'Shtepia e Letrave' ne Rome (Itali) i ka kushtuar dy dite poezise shqipe ne nje tryeze te rrumbullaket ku kane qene te ftuar te marrin pjese poete te njohur nga Shqiperia dhe Italia, si dhe botues dhe emra ne ze te kultures italiane.
Poezia shqipe krijon hapesira te reja ne Itali."Shtepia e Letrave" ne Rome (Itali) i ka kushtuar dy dite poezise shqipe ne nje tryeze te rrumbullaket ku kane qene te ftuar te marrin pjese poete te njohur nga Shqiperia dhe Italia, si dhe botues dhe emra ne ze te kultures italiane. Aktiviteti i cili eshte organizuar nga data 18-19 shtator ne kryeqytetin e Italise, i titulluar "Letersia dhe Pushteti", u mbajt me mbeshtetjen e Ambasades Italiane ne Tirane, Institutit Italian te kultures, Ministrise shqiptare te kultures, Departamentit te kultures ne Ministrine e jashtme italiane ne kuadrin e programit per nxitjen e shkembimeve kulturore te shoqates "Syri i kalter". "Shqiperia ka nje kulture, sa te mocme aq edhe moderne", tha poeti i njohur Xhevahir Spahiu, pjesmarres ne kete aktivitet, duke treguar njekohesisht qellimin e mbajtjes se ketij aktiviteti, i cili sipas tij , "eshte sensibilizimi i opinionit se edhe letersia shqiptare eshte pjese integrale e kontekstit kulturor europian". "Gjate 10 viteve te fundit, poetet shqiptare jane pekthyer ne 10 antologji te huaja dhe eshte e udhes qe poetet shqiptare te zene me shume vend edhe ne gjuhen italiane, si nje gjuhe qe i perket nje vendi fqinj", tha Spahiu. Ai shtoi se, "gjate organizimit te ketij aktiviteti kane marre pjese dhe kane shprehur konsideratat e tyre per poezine dhe leterisine shqipe perfaqesues nga 18 shtepi botuese nga me te njohurat ne Itali. Poetet, Fatos Arapi, Xhevahir Spahiu, Visar Zhiti, Mimoza Ahmeti, Elsa Ballauri, Besnik Mustafaj, pjesmarres ne kete takim kane diksutuar per hapesirat qe mund t'i krijohen poezise shqipe ne kete rajon ndersa aktorja e njohur shqiptare Drita Haxhiraj ka recituar per te pranishmit disa nga poezite me te spikatura te ketyre poeteve. Profesoret dhe studiuesit e letersise shqipe ne Itali, Elio Miraco, Francesco Altimari, mesohet se kane vleresuar me kete rast poezine shqipe si, "nje poezi e gjere, serioze origjinale dhe bashkekohore". Ne kuader te ketij aktiviteti, dr. Tenore prezantoi edhe nje projekt te Komunitetit Evropian ku parasshikohet mundesia per botime dhe shkembime kulturore me te gjalla mes te dy vendeve. Ndersa ne tryezen teme "Letersia dhe Pushteti",mbajten fjalen e tyre Fatos Lubonja, Xhevahir Spahiu, Diana Culi, Yljet Alickaj, Fatos Arapi, si dhe profesoret e huaj Pedrag Matveevic dhe Marialla Pandolfi.
Botuar para pak ditesh tek Parajsa Shqiptare
Krijoni Kontakt