Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Un prej Zotit; lutje të moçme!

    Un prej Zotit!

    Disa mësime e lutje të moçme, që kaherë populli i ka ruajtur e sot e kësaj dite i përdorë. Arsyeja, pra, e vetme e këtij rendimi është vetëm didaktike. duke ditur se edhe sot ndër fshatra tona, që përbëjnë të shumtën e famullive të dioqezave tona, përdorën me kënaqësi edhe trashigohen breznive të reja.


    Un prej Zotit jam i krishter,
    E kështu due gjithmonë me kenë.
    Qysh at ditë që më kan pagëzue
    Në këtë fe shenjte jam i shkrue;
    E në këtë fe un due me rrnue,
    Kam me vdekë e s'kam m'e lëshue,
    Pse e di mirë se s'ka shelbim
    Për ata që s'jane në krishterim.



    Feja e Krishti ne na mëson
    Se i, Zot vetun në qiellë sundon;
    E ky Zot s'ka pasë fillim,
    As s'ka kurrë për të pasë mbarim.
    Aj i Lumi më ka krijue
    Për m'e dashtë e me ndëgjue;
    E një ditë ka për t'më gjykue
    On në Pareis a në ferr për t'më çue.


    Një Zot vetëm, tjetër s'ka,
    Por prej fesë dimë edhe ma;
    Se në këtë Zot, janë, po, tre Vetë
    Me'i natyrë e me'i pushtet,
    Me një të kenun e hyjni,
    E ju thonë Shejtja Trini;


    Ati, Biri, e Shpirti i Shenjt.



    vazhdon-->
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 16-03-2006 më 10:56

  2. #2
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Un prej Zotit!
    vazhdim


    Vehti i dytë qe dijëm se është Biri,
    Ai për ne u bw njeri;
    U bë njeri për me na shpetue
    Prej robërisë së djallit të mallkue;
    Se në dorë të tij na kem hi
    Prej Adamit me'i mëkat të zi

    Biri i Zotit, njeri u ba,
    Jezus Krishti emrin e ka.
    Ai na leu pre Zojes së Bekuar
    Me një mënyrë gjithë të mrëkulluar.

    Tridhjet vjet kur muer me i kapë,
    Fenë e vet duel m'e hapë;
    Ndaj tri vjet tue predikue
    Fjalën që Zoti vet ka çue;
    E forcoi me mrekulli
    Që shumë bëri për dëshmi.

    Tek e mbrama për mëkatnorë
    Ja lëshoi veten të këqit n'dorë,
    Që e rrahen e munduan,
    Kryet me therra ja rrethuan;
    Mbasandej për t'madh poshtërim,
    E kryqëzuen për shëmtim.

    Por prej vdekje Krishi u ngjall
    Edhe e mundi armikun djallë;
    E në qiellë u ngrit i lumnue
    Ka me ardhë një ditë me na gjykue.

    Kush t'a mban këtë fe të vërtetë
    Ai shelbimin ka me e gjetë,
    E me vepra t'a nderojë
    E Tënzonë gjithmonë do të gëzojë.



    vazhdon-->

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Marinela_Greqi
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Postime
    230
    kjoft lumnia e atit e te birit e shpirtit shejt si ka ken e para tash e perghithmon e jetes ashtu kjoft.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Marinela_Greqi
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Postime
    230
    Shife Kte Dhurate Shife Zoti Im,gjithcka Japim Ne O Zot Me Ty Me U Bashku.
    Ne Meshen Tende Asht Mesha Jone Ne Jeten Tende Asht Jeta Jone
    Ne Jeten Tende Eshte Jeta Jone.
    Cfar Mund Tju Dhurojme O Krijuesi Jone
    Jea Kte Varferine Tone Merre Ti O Zot.

  5. #5
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    Dita feste e dita dielle,
    Asht e Zotit qe rri n'qielle,
    Gjashte dite neve na i ka dhane
    E per veti nji ka lane.

    Pra n'kete dite jo me punue,
    Por t'mundohemi me e shejtnue:
    N'meshe e n'kish me shume itate
    N'vepra t'mira, nder urate.

    Nder dite festa kush punon
    Rrehet keq se gja s'fiton:
    Bile sakt ai kryemarre
    Ka me pasun shume zarar.

    Zotit gja me zort s'i merret
    Gjaja e mkatit shpejt do t'bjerret
    A thue s'di si jep lajikun
    Kur do Zoti kend me fikun?

    Nji zarar, nji dergje, nje deke
    Nji zollum, nji zjerm me preke,
    Per nji dite a bjerre e shkue
    Ne dite feste cka u fitue.

    Urate e mocme

  6. #6
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Un prej Zotit

    Qellimi i Njeriut!


    Kujto mir, o njeri i shkretë,
    Pse t'ka fal Zotiynë n'kët jetë:

    Nuk t'ka dhanë më ngrën dhe, më pi
    Sikur t'ishe nji bagëti;

    As për g'zim as m'u madhërue
    Se më aspak për me mëkatnue.

    Zotiynë na ka krijue
    Vetem shpirtin me shelbue.

    Është e zezë, e shkurt kjo jetë
    Shpejt kalon e bjen si fletë,

    Të mirat këtu shpejt po tresin,
    Jeta tjeter do t'na presin:

    Jeta tjeter feja thot':
    Krejtë e lum o e zeza për mot.

    Në qofshim t'lum s'mbaron gëzimi
    Në qofshim t'mjerë s'mbaron denimi.

    Pra kështu Krishti , kur na mësonte
    Me shum dieje ne na thoshte:

    "Me mb'rrijtë njeriu me fitu
    Se ç'kak jeta t'mira me g'zue

    S'a asht dobi,por dam o'i mjerë
    N'kje se shpirtin për to bjerë''.

    Pra, për n'daç, o v'lla me p'shtu
    Larg veprave s'mallku;

    Lene mekatin, nuk do t'denohesh
    Mbaje Urdhimet, e dot t'shelbohesh.


    lutje të moçme

    vazhdon-->
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 16-03-2006 më 21:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •