Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14

Tema: Shėn Jozefi

  1. #11
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Shėn Jozefi, sipas Papės:
    “Drejtėsia e thjeshtėsia e tij janė dhanti themelore nė botėn tonė tė zhurmshme”.




    Urdhėra e Kongregata rregulltare, shoqata laike e njė numėr i madh entesh me natyra tė ndryshme, e kanė zgjedhur si Pajtor: Shėn Jozefi, fati i Virgjėrės Mari e ati i kujtuar i Jezusit, ėshtė Shenjti nė tė cilin virtytet e jetės sė krishterė shkėlqejnė me njė bukuri e njė pėrsosuri tė jashtėzakonshme. Benedikti XVI, qė sot kremtoi ditėn e emrit, ka folur shumė herė pėr Shėn Jozefin.

    Gjatė lutjes sė Engjėllit tė Tėnzot, mė 19 mars 2007, Papa i ftoi besimtarėt tė ndalen me nderim para figurės sė shokut tė jetės tė Virgjėrės Mari e Pajtorit tė Kishės universale. Mė pas kujtoi se Shenjti ka njė rėndėsi themelore nė historinė e shėlbimit. Ai i dha Jezusit sigurinė, qė i jep babai tė birit e, pėrmes tij, Jezusi bėhej ligjėrisht pasardhės i Davidit, duke vėnė, kėshtu, nė jetė, Shkrimet e Shenjta, nė tė cilat Mesia profetizohej si ‘Bir i Davidit’. Prandaj madhėshtia e Jozefit – na kujton Papa… :

    “… bie edhe mė shumė nė sy, sepse e kreu misionin nė pėrvujtėrinė e nė fshehtėsinė e shtėpisė sė Nazaretit. E ishte vetė Zoti, nė Vetjen e Birit tė vet tė mishėruar, qė e zgjodhi kėtė jetė e kėtė stil – plot pėrvujtėri e fshehtėsi – nė jetėn e vet tokėsore”.

    Mė pas Papa shpjegoi se nga shembulli i Shėn Jozefit buron njė ftesė e fuqishme pėr ta kryer me besnikėri, thjeshtėsi e modesti detyrėn, qė na ka caktuar Provania hyjnore. Mendoj para sė gjithash – thekson Ati i Shenjtė - pėr baballarėt e nėnat e familjeve e lutem qė ta vlerėsojnė bukurinė e njė jete tė thjeshtė e punėdashėse, duke kultivuar me kujdes marrėdhėniet bashkėshortore e duke kryer me entuziazėm misionin e madh e tė vėshtirė edukativ.

    Heshtja e Shėn Jozefit, krejt nė kundėrshtim me poterėn e komunikimit tė kohės sonė, shpjegon Papa nė njė rast tjetėr, pėrshkohet tej e ndanė nga kundrimi i misterit tė Hyjit e nga gatishmėria pėr tė bėrė gjithnjė vullnetin e Tij:

    “Me fjalė tė tjera, heshtja e Shėn Jozefit nuk flet pėr njė shpirt tė zbrazėt; pėrkundrazi, zemra e tij ėshtė pėrplot me fe. Feja i prin ēdo mendimi e ēdo veprimi tė tij. Urojmė tė na e mėsojė edhe ne heshtjen, pėr tė cilėn kemi aq shumė nevojė, nė njė botė shpesh herė tepėr tė potershme, qė nuk krijon kushte tė pėrshtatshme pėr t’u lutur e pėr tė dėgjuar zėrin e Zotit”(18 dhjetor 2005).

    E pikėrisht tri vjet mė parė Benedikti XVI kryesonte nė Bazilikėn e Vatikanit Meshėn pėr punėtorėt, pajtor i tė cilėve ėshtė Shėn Jozefi. Nė homeli Papa kujtoi se “Veprimtaria punonjėse duhet t’i shėrbejė tė mirės sė vėrtetė tė njerėzimit, duke krijuar kushte qė njeriu, si individ e si anėtar i shoqėrisė, ta kultivojė e ta realizojė plotėsisht vetveten dhe i nxiti besimtarėt tė shenjtėrohen pėrmes punės sė tyre, duke i pėrngjarė Shėn Jozefit, tė cilit i duhej tė mendonte ēdo ditė pėr tė plotėsuar nevojat e Familjes Shenjte me punėn e duarve tė veta:

    “Dėshiroj t’ia besoj atij tė rinjtė qė nuk e kanė tė lehtė tė gjejnė vendin e tyre nė botėn e punės, tė papunėt dhe tė gjithė ata qė vuajnė pėr shkak tė vėshtirėsive tė krijuara nga kriza e pėrhapur e papunėsisė" – tha Papa dhe nė vijim iu lut Shenjtit dhe Virgjėrės Mari t’i ruajė tė gjithė punėtorėt e t’u sjellė paqen e gėzimin familjeve tė tyre e mbarė njerėzimit. Duke ecur nė gjurmėt e Shenjtit, Papa i ftoi punėtorėt ta dėshmojnė nė ēdo mjedis ku punohet dashurinė e Krishtit, qė ėshtė burim i solidaritetit dhe i paqes sė vėrtetė.
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  2. #12
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Tė lutemi Zotit me Shėn Jozefin




    Me rastin e solemnitetit tė sotėm, po kujtojmė kėtė lutje aktuale:

    O Shėn Jozef, fillimisht kerkoj falje dhe po tė rrėfej se nuk tė kujtoj shpesh - gati kurrė. Tė lutem, mė fal nė emer tė Krishtit, por ti e di mirė ē'do tė thotė tė jesh nė hije.


    Por sot, ditėn e festės sate, dua tė tė drejtohem pikėrisht ty qe t'i lutesh Zotit Hyjit tonė:

    Shėn Jozef, ti je nė hije - a mė mirė tė themi, je krejtė nė harresė - ndonėse fare pranė Atij, qė ėshtė Drita e botės, e po aq pranė, Nėnės sė tij tė ndritshme.


    Ti nuk e kundėrshton heshtjen edhe nėse harrohesh dhe lihesh pas dore. Mėsona ta pranojmė edhe ne, kur e ndjejmė veten tė harruar e tė lėnė pas dore. Na mėso ta duam.

    Shėn Jozef, Ungjilltarėt nuk ishin tė mendimit se kishte njė vend tė rėndėsishėm nė historinė e Shėlbimit. Pėrndryshe do tė kishin shkruar shumė mė tepėr pėr ty.
    Ndoshta tė fshehėn, ashtu si fshihet njė perlė e vogėl, qė tė mund tė tė gjenin vetėm ata, tė cilėt kanė sy tė vėmendshėm pėr perlat e vogla. Prandaj lutju Zotit qe tė mund tė njoh unė gjatė gjithė jetes time.

    Shėn Jozef, sipas Shkrimit Shenjt, Zoti t'u drejtua vetėm ndėr ėndrra. Ta tha nė ėndėrr atė qė duhet tė bėje.
    Lutju Zotit per ne dhe tė ndihmohem ta dėgjojmė me vėmendje atė qė dėshiron tė na thotė Zoti, si kur flejmė, ashtu edhe kur jemi zgjuar.

    Shėn Jozef, ti i pranove sprovat qė tė ēoi Zoti. Ti e more me vete tė fejuarėn tėnde, qė ishte shtatzėnė, ndonėse ndokush tė shikoi shtrembėr, ndonėse pat edhe njerėz qė folėn keq pėr ty, ndonėse pėr kėtė arsye humbe miq e emėr tė mirė.
    Lutu Hyjit qe tė bėjmė edhe ne vullnetin e Zotit, edhe kur na dhemb.

    Shėn Jozef, ti le atdheun, punėn, sigurinė, sepse biri yt - qė nuk ishte yt bir - kishte nevojė pėr ty. Nuk the: qoftė mallkuar! Nuk ngurrove e as mėrmėrite. More nė heshtje gomarin e shkopin e i mbrojte Marinė dhe tė birin nė udhėn e gjatė drejt Egjiptit.

    Shėn Jozef, ti e deshe vashėn tėnde, Marinė. Pate filluar ta doje, sepse bashk me prinderit dhe tė afermit e patėr zgjedhur - por pastaj gjithēka mori tjetėr rrugė. Nė gjithēka ngjau, ne mund tė kuptojmė fare pak, sepse kėtu ti je aq afėr Zotit, sa askush nuk mund ta kuptojė.

    Gjithsesi dashuria jote pėr Marinė, vashėn tėnde, duhet tė ketė qenė tepėr e madhe - ditė pėr ditė mė e madhe. Sepse nė fund tė fundit ti je Shenjt e virtyti mė i madh i Shenjtorėve ėshtė aftėsia pėr tė dashur!

    Shėn Jozef, lutu dhe na mėso tė duam, t'i duam tė gjithė njerėzit; na mėso ta dhurojmė dashurinė. Na mėso tė heqim dorė nga shumė gjėra, pėr hir tė dashurisė. Na mėso dashurinė qė tė pėrvėlon e tė bėn tė vuash. Na mėso atė dashuri qė ėshtė vėrtetė dashuri.

    Shėn Jozef, tregojua rrugėn tė gjithė atyre qė e kanė humbur. Lute pėr ta Jezusin, Birin e Hyjit.

    Na e mėso dashurinė e vėrtetė, nė kohėn tonė, qė ka aq shumė nevojė pėr dashuri!

    Shėn Jozef, gjatė rrugės sė historisė sė Kishės, ti gati-gati ke qenė harruar.

    Erdhėn shtyllat vigane tė Kishės, Pjetri e Pali, martirėt Shtjefni e Lorenci, dijetarėt Agostini e Ambrozi, studiuesit Toma e Deda, reformatorėt Franēesku i Asizit e Injaci i Lojojės, dijetaret e shenjta tė Kishės Katerina e Tereza, e erdhėn mė pas edhe shenjtorėt e kohėve tona, Edit Shtain e Maksimilian Kolbe.

    Pas kėtyre njerėzve, kush nuk e harron njeriun qė e kaloi gjithė jetėn nė hije, pėr tė cilin nuk dihet asgjė, Jozefin e Nazaretit?

    Mos u zemėro, Shėn Jozef, nė se tė gjitha pėrpjekjet pėr tė tė nxjerrė nga hija nė dritė dėshtojnė njėra pas tjetrės.

    Edhe punėtorėt e zejtarėt e sotėm nuk tė kushtojnė ndonjė vėmendje tė veēantė. E edhe vendi, qė tashmė ke zėnė nė Kanunin Romak, nuk tė ndihmon aq shumė.

    E kjo ndodh sepse ti vetė nuk dėshiron tė dalėsh nga hija e nga terri i harreses.

    Mė mėso, na mėso, tė mos kėrkojmė duartrokitjet, dritat e skenės, publicitetin. E di se kjo ėshtė tepėr e vėshtirė, sepse tė gjithė kemi dėshirė tė bėhemi tė famshėm, tė mbulohemi me lėvdata.

    Shėn Jozef, na mėso se tė gjitha kėto dėshira tė largojnė nga Jezusi; se vetėm ai qė pranon, madje ai qė e do hijen, gjen Jezusin e Atin!

    Shėn Jozef, lutu per ne qe ta pranojmė vendin tonė nė hije e nė harresė!

    Shėn Jozef, lutu per ne..

    Amen!
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  3. #13
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Pėr: Shėn Jozefi

    Emri:  159544302_4227750850592180_1958496612653483113_n.jpg

Shikime: 2200

Madhėsia:  48.8 KB
    (Piktura: Jozefi zdrukthėtar - James Tissot)

    „Shenjti mė i madh mashkull qė ka jetuar ndonjėherė, nuk ka qenė prift, as ipeshkėv, as diakon, as murg e as rregulltar, por ka qenė bashkėshort, baba e punėtor – Shėn Jozefi!“
    - Shėn Josemaria Escriva

  4. #14
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Pėr: Shėn Jozefi

    Nėnditėshi i Shėn Jozefit

    O Rojtar plot pastri i Zojės sė Bekueme, Shėn Jozef, ashtu siē ishte i madh trishtimti yt - e dhimbja e zemrės sate - kur nise me dyshue e deshte me e lanė tė kulluemen, Zojėn e Bekueme - ashtu i pashembullt qe edhe gėzimi yt kur Engjėlli tė dha lajmin e madh mbi themelin e hyjnueshėm tė mishnimit tė tė Naltit Zot. Pash dhimben - e gėzimin tand - po tė lutemi ta ngushėllosh shpirtin tonė me njė jete tė mirė e, nė fill tė mordes - me gėzimin e njė deke shenjte, qė t’i pėrngjajė sates, ndėr duer tė Jezu Krishtit e Zojės sė Bekueme!”.

    Emri:  San-Giuseppe Gesu? dorato.jpg

Shikime: 2276

Madhėsia:  21.6 KB

    Dita e parė

    O Rojtar plot pastri i Zojės sė Bekueme, Shėn Jozef, ashtu siē ishte i madh trishtimti yt - e dhimbja e zemrės sate - kur nise me dyshue e deshte me e lanė tė kulluemen, Zojėn e Bekueme - ashtu i pashembullt qe edhe gėzimi yt kur Engjėlli tė dha lajmin e madh mbi themelin e hyjnueshėm tė mishnimit tė tė Naltit Zot. Pash dhimben - e gėzimin tand - po tė lutemi ta ngushėllosh shpirtin tonė me njė jete tė mirė e, nė fill tė mordes - me gėzimin e njė deke shenjte, qė t’i pėrngjajė sates, ndėr duer tė Jezu Krishtit e Zojės sė Bekueme!”.
    Atynė, Falemi Mrķ, Qoftė lumni Atit.

    Emri:  cq5dam.thumbnail.cropped.1500.844 (4).jpg

Shikime: 2235

Madhėsia:  20.9 KB

    Dita e dytė

    O Fatlumi Patriak, Shėn Jozef, qė u zgjodhe pėr tė zanė vendin e babės tė Birit tė Tėnzot: ajo dhimbje qė provove nėsa e shihje tue lindė aq vorfnisht Jezu Krishtin - t’u shndėrrue vrullshėm nė gėzim tė pashoq, kur ndigjove kangėt e Engjujve e sodite lumninė e asaj nate tė madhe, plot me dritė e himne qiellore…
    Pash atė dhimbė - e atė gėzim, qė ndjeu zemra jote, por tė lutemi me na e nxjerrė hirin qė, mbas kėsaj jete, tė vijmė edhe na me ndigjue lavdet e Engjujve e me gėzue tė mirat e lumnisė sė pasosun!
    Atynė, Falemi Mrķ, Qoftė lumni Atit.

    Emri:  cq5dam.thumbnail.cropped.1500.844 (5).jpg

Shikime: 2225

Madhėsia:  33.4 KB

    Dita e tretė

    O i lumnueshmi Shėn Jozef, ti qė iu binde gjithnjė ligjit tė Tėnzot, sa fort u trishtove kur Shėlbuesi ynė, ende fėmijė, derdhi pėr herė tė parė gjakun e vet. Sa ta theri zemrėn, ai gjak! Por prap se prap, emni i Jezu Krishtit tė ngushėlloi e t’i teri lotėt.
    Pėr atė vaj e pėr kėtė gaz - po tė lutemi tė na nxjerrėsh hirin qė, tue ndejė larg veseve tė kėqija nė kėtė jetė, tė vdesim nė paqė e qetėsi, me emnin e Jezu Krishtit nė gojė e nė zemėr.
    Atynė, Falemi Mrķ, Qoftė lumni Atit.

    Emri:  cq5dam.thumbnail.cropped.1500.844 (6).jpg

Shikime: 2204

Madhėsia:  31.6 KB

    Dita e katėrt

    O Shenjt fort besnik, pjesėtar nė themelet e shėlbimit tonė, sa fort ta preku zemrėn profecia e Simon plakut, kur foli pėr mundimet, qė do tė hiqte Krishti e Zoja e Bekueme! Por edhe ma fort tė mbushi me gėzim, kur tė tregoi se nga ato mundime do tė shėlboheshin shumė shpirtėn, nė rrjedhė shekujsh.
    Pash dhimbjet e gazmendin tand, po tė lutemi tė na nxjerrėsh hirin qė edhe na tė jemi ndėrmjet atyne fatbardhėve tė cilėt, pėrmes meritimeve tė Krishtit e lutjeve tė Zojės sė Bekueme, do tė ngjallen njė ditė tė lumnuem!

    Atynė, Falemi Mrķ, Qoftė lumni Atit.

    Emri:  cq5dam.thumbnail.cropped.1500.844 (7).jpg

Shikime: 2200

Madhėsia:  41.5 KB

    Dita e pestė

    O Rojtari ma i kujdesshėm e ma i dashun i tė Birit tė Tėnzot, i lumi Shėn Jozef, aq sa u mundove tue e rritė tė Birin e tė naltit Zot e tue e ndihmue, sidomos kur t’u desht me ikė nė Egjipt - aq edhe u gėzove tue e pasė pėrherė me vedi Jezu Krishtin e lum e, tue pį si rrėxoheshin idhujt e egjiptianėve.
    Pash kėtė dhimbė - e kėtė gėzim - po tė lutemi me na nxjerrė hirin qė, tue mbajtė larg nesh armikun e shpirtit tonė e rastet qė na shtyjnė me ra nė mėkat, tė shkulet me rrajė prej zemrės sonė dashunija e kėtij shekulli gėnjeshtar e, tue u kapė pėr dore me Jezu Krishtin e me Zojen e Bekueme, tė jetojmė vetėm pėr Ta - e pėr Ta e me Ta edhe tė vdesim!
    Atynė, Falemi Mrķ, Qoftė lumni Atit.

    Emri:  cq5dam.thumbnail.cropped.1500.844 (8).jpg

Shikime: 2179

Madhėsia:  40.7 KB

    Dita e gjashtė

    O Engjulli i shekullit, i lumi Shenjti Sh’Jozef, ti qė e pate nėn pushtet tand Mbretin e Qiellės! Kah ktheheshe prej Egjipti zemra t’u trazue keqas prej frikės sė Mbretit tė Judenjve! Po prap se prap t’u ngushėllue, kur more vesht prej Engjėllit lajmin se Herodi nuk jetonte ma.
    Atėherė zemra jote ra prap nė fashė e, me Zojen e Krishtin Fėmijė zutė vend nė Nazaret.
    Pash kėtė dhimbė – e kėtė gėzim tė zemrės sate atnore, po tė lutemi tė na nxjerrėsh hirin qė zemra jonė tė shkarkohet prej ēdo frike- e ēdo tmerri, tė cilėt nuk mungojnė kurrė mbi kėtė dhe - e tė gėzojmė qetėsinė e shpirtit, tue e shkue jetėn nė paqe me Jezu Krishtin e Zojen e Bekueme: e ndėr duer tė tyne tė japim edhe shpirtin njė ditė.
    Atynė, Falemi Mrķ, Qoftė lumni Atit.

    Emri:  sgiuseppe.jpg

Shikime: 2216

Madhėsia:  30.5 KB

    Dita e shtatė

    O pasqyra e tė gjitha virtyteve, i lumi Shejti Sh’Jozef, kur Jezu Krishti, vetėm 12 vjeē, humbi - jo pėr faj tand - ti e kėrkove tri ditė me dhimbė tė madhe nė zemėr. Dhe e gjete, me gėzim edhe ma tė madh - nė Tempull tė Jeruzalemit, nė mes dijetarėve.
    Pash kėtė dhimbė - e kėtė gėzim - po tė lutemi me gjithė zemėr t’i kėrkosh pėr ne tė madhit Zot hirin, qė tė mos e humbim kurrė me mėkat mortar Jezu Krishtin - e nėse e bjerrim, pėr fat tė zi, ban qė ta kėrkojmė me dhimbje nė zemėr, derisa ta gjejmė rishtas: tė butė e tė mėshirshėm, si gjithnjė, sidomos nė fill tė mordes, qė tė mund tė shkojmė me gėzue nė Parriz, e atje, bashkė me ty, ta levdojnė e ta nderojmė pėrgjithmonė e jetės.
    Atynė, Falemi Mrķ, Qoftė lumni Atit.

    Emri:  san-giuseppe.jpg

Shikime: 2256

Madhėsia:  29.1 KB

    Dita e tetė

    O i lumi Shenjti Sh’Jozef, Rojtari ma i zgjedhun e ma besnik i tė pastėrve! Ty i madhi Zot tė la nė dorė sundimin mbi Zojėn e mbi Birin e vet, Jezu Krishtin, pėr ta mbajtė, pėr ta rritė e pėr ta pėshtue ndėr rreziqe tė jetės. Ty ta pėshteti nanėn e kėtij Fėmije tė hyjnueshėm, tė Lumen Zojėn e Bekueme, pėr t’ia ruejtė nderėn e pastrinė e pėr t’ia lehtėsue mundimet e skamin e rrėnesės.
    Qe se edhe vetė po tė porositem, o Shenjt i madh. Due me ndejė krejt e pėrgjithmonė nė dorė tande. Mė ruej tė pastėr e tė urtė, me njatė kujdes qė ruejte Krishtin e vogėl. Bān qė t’i kaloj ditėt e jetės seme pėrherė mirė me Zotin: mos mė lėsho, sidomos, nė fill tė mordes, qė tė mund tė mė dalė shpirti si ty, ndėr duert e tė Lumit Jezu Krisht e tė Zojės sė Bekueme. Ashtu kjoftė.
    Atynė, Falemi Mrķ, Qoftė lumni Atit.

    Emri:  cq5dam.thumbnail.cropped.1500.844 (3).jpg

Shikime: 2220

Madhėsia:  22.0 KB

    Dita e nėntė

    O i lumnueshmi Shejti Sh’Jozef, po lėshohemi sot me pėrvujtni nė kambėt tua e po tė kushtohemi ty, tue e dijtė sa tė mėdha ishin virtytet tua, sa e naltė lumnia e sa e fuqishme mbrojtja jote, qė e ban besimtarin me tė nderue e me t’u lutė ma shumė se gjithė shenjtėnve tė qiellės.
    Tue pasė pranė Jezu Krishtin, qė deshti tė ishe ati i tij i kujtuem mbi tokė e tė Shenjtnueshmen Mari, qė tė mori e tė pat fat tepėr tė pastėr, na sot po tė zgjedhim si mbrojtės tė posaēėm, si prijės nė rrugėn e jetės sonė.
    Kėshilltar nė lėkundjet tona, Atė fort i dashun, po e lėshojmė gjithēka nė duert tua: ditėn tonė, tė ardhmen tonė, krejt jetėn tonė e, sidomos shėlbimin e shpirtit tonė e tė tė gjithė tė dashunve.
    Pranoje, o Shėn Jozef, kėtė pėrkushti tonėn, na merr tė gjithė nėn mbrojtjen tande tė posaēme. Na del Zot kurdoherė nė jetė, e sidomos nė fill tė mordes sonė. Rri pranė nesh me Jezu Krishtin e Zojėn e Bekueme nė rektimin tonė tė fundit. Na ndihmo, na mbro, na ngushėllo nė ēastin e grahmės sonė tė mbrame, qė tė bashkohemi me ty nė qiell. Ashtu kjoftė.
    Lutu pėr ne, o Shejti Sh’Jozef,
    qė tė bahemi tė denjė pėr premtimet e Jezu Krishtit!


    Atynė, Falemi Mrķ, Qoftė lumni Atit.

    Lutjet e u morėn nga Visari Shpirtnuer, Bot.IV, Witerberg – Ēekosllovaki – Shpķ Botuese Kat. J. Steinbrener, 1936, fq. 317- 323- e u kthyen nė gegnishten, qė vijon tė flitet edhe sot nė viset veriore e tė pėrdoret fort sidomos ndėr lutje.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-02-2021, 12:13
  2. Kush ishin Shėn Gjergji Shėn Marku dhe Shėn Mitri
    Nga dardani8 nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-05-2007, 08:51
  3. 22 Qershor: Shen Paolini - Shen Gjon Fisher e Shen Tomas More
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2006, 01:26
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 14:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •