E Premte, 01 Qershor 2007
Ardian Bushi
LEZHE - E ofenduar dhe demoralizuar prej 15 vitesh, Lule Jaku nuk ka duruar dot faktin qe burri i saj te behej me grua te dyte. Pas nje debati me fjale, rreth mesdites se djeshme, 40 vjecarja ka marre nje pistolete dhe ka qelluar tre here per vdekje, ne sy te se emes, bashkeshortin dy vjet me te madh, Frrok Jaku. Kjo eshte skema e rindertuar nga policia, per ngjarjen e ndodhur dje rreth ores 11:30 ne fshatin Mercin te Lezhes. E dyshuara e krimit brenda familjes, eshte vetedorezuar ne komisariat, duke mbajtur nje arme ne dore. Policia deklaroi se motivi kryesor i krimit mendohet xhelozia dhe kunderpergjigjja per keqtrajtimin prej vitesh.
Mu nxi jeta prej vitesh. Me rrihte shpesh here dhe fynet, ndersa une nuk durova dot me. Keshtu eshte shprehur Lule Jaku, gjate marrjes ne pyetje ne policine e Lezhes. Agjentet jane shtangur kur kane pare gruan e re qe te mbante nje pistolete tip TT ne dore dhe fillimisht nuk e kane besuar per krimin e kryer. Por, pas verifikimit te informacionit, ndersa e mbanin te shoqeruar, gjeten te pergjakur ne banese Frrok Jakun, 42 vjec. Ai donte te martohej perseri me nje te njohuren e tij, pasi ne nuk benim femije, por me rrihte vazhdimisht, justifikoi Lulja, arsyen kryesore te krimit. Sakaq, burime zyrtare te policise thane se nisen hetimet per krimin ne familje dhe rrethanat e plota te ngjarjes. Ne pyetje eshte marre edhe nena e moshuar e viktimes, qe mesohet se ka pare te gjithe skenen e krimit te ndodhur.
Hetuesit kane marre ne pyetje dhe verifikuar deklaratat e te dyshuares se ishte keqtrajtuar vazhdimisht. Gjate keqyrjes se trupit, jane vene re shenja te dhunes. Dje i shoqi e kishte goditur ne oborrin e shtepise, kurse per armen, Lulja eshte shprehur se kishte dijeni qe i shoqi e mbante ne vathen e bagetive. Armen e mora per ta kercenuar dhe jo qelluar, por ai me goditi me grushte dhe kjo gje ndodhi pergjate nje cope rruge, derisa nuk durova me dhe e qellova, mesohet te jete shprehur e dyshuara para grupit hetimor dje. Ekspertet vune re ne trup tre plage, njera nga te cilat ne koke. Policia deklaroi se dyshohet qe konflikti te jete me i thelle.
Cifti Jaku prej 15 vitesh nuk benin femije. Pa marre miratimin e gruas, Frroku dyshohet se ka nisur te kerkoje nusen e dyte. Kjo nuk eshte kaperdire nga ana e Lules, kur ka mesuar se pikerisht dje, 42-vjecari kishte nisur te realizonte projektin, duke marre nje te aferme te te shoqes, me synim per martese. Policia hodhi edhe dyshimin se Frroku e ka cuar gruan e dyte ne shtepi dhe ketu ka nisur sherri qe perfundoi ne gjakderdhje fatale.
Koha jone
Krijoni Kontakt