Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 47
  1. #1
    profesionisti Maska e I-amëshuar
    Anëtarësuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211

    Izraeli me ambasadë në Shqipëri

    E Merkure, 16 Mars 2005
    Koha Jone

    PRESIDENTI IZRAELIT: FALEMINDERIT QE NA MBROJTET GJATE LUFTES SE DYTE BOTERORE

    Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, mberriti dje ne Jeruzalem per te marre pjese ne ceremonine e Dedikimit te Jad Vashemit. Para fillimit te kesaj ceremonie, ne te cilen marrin pjese 40 kryetare shtetesh e qeverish, etj., personalitete te larta boterore, Presidenti Moisiu u prit ne nje takim te vecante nga Presidenti Katsav, i cili e falenderoi Presidentin Moisiu per pjesemarrjen ne kete dite te rendesishme per popullin izraelit. "Vleresoj shume kontributin e Shqiperise ne Luften e Dyte Boterore ne mbrojtjen e jetes se qytetareve hebrej dhe qendrimin e saj ndaj antisemitizmit", u shpreh Katsav ne fjalen e tij. Biseda e tyre u perqendrua dhe ne fushat e bashkepunimit mes dy vendeve dhe nevojen e thellimit te tyre dhe ne funksion te ketij qellimi e ftoi Presidenin Moisiu per nje vizite zyrtare ne Izrael, ftese qe mireprit nga ana e kreut te shtetit shqiptar. Kreu i shtetit shqiptar, duke vene ne dukje marredheniet e mira historike midis dy vendeve, tha se "holokausti ishte nje tragjedi qe nuk duhet harruar dhe duhet kujtuar per te mos u perseritur me". Presidenti Moisiu u shpreh nder te tjera se "Shqiperia ishte vendi i vetem ku asnje hebre nuk iu dorezua nazisteve dhe nuk u vra gjate luftes". Ne trajtim te marredhenieve dypaleshe, kreu i shtetit shqiptar theksoi se marredheniet e mira politike duhet t'i shnderrojme ne marredhenie me te mira ekonomike dhe ftoi biznesin izraelit per te investuar ne Shqiperi. Moisiu duke u ndalur ne gjendjen ne rajonin tone nenvizoi rolin aktiv shqiptar dhe pikepamjet e vendit tone ndaj te ardhmes se Kosoves, e cila do te percaktohet nga qytetaret e saj dhe komuniteti nderkombetar. Kreu i shtetit shqiptar njekohesisht ftoi homologun e tij izraelit te vizitoje vendin tone, ftese qe u konfirmua per vitin 2006.
    DASHURIA ËSHTË MISTERI IMAGJINAR I SHPRESËS QË BËN TË JETOJË SHPIRTI NË PAQE DHE LIRI.
    THJESHTËSIA DHE SINCERITETI JANË DHURATA QË ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TË REZISTOSH TI MBASH ATO ËSHTË MREKULLI VUAJTËSE QË TË BËN TË JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unë)

  2. #2
    profesionisti Maska e I-amëshuar
    Anëtarësuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211
    MOISIU NE IZRAEL: NUK PRANUAM KOMPROMISE KUNDER HEBRENJVE

    E Enjte, 17 Mars 2005

    Presidenti Alfred Moisiu, ne diten e dyte te vizites ne Izrael me rastin e Dedikimit te Jad Vashemit ishte i pranishem ne ceremonine perkujtimore zhvilluar ne Sallen e Emrave. Ne kete ceremoni merrnin pjese shume krere shtetesh dhe personalitete te larta boterore. Ne seancen e vecante ne Jad Vashem drejtuar nga Presidenti izraelit Katsav ka marre fjalen dhe Presidenti Moisiu. Duke e cilesuar Holokaustin si nje nga aktet me te erreta te regjistruara ne kujtesen historike te njerezimit, Presidenti Moisiu nenvizoi aktet humane, qytetare dhe fisnike te popullit shqiptar gjate Luftes se Dyte Boterore dhe theksoi: "Duke i rezistuar pushtimit, shqiptaret strehuan dhe ndane ditet e dhimbshme te luftes me disa mijera hebrej, nje pjese e te cileve zgjodhen Shqiperine per te jetuar. Ne u jemi mirenjohes prinderve tane qe edhe pse ne lufte vete e me privacione te medha, nuk pranuan pakte dhe kompensime ne dem te jetes se hebrenjve". Presidenti Moisiu tha se Shqiperia ishte i vetmi vend evropian ku ne mbarim te Luftes se Dyte Boterore kishte brenda kufijve te saj me shume hebrej sesa ne fillim te luftes. "Kalimi i kohes nuk duhet lejuar te hedhe harrese mbi ate cfare ndodhi, por te gjithe duhet te reflektojne, te nderojne milionat e pafajshem dhe te edukojne sa me mire brezat e rinj ne menyre qe e kaluara e hidhur te mos perseritet kurre me", tha ai. Kreu i shtetit shqiptar vuri ne dukje se fatkeqesisht genocide dhe spastrime etnike vazhduan te ndodhin ne bote, madje dhe ne mes te Evropes, ne Bosnje dhe Kosove dhe tashme bota po perballet me te keqen e terrorizmit nderkombetar.
    KOHA JONE
    DASHURIA ËSHTË MISTERI IMAGJINAR I SHPRESËS QË BËN TË JETOJË SHPIRTI NË PAQE DHE LIRI.
    THJESHTËSIA DHE SINCERITETI JANË DHURATA QË ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TË REZISTOSH TI MBASH ATO ËSHTË MREKULLI VUAJTËSE QË TË BËN TË JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unë)

  3. #3
    [duke luajtur futboll] Maska e Adriano-10
    Anëtarësuar
    06-08-2005
    Vendndodhja
    Stadium........ Grupi: Tetova Clan
    Postime
    305

    Izraeli me ambasadë në Shqipëri

    Shume shpejt ne Tirane do te kete nje ambasade izrealite.Konfirmimi zyrtar eshte bere nga zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Edit Harxhi dhe homologu i saj
    izraelit, Mark Sofer. Harxhi u shpreh e sigurt se me hapjen e përfaqësisë diplomatike të Izraelit në Tiranë, do të ketë edhe një lëvizje të re në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe vecanerisht ne intensifikimin e marredhenieve ne fushen ekonomike.

    Nga ana e tij, zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, Mark Sofer, vlerësoi se Shqiperia dhe Izreali ndajnë të njëjtat vlera të lirisë, të drejtave të njeriut dhe demokracisë, duke përfshirë këtu edhe përpjekjet për zgjidhjen paqësore të konflikteve dhe krizave të ndryshme

    Gazeta 55


    --------

    E panevojshme nje iniciative e tille.
    Punën e sotme mos e lër për nesër...shtyje sa të mundesh...

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Adriano, nuk eshte e panevojshme kjo, bile perkundrazi shume e nevojshme sepse mund te thithim me shume investime izraelite ne vendin tone.

    Shqiptaret dhe arabet, edhe pse nje pjese e shqiptareve kane fe te njejte me ta, jo domosdoshmerisht kane interesa te njejta. Ne kemi interesat tona, ata kane interesat e tyre.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Shume me vend, por u habita qe s'paska patur deri sot... Bah si u shkeputa dhe une nga politika , do bere nje update se s'ben.

    E pershendes kete levizje te qeverise Berisha, dhe shyqyr qe te gjithe nuk kane mendte e firmes se adrian dhjetshit

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e PantherTouch
    Anëtarësuar
    12-02-2004
    Postime
    31
    Ma n'fund nje veprim qe duhej te ishte ber 16 vjet me pare.
    Po me mire vone se kurre.
    I mirepresim investimet ne Shqiperi.

  7. #7
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    A jeni sigurt se Izraeli nuk ka ambasade te veten ne Shqiperi ?

    me sa e di une Palestina ka ambasaden e vet ne Shqiperi !!!

  8. #8
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Lajme interesant. Si mendoni se hapja e nje ambasade izraelit ne Shqiperi do te ndikonte ne marredheniet e shqiperise me boten arabe?

    A eshte kjo pjese e menyres se si Shqiperia do te luaj rolin e saj si nje ndermjetese?

    Iniciativa me duket pozitive. Rezultatet, te shohim...

  9. #9
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    C'do shtet ka te drejte te kete perfaqsues zyrtare ne shtete e tjera. Derisa Izraeli te na lejoje edhe ne te kemi ambasaden Shqiptare ne Jeruzalem nuk shoh asnje arsye kundra ketij evenimenti.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  10. #10
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Per ne eshte dicka e mire nga aspekti politik dhe ekonomik...ne qofse lidhemi me Izraelin atehere do ecim me shume ne ekonomi dhe me shume do investoen ne Shqiperi...kudo qe Izraeli ben lidh marreveshjet politike me ndonje vend gjithashu marreveshja ekonomike eshte me e fort...
    Kjo eshte nje hap i mire qe duhej ber me perpara, por mje ne fund te pakten u be...

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •