Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 47
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Një lajm i mirë është ky i hapjes së Ambasadës izraelite në Shqipëri! Nuk është cështje vetëm e interesave ekonomike, e investimeve të mundshme izraelite në Shqipëri, por edhe një njohje e një rrespektim i ndersjellë. Shqipëtarëve nuk duhet tu pengojë konflikti arabo izraelitë, ngase ata dy popuj kanë mosmarrëveshjet e tyre ndërsa shqiptarët nuk janë të përzier në konflikt dhe as që mund ta shuajnë dhe as ti vëjnë më shumë zjarr atij konflikti. Shqiptarët duhet ti shiqojnë kanë interesat e tyre dhe të mbajnë marrëdhenje me të dya palët. Pastaj, mos harrroni se izraelitet, gjatë historisë, u kanë dhënë më së shumti shkencës dhe filosofisë njerëzore.
    Sidoqë të jetë duhet të pritet deri sa të hapet ambasada izraelite në Shqipëri. Sepse nuk i dihet se cfarë mund të ndodhë deri atëherë. Politika shqiptare ka dhënë prova sa e sa herë se në momente vendimtare është treguar "topuz" ndaj hapave të arsyeshëm dhe me interes kombëtar. Nuk besoj se ishte fajtore diplomacia dhe shteti izraelit për atë se pse deri më tash nuk pati ambasadë në Tiranë, apo përse Shqipëria nuk pati dhe nuk ka ambasadë në Izrael. përkundrazi

  2. #22
    Perjashtuar Maska e fejer_nagy
    Anëtarësuar
    18-08-2005
    Vendndodhja
    këtu
    Postime
    231
    Kur ne Shqiperi ka ambasade Greqia dhe Serbia, perse mos te kete edhe 'Cifuteria'?? Biles, jo vetem ambasade ne Tirane, por edhe nje konsullate izraelite ne Gjirokaster nuk do ishte keq te hapej, qe ti bente konkurrence konsullates greke. Argatet 'shqiptare' me mire te punojne arat e izraeliteve, sesa ato te greqerve.

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Vertet dhe une kisha pershtypjen se ka pas ekzistuar prej kohesh nje ambasade izraelite ne Shqiperi. Se sa perfitim ekonomik mund te sjelle nuk e di, por ne fund te fundit eshte gjeja me normale qe nje shtet te kete perfaqsine e tij diplomatike dhe ska nevoje per asnje koment.

    P.S: Kam lexuar dikur diku qe lobi cifut ishte nxitesi kryesor per nderhyrjen e NATO-s ndaj Serbise dhe clirimin e Kosoves. Ne ka sadopak te vertete ketu, "cifutet" na e kane ster-shperblyer borxhin qe na kishin qe nga lufta e dyte boterore.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  4. #24
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Është një nga lëvizjet më strategjike të dipllomacisë shqiptare 10 vjeçarin e fundit.Një nga lëvizjet të cilën duhet ta përshëndesim të gjithë,pasi Shqipëria ka shumë për të fituar nga ky bashkëpunim...

    Izraeli te na lejoje edhe ne te kemi ambasaden Shqiptare ne Jeruzalem nuk shoh asnje arsye kundra ketij evenimenti.
    Eveniment është ai artistik,sportiv,kulturor etj etj tunxh or bir.Kjo është një lëvizje shumë e rëndësishme e dipllomacisë shqiptare në prag të njohjes së Kosovës si shtet i pavarur.Na intereson të njihet nga të fuqishmit e jo nga shtete morrosh e lapangjosash.Pastaj s'ke punë fare me atë,më lejon a s'më lejon.Bëhet fjalë për vendosjen e marrëdhënieve dipllomatike,ç'ka implikon në mënyrë direkte dhe përfaqsim të Shtetit Shqiptar në Izrael.Janë gjëra të thella për ty prandaj s'po e vazhdoj më gjatë...lol

    Herës tjetër jeni të lutur të mos përdorni terma për të cilat skeni habar çdo të thonë,se na lodhni kot me shpjegime.Plus që për diçka që nuk prekeni direkt apo s'keni njohuri të mjaftueshme do bënte mirë të mos shkruani kot e më kot...
    .........................

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Lajmi i hapjes se ambasades Izraelite eshte per te pershendetur, megjithese duhet te qe mare shume vite me pare.

    Ajo qe me shqeteson mua eshte niveli i shkembimeve ekonomike etj ne interes te dy paleve e ku ka mundesi.

    Vende si Amerika Izraeli e shume te tjera qe na kane perkrahur ne betejat tona kombetare, nuk figurojne fare ne listen e patnereve tane ekonomik e politik??????

    Kjo eshte per tu shqetesuar e eshte nje lloje mosmirenjohje nga ana jone e tipit ballkanik.
    Kur vendin tone e kane pushtuar vende qe dhe akoma dhe sot i degjojme te flasin per territore te shqiperise qe u takojne atyre.

    Kur ne i japin greqise vetem me nje presion Himaren, [se nuk eshte fjala per shkolle aty, po per te bere ate zone minoritare, me shkolle, pesione ,perfaqesim politik etj], e qeveria shqiptare anullon [megjithese kishte te drejte] nje kontrat 80 milioneshe me General Elektrik.

    EDHE SIKUR TIA FALNIM AMERIKANEVE ATO PARA NUK DUHET TI HIQNIM---E NE TE PAFYTYRET E TE PAMORALSHMIT I HAPIM GREKUT 500 DYER=-PSE ---se na ben presion, e qe nuk na ka ne dore e eshte shtet i vogel, e AMERIKES SE MADHE qe ka cdo gje ne dore, e na ka bere gjithe ate nder i tregojme ligjet etj etj ato qe nuk ja tregojme grekut ne Himare ekonomi etj.
    Amerika ka harxhuar 13 miliard dollor nga xhepi i saj ne betejen e kosoves, qe ne po jemi me karakter e me mend qe mendojme per gjate do te mendojme tia kthejme, e jo si Enveri Hoxha qe u mirte te tjereve e kthente shpinen pastaj, e dihet se dhe ata ja kthyen e si ngeli ky.
    Amerika eshte e lidhur me Izraelin e lobin e tij qe na perkrahu ne Kosove.

    Kjo mesiper eshte nje ilustrim,nje shembull, per ta kuptuar sa me mire, pse me Izraelin duhet TA VEME NE MEND qe te kemi mardhenie te gjithaneshme e ulemi e te gjejme fushat ku te bashkepunojme e fitojme dy palet.
    Politika jone eshte teper dobet qe mardheniet e aleancat politike ti kthej ne ato ekonomike nje nga keto eshte dhe kjo.
    Kjo eshte dhe qellimi i politikes te dali te ekonomia se ajo eshte baza e cdo vendi.

    Uroj te mos mbyllet gjithcka me prerjen e shiritin, se per shirita e trasten bosh jane bere mjeshtra keta matrapazo-politikanet tane.

    PS:Per ato mardheniet Izrael-Arab, UNE SI SHQIPTAR E SHIKOJ IZRAELIN NE PLANIN SHQIPERI-IZRAEL, se JAM SHQIPTAR E ATY NIS CDO GJE PER MUA.
    Edhe turqia qe eshte vend mysliman ka mardhenie te shkelqyera ekonomiko-ushtarake me izraelin e shikon interesin e saj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 14-03-2006 më 12:19
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  6. #26
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Ne rradhe te pare nuk dihet e sigurte nese do te hapet kjo ambasade ne Tirane.

    E dyta edhe nese hapet nuk dihet nese ky gjest ka ndonje domethenie politike ,ekonomike apo gjeopolitike.( ekonomik nuk e besoj te kete shume ,sepse edhe Israeli edhe Shqiperia jane vende te vogla dhe Shqiperia ju ofron nje klime mjaft te keqe investitoreve te huaj).

    E treta nese ka nje domethenie politike (qe do te ishte shume pozitive per ne, per shkak se forcohet boshti turko-israelit-shqiptar), kjo gje nuk do lejohej nga Sali Berisha ,nje agjent i regjur i mafies greko-kosovare.

  7. #27
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Me mire ambasade Izraelite sesa influence nga kombet Arabe qe tna sjellin dhe terrorizmin mu ne vendin tone...dhe pastaj te hyj dhe Shqiperia ne shenjester sic jan Siria, Libia...

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga niku-nyc
    Me mire ambasade Izraelite sesa influence nga kombet Arabe qe tna sjellin dhe terrorizmin mu ne vendin tone...dhe pastaj te hyj dhe Shqiperia ne shenjester sic jan Siria, Libia...
    Pajtohem me niku-nyc.

    Nga hapja me vendet arabe s'pame ndonje hair, vecse celula terroristesh, si puna e atij nagarit qe e kapi CIA e u var ne mes te Kajros, apo Yassin kadi qe qarkullonte paret e Al-Qaida.
    Edhe siguria ne vend u kercenua perderisa u mbyll ambasada amerikane per muaj me rradhe, e shqiptaret duhej te shkonin per viza ne Maqedoni.

    Keta "miq" hengren buken e permbysen kupen, erdhen me fjale te medha per te ndihmuar vellezerit shqiptare "muslimane"... e ne fakt donin ti ndihmonin per ti bere mish per top kunder Europes.

    Te pakten izraelitet jane shtet i sakte e me kulture e nuk besoj se vijne per te krijuar celula xhihadi apo per te na sjelle refugjate neper kamiona te mbylluar si ata te paret

    Vec kesaj lobi izraelit ka qene gjithmone pro-shqiptar ne USA, edhe M.Albright krahu i djathte i Clinton ishte hebreje dhe bashkoi gjithe Europen per clirimin e Kosoves.

  9. #29
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Presidentja e Komitetit Shqiptaro - Izraelit shkruan:

    TA RUAJME VLOREN SI SYTË


    Dr. Anna Kohen (Presidentja e Komitetit Shqiptaro - Izraelit ne New York)

    Mu në bregun e qytetit Plymouth të shtetit Masaçusets është një shkëmb apo gur me përmasa mesatare, i cili ruhet dhe mbrohet nga shteti. Parku Shtetëror Historik i "Gurit të Plimuthit" përkujton zbarkimin më 1620-ën të pelegrinëve apo të emigrantëve të parë në brigjet lindore të Atlantikut në Amerikën Veriore. Çdo vit ai vizitohet nga mbi një milion turistë nga e gjithë bota.

    Mijëra kilometra më në perëndim, në anën tjetër të Atlantikut, shtrihet Kepi i Triportit në Vlorë. Pikërisht aty, më 1492-shin zbarkuan qindra hebrenj sefardikë që ishin larguar nga Spanja për t'i shpëtuar përndjekjeve të inkuizicionit. Ata u ngulën në Vlorë dhe rindërtuan jetën e tyre, duke u mbështetur në mikpritjen, mbrojtjen dhe harmoninë e popullit vlonjat. Breza të tërë izraelitësh sefardikë jetuan për disa shekuj në Vlorë, deri sa u shpërngulën drejt Beratit dhe viseve të tjera të Arbërisë, kur Vlora u pushtua nga Venediku.

    Gjatë shekullit XIX dhe XX dhjetëra familje hebrenjsh romaniotë u zhvendosën nga qytetet e Greqisë së pavarur dhe u vendosën në Janinë dhe Vlorë. Kur Janina ra nën Greqinë, shumë izraelitë të Janinës u shpërngulën për në Vlorë. Një prej tyre ishte edhe familja e ime. Ne jemi krenarë që u lindëm e u rritëm në Vlorë. Mikpritja, vëllazëria dhe dashuria e popullit vlonjat do të mbeten të paharruara për të gjithë hebrenjtë. Por këto u demonstruan sidomos gjatë Holokaustit, kur Vlora, Kavaja, Tirana, Berati dhe qytete të tjera të Shqipërisë u kthyen në qendra të vërteta të strehimit dhe mbrojtjes së refugjatëve hebrenj, vendës si dhe të ardhur nga Greqia, Maqedonia, Serbia, etj. Madje është fakt historik që shtëpia e Moisive në Kavajë - prej nga vjen edhe presidenti i Shqipërisë - u kthye në një bazë të rëndësishme dhe të sigurt të shpëtimit të hebrenjve, pavarësisht nga pushtimi italian dhe gjerman i vendit.

    Por kryeqyteti i parë i Shqipërisë moderne i ka hapur dyert e veta edhe për të përndjekur të tjerë. Gjatë viteve 1913 -1916 në ullishtat e Vlorës dhe në Triport gjetën strehim mijëra fshatarë toskë që ishin larguar nga shtëpitë e tyre per t'i shpetuar administrates ushtarake greke e të ashtuquajturit Epir Autonom.
    Po ashtu, mijëra banorë të Çamërisë, që arritën t'i shpëtojnë gjenocidit të bandave fashiste të Zervës më 1944-1945, u vendosën në Kume dhe Çole të Vlorës, fare pranë Kepit të Triportit. Dhe do të vinte viti 1999 kur Vlora plakë do të hapte sërish dyert e veta, kësaj here për të shpëtuar një pjesë të gjysmë milioni kosovarësh që u shpërngulën dhunshëm prej regjimit shovinist serb.

    Si vajzë vlonjate, e lindur dhe e rritur në Vlorë, unë e kam ndjekur me vëmendje shumë të madhe dhe mbështet me gjithë zemër lëvizjen për mbrojtjen e gjirit të Vlorës. Ne jemi shumë të shqetësuar ndaj planeve të Bankës Botërore, si dhe të disa kompanive të huaja, si AMBO, La Petrolifera, Falcione etj., për ta shndërruar Vlorën në një konstelacion TEC-esh, naftësjellësish, parqesh energjetike nafte apo gazi. Ne jemi lidhur drejtpërsëdrejti me zyrën e presidentit të Bankës Botërore dhe i kemi shprehur atij shqetësimin tonë të madh kundër ndërtimit të TEC-it në Triport. TEC-i le të ndërtohet atje ku edhe propozuan fillimisht ekspertët vendës dhe të huaj.

    Për vlerat e mëdha dhe të njësishme të tij, Kepi i Triportit, duhet të kthehet në një Park Historik [Kombëtar ose ndërkombëtar] për nderimin e të përndjekurve në Mesdhe. Për mendimin tonë, organet e pushtetit vendor në Vlorë të fillojnë menjëherë procedurat përkatëse dhe t'ia paraqesin propozimin në fjalë Ministrisë së Kulturës dhe shpresojmë që kjo nismë të mbështetet pa rezervë edhe nga deputetët e Vlorës, pavarësisht se kujt partie i përkasin.

    Ne këtu po punojmë me qeverinë amerikane që, për rastin e Triportit të zbatohet edhe Marrëveshja Dypalëshe për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore. Do të ishte mirë sikur në hyrje të Parkut Historik të Triportit të gdhendeshin fjalët e zonjës Irene Grünbaum, gruas me prejardhje hebrenje, të cilën shqiptarët e strehuan dhe i shpëtuan jetën gjatë pushtimit fashist e nazist të vendit. Pasi i tha lamtumirë gruas së Ekrem bej Vlorës dhe mikut të saj, Myqerem Janina, dhe tek avioni ngrihej nga Rinasi atë pasdreke të vitit 1945, ajo do të shprehej:

    "Lamtumirë, Shqipëri. Ti më dhe mua kaq shumë, më dhe mikpritje, strehim, miq si dhe ngjarje me plot të papritura. Lamtumirë, Shqipëri! Një ditë unë do t'i tregoj të gjithë botës se sa të fortë dhe të besës janë djemtë e tu, se si vdekja dhe e keqja nuk mund t'i trembin ata. Po të jetë nevoja, unë do të tregoj se si ata mbrojtën një refugjat dhe se kurrë nuk do të lejonin që ajo të cenohej, edhe sikur kjo t'u kushtonte jetën. Dyert e vendit tuaj të vogël mbeten të hapura, o Shqipëri. Qeveria juaj mbylli jo njërin, por të dy sytë, kur ishte e nevojshme, me qëllim që t'u jepte njerëzve të varfër e të përndjekur një shans tjetër për të mbijetuar në luftën më të tmerrshme të të gjitha luftërave. O Shqipëri, ne e mbijetuam rrethimin prej humanizmit tuaj. Të qofshim falë!" "Ikje nëpër Ballkan, Vetëjetëshkrimi i Irene Grünbaum" University of Nebraska Press, f. 139].

    Le të bashkohemi të gjithë ne si vlonjatë dhe dashamirës të Vlorës dhe së bashku të punojmë që Vlora jonë të ruhet e bukur ashtu si ka qenë në kohën tone dhe të mbetet e tillë edhe për brezat e ardhshme. Përndryshe, ata kurrë nuk do të na e falin shkatërrimin e Vlorës dhe vlerave të saj të papërsëritshme të trashëgimisë historike dhe kulturore.

    --------------------------------------------------

    Megjithese disi jashte teme nga problematika, ky artikull ilustron me se miri lidhjet e vjetra midis popullit hebraik dhe atij shqiptar. Mbi te gjithe, mirenjohjen dhe respektin qe gezon populli shqiptar nder izraelitet.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ska qen gje as ne kohen tuaj o Lioness.. po rri aman..
    nga vaporri mbytur e deri posht na triporti uji u be i verdh gri qe ne koh te enverit nga mbetjet e uzines se Sodes e te Fambrikes (labce) se llambatinave (po labce)..
    e kush guxonte ne ate kohe te fliste.. po shiqir qe u prish Enveri me kinen e pordhi industria enveriste..dhe ndaloj Soda dhe Llampa..
    nashi sdime cthone kimisto fizikantet se sa ato sedimentet industriale.. ne rere jasht e brëna (labce) ujit mund te absorbohen e te benen te pa rrezikshme.. per shënetin..

    Vlora mund te benet e bukur vetem ne se ndryshon mileti qe jeton aty..

    Asnje vlonjat scan kok per natyren..

    i kishit lulishtet ne vlore qender e deri ne skele te bera qe ne koh te Zogut e me vone po nashi ja futet ne grataciela dhe i bete nje mur kinez gjigand para ish teatrit..
    shyqyr qe nuk keni ndertuar grataciela ne buz te detit skele uj ftonet.. shyqyr..sdi cju gjeti..

    Vlora do ket qene e bukur ne vitet 1920-40.. Jeshillek Peshk plot e milet pak.. me 2 xhandar e mbante Zogu tere Vloren me krahine..

    Cifutet e Vlores i dhan impuls tregetise ne Vlore qe nga kohet turke.. e pas Qlirimit qe i bene partizanet Vlora u be nje Ferme tip Gulag.. per miletin e nje litell beverlli hills per ca barkderra biroiste.. me ne krie Enverin.. qe ju a muarren vilat tregetareve ne uj te ftonet u futne nga nje k plumb e i gezuan ato si sulltana brunei..

    te pyetesha une ..ja kisha lene Vloren Cifutve ta administrojne..

    keshtu..

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •