Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Komedia "Buke e djath"

    Aktorja e njohur televizive, Elza Zagreda, sjell episode komike nga stereotipet e traditės shqiptare pėr femrėn qė duhet tė jetė nikoqire dhe e zonja pėr punė shtėpie. Nė teatrot e Los Anxhelosit, Bostonit e Nju Jorkut

    Bukė e djathė nė Hollivud


    Rafaela Kondi

    Los Anxhelos - Pas shfaqjeve tė pritura mirė nga publiku nė Nju Jork dhe Boston, komedia “Corn Bread and Feta Cheese – Growing up Fat and Albanian” (Bukė e Djathė - Njė shqiptare nga Ulqini nė Nju Jork), po ndiqet me interes prej disa javėsh nė Hudson Theatre nė Los Anxheles tė Kalifornisė. Elza Zagreda ėshtė autore dhe aktore e komedisė, Luan Bexheti interpreton Kanunin, nė regjinė e Vincent Marano-s.
    Shqiptarėt e kanė tė lehtė ta kuptojnė prej titullit satirėn ose tė identifikohen me heroinėn e kėsaj pjese komike e shkruar mbi njė pėrvojė personale. Amerikanėt dhe komunitetet e tjera tėrhiqen me kureshtje drejt njė kulture pak tė njohur dhe shpesh tė keqkuptuar nė Amerikė. Pavarėsisht origjinės ose kombėsisė, pėr tė gjithė shikuesit, kjo shfaqje garanton njė orė tė qeshura dhe zbavitje. Natyrisht, kulturat e disa komuniteteve nė Amerikė kanė ngjashmėri tė dukshme dhe zakone tė pėrafėrta. Nė tė vėrtetė, komedia me njė aktore “My Big Fat Greek Wedding” (Dasma ime me doke greke) nga Nia Vardalos ka qenė pikėnisje dhe frymėzim pėr pjesėn komike “Bukė dhe Djathė” tė Elza Zagredės. Si autore e kėsaj pjese teatrale, Elza Zagreda, ka ditur tė zgjedhė momente domethėnėse nga jeta e saj personale si vajzė e edukuar me norma patriarkale nė njė familje shqiptare nė Nju Jork dhe e rritur nė mjedis tė mbrujtur me kulturė amerikane. Si aktore, ajo i shton rrėfimit tė saj ngjyrime emocionale dhe nota humoristike. Sa pėr ilustrim, njė prej kėtyre episodeve ėshtė therja e qengjit pėr kurban, nė shtėpinė e familjes Zagreda, ēka fqinjėt amerikanė nuk mund ta konceptojnė.
    Konstrastet midis dy mėnyrave tė ndryshme tė tė menduarit dhe tė jetuarit, tė reflektuara veēanėrisht tek dallimet e forta gjinore dhe vendi i presupozuar i femrės nė shoqėri, pėrbėn thelbin e satirės dhe humorit qesėndisės tė Elza Zagredės. Grimcat dhe episodet personale tė komedisė fokusohen tek stereotipet e traditės shqiptare pėr femrėn qė duhet tė jetė nikoqire dhe e zonja pėr punė shtėpie, dhe tek synimet e familjes qė vajza tė martohet me njė djalė shqiptar nga familje e mirė. E destinuar dhe e vetėdijshme se fati i femrės nuk ndryshohet, nėna e Elzės e shpreh pakėnaqėsinė dhe dufin e vet me shprehjen qė e pėrsėrit shpesh e pėr gjithēka: “Ne na ka vra zoti”. Nė disa momente rrėfimi bėhet veēanėrisht emocional siē ėshtė historia pėr tezen nė Shqipėri qė martohet me shkuesi. Gjuha e rrjedhshme ėshtė e pasur me sharje dhe shprehje tipike shqiptare. Copėza nga historia e vetėtreguar dhe kujtimet e jetės familjare dhe shoqėrore tė kėsaj vajze tė re njėherit dokumentojnė norma morale e etike tė kulturės shqiptare tė tipizuara tek Kanuni i Lekė Dukagjinit. Pesha ose autoriteti i Kanunit si rregullatori i jetės sė pėrditshme dhe vulosės i fatit tė femrės shqiptare, pėrēohen tek spektatori nga interpretimi i aktorit Luan Bexheti nga Tetova e Maqedonisė.
    Ndonėse heroina i ka kapėrcyer pengesat dhe konfliktet kulturore e tashmė pėrfaqėson njė brez tė femrės shqiptare tė shkolluar dhe tė integruar nė jetėn amerikane, rrėfimi i saj jetėsor ėshtė interesant dhe intrigues. Spektatori ka kureshtje tė ndjekė odisenė emocionale dhe komike tė njė femre tė lindur nė Nju Jork nė njė familje shqiptare prej Ulqini. Elza Zagreda debuton si autore dhe aktore e talentuar me lojė dhe plastikė tė admirueshme. Luan Bexheti interpreton rolin autoritativ dhe tė plotfuqishėm tė Kanunit. Faktikisht, Zagreda dhe Bexheti kanė interpretuar bashkė nė disa filma dhe pjesė teatrale, si edhe nė njė program zbavitės me ēifte tė titulluar “Change of Heart” nė rrjetin amerikan WB. Njė prej projekteve tė tyre tė pėrbashkėta ka qenė edhe teatri “Trojan woman” (“Trojanet”) me regjisoren dhe aktoren e njohur tė Broduejt, Ellen McLaughlin.
    Komedia “Bukė e Djathė” do vazhdojė tė shfaqet nė Hollivud deri nė fund tė marsit dhe nė muajin prill do kthehet nė skenė nė Nju Jork. Urojmė qė kjo pjesė teatrale nga Elza Zagreda tė ketė fatin e lakmueshėm tė pararendėses sė vet dhe tė ngjallė interesim pėr film apo projekte tė tjera tė mėdha.




    10/03/2006
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anėtarėsuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga dodoni
    Urojmė qė kjo pjesė teatrale nga Elza Zagreda tė ketė fatin e lakmueshėm tė pararendėses sė vet dhe tė ngjallė interesim pėr film apo projekte tė tjera tė mėdha.

    Ishalla, do te isha shume kurioz te behej film! Do te ishte nje gje shume e bukur dhe interesante ne te njejten kohe! Sa inat qe nuk mund ta shikoj dot!

  3. #3
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    e kam pare nje shfaqje te kesaj (shkurtimisht) ne Boston, ishte goxha komike, na shkriu

    tani tingellojme ca negative si stereotip shqiptar, por ishte funny

Tema tė Ngjashme

  1. Komedia "Illyria": Nata e Dymbedhjete
    Nga Antitrup nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-05-2007, 19:46
  2. Komedia hyjnore e Dantes dhe letėrsia muslimane
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-12-2005, 10:47
  3. Komedia Italiane.
    Nga bayern nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-02-2005, 22:33
  4. Fraza nga komedia "Pallati 176"
    Nga DINA nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 23-11-2002, 16:17
  5. Le te vijoje shfaqja - komedia nuk mbaron
    Nga alumni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-07-2002, 13:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •