trupi dëgjon
    çfarë lëkura kërkon
    e mban zemrën të burgosur

    Çfarë shpirtrat kërkojnë
    mëndja do të ndjekë
    kur trupi flet
    çdo gjë tjetër është boshe

    Jam thjesht një ëngjëll
    duke udhëtuar qorrazi
    në ktë botë

    Jam thjesht një skllav
    nën mëshirën
    e një vajze

    (refren)
    Oh, dua ëmbëlsinë tënde
    Oh, dua prekjen tënde
    Oh, ëndërroj për një ledhatim
    Oh, lutem më shumë se ç'duhet

    Në dëshirën e shpirtit
    trupi dëgjon
    çfarë lëkura kërkon
    e mban zemrën të burgosur

    Çfarë shpirtrat kërkojnë
    mëndja do të ndjekë
    kur trupi flet
    çdo gjë tjetër është boshe

    Ti më mban duke pritur
    për premtimin
    që është i imi

    Të lutem ndalo së foluri
    të lutem ndalo së humburi
    kohën tënde

    (refren)
    Oh, dua ëmbëlsinë tënde
    Oh, dua prekjen tënde
    Oh, ëndërroj për një ledhatim
    Oh, lutem më shumë se ç'duhet

  7. #7
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585

    laura pausini

    Dëgjo Zemrën Tënde
    (teksi nga Cheope, Pausini)

    Hey, tani si je?
    E tradhtuar nga një histori e marrë fund
    dhe përpara teje e qinta e hipur
    pak ndihesh e vetme
    asnjeri që mund të t'dëgjoj
    që të ndaj hallet me ty
    Kurr! Asnjëherë mos e lësho fatin!
    rri si je
    ndiq fatin tënd
    sepse çdo dhimbje që ke përbrënda
    kurr s'do të mund t'fshij shtegun tënd
    dhe at'herë do t'zbulosh
    që historia e secilës prej minutave tona
    na përket vetëm neve
    por nëse akoma rri
    e humbur pa asnjë mendim
    në një det me "pse"
    brënda teje dëgjo zemrën tënde
    dhe në qetësi do t'gjesh fjalët
    mbylli sytë, dhe lëshoju të shkosh
    provo të harrish në botën e zëmrës tënde
    është e vështirë të kuptohet
    cila është gjëja e drejtë për të bërë
    nëse t'bie n'kokë një ndjenjë
    krenaria që t'zë
    netëve ku mëshira t'zgjon
    nga frika se mos gabohesh
    por nëse do t'gjehesh
    pa yje për të ndjekur
    ti kurr mos u mposht
    beson në Ty! Dëgjo zemrën tënde
    bë çfarë t'thotë, edhe nëse t'vret
    mbylli sytë, dhe më pas lëshoju
    provo t'fluturosh pas ksaj dhimbjeje
    nuk do t'çgënjehesh
    nëse dëgjon zemrën tënde
    hapi duart e tu gjeri sa t'prekësh
    çdo dorë, çdo shpresë, çdo ëndërr që do
    sepse do t'sjelli gjeri në zemrën
    e secilit prej nesh
    çdo kohë që s'di ç'të bësh
    provo t'fluturosh
    ku..ku..ku..ku është rruzulli i zemrës
    ti..ti..ti.. brënda botës së zemrës.

    (...e dua shumë laurën).
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 19-03-2003 më 07:50

  8. #8
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585

    kansas

    Pluhur në Ajër
    (ose e famshmja Dust in the Wind)

    Mbyll sytë
    veç për një çast, dhe çasti hikën
    gjithë ëndrrat e mija
    kalojnë përpara syve të mij, një kurjozitet

    (refreni)
    Pluhur në Ajër
    gjithçka që jemi është pluhur në ajër

    E njëjta këngë e moçme
    thjeshtë një pikë uji në detin e pafund
    gjithçka që bëjmë
    shkërmoqet në tokë megjithëse ne s'duam të shohim

    Tani, mos prit më
    asgjë s'rron përjetë por toka dhe qielli
    rrëshket larg
    dhe gjithë paret e tua s'do t'blejnë një minutë tjetër

    (refreni)
    Pluhur në Ajër
    gjithçka që jemi është pluhur në ajër
    gjithçka që jemi është pluhur në ajër

    (refreni)
    Pluhur në Ajër
    gjithçka është pluhur në ajër
    gjithçka është pluhur në ajër
    Ajri...
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 21-03-2003 më 03:09

  9. #9
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585

    led zeppelin

    Falemnderit
    ("thank you" i Page/Plant, nga albumi "Led Zeppelin II")

    Nëse djelli s'do t'donte të ndriste, unë do t'jem akoma duke të t'dashuruar
    Kur malet të shkërmoqen në det, do t'jetë prap Ti dhe Unë

    Grua e mirë, të jap të gjithë veten, grua e mirë, asgjë më shumë

    Pika të vogla shiu psherëtima të dhimbjeve, lotë të dashurisë së humbur në ditët të hikur ktu dhe aty
    Dashuria ime është e fortë, me ty s'ka asgjë keq
    bashkë duhet të shkojmë gjeri sa të vdesim, oh, oh ,oh
    Një frymëzim je ti për mua, frymzim, vështro... shih.

    Dhe si sot, bota ime buzëqesh, dora jote nën timen, ne ecim milje
    Veç prej teje do të bëhet, siç ti për mua je e vetmja
    Gëzim, asnjëherë mos rri e trishtuar, gëzim... jam i çiltër
    Nëse djelli s'do t'donte të ndriste, unë do t'jem akoma duke të t'dashuruar
    Kur malet të shkërmoqen në det, do t'jetë prap Ti dhe Unë


    (jetë të gjatë Zeppelin-ave)
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 22-03-2003 më 21:20

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Fernando Pessoa: Letrat e dashurisë


    Të gjitha letrat e dashurisë janë
    Qesharake.
    Ato nuk do të ishin letra dashurie, po të mos ishin
    Qesharake.
    Edhe unë kam shkruar dikur letra dashurie,
    Si të tjerët,
    Qesharake.
    Letrat e dashurisë, nëse flitet vërtet për dashuri,
    Duhet të jenë
    Qesharake.
    Por, në fund të fundit,
    Vetëm ato krijesa që kurrë nuk kanë shkruar
    Letra dashurie
    Janë
    Qesharake.
    sa do doja ta jetoja prapë kohën kur shkruaja,
    Pa e ditur se qenë të tilla,
    Letra dashurie
    Qesharake.
    E vërteta është se sot
    Pikërisht kujtimet e mija
    Për këto letra dashurie
    Janë
    Qesharake...

    (Tërë fjalët e fryera si tullumbace
    Ashtu si dhe ndjenjat e fryra si tullumbace
    Sigurisht janë
    Qesharake.)

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  2. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  3. C++ - Katër mënyra për të shoqëruar një objekt me një dritare
    Nga Neritan Hyso në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 23-04-2007, 04:39
  4. Mbi dashurine
    Nga ani-ani80 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 12:05
  5. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •