Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Kultura e forumeve shqiptare

    Nga Ylber Memia

    Po tė lexosh e lexosh shumė nga bashkėbisedimet e shqiptarėve nė forumet e internetit, mund tė mėsosh mjaft nga veēoritė tona kombėtare individuale.Forumet janė njė shpikje e mrekullueshme ku mund tė shfrysh pasionet e mllefet e tua, tė lėshosh demonėt e egėr qė tė mundojnė, tė fshihesh pas nofkave tė shumėllojshme: zilja, kaēilja, demi, kopaēja, dybeku, nastradini, kazanova, kukudhi, balozi, jarani, fjora, bora, pellushja, e tė tjera e tė tjera dhe tė brohorasėsh anonimatin tėnd.

    Mund tė shkruash si tė tė vijė, me pika, me presje, pa pika, pa presje, me ccfarwdo zhargoni e pa doganė fjalėsh. Mund tė shkruash e tė japėsh mend pėr ēdo gjė tė botės. Mund tė shash, tė pėshtysh, tė bulėrasėsh, tė hingėllish, e edhe tė masturbohesh. Mund tė hiqesh trim, i ditur, me kulturė, patriot qė s’tė bėn syri tėrr, qė e do me shpirt popullin tėnd po qė s’pėrton t’i bėsh pėr njė lek ata qė s’janė dakord me mendimin tėnd, t’i quash tė shkjaut, tė grekut, tė nemces e tė firaunit a thua se ata s’janė nga populli yt. Mund tė citosh njerėzit e mėdhej, tė rrėfesh historira personale e tė tregosh barcaleta me fjalė pise.

    Rroftė anonimati!

    Nuk mendoj se ka pasqyrė mė tė mrekullueshme ku mund tė shohėsh Shqipėrinė e sotme ashtu siē ėshtė nė tė vėrtetė, se sa nė forumet tutje tėhu internetit. Njė kakofoni e mjerueshme zėrash. Njėri i bie gozhdės e tjetri patkoit. Njė budalla hedh njė gur nė lumė e njėqind budallenj tė tjerė turren ta nxjerrin, pastaj durojnė e durojnė ca tė mėnēur aty nė breg dhe thėrrasin: Po jo aty or budallej, ka rėnė atje mė tutje. Dhe turren edhe ata nė lumė. Asnjė diskutim i hapur nuk pėrfundon me ndonjė racionale qė do tė vlente. Tė gjitha hapėrdahen nė gėrrmėrre personale, krekosje tė shėmtuara e poza kalorsiake. Dhe imagjino kur ato shpesh herė fshihen pas armurave tė anonimatit.

    Qėllimet e forumtarėve (dmth ata qė ngrenė forumet) janė padyshim tė larta e fisnike. Ka forume pėr politikėn, dashurinė, artin, letėrsinė, muzikėn, shkencėn. Dhe kjo ėshtė mirė. Por nuk shkon shumė dhe lukunia e forumxhijve (dmth ata qė shkruajnė nėpėr forume) i prish, shaktėrron e i pėrdhos tė gjitha. Sigurisht qė ka forume mė serioze ku shkruesit nuk fshihen pas nofkave dhe ku ata qė shkruajnė dinė tė shkruajnė e komunikojnė si njerėz normalė tė kulturuar. Por edhe nga kėto, mjaft degjenerojnė nė njė bjerrje mendimi polivalent apo nė shporta karavidhesh. Diskutonte pėr shembull njė forum qė tė ngrihen apo tė mos ngrihen TEC-et nė Vlorė. Shumė nga forumxhinjtė (kjo fjalė nuk pėrdoret me ngarkesė emocionale, por pėr kollajllėk), ambjentalistė apo mjedisorė tė thekur, sillnin prova pse nuk duhen bėrė ato nė Vlorė.

    Citoheshin personalitete, bashkėngjiteshin artikuj gazetash, shahej qeveria socialiste qė e nisi kėtė punė, shahej edhe ajo demokratja qė nuk po e bitis siē duhej e mė nė fund doli dikush me njė peticion pėr qeverinė qė tė ndalohet urgjent projekti. Kur fashitet diskutimi dhe merr e lexon tė gjitha ē’janė shkruar pėr kėtė temė (apo tė tjera si kjo) vė re se ka fare pakė gjėra tė dobishme. Njė qė s’kishte asnjė mendje nė krye pėr kėtė, e gjen veten me tre a katėr tė tilla nė tė katėr anėt e horizontit, njė tjetėr qė qe i bindur nė mendimin e tij, bindet edhe mė shumė se ka tė drejtė edhe kur e drejta ėshtė me vite larg nga mendimi i tij.

    Nė njė forum, njė nga forumxhinjtė me CV tė lartė hedh njė ide “gjeniale”: tė modifikohen shkronjat e shqipes nė mėnyrė qė ajo t’i pėrshtatet kohės sė cyberspace. Pra tė hiqen fillimisht “ė” dhe “ē” dhe mė pas edhe ato dyshkronjėshet munduese dhe tė zėvendėsohen me tė tjera mė tė lehta. Pėr shembull nė vend tė “ė“ vemė “ee” dhe nė vend tė “ē” vemė “sch”. Duke reduktuar shkronjat nė 26, do tė kemi kursime aq tė mėdha sa qė Shqipėria e gjorė do ta ketė fare kollaj tė fluturojė jo nė Evropė por edhe mė tutje, nė ndonjė planet tjetėr.

    Forumxhijve tė tjerė qė e dėgjojnė kėtė, u ndodh si me ata tė mėnēurit e bregut tė lumit qė u tha mė sipėr. Durojnė e durojnė pastaj s’durojnė mė e i turren lumit tė nxjerrin gurin, nakatosur nė baltė e nė llucė me budallenjtė e tjerė. Sigurisht ėshtė detyrė e forumtarėve (apo moderatorėve siē u thonė) qė t’u japin drejtim e mos lėnė tė degjenerohen temat. Nė fund tė fundit, ata duhet tė jenė ekspertė tė mirėfilltė tė forumeve tė tyre.

    Nuk ėshtė e vėshtirė tė zbulosh shpeshherė nėpėr forumet tona krizėn e identitetit, intolerancėn dhe mbivlerėsimin e vetes. Del aēik prirja e jetės sė sotme shqiptare: pėr tė folur e folur shumė dhe pėr tė bėrė konkretisht pakė, pakė, pakė, sa pakė. Nė kėtė formė siē ėshtė, kultura e forumeve ėshtė kushėrirė e parė me kulturėn e thashethemnajės sė kafeneve dhe tė endjes bjerrakote tė turmave tutje tėhu rrugėve. Jeta e njeriut ėshtė tepėr e shkurtėr pėr tė harxhuar orėt e ditėt kėsisoj.

    Mjete tė tilla tė teknologjisė sė informacionit e komunikimit janė avantazhe tė jashtzakonshme tė kohės e tė brezave tanė. Le t’i pėrdorim ato me mė shumė dobi e mend. Jo ta gjejmė veten brenda tyre se nuk kemi ē’tė bėjmė tjetėr me kohėn tonė, por tė futemi nė to pėr tė ndjerė tė bukurėn e racionalen e pėr t’i shėrbyer me sa mundemi vendit tonė tė vogėl e pse jo, edhe botės sonė tė madhe.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    ky autori duhet te kaloje shum kohe ne shpi.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Citim Postuar mė parė nga Davius
    Nga Ylber Memia
    Nė njė forum, njė nga forumxhinjtė me CV tė lartė hedh njė ide “gjeniale”: tė modifikohen shkronjat e shqipes nė mėnyrė qė ajo t’i pėrshtatet kohės sė cyberspace. Pra tė hiqen fillimisht “ė” dhe “ē” dhe mė pas edhe ato dyshkronjėshet munduese dhe tė zėvendėsohen me tė tjera mė tė lehta. Pėr shembull nė vend tė “ė“ vemė “ee” dhe nė vend tė “ē” vemė “sch”. Duke reduktuar shkronjat nė 26, do tė kemi kursime aq tė mėdha sa qė Shqipėria e gjorė do ta ketė fare kollaj tė fluturojė jo nė Evropė por edhe mė tutje, nė ndonjė planet tjetėr.
    Ore e dini qe s'eshte ide e keqe? ė-ja dhe ē-ja vetem per te ngaterruar jane. Shume mire e paska pasur ky forumisti (Ylberi na e quan "forumxhi", po nuk ofron ndonje aresye se pse forumisti e paskesh gabim).
    Ignore List: Den Bossi

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Analize e mire por e ekzagjeruar pak. Jo te gjithe forumistet qe shkruajne neper forume jane anonim dhe ka shume tema neper forume qe me te vertete kontribuojne ne probleme te ndryshme tona kombetare. Poashtu, eshte shkembim i informacioneve kombetare te fushave te ndryshme, pastaj zgjerim i rretheve shoqerore tona, argetim etj. etj.

    Per punen e sharjeve, ofendimeve e te tjera gjera si keto, i gjen jo vetem ne forume shqiptare por edhe ne ato amerikane e te te gjitheve. Normalisht qe njerez te tille duhet te largohen nga forumet (dhe kete gje e bejne si eshte me se miri moderatoret e forumeve) dhe te qetesojne trurin e tyre.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 10-03-2006 mė 21:02
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    Analize vertet "e thelle" kjo me lart, po autori ka harruar disa gjera.
    Problemet e shqiptareve nuk mund te zgjidhen neper forume, por supozohet qe ka nje qeveri dhe nje parlament qe duhet te merret me to. Forumet vetem japin nje mundesi me shume, ne kete rast shqiptareve, per te shprehur opinionet e tyre ne lidhje me tema te ndryshme. Keto mendime nuk eshte e thene te jene gjithmone profesionale, per te tilla ekzistojne organizata, shoqata, revista etj qe kane informacionet e tyre edhe ne internet. Autori harron qe jo te gjithe kane mundesi te jene afer vendit apo njerezve qe kane lene pas dhe forumet iu japin nje mundesi komunikimi me shqiptar te tjere neper bote. Ka harruar gjithashtu te beje nje krahasim midis forumeve shqiptare (akoma ne fillime) dhe atyre te huaja, ku si ne cdo komunitet real apo virtual ka nivele anetaresh dhe postimesh nga me te ndryshmet.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #6
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Forumet mund te jene cudiberes, por mund te jene edhe masakrues. Lexo Davius djali se cbehet me besimet fetare apo nacionalizmin pa fre, mendo se c'behet me politiken.
    Forumet duhet ti takojne vetem shkences dhe letersise, mbase edhe ndienjes, por kurre politikes, besimit apo nacionalizmit sepse jane impulsuesit me te medhenj mbi ceshtjet qe kane vetem zjarr brenda tyre.


    Dito.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    davius..

    kemi thene.. se cdo artikull nga mediat duhet shoqeruar me emrin e gazetes nga e ke marre.
    une keshtu bej .. cdo here.

    ky ylberi nuk merret vesh ku do me dale..
    ato ndryshimet e germave sjan kerkuar neper forume por bashkim kopliku e ka ngritur ne gazet si problem..
    ne GSH kishte shkruajtur sot ky tropojani memia i llojit lush perpal.. e shante berishen.. si te "rrezikshem..
    nje dite kish nxjerre shpaten te mbroje kadarene se mos e ha ujku..

    zakonisht ky lloj tipi eshte nga ata qe i kurdis erion bracja..

    ja do ja shohim pallavrat dhe ketij gjat kohes..

  8. #8
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Nė forumet shqiptare shkruajnė e bisedojnė gjithė shqiptaret. Bisedojnė ata me tre kater shkolla dhe diplloma, bisedojnė dhe rrugaēėt, bisedojnė shqiptarė tė lindur nė Shkodėr, e ata tė lindur nė Korēė, shqiptarė tė lindur nė US e shqiptarė tė lindur nė Kinė.

    Pra forumet e kanė kryer me kohė misionin e tyre fillestar. Jam kurioze tė di ēfarė misioni ka kryer nė jetė Znj. Memia, qė fatkeqsisht pėrfaqson shtypin shqiptar?!

    Do kisha dėshirė tė bisedoja sy nė sy me Znj. Memia jo vetėm pėr ti hapur pak horizontin nė lidhje me nivelin e shqiptarėve forumistė por ndoshta dhe pėr ti shpjeguar dy tre funksione elementare tė tastjerės sė kompjuterit. Ndoshta vetėm atėherė do e kuptonte Znj. Memia se injoranca e disave si puna e vet, nuk mund tė jetė kursesi faji i tė gjithė atyre qė kanė nderin tė flasin tė njėjtėn gjuhė.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    mendoj se nuk mund te futen te gjithe forumet shqiptare me nje thes , duke qene se jam i rregjistruar ne disa forume shqiptare shikoj se ka forume qe jane koti fare qe nuk ja vlen te japesh dhe te marresh mendime dhe te harxhosh kohen ,dhe nga sa kam pare vete ka forume te tjera serioze ku ja vlen te diskutosh problemet e verteta te shoqerise

    p.sh forumi shqiptar eshte shume serioz,po ashtu eshte edhe albforumi,nje tjeter forum serioz eshte edhe diskutime.com,etj

    ka edhe forume qe jane negative ,po nuk dua ti tregoj ketu sepse cdo person duhet te nxjerri konkluzionin e tij ,duke u bazuar ne kendveshtrimin e vet

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-12-2003
    Postime
    3
    Ne fakt ka te drejte Davius. Shiko se cfare i ndodhi nje anetari pas nje eksperience ne forum.

    Kliko

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •