Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1

    Njeriu si kafshe simbolike

    "Njeriu nuk gjendet me vetem ne gjithesine fizike; ai jeton ne gjithesine simbolike. Gjuha, miti, arti dhe religjioni jane pjese te kesaj gjithesie"

    A keni menduar se njeriu ka edhe nje sistem specifik te rrethit funksional: ky eshte SISTEMI SIMBOLIK dhe pikerisht me kamjen e ketij sistemi njeriu dallon nga kafshet. Ndryshe nga kafshet e tjera, njeriu, ne saje te ketij sistemi te tij simbolik, jeton ne nje dimension te ri te njemendesise. Pjese e ketij dimensioni te ri te njemendesise jane gjuha, miti, arti, religjioni, historia, shkenca etj. Ne baze te ketyre trajtave te posaqme te kultures njerezore eshte krijuar nje rrjete e re simbolesh, me ane te te cilave shprehet njemendesia dhe vendoset komunikimi si midis njerezve, ashtu edhe midis njeriut e botes se jashtme fizike. Mirepo te mos harrojme se veprimtaria simbolike e njeriut e formesuar ne trajta te posaqme simbolike, siē jane gjuha, miti, arti, feja, shkenca etj etj., ka bere qe sot eshte krijuar nje distance me e madhe midis njeriut dhe realitetit fizik.
    Per kete asrye ne vend qe te kete pune me vete gjesendet, njeriu sot komunikon me vetveten, perkatesisht me simbolet qe i ka krijuar. Sot njeriu eshte mbeshtellė ne trajtat linguistike, ne figura artsitike, ne simbole mitike ose rituale fetare ashtu saqe nuk mund te shohe e as te dije asgje tjeter pos ketij " mediumi artificial" te krijuar nga shume lloj-llojshmeri simbolesh.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Ernst Cassirier apo jo?
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  3. #3

    Yeap,

    leci rnst Cassirier apo jo?

    Po, eshte Ernst Cassirier, eshte njeri nder perfaqesuesit me te shquar te te ashtuquajtures Shkolla neokantiste e Marburgut. Profesor i filozofise, autor u shume veprave, por lidhur me ceshtjen tone, ceshtjen e njeriut.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    "Njeriu nuk gjendet me vetem ne gjithesine fizike; ai jeton ne gjithesine simbolike. Gjuha, miti, arti dhe religjioni jane pjese te kesaj gjithesie"
    E pamvaresisht ktyre etiketimeve 'zbutese' kafshe largpamese' mbetet, gjithsesi! Gjuha e ato qe e pasojne jane simbolika per 'dylyftim' te vazhdueshem me vete qenien e tij! Me dylyftim (qe mos e marri nonjeri per konference artilerish) kam parasysh luften per zbulim te vetvetes! cka s'ka per te ndodhur kurre 'perpara' syve tane...te lire.

    tema, thumbs up!

    p.s ndersa persa i perket rolit qe luan ne marredhenie me te ngjashmin e tij ndryshon komplet orientimi i mirefillte. merr pak a shume natyren e nje kafshe grabitqare me synime po krejt 'simbolike'
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EXODUS : 12-06-2006 mė 20:09

  5. #5
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar mė parė nga Spirituoziii
    ... Mirepo te mos harrojme se veprimtaria simbolike e njeriut e formesuar ne trajta te posaqme simbolike, siē jane gjuha, miti, arti, feja, shkenca etj etj., ka bere qe sot eshte krijuar nje distance me e madhe midis njeriut dhe realitetit fizik.
    Per kete asrye ne vend qe te kete pune me vete gjesendet, njeriu sot komunikon me vetveten, perkatesisht me simbolet qe i ka krijuar. Sot njeriu eshte mbeshtellė ne trajtat linguistike, ne figura artsitike, ne simbole mitike ose rituale fetare ashtu saqe nuk mund te shohe e as te dije asgje tjeter pos ketij " mediumi artificial" te krijuar nga shume lloj-llojshmeri simbolesh.
    nuk shikoj shume rrjedhshmeri llogjike per kalimin nga 1- te paturit e aspektit simbolik nga ana e njeriut 2- ka shkaktuar vetmine e njeriut etj. tek ky argument (por gjithashtu nuk e kam parasysh kete autor apo filozovi pertej cka lexova ketu)

    na i shpjegoni pak me shume please?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga diikush : 12-06-2006 mė 20:11

  6. #6
    diikush:

    Perkunder te gjitha perpjekjeve te irracionalizmit qe njeriun ta perkufizoje si qenie irracionale, dhe plotesisht ne ujdi me pikepamjet, te cilat mendjen e trajtojne si tipar thelbesor te njeriut, perkufizimi i njeriut pranohet si "qenie e pajisur me mend. Edhe mendja eshte tipar thelbesor i njeriut, por, ndryshe nga racionalizmi. Ajo qe thelbesisht e karakterizon njeriun dhe qe e dallon nga kafshet tjera eshte simbolika, krijimi dhe perdorimi i simboleve. Do te thote vetem perdorimi i simboleve e dallon njeriun nga kafshet tjera. Njeriu ka inteligjence dhe imagjinate simbolike, kurse kafsha ka inteligjence dhe imagjinate praktike. Vetem me ane te simboleve dhe si kafshe simbolike njeriu ia del ta transcendoje njemendesine e dhene dhe te "futet" ne boten ideale,te cilen nga anet dhe ne menyra te ndryshme ia hapin feja, arti, filozofia, shkenca.

    Une shkrova ate te cilen e kam lexuar dhe te cilen e dije, Nuk e di a isha i kjarte diikush,
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Spirituoziii : 13-06-2006 mė 03:18

  7. #7
    Hey, how do i look? Maska e Aragorn I
    Anėtarėsuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    Your five years in solitary confinement are at an end. You've paid part of your debt to France.
    Postime
    323
    ka pare njeri eklips te henes? eshte pamje e bukur sepse i le vend imagjinates, them se kane qene dukuri te tilla qe kane shtyre te parat imagjinaten e simboliken tek njeriu.

    Nga halli,
    derrit i thuhet dajo.

    Ndjesė pastė nėna e shtrenjtė..
    Sa shumė vėllezėr paska patur!

  8. #8
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar mė parė nga Spirituoziii
    diikush:

    Perkunder te gjitha perpjekjeve te irracionalizmit qe njeriun ta perkufizoje si qenie irracionale, dhe plotesisht ne ujdi me pikepamjet, te cilat mendjen e trajtojne si tipar thelbesor te njeriut, perkufizimi i njeriut pranohet si "qenie e pajisur me mend. Edhe mendja eshte tipar thelbesor i njeriut, por, ndryshe nga racionalizmi. Ajo qe thelbesisht e karakterizon njeriun dhe qe e dallon nga kafshet tjera eshte simbolika, krijimi dhe perdorimi i simboleve. Do te thote vetem perdorimi i simboleve e dallon njeriun nga kafshet tjera. Njeriu ka inteligjence dhe imagjinate simbolike, kurse kafsha ka inteligjence dhe imagjinate praktike. Vetem me ane te simboleve dhe si kafshe simbolike njeriu ia del ta transcendoje njemendesine e dhene dhe te "futet" ne boten ideale,te cilen nga anet dhe ne menyra te ndryshme ia hapin feja, arti, filozofia, shkenca.

    Une shkrova ate te cilen e kam lexuar dhe te cilen e dije, Nuk e di a isha i kjarte diikush,
    Spirituozi, kete pjese te teorise e kam mese te qarte. Po ne shkrimin qe solle ti (nga ai fillozofi) aludohet qe pikerisht ky avantazh (simbolika) behet eventualisht shkas per gjera negative ne jeten e njeriut, si vetmia etj

    kete nuk e kuptova; si arsyetohet kjo?

Tema tė Ngjashme

  1. Emra shqip
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 225
    Postimi i Fundit: 11-05-2018, 16:54
  2. Kultura dhe Qyteterimi (Sipas Muslimaneve)
    Nga ~Geri~ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-08-2005, 12:48
  3. Te biesh ne dashuri me diturine! (Fjale te cmuara)
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 20-01-2005, 15:42
  4. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterė
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •