Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Pėr: Mendime mbi Kreshmet

    AGJERIM – LĖMOSHĖ - LUTJE

    Nė kohė tė Krezhmėve besimtari katolik ėshtė i thirrur qė tė lutet, qė tė agjėrojė dhe tė jap lėshmoshė, janė kėto tri zakone – ligje qė tė kthehet – tė konvertohet, nė qetėsi tė shpirtit dhe tė bėj pendesė.

    Pra:

    1. Lutja – Kthimi apo konvertim;
    2. Agjėrimi - nė qetėsi tė shpirtit;
    3. Lėmosha - Pendesa personale.

    Secila nga kėto ėshtė e ndėrlidhur me tjetrėn: na ndihmojnė tė jetojmė me pėrgjegjėsi ecjen tonė shpirtėrore.

  2. #12
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Pėr: Mendime mbi Kreshmet

    Agjėrimi sipas Shkrimit Shenjtė - Biblės

    Agjėrimi, riforcim i lutjes dhe pėrgaditja e pranimit tė Hireve tė Zotit.

    1. Pėr agjėrim nėnkuptohet nė mėnyrė tė pėrgjithshme tė agjėrojmė nga ushqimet ose nga pijet, por edhe nga knaqėsitė trupore tė cilat ēdo ditė i pėrjetojmė nė jetė. Nga e tėrė kjo, duhet tė ushtrojmė shpirtin tonė tė ndryshon ritmin dhe tė nxjerrė nga kjo praktikė dobi pėr tė afėrmit tanė, qė kan mė shumė nevojė, pėr Lavdi Zotit.
    2. Nė Bibėl, nė Besėlidhjėn e Vjetėr ėshtė e praktikuar nga vet Mojsiu qė tė pėrgaditet trupi dhe shpirti qė tė pranohet Ligji i Zotit nė Urdhėrimet e Tija: “qėndroi me Zotin katėrdhjetė ditė dhe katėrdhjetė netė pa ngrėnė bukė dhe pa pirė ujė” (Libri i Daljės 34,28). Kjo praktikė duhet tė praktikohet nga tė gjithė, qė tė pėrulemi para Zotit, qė tė jemi tė lirė nga dhimbjet dhe nga preokupimet, qė tė largohen ligshtitė, qė tė jemi tė pranuar para Zotit tė fortė ne lutje me njė sakrificė personale.
    3. Pėr hebrenjtė me ligj ishte e paraparė vetėm “agjėrimi i madh”, nė Ditėn e Sakrificės, qė quhej “Iom Kippur” (Levitiku 16,29-31), qė u kremtonte diku ne equinocin e vjeshtės. Kjo praktikė ishte njė kusht i tė bėrit pjesė tė popullit tė Zotit (Levitiku 23,29). Qė zgjaste, dhe si pushim apsolut, tėrė ditėn dhe pėr ata qė nuk e pėrfillnin ishte e paraparė edhe denimi capital.
    4. Nė kohėn e Jezu Krishtit disa nga hebrenjtė agjėronin pėr devotshmėri personale, siq lexohet tek Ana e vjetėr e cila duket nė momentin e prezantimit tė Jezu Krishtit nė Tempull. Kėshtu qė e forconte me agjėrim, lutjėn qė ja drejtonte Zotit qė ta dėrgonte nė tokė njė Mesi (njė tė Dėrguar): “Nuk u largonte kurrė nga Tempulli, duke e shėrbyer Zotin ditė e natė me agjėrime dhe me lutje” (Luka 2,37). Nė kėtė praktikė dhe zakon ishin edhe nxėnėsit e Gjon Pagėzuesit dhe farizenjtė, disa nga ata agjėronin dy herė nė javė (Luka 18,12).
    5. Edhe vet Jezu Krishti agjėronte pėr katerdhjetė ditė dhe katėrdhjetė netė. Por, agjėrimi i tijė ishte me njė kuptim tė ri. Ndėrsa Mojsiu, duke agjeruar, pėrgaditej pėr tė pranuar Ligjin e Zotit, Jezu Krishti i cili ėshtė vet Ai – Rishpallja e Zotit i cili shpallėt nė njė natyrė njreėzore, agjėron pėr tė merituar ata qė do ta dėgjonin Fjalėn e Tijė, tė kenė forcėn ta hapin zemrėn e tyre ndaj kėsaj Dashurie.
    6. Agjėrimi i cili do tė plotėsohej nga tė krishterėt do tė ruan kuptimin e agjėrimit tė Beslidhjės se Vjetėr: sakrifica, fuqizimi i lutjės, pėrgaditja e pranimit tė Hireve. Por, do ta shtojnė edhe kuptimin e agjėrimit tė plotėsuar nga Jezu Krishti: njė formė apo mėnyrė konkrete tė bashkimit me Zotin dhe sakrificėn e Tijė pėr tė kompletuar nė mishin e jetėn tonė atė qė Jezu Krishti ka vuajtur dhe pėsuar pėr secilin nga ne (pjesėmarrja e jonė) pėr tė mirė tė Kishės, pėr kthimin e shumė njerėzve ndaj Fjalės sė Krishtit, pra ndaj Dashurisė.
    7. Kisha Katolike Apostolike e ruan me gjelozi edhe disa tradita hebraike mbi agjerimin, duke e plotėsuar me njė pėrshpirtėri tė fortė tė definuar nga vet Krishti. Apostujt agjėrojnė nė disa raste pėr t’u pėrgaditur pėr vullnetin e Zotit edhe pėr tė komunikuar mė me shumė bindje vullnesės sė Zotit. Mund tė kujtojmė: “Ndėrsa ata ishin duke kremtuar kultin e Zotėrisė dhe duke agjėruar, Shpirti Shenjtė tha: ‘Ruani pėr mua Barnabėn dhe Saulin pėr detyrė qė unė do ti thėrras’. Pra, pasi qė kan agjėruar dhe pasi qė janė lutur, i vuan duart e tyre dhe i pėrcollėn” (Veprat e Apostujve 13,2-3). Dhe kėshtu Paolo dhe Barnaba kur nė Kisha tė ndryshme shuguruan meshtarė: “e caktuan qė nė ēdo Kishė disa nga pleqėt, pasi qė janė lutur dhe pasi qė kan agjėruar, ja paraqitėn Zotit, nė tė cilin kishin besuar” (Veprat e Apostujve, 14,23).
    8. Dhe pėr kėtė qė Kisha sheh nė Krezhme si njė kohė pėrbushjeje shpirtėrore, si njė pranvere e re shpirtėrore. Dhe nga kjo, riforcohet hapja e zemrės dhe kthimi kah Zoti.

  3. #13
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Pėr: Mendime mbi Kreshmet

    25 gjėra tė thjeshta qė mund tė ofrohen pėr kėto Krezhme

    Emri:  Untitled.png

Shikime: 2568

Madhėsia:  40.1 KB

    • Nga e Mėrkura Pėrhime pėr gjithė kohėn e Krezhmeve… por edhe pėr gjithė jetėn, pėr njė jetė mė tė lumtur dhe tė hareshme.
    • Pra, kthimi apo konvertimi dėshiron tė thotė tė jesh vetvetja nė Dashuri tė Zotit e tė njerėzve. E gjithė kjo, tė jesh vetvetja nė tėrėsi.
    • Kėtė kthim e pret Zoti nga ne, ta ērrėnjosim tė keqen nga vetja jonė e nga kjo botė!



    Emri:  Untitled.png

Shikime: 2507

Madhėsia:  58.5 KB

    1. Ēdo herė qė ndjehesh i nervozuar me dikė, thuaje lujten Ati ynė… per vete e pėr atė njeri!
    Nė qoftė se tė duket lehtė qė bėhesh nervoz, me atė lehtėsi thuaje lutjen e Tė Falemi Mari ose Ati ynė. (pėr ata qė nuk e njohin kėtė lutje… kėrkoje se do ta gjesh), dhe ki me pa, sa shpejt qetėsohesh…


    2. Ēdo herė qė do tė lidhesh nė rrjete sociale, thuaje njė Tė Falemi Mari… dhe kėshtu nė fund tė Krezhmeve i ke thėnė shumė Rruzare… dhe je lut pėr ata qė i ke nė Facebook, Twitter, Instagram, Snapchat…etj.

    3. Mos hyr nė celularė kur je duke ngrėnė, kur flet me tė tjerėt, mos pėrdor rrjete sociale me humb kohė kot… - kujto tė shikosh personat nė fytyrė kur flet me ta apo ata me ty… interesohu pėr jetėn e tyre… kėrko tė njoftosh e tė dish shumė pėr tė tjerėt… je njeri.

    Emri:  Untitled.png

Shikime: 2502

Madhėsia:  61.3 KB

    4. Lutu mė shumė… e mė shpesh… lutu pėr prindėrit… pėr vėllezėr e motra… pėr miq e dashamir… lexo gjėra tė kėndshme dhe tė vėrteta… o Zot me ndihmo!

    5. Mos u bėj i padashur… bėhu gjithmonė i dashur… korrekt… mos u vono askund… mėso gjithmonė… trego dėshirė pėr dituri… mos shaj e mos mallko… bėhu i ditur cdo ditė…

    6. Ēdo ditė prano dhe korrigjo defektet tua… dhe falendero Zotin pėr kėtė… do tė arrish tė jesh i pėrsosur… kultivo virtytet e tua… buzėqesh… kėnaqu… le tė kėnaqen tė tjerėt afėr teje… lexo e studioje Biblėn… ėshtė burimi i ēdo dashurie… shko nė Kishė… bėj mirė.

    Emri:  Untitled.png

Shikime: 2467

Madhėsia:  60.5 KB

    7. Shko nė Meshė edhe gjatė javės… tė dielave e festave patjetėr… rri me Zotin, se Zoti rrin me ty… edhe kur nuk din si tė lutėsh apo si tė flasėsh… mos u merakos, Zoti flet me ty, e ai i din lutjet e tua…

    8. Fali tė gjithė ata persona qė tė kan lėnduar… mos hezito… lejoje Zotin qė tė hyj nė zemrėn tėnde, sepse Ai tė ka nė zemėr… shėroi plagėt e tua tė sė kaluarės, nė qoftė se dėshiron qė e ardhmja jote tė jetė e mrekullueshme.

    9. Thuaj po, ēdo herė qė tė kėrkojnė ndonjė gjė pėr tė bashkėndarė… fjala ėshtė pėr gjėra qė ti mund tė bashkėndash: miqėsinė, dashamirėsinė, afėrsinė, pasurinė, etj… ji zemėrgjėrė dhe i dashtun…

    Emri:  Untitled.png

Shikime: 2453

Madhėsia:  43.3 KB

    10. Shpreh gjithmonė harmoni dhe lumturi nė punėn tėnde… nė mėsimet e tua… ky ėshtė qėndrimi i Katolikut tė mirė… ji i lidhun ngusht me tė gjithė miqtė e dashmirėt… mos krijo ndasi… mos krijo dallueshmėri… tregoju njeri i VLERAVE MADHORE… GJITHMONĖ.

    11. Blej vetėm atė qė e ke tė domosdoshme… mos lakmo… mos kėrko gjėra tė veēanta, pėrkundrazi krijo gjėra tė veēanta…

    12. Ēdo natė shkruaj njė listė pėr tė cilėn e falėnderon Zotin... para gjumit lutu… thuaj uratė… sepse nesėr zgjohesh edhe mė i gėzuar… sepse ke falenderuar sot e Zoti nuk do tė tė mungojė nė asnjė moment…

    13. Kėrko paqen edhe nė diskutime nė familje… mos u bėj shkak i pėrqamjeve… fol, diskuto me vėmndje e edukatė tė madhe… mos kthe fjalė … por bėhu i ndėrgjegjshėm dhe paqedashės… mos lėndo… mos fyej… mos mendo qė ti je pronar i tė sė VĖRTETĖS… pra, me qetėsi e butėsi… Zoti i don njerėzit e Paqes dhe Dashurisė.

    Emri:  Untitled.png

Shikime: 2568

Madhėsia:  44.9 KB

    14. Prano ēdo lloj qortimi apo korigjimi nga tė dashurit e tu… dediko kohė prindėrve, gjyshėve, miqėve tė mirė… mos rri me njerėz vullgar dhe prepotent… pėrqafo.

    15. Vizito familjarėt e tu… posaēėrisht kur ata nuk mund tė bėjnė punė tė shtėpisė… ndihmoju… rri me ta… bėju nder dhe rri me ta… fol me ta… dėgjoji edhe kur janė shumė tė mėrzitshėm… lutu pėr ta… dhuro pėr ta kohė, energji dhe shendet.

    16. Mos u vono… mbrri me kohė nė punė, nė shkollė, nė takime… mbrri me kohė edhe nė njė “RRĖFIM” tė mirė… ėshtė ushqim dhe palestėr e shpirtit… do ta vlerėsosh kėtė Sakrament.

    Emri:  Untitled.png

Shikime: 2519

Madhėsia:  32.9 KB

    17. Bėj diēka qė krijon kujtime… mos humb kohė shumė para telefonit, kompjuterit apo tabletit… shkruaj… lexo… bėj sport… shetit… mendo… vizato… kėndo… krijo!

    18. Bėj ushtrime jo vetėm pėr trup por edhe pėr shpirt… buzėqesh… rregulloje trupin… shpirti do tė knaqet… largoi dhimbjet tua… ndihmo tė tjerėt nė punė … mos u kurse… SEPSE, KA MĖ SHUMĖ KĖNAQĖSI KUR JEP SESA KUR MERR!

    19. Mos shpreh asnjė mendim apo koment negativ… askund… as nė rrjete sociale… mbroje tėnden dhe mos e shaj tė huajen… shpreh dashuri dhe mirėsi… Zoti don vetėm Dashuri dhe asgjė tjetėr…

    Emri:  Untitled.png

Shikime: 2678

Madhėsia:  36.8 KB

    20. Mbaj gjithmonė tek vetja ushqim dhe para pėr tė tjerė… pėr tė tjerė nė vėshtirėsi… ndoshta ēanta e rėndė ka lehtėsi nė kėnaqėsi… mendo pėr tė mirėn e tė tjerėve.

    21. Forco dashurinė nė martesė (nė qoftė se je i martuar)… nė qoftė se ke fėmijė… duaji ata… e nė qoftė se jo, Zoti tė don… do t’i dėrgon Zoti ata tė cilėt duhet t’i rritėsh, t’i edukosh e t'i udhėzosh pėr jetė… ji i/e lutmur gjithmonė.

    22. Mjaft me dembeli… mjaft me pėrtaci… ji zemėrgjėrė… dorėlirė… dhuro… ti meriton shumė, si tė tjerėt.

    Emri:  Untitled.png

Shikime: 2451

Madhėsia:  27.5 KB

    23. Mos u stolis e mos u vesh me gjėra tė shtrenjta… sepse tė tjerėt nuk kan… kujdes ndaj atyre qė nuk kanė… ji i thjesht por i thellė, ji i menqur dhe i zgjuar… duaje tėndėn e tė huajen mos e lakmo.

    24. Mos ushqe vizione apo shikime pornografike… ėshtė njė varėsi… dobėson personalitetin dhe karakterin… (njėherė nuk e vėren, por mė vonė tė bjen ndėrmend…), hutojnė trurin dhe shpirtin… pėrziejnė ndjenja… tė dėmtojnė me kohė.

    25. Mjaft me religjione false… mjaft me bestytni… mjaft me fe tė ēuditshme… por dije, qė e vėrteta ėshtė Dashuria, pra, Zoti qė ėshtė Dashuri, ai Zoti dhe Kisha e Krishtit.

    Emri:  Untitled.png

Shikime: 2585

Madhėsia:  21.5 KB

  4. #14
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Pėr: Mendime mbi Kreshmet

    Rregullat e Krezhmes shźjte katolike

    Emri:  Untitled.jpg

Shikime: 2526

Madhėsia:  39.6 KB

    Simbas ligjeve tė Kishės, gjatė Krezhmes, besimtarėt katolikė duhen me mbajtė njinesėn dhe abstinencen, nėn dėnimin e mkatit tė randė.

    Nė kohen e Krezhmes tāna ditėt, pėrjashtue tė Dielat, janė ditė njineset, kurse e Mėrkurja e Pėrhime, tė Premtet dhe tė Shtundet e Krezhmes janė gjithashtu edhe ditė abstinencet.

    Njinesa āsht ushqimi i nji vakti kryesor t'vetėm n'ditė, pa limit sasijet, por Kisha Katolike tash lejon me marr pak ushqim n'mjes e n'darkė, pėrveē vaktit kryesor. Mes ktyne 3 vakteve nuk lejohet me marrė asnji ushqim por lejohet me pi langje joushqyese, si ujė, kafe, vźnė, birrė por jo supė, tamėl (qumėsht), ēokollatė apo langje tė tjera ushqyese. Sidokjoftė, konsumimi i langjeve tė lejueshme midis vakteve zvoglon ose hjekė krejt meriten e njinesės. Simbas rregullave tė Ligjit Kanonik, tashti nuk ka nji orar tė caktuem me marrė vaktin kryesor, por n’konformitet me ligjin e maparshėm, ky vakt kryesuer mundet me u konsumue nė mesditė (ose nė orėt e para mbas mesditės) ose nė darkė. Gjithashtu, pėr nji motiv tė ligjshėm, lejohet me u bā ndrrimi i vakteve : pėr shembull, me marrė mjesin n'darkė dhe anasjelltas. Pėr mā tepėr, nė ditėt kur mbahet vetėm njinesa, nuk āsht e ndalueme me hangėr nė tė njźjtin vakt mish edhe peshk. (Kanoni 1251 § 2).

    Nė kjoft se dikush ka hangėr dy vakte tė plota nė nji ditė njineset (me dķje ose jo), atherė njinesa āsht prishė pėr at ditė dhe ai mundet me marrė edhe nji vakt tjetėr. Megjithaté, mkati duhet kallxue n'Rrėfim.

    Pra me mbajtė njinesen duhet me hangėr vetėm 1 vakt kryesor n'ditė. Nuk ka limit n'sasķnė apo llojet e ushqimeve qė merren n'kyt vakt kryesuer tė njinesės por ai nuk duhet me u zgjątė mā shumė se 2 orė dhe nuk duhet me u ndėrpré pėr mā shumė se 30 minuta. N'kjóftė se vakti ndėrprehet pėr nji kohė mā t'gjatė se 30 minuta, bāhet mkat veniel (i lehtė); n'kjóftė se ndėrpritet mā shumė se 1 orė, pa arsye shumė serioze (p.sh me ndźjė te kryet e atij qė āsht tuej dekė), bāhet mkat mortar (i rāndė). Ata qė parashikojnė se nuk kanė me mujtė me mbajtė Krezhmen, pėr arsye shndetit, pune t'rāndė, etj., duhen me u kshillue me Rrfysin e tyne apo me nji meshtar t'aprovuem dhe tė konsakruem nė mnyrė tė vlefshme, dhe jo me pseudo-meshtarėt qė shėrbejnė sod gjithkund nė dioqeza.

    N'mjes, sasia e lejueme e ushqimit shkon deri nė 60 gram, kurse n'darkė, rreth 240 gram. Megjithaté, nė varsi tė rezistencės fizike tė sejcillit, tė natyrės sė punės apo tė klimės sė vendit, kto sasi munden me ndryshue. Prandej, nė rastet e veēanta, lypet me u konsultue Rrfyesi. Nė kto dy vakte tė vogla, pėrsa i pėrket cilsisė sė ushqimit, munden me u konsumue buka, frutat, arrat, langjet e frutave, kafja, por nuk lejohen as mishi, as vezėt e as produktet e bylmetit.

    Abstinenca āsht mos-konsumimi i mishit apo i langjeve tė mishit, por lejohen me u pėrdorė vezėt, tąmėli (qumėshti). (Kanoni 1250)

    Nė kjoft se dikush ka hangėr mish nė ditė abstinencet, me dķje ose jo, ai mundet prapė me e mbajtė abstinencen pėr at ditė dhe nuk i lejohet me hangėr mā mish n'at ditė. Megjithaté, mkati i randė duhet kallxue n'Rrėfim.

    Nė ditėt e abstinencės āsht e ndalueme me hangėr mishin e shtazorve, zogjve, pėrfshi ktu dhjamin, gjakun, palcin, trunin, zemren, melqinė e tyne, etj. Nė tė kundėrt, nė ditė abstinencet lejohet me u hangėr peshku.

    Kanonet 1250-1254 urdhnojnė njinesen pėr ēdo t'krishtźnė prej moshes 21 vjeē deri nė moshen 61 vjeē (Kanoni 1254 § 2) dhe abstinencen pėr ēdo besimtar qė ka mbushė 7 vjeē (kanoni 1254 § 1).

    Zyrtarisht Krezhma shejte Katolike, simbas ritit latin, fillon tė Mėrkuren e Pėrhime, prej mesnatės, dhe mbaron tė Shtunden e Madhe, nė mesnatė (Dekreti « Maxima redemptionis nostrae », 16 Nanduer 1955).

    Shėnim:

    * Rregullat e māsipėrme janė pėr Kishen Katolike Universale; vende te ndryshme munden me pasė rregjim tjetėr, prandej lypet me konsultue arshivat e Arqipeshkvisė, me dijtė si janė kźnė rregullat e krezhmės nė Kishat lokale, deri nė kohen e Papes Piu XII.

    * Nė kohen e Mesjetės, Kisha Katolike ka pasė urdhnue me mbajtė edhe Krezhmen e vogėl, Krezhma e Kohės sė Ardhjes, e cilla āsht Krezhma 4 javshe qė paraprin KRISHTLINDJEN. Sod (tuej ndjeke rregullat e Krezhmes si n'kohen e Papes Piu XII), kjo krezhėm e vogel nuk āsht mā e detyrueshme, nėn mkat, por ata qė munden me e mbajtė me ndihmen e Zotit, si devocjon, pėr dashni pėr Hyjin, ta mbajnė dhe Ati qielluer ka me i bekue.

    Bibliografi:

    Rev. P. Héribert Jone O. M. Cap., Précis de théologie morale catholique, 1958.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Mendime Tė Trazuara
    Nga Dr. Leone nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 18:50
  2. Mendime rrethrrotulluese nga Tos Lubonja
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 25-12-2005, 06:47
  3. Kam rene ne mendime...
    Nga Shpirta nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-07-2005, 15:52
  4. Mendime rreth zgjidhjes se ceshtjes afatgjate te liderave shqiptare!
    Nga saimiri-uk nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-11-2004, 04:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •