Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 47
  1. #11
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga Adriano-10

    E panevojshme nje iniciative e tille.
    Nuk mendoj se është e panevojshme, por duhet të mos harrojmë, se në vendet fqinje, fortifikimi i ambasadave izraelite, është më i mirë se i një kalaje.
    dodoni

    Adriano, nuk eshte e panevojshme kjo, bile perkundrazi shume e nevojshme sepse mund te thithim me shume investime izraelite ne vendin tone.
    Nëse i njeh ndopak çifutët, mund të dish që pa rrjepur, nuk japin...

  2. #12
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    nuk shikoj asgje te keqe pervec faktit se do punesohen me shume polica ne pune. ne nje ane kjo ka nje te mire ekonomike per popullin shqiptar, do hapen me shume vende pune per police.

    uroj kjo te kete nje perfitim politik.

    nese shkallojne nga mendte e kokes myslymanet shqiptare te hedhin ne ere ambasaden izraelite atehere cfare ka per te thene ketu?

    si do pergjigjeshit akuzave te nje gazete serbe se shqiperia eshte e mbushur me terroriste islamike?

    izraeli duhet te jete i mirepritur te hap ambasaden e tij ne tirane. boll me pallavra gazetareske.

  3. #13
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    Nëse i njeh ndopak çifutët, mund të dish që pa rrjepur, nuk japin...
    Pse humdinger, di ndonje fitire me te mire ti ?

    O mik, nuk ka vend e nuk ka njeri e nuk qen mbi kete toke qe nuk punon per plusin. Edhe luani qe eshte luan, ha pak me shume sesa i nevojitet, thjesht per te siguruar vazhdimesine e vet.

  4. #14
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    Nuk mendoj se është e panevojshme, por duhet të mos harrojmë, se në vendet fqinje, fortifikimi i ambasadave izraelite, është më i mirë se i një kalaje.

    Nëse i njeh ndopak çifutët, mund të dish që pa rrjepur, nuk japin...
    Interesat jane te dyanshme, por psh. ne vend qe te investojne diku tjeter psh. ne Ballkan, do zgjedhin Shqiperine perpara. Edhe ata perfitojne por edhe ne perfitojme.

    Para disa ditesh, rastesisht me nje mik timin e gjetem nje shkrim ku paraqitej gjendja shume e mjere e hebrejve ne Serbi, ku kishte nje levizje te forte antisemitike, ne menjehere ja derguam me e-mail disa shoqatave te hebrejve ne Izrael e Amerike.

    Hebrejte, na duan ne shqiptareve, sepse vetem ne i kemi shpetuar nga gjermani, ketu ne Amerike lobi i hebrejve gjithmone ka perkrahur ceshtjet tona kombetare.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #15
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Interesat jane te dyanshme, por psh. ne vend qe te investojne diku tjeter psh. ne Ballkan, do zgjedhin Shqiperine perpara. Edhe ata perfitojne por edhe ne perfitojme.

    Para disa ditesh, rastesisht me nje mik timin e gjetem nje shkrim ku paraqitej gjendja shume e mjere e hebrejve ne Serbi, ku kishte nje levizje te forte antisemitike, ne menjehere ja derguam me e-mail disa shoqatave te hebrejve ne Izrael e Amerike.

    Hebrejte, na duan ne shqiptareve, sepse vetem ne i kemi shpetuar nga gjermani, ketu ne Amerike lobi i hebrejve gjithmone ka perkrahur ceshtjet tona kombetare.

    Tung
    O dodon !!
    Nëse do kishte një stabilitet të mirë Shqipëria, kjo gjë do ishte fare normale, por në rastin kur jo pak vite më parë alkaeda qarkullonte me makina me targa të trupit diplomatik si persona të huaj juridikë, mendoj se një hap i tillë është i shpejtuar dhe se prej tij, mund të presim probleme nga më të ndryshmet...dhe për këto probleme, gjithnjë faji do jetë i shqiptarëve, pavarësisht se alkaeda apo arabët mund të jenë ata që vepruan.
    Nuk është aq e thjeshtë sa duket o mik.
    Nëse do shkosh jo larg nesh, në Leoforo Kifissias në Athinë, në një kryqëzim rruge, mund të shohësh fortifikatën e ambasadës izraelite. Mendon se jemi më mirë se greku përsa i përket mbrojtjes së brëndëshme...pra policisë??!!

    Zog !!
    Po njoh të tillë, që mendojnë plusin dhe nuk shfrytëzojnë por shfrytëzohen...jemi NE..shqiptarët.

  6. #16
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    O dodon !!
    Nëse do kishte një stabilitet të mirë Shqipëria, kjo gjë do ishte fare normale, por në rastin kur jo pak vite më parë alkaeda qarkullonte me makina me targa të trupit diplomatik si persona të huaj juridikë, mendoj se një hap i tillë është i shpejtuar dhe se prej tij, mund të presim probleme nga më të ndryshmet...dhe për këto probleme, gjithnjë faji do jetë i shqiptarëve, pavarësisht se alkaeda apo arabët mund të jenë ata që vepruan.
    Nuk është aq e thjeshtë sa duket o mik.
    Nëse do shkosh jo larg nesh, në Leoforo Kifissias në Athinë, në një kryqëzim rruge, mund të shohësh fortifikatën e ambasadës izraelite. Mendon se jemi më mirë se greku përsa i përket mbrojtjes së brëndëshme...pra policisë??!!

    Zog !!
    Po njoh të tillë, që mendojnë plusin dhe nuk shfrytëzojnë por shfrytëzohen...jemi NE..shqiptarët.
    Humdinger po i merr gjerat me pesimizem. Ne Shqiperi nuk ka Alkaeda dhe as qe do kete ndonjehere. Ka pasur me pare, ashtu sic ka pasur edhe ne Amerike e kudo, por tani nuk ka me, e nuk do kete. Shqiperia eshte vend normal, dhe nuk i mungon asgje pernga aspekti i normalitetit, dhe poashtu eshte nje vend me potencial shume te madh investimesh te huaja (nga me te medhenjte ne Ballkan tani), ne cdo sektor ekonomie.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #17
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga dodoni
    Humdinger po i merr gjerat me pesimizem. Ne Shqiperi nuk ka Alkaeda dhe as qe do kete ndonjehere. Ka pasur me pare, ashtu sic ka pasur edhe ne Amerike e kudo, por tani nuk ka me, e nuk do kete. Shqiperia eshte vend normal, dhe nuk i mungon asgje pernga aspekti i normalitetit, dhe poashtu eshte nje vend me potencial shume te madh investimesh te huaja (nga me te medhenjte ne Ballkan tani), ne cdo sektor ekonomie.

    Tung
    Jo çdo gjë quhet pesimizëm dodon

  8. #18
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Sa per temen!

    Nuk shoh ndonje gje te keqe qe te kete edhe cifuti nje ambasade ne shqiperi nderkohe qe interesi eshte zero te pakten nga ana jone.
    Ndoshta Izraleli do ta perdore shqiperine si karrem ndermjetesues me vendet e liges islame.
    Dicka te keni te qarte, qe nga izraeli nuk pritet ndonje ndihme konkrete, nderkohe qe cdo dem eshte i mundeshem.
    Fundja cdo na beje me keq se jemi aman...
    Injoranca nuk zhduket me top

  9. #19
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Zv/ministri i Jashtëm izraelit flet për lidhjet, historinë dhe raportet mes dy vendeve dhe projektet për të ardhmen

    Sofer: Nuk mund ta imagjinoni admirimin e hebrenjve për Shqipërinë


    Ened Janina

    TIRANË- “Izraeli dhe hebrenjtë në të gjithë botën kanë një admirim shumë të madh për Shqipërinë. Ju nuk mund të imagjinoni admirimin dhe stimën që hebrenjtë kanë për Shqipërinë. Ju jeni një ishull në rajon për të gjithë hebrenjtë”. Kështu i ka konsideruar dje zv/ministri i Jashtëm izraelian, Mark Sofer, marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona. Ai ka ardhur në Shqipëri në një vizitë 24-orëshe për të lidhur një marrëveshje dypalëshe me vendin tonë, e cila do të shpjerë bashkëpunimin një stad më lartë. Kjo marrëveshje parashikon investime izraelite në shumë fusha, sidomos në telekomunikacion dhe teknologjinë e lartë. Zoti Sofer, cili është qëllimi i vizitës suaj në Shqipëri?


    Ka rreth 15 vjet që Izraeli dhe Shqipëria kanë marrëdhënie shumë të mira diplomatike dhe sot ne nisëm marrëveshjen e parë ekonomike dhe politike ndërmjet dy vendeve. Marrëdhëniet politike ndërmjet Izraelit dhe Shqipërisë janë ekselente dhe po punojmë që të shohim si mund të përmirësojmë edhe marrëdhëniet ekonomike. Kjo është ajo që po tentojmë të bëjmë, por ne kemi biseduar edhe për çështje të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit, të cilat janë çështje shumë të rëndësishme për të dyja shtetet. Unë mendoj se sot kemi ngritur një stad më lartë marrëdhëniet ndërmjet Izraelit dhe Shqipërisë.

    Keni ndonjë projekt të cilin do ta zhvilloni në Shqipëri?

    Marrëveshja e nënshkruar sot ndërmjet nesh është një pakt shumë i mirë ekonomik. Realisht ka propozime konkrete sepse kompanitë izraelite janë gjithnjë e më shumë të interesuara që të punojnë këtu në Shqipëri, sidomos në fushat e bujqësisë, rrugëve, telekomunikacionit, edukimit dhe teknologjisë së lartë. Përgjithësisht janë shumë fusha të cilat ne i kemi identifikuar gjatë bisedimeve me kryeministrin, ministra të ndryshëm dhe komunitetin e biznesit.

    Më konkretisht, firmat izraelite kanë ndonjë projekt konkret të cilin duan ta vënë në zbatim në Shqipëri?

    Në Shqipëri ka firma izraelite që janë duke punuar në fushën e bujqësisë, duke ndërtuar serra. Ka edhe projekte të tjera specifike, por nuk duhet që të flasim për to përpara se të bëhen realitet. Këto janë projekte shumë të rëndësishme që sigurisht do të ndihmojnë si Shqipërinë ashtu edhe Izraelin. Ne po shohim mundësitë e përmirësimit të marrëdhënieve në fushën e marketingut, shëndetësisë dhe bujqësisë me Shqipërinë. Këto janë fushat që kemi identifikuar ne dhe që mund të punojmë me to. Një shembull projekti konkret është kompjuterizimi i shkollave, ndërtimi i rrugëve, energjia dhe më e rëndësishmja, teknologjia e lartë dhe telekomunikacioni.

    Shqipëria dhe hebrenjtë kanë histori marrëdhëniesh shumë të mira me njëri- tjetrin. Duke kujtuar Luftën e Dytë Botërore, kur Shqipëria nuk dorëzoi te nazistët asnjë hebre e deri tani, si mund të konsiderohen marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve tona?

    Jo vetëm Izraeli, por dhe hebrenjtë në të gjithë botën kanë një admirim shumë të madh për Shqipërinë. Ju nuk mund të imagjinoni admirimin dhe stimën që hebrenjtë kanë për Shqipërinë. Jo vetëm në kohën e Luftës së Dytë Botërore, e cila në këtë rast është e mahnitshme që Shqipëria shpëtoi hebrenjtë, jo shumë, por aq sa mundi, por ka edhe raste të tjera ku Shqipëria shquhet për respektin ndaj hebrenjve. Ju duhet të dini se Shqipëria ka marrëdhënie shumë të mira me hebrenjtë, shqiptarët punojnë me komunitetin hebre më shumë se çdo komb tjetër në botë. Por ka edhe histori të tjera përpara saj. Nuk ka pasur asnjëherë antisemitizëm në Shqipëri, nuk ka ekzistuar kurrë. Kjo fjalë nuk njihet në Shqipëri dhe kjo ndodh në një rajon ku antisemitizmi është më i madh se në çdo vend tjetër. Në këtë rajon dhe në të gjithë botën Shqipëria është një ishull dhe ne nuk do ta harrojmë kurrë këtë gjë. Izraeli dhe hebrenjtë në të gjithë botën nuk do ta harrojnë kurrë këtë gjë. Duhet të dini se ne nuk i harrojmë miqtë që kanë qenë luajalë përgjatë shekujve. Në një kohë, kur hebrenjtë po vuanin Shqipëria ishte një ndër të paktat vende, të cilat janë më pak se gishtat e një dore, që shpëtuan hebrenjtë.
    Cili është mendimi juan në lidhje me rajonin tonë dhe sidomos Kosovën?
    Pozicioni ynë në lidhje me Kosovën është shumë i qartë, ajo që do të vendoset nga negociatat ndërmjet dy palëve do të respektohet nga Izraeli. Ne inkurajohemi nga fakti që po zhvillohen negociata, të cilat nuk do të zgjasin shumë vite por pritet të mbarojnë shpejt, dhe cilido qoftë vendimi i tyre do ketë mbështetjen tonë. Ky është pozicioni ynë në lidhje me këtë çështje. Por duhet të përmend edhe faktin që negociatat janë një gjë shumë e mirë dhe vendet e këtij rajoni duhet të kuptojnë se dhuna nuk është më e tolerueshme.
    Një muaj më parë “Hamas” fitoi zgjedhjet në Palestinë. Si do të jenë marrëdhëniet ndërmjet qeverisë së Izraelit dhe qeverisë së re të formuar nga “Hamas”?
    Ky është një hap i madh pas në procesin e paqes. Hamas është një organizatë terroriste e dedikuar në shkatërrimin e shtetit të Izraelit, vrasjes së sa më shumë të pafajshmëve. Ajo është një organizatë që ka bërë vetëm vrasje, vrasje dhe vrasje. Edhe BE-ja e ka dënuar atë. Pyetja është nëse ajo do të respektojë parimet e njerëzve të civilizuar. Ne po presim, nëse ata heqin dorë nga terrori dhe njohin Izraelin ne do të bisedojmë me ta. Ne nuk na shqetëson emri Hamas, por ideologjia e tyre e vrasjes dhe shkatërrimit. Nëse ata refuzojnë që të flasin me ne, edhe ne do të bëjmë të njëjtën gjë. Nëse ata duan të ecin përpara ne do të ecim. Ne po përpiqemi për këtë gjë dhe mendojmë se negociatat e paqes janë gjëja më e mirë. Ne duam që të bashkëjetojmë me Palestinën.




    11/03/2006
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-08-2005
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    307
    Dua te pyes mos din dokush ndonje shtet ne bote qe ka pasur hajr prej Izraelit, e do te kete Shqiperia?!
    Ambasadat e huaja nuk jane te dobishme per nje shtet, por ambasadat e atij shtetit qe i ka neper bote jane te dobishme per te. Rregull ne ekonomi.
    "Arsyeja e mosarsyes që i bëhet arsyes sime aq shum ma dobëson arsyen sa që me arsye e vajtoj bukurinë tënde"

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •