O i lumnueshmi Shejti ShJozef, po lėshohemi sot me pėrvujtni nė kambėt tua e po tė kushtohemi ty, tue e dijtė sa tė mėdha ishin virtytet tua, sa e naltė lumnia e sa e fuqishme mbrojtja jote, qė e ban besimtarin me tė nderue e me tu lutė ma shumė se gjithė shenjtėnve tė qiellės.
Tue pasė pranė Jezu Krishtin, qė deshti tė ishe ati i tij i kujtuem mbi tokė e tė Shenjtnueshmen Mari, qė tė mori e tė pat fat tepėr tė pastėr, na sot po tė zgjedhim si mbrojtės tė posaēėm, si prijės nė rrugėn e jetės sonė.
Kėshilltar nė lėkundjet tona, Atė fort i dashun, po e lėshojmė gjithēka nė duert tua: ditėn tonė, tė ardhmen tonė, krejt jetėn tonė e, sidomos shėlbimin e shpirtit tonė e tė tė gjithė tė dashunve.
Pranoje, o Shėn Jozef, kėtė pėrkushti tonėn, na merr tė gjithė nėn mbrojtjen tande tė posaēme. Na del Zot kurdoherė nė jetė, e sidomos nė fill tė mordes sonė. Rri pranė nesh me Jezu Krishtin e Zojėn e Bekueme nė rektimin tonė tė fundit. Na ndihmo, na mbro, na ngushėllo nė ēastin e grahmės sonė tė mbrame, qė tė bashkohemi me ty nė qiell. Ashtu kjoftė.
Krijoni Kontakt