Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 28
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet nė Bllog
    22
    Intervista/ Flet muzikologu Naxhi Kasoruho: Polifonia shqiptare tashmė qėndron krenare nė gjerdanin e artė tė vlerave shpirtėrore

    Polifoninė ta ruajmė nga turbo-folku

    Albert Zholi

    - Ēfarė vendi zė polifonia shqiptare nė trashėgiminė kulturore tė vendit tonė?
    Polifonia shqiptare tashmė jo vetėm qėndron krenare nė panteonin e vlerave tė trashėgimisė kulturore tė kombit tonė, por ajo ėshtė bashkuar dhe qėndron me dinjitet nė gjerdanin e artė tė vlerave shpirtėrore, botėrore qė mbrohet nga UNESCO. Festivali i Bylysit vjen si domosdoshmėri dhe referencė pėr ti krijuar kėngės polifonike tėrė hapėsirėn dhe dimensionin e saj pėr tė qenė prezent para publikut artdashės, ndonėse zhvillohen shumė aktivitete koncertale nė skena e podiume, televizione nė pėrvjetorė lokalė a kombėtarė, nė manifestime tė ndryshme tė folklorit tonė ku marrin pjesė edhe shumė kėngėtarė popullorė si pjesė e aktivitetit tė tyre kombėtar qė duhet inkurajuar dhe pėrshėndetur unė do tė theksoja se pjesėmarrja nė festivalin e Bylysit ėshtė mė shumė se e domosdoshme – ajo ėshtė vitale dhe e nderuar.
    Pėr kėtė arsye unė e mbėshtes dhe promovoj maksimalisht kėtė festival si manifestim tė kėngės polifonike shqiptare, duke inkurajuar organizatorėt dhe gjithė artistėt popullorė qė ngjiten nė kėtė podium nė sofrėn e kėngės, pėr tė shpalosur edhe njėherė perlat e polifonisė sonė tė mrekullueshme, befasuese tė papėrsėritshme dhe unikale. Janė kėto vlera qė kjo kėngė ėshtė befasia e magjishme qė ajo mbart, ėshtė veēuar dhe e papėrsėritshmja e saj qė UNESCO e pranoi polifoninė shqiptare si pasuri e trashėgimisė botėrore.
    Pėrfshirja e polifonisė, kėsaj perle tė folkloristikės shqiptare nė vlerat e rralla tė kulturės botėrore, na bėn tė ndjehemi krenarė dhe na obligon ta vlerėsojmė atė si pasuri tė madhe tė kulturės sonė kombėtare dhe tė pėrulemi me respekt ndaj artistit tė madh popull pėr kėtė mrekulli qė e pėrcolli me dashuri deri nė ditėt tona. Do tė pėrmend kėtu me nderimin mė tė madh korifejtė e talentuar, interpretuesit virtuoze tė kėngės polifonike, qė e ekspozuan atė me pėrsosmėri befasuese duke ruajtur tė pastėr e autentike ēka e bėn atė simbol tė trevave tė tyre si: Neēo Muka, Demir Zyko, Xhevat Avdalli, Dhimitėr Varfi, Gjoliku Jaupi, Irini Qiriako, Nazif Ēela, Katerina Bejleri, Arjan Shehu, Emrioni Mėrkuri, Paro Ziflaj, Tomorr Leli, si dhe poetėt e mrekullueshėm: Lefter Ēipa, Maliq Lila, Feti Brahimi, etj., pėr kėtė pasuri me vlerė qė trashėgojmė sot, pėrveē kėtyre artistėve njė kontribut me vlerė nė promovimin e polifonisė si nė pėrgatitjen e grupeve popullore po ashtu dhe nė mendimin profesional shkencor do tė pėrmendja nga mė tė hershmit si: Prof. Ramadan Sokoli, Benjamin Kruta, Spiro Shituni, Haxhi Dalipi, Naxhi Kasoruha, Bajram Lapi, Bardhosh Gaēe, Sokol Shuko, Fatmir Hysi dhe Kosta Loli.

    Zoti Kasoruho ēfarė ėshtė festivali Ndėrkombėtar “Polifonia” nė Bylysin e lashtė”?
    Nė amfiteatrin antik tė Bylysit, nė kėtė tempull tė Ilirisė mbi 2300 vjeēare si vlerė e qytetėrimit tė lashtė Ballkanik shoqata kulturore “Polifonia shqiptare” organizon edicionin e 5-t tė festivalit ndėrkombėtar tė polifonisė si shprehje e vlerėsimit tė lartė pėr kėtė perlė tė kulturės sonė kombėtare.
    Vendi i lashtė historik ku zhvillohej ky festival pėrfaqėsimi i tė gjithė trevave ku mbartet dhe trashėgohet kėnga polifonike, pjesėmarrja e grupeve polifonike nga vende tė ndryshme tė Europės – kontrastet tonalo-modale-tematike e larmishme pasqyron njė hapėsirė kohore nga thellėsia e shekujve deri nė ditėt tona – struktura e ndėrtimit tė grupeve – kostumet befasuese shumėngjyrėshe deri tek interpretimi brilant i koifejve virtyozė janė vlera pozitive dhe krijojnė hapėsira tė gjera dimensionale qė kėnga polifonike tė shpaloset me tėrė forcėn e saj impresionuese si vlerė e identitetit tonė kombėtar.
    - Ē’ėshtė turbofolku si rrymė e re muzikore dhe a e dėmton ajo kėngėn polifonike?
    Personalisht mė shqetėson tjetėrsimi dhe deformimi i kėngės polifonike qė e paraqesin nė variante tė shoqėruar e instrumenta elektronik qė nuk di ku e kanė gjetur emrin dhe qė e quajnė “turbofolk”. Turbofolku ka shqetėsuar edhe vet interpretuesit e kėngės polifonike tė cilėt shprehen konsekuent dhe tė vendosur nė ruajtjen e autenticitetit dhe paprekshmėrisė sė kėngės sė tyre. Tė gjithė jemi dėshmitarė qė nė vitet 1990 nė mbarė vendin kudo ku tė ndodheshe nė kafene, nė rrugė, nė shtėpi do tė dėgjoje me tone tė larta nė kupė tė qiellit siē i thonė fjalės me autoparlantėt dhe kasetofonėt e makinave vetėm muzikė tė huaj qė nga mėngjesi deri nė mes tė natės duke e abandonuar e mohuar muzikėn e kėngėn tonė shqiptare, fenomen ky qė vazhdoj pėr shumė vite.
    Pėr fat tė mirė kjo epidemi do ta quaj unė kaloi pa lėnė pasoja tė rėnda, vetėm se pėrreth njė dekade kėngėn tonė e mbuloi pluhuri i harresės duke treguar njė ksenofobi deri nė imoralitet. Ndryshe nga ksenofobia ndaj kėngėve tė huaja “turbofolku” ėshtė njė epidemi e rrezikshme qė si “gripi spanjoll” mund tė sjellė dėme tė pallogaritshme apo edhe “viktima”. Ndėrhyrja pa kritere e profesionizėm nė kėngėn popullore pėr ta pėrpunuar atė dhe pėr tė marrė motivin e saj shpeshherė edhe nė perla tė tilla qė janė ekspozuar deri nė festivalet e Gjirokastrės nga korifej virtuozė dhe qė tash janė vlera nė fondin e artė tė kulturės sonė kombėtare, ka sjellė deformime dhe krijimtari mediokre. Kėngė tė tilla tė “turbofolkut” qė kėndohen nga kėngėtarė qė nė tre minuta vishen e zhvishen dhjetė herė, a thua se jemi nė pasarelėn e modės e jo nė tempullin e kėngės polifonike nė stane e vreshta, nė male e dete e mes deleve tė shoqėruara me aktorė dhe parodi si ato tė estradave tė viteve ’50 janė shembuj negativė qė me sa duket kanė motiv komercialitetin.
    Nė traditėn tonė tė kėtyre 50 viteve tė fundit kemi shembuj tė shkėlqyer qė korifeut e muzikės shqiptare si: Ēesk Zadeja, Tish Daija, Feim Ibrahimi, Limoz Dizdari, Kujtim Laro, Aleksandėr Peēi etj., dhe “princeshat” e “princėrit” e kėngės tonė: Tefta Tashko Koēo, Marie Kraja, Luēie Miloti, Vaēe Zela, Mentor Xhemali, Gaqo Ēako, Ibrahim Tukiēi etj., e kanė ngritur muzikėn tonė nėn panteonin e artit si vlerė e lartė e kulturės sonė kombėtare duke na bėrė tė ndjehemi krenarė, por dhe duke na pėrgjegjėsuar tė jemi tė vėmendshėm pėr ta ruajtur kėtė vlerė duke e trashėguar nė breza tė pastėr e autentike. Parė nė kėtė kėndvėshtrim mendoj se “turbofolku” ėshtė rrezik i tjetėrsimit tė polifonisė, nė kėtė moment mė kujtohet thėnia lapidar e ēekut Julius Fuēik qė paralajmėronte: “Njerėz jini vigjilentė”.
    Ja nė kėtė masė alarmante unė do tė shprehem se duhet tė tregohemi tė kujdesshme nė pėrkrahjen dhe pėrhapjen e kėsaj rryme qė e dėmton dhe e deformon artin tonė popullor. Polifonia nuk ka nevojė pėr agronom amatorė dhe “krasitės” injorantė deformues tė kėsaj perle vezulluese tė artit tonė popullor. Ajo kėrkon “bahēevan” tė pasionuar, tė pėrkushtuar, tė aftė, patriotė qė pėrditė ta vadisin e prashisin me tėrė pasionin e shpirtit artist, pėr ta ruajtur, pasuruar, evoluar e trashėguar nė breza tė pastėr, autentike, qelibare, siē na e kanė lėnė prindėrit dhe nipėrit e prindėrve tanė. Ky ėshtė amaneti i tyre dhe ne duhet ta mbajmė.
    -Zoti Kasoruho ē’mendim keni pėr emėrtimin iso-polifonia dhe jo polifonia qė pėrdoret shpesh nė folkloristikėn tonė?
    Termi iso-polifoni i pėrcaktuar mbas vitit 2005 qė iu pėrcoll edhe UNESCO-s pėr ta pranuar si vlerė tė trashėgimisė shpirtėrore botėrore ėshtė kontestuar edhe nga njė pjesė e specialistėve dhe vet artistėve popullorė ēka pėr mendimin tim kėrkon njė diskutim tė gjerė midis muzikologėve, institucioneve kulturore dhe sigurisht pjesėmarrjen e gjerė tė kėngėtarėve tė polifonisė pėr ta justifikuar kėtė pėrcaktim nė shkencėn e folkloristikės tonė, ndaj nuk mundet qė nė kėtė intervistė tė mund tė pėrcaktohet kjo dukuri nė shkencėn e muzikologjisė tonė. Personalisht mendoj se jo sot por edhe pas 100 vjetėsh kur tė mblidhen pėr tė kėnduar kėngėtarė popullorė do t’i drejtohen njėri-tjetrit: merrja njė kėngė polifonike dhe jo merrja njė iso-polifoni.

  2. #12
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    1 Korrik 2012

    Mbyll siparin Festivali Ndėrkombėtar i Polifonisė, “Bylisfonia”


    Ėshtė mbyllur nė Bylisin antik Festivali Ndėrkombėtar i Polifonisė, “Bylisfonia” . Nė tė treja netėt e festivalit morėn pjesė 16 grupe popullore nga treva te ndryshme tė Shqipėrisė si dhe nga vende tė tjera tė Ballkanit.

    Nė pėrfundim tė kėtij festivali juria e pėrbėrė nga kryetari Ramazan Bogdani, anėtarė, Lefter Cipa, Naxhi Kasoruho e Bardhosh Gace, vendosi tė vlerėsoj nė vendin e tretė grupet polifonike tė Gramshit dhe ”Bashkimi i Tiranės” , nė vend tė dytė, “Zėri i bilbilit”, Sarandė dhe grupi nga Janina, ndėrsa nė vendin e parė, juria cilėsoi se e meritonin ansambli "Sfilengrad”, Bullgari si dhe grupi polifonik “Bashkimi i Fierit”, tek i cili merrnin pjesė pėrfaqėsues tė komuniteteve tė ndryshme, si came, myzeqare, mallakastriote etj, kjo pėr t’i mėshuar idesė sė harmonisė dhe bashkejetesės sė kėtyre komuniteteve nė Fier , si njė popullėsi heterogjene.

    Ndėrkohė, surprizat nė natėn e fundit tė festivalit nuk munguan. Presidenti i Republikės, Bamir Topi nėpėrmjet tė dėrguarės sė Tij i ka akorduar urdhėrin “Naim Frashėri i Artė” , Yzeir Llanajt, drejtorit ekzekutiv tė festivalit, pėr kontribut nė ruajtjen e traditės dhe folklorit.

    Nė kėtė mbrėmje nuk munguan as cmime tė tjera inkurajuese dhe certifikata mirėnjohjeje pėr emra tė vecantė kontribues nė pėrcimin e traditės.
    Merrte pjesė nė kėtė eveniment edhe ambasadori i Bullgarisė nė vendin tonė, Dimitar Arnaudov, i cili e ka vlerėsuar me notat maksimale njė program tė tillė kulturor, qė, sipas ambasadorit mban tė ndezur flakėn e kulturės dhe traditės sė popujve.

    “Pashė njė festival qė mė entuziazmoi. E vlerėsoj shumė punėn e organizatorėve, tė cilėt dinė tė sjellin kėtu vlera tė tė gjitha vendeve. Vetėm kėshtu mbahet gjallė polifonia”,- ka vijuar ndėr tė tjera ambasadori.
    Nga ana e tij, kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqaj u shpreh se tė gjitha institucionet duhet tė japin kontributin e tyre, nė mėnyrė qė ky aktivitet tė bėhet gjithmonė e mė i rėndėsishėm dhe me njė gjithėpėrfshirje gjeografike.

    Nė kėtė festival, krahas grupeve mė tė mira folklorike nga Shqipėria, morėn pjesė edhe grupe folkorike nga Ballkani dhe Europa. Sipas organizatorėve, festivali kishte si qėllim nxitjen dhe promovimin e grupeve e kėngėtarėve tė talentuar, si dhe turizmin kulturor tė trevės sė Mallakastrės. Pėr tre net Bylisi antik u vesh me flamuj kombėtar dhe veshje popullore tė zonave ku lėvrohet polifonia shqiptare. Festivali u organizua nga Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Bashkia Fier, Bashkia Ballsh e Komuna Qendėr, Shoqata Kulturore- Atdhetare ‘Bylispolifonia’etj.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-07-2020
    Postime
    269

    Iso-polifonia labe pėrballė Kakofonisė shqiptare pėr Origjinėn

    Dihet se Iso-polifonia popullore shqiptare, ėshtė shpallur “Kryevepėr e trashėgimisė gojore tė njerėzimit”, mbrojtur nga UNESCO me datė 25 nėntor 2005, e cila ėshtė njė ditė historike pėr mbarė trashėgiminė kulturore tė shqiptarėve por dhe pėr vetė Shqipėrinė. Nė kėtė ditė “Iso-polifonia popullore shqiptare” futet nė listėn e “Kryeveprave tė trashėgimisė gojore tė njerėzimit” mbrojtur nga UNESCO, fakt qė u kumtua nė tė gjitha mediat e botės nga Dr. Koichiro Matscura, Drejtor i Pėrgjithshėm i UNESCO-s, nga selia qendrore e UNESCO-s nė Paris. Pėr tė dalė me kėtė vendim, Juria Ndėrkombėtare e mbledhur nė Paris nga data 21-24 nėntor 2005, shqyrtoi mbi 60 kandidatura tė propozuara pėr t’u pėrfshirė nė listėn “Kryevepėr e njerėzimit”, propozime tė bėra nė rrugė zyrtare nga shtete tė ndryshme nė ēdo anė tė botės duke plotėsuar dosjet dhe kriteret e shpallura pėr kėtė qėllim (Iso-polifonia shqiptare - Ėikipedia).
    Kjo ėshtė njė nga gjėrat mė tė arritura dhe mė tė vlerėsuara nga UNESKO.
    Por UNESKO nuk e di se zhurma pas shpalljes Kryevepėr botėrore tė Isopolifonisė labe vazhdon nė Shqipėri se kushe ka meritėn pėr kėtė Fitore, Shoqatat apo individėt si Vasil Tole apo Kristo Mėrtiri apo ndonjė tjetėr. Kjo zhurmė kakofonikė mbatet e lidhur edhe pėr origjinėn e iso-s labe nga Sirenat e Homerit apo nga iso e Kėngeve kishtare tė ritit bizantin.
    Ky debat aspak iso-fonik, pėr iso-polifoninė labe, duhet parė nė kontekstin e argumentave historike sesa nė kontekstin mitologjik. Intersante ėshtė fakti qė `Pleqėrishtja` apo iso (isos - i njėjtė) labe, e quajtur isopolifoni ėshtė e lashtė por nuk mund tė ketė lidhje direkte me Sirenat e pėrshkruara nė original nga Homeri tek Poema Odisea. Argumenti ėshtė tek vetė biseda e Ēirēes e cila i thotė Uliksit:
    ``Tani dėgjo se ēfarė do tthem, njė ditė ti kujtofshin hyjnitė fjalėt e mia.
    Afėr sirenash ju do tė kaloni.
    Kujtdo ato mendjen e kresė ia marrin,
    Por ėshtė i marrė kush ndalet tė dėgjojė
    Kėngėn e tyre tėmbėl. Ai sdo shohė
    Askurrė atdhe me sy: as grua, as fėmijė
    Nuk do ta presin me gėzim kur tkthehet, Se me zėrin e tyre aq tkulluar,
    Sirenat tė magjepsin krejt…..`` (https://shqip.info/odiseja-dhe-siren...iso-polifonik/). Sipas Vasil Toles nė studimin e tij "Odiseja dhe Sirenat`, grishje drejt viseve iso-polifonike tė Epirit" , tėrheq vėmendjen e lidhjes qė ekziston mes vajtimit dhe praktikave tė varrimit me tuma tek ilirėt dhe epiriotėt, ku mendohet se duhet kėrkuar edhe fillesa e poezisė sė lashtė gojore. Njė skemė e tillė, e mirė strukturuar, sigurisht qė tregon nivelin e lartė artistik tė perceptimit tė jetės dhe tė vdekjes nga banorėt e atyre anėve. Qė kjo gjė nuk ishte e zakonshme, pėr kėtė flet edhe fakti se tek Homeri ("Iliada" , kėnga XXIII dhe tek "Odiseja" kėnga XXIV ), gjejmė tė pėrshkruar mjeshtėrisht dukurinė e vajtimit masiv, qė siē i shohim nuk ėshtė gjė tjetėr veēse forma arkaike e "tė qarės me bote" (Odiseja dhe Sirenat - Wikipedia).
    Nė kėtė pikė Vasil Tole nuk ka argument sepse tek historia e Odiseas, Sirenat nuk kėndonin kėngė vajtimi dhe as nė `iso`, por kėnduan kėngė lavderimi `me kėngėn e tyre tė ėmbėl`. Pėr kėtė arėsye Uliksi u a mbylli me dyllė veshėt shokve tė tij por vetė e dėgjoi kėngėn e sirenave e cila nuk kishte ``iso` por njė polifoni, prej 3-5 sirenave. Nėse ka patur sirena qė nuk janė nga Poemat e Iliadės dhe Odiseas tė Homerit qė vajtonin me `kujė` dhe duke bėrė iso, kjo vlen pėr tu parė sepse sirenat e tjera qė bėnin kuje, janė tjetėr fenomen dhe nuk janė tė realizuara nga sirenat e lashta. Sė dyti sirenat janė tė shek tė XII pes, dhe nė atė kohė nuk ka patur grekė, por pellasgė qė flisnin njė gjuhė tė ngjashme me shqipen e sotme, ashtu siē ėshtė vėrtetuar nga fjalėt qė kanė lehtėsisht kuptim shqip nė tekstet origjinale tė Iliadės dhe Odiseas pavarėsisht se janė shkruar me gėrma qė quhen tė greqishtes sė lashtė. Kuja vėrehej tek malėsorėt gegė dhe nė malėsitė e Epirit dhe tek Labėria e sotme.
    Pėrsa i pėrket Iso-polifonisė labe, pėr nga ngjashmėria, ajo duhet ti ketė fillesat tek psalmet e ritit religjioz lindor bizantin. Dihet gjithashtu se prifterinjtė apo dhjakėt, qė kėndonin dhe kėndojnė edhe sot e kėsaj dite kėndojnė nė kor dhe bėjnė iso sidomos riti lindor bizantin (grek dhe shqiptar), por deri diku dhe kori sllav. Pra kėnga e kėnduar nga disa lebėr, quhet nga ata edhe `Pleqėrishtė` e cila ėshtė njė zhanėr e iso-polifonisė shqiptare e gjetur kryesisht nė Labėri.
    Dihet se Labėria ėshtė njė krahinė historike qė gjendet nė Shqipėrinė jugperėndimore. Banorėt e saj janė tė njohur si Labėr (tė referuara si shqip: Lab, p.sh. Lebėr, gjithashtu nj. dialektor: Lap) dhe kufijtė e saj arrijnė nga Vlora nė Himarė nė jug, nė kufirin grek pranė Sarandės, duke pėrfshirė Kurveleshin e Qarkut Gjirokastėr dhe duke u shtrirė nė lindje nė qytetin e Tepelenės. Sipas gojėdhėnės, krahina kufizohet me tri ura.Nė pėrkufizimin e tij mė tė gjerė, Labėria mund tė pėrdoret pėr tė pėrfshirė ēdo gjė nga Mallakastra dhe Lumi Vjosa deri nė Sarandė, dhe nė pėrkufizimin e saj (mė tė zakonshėm) mund tė referohet vetėm nė Himarė, Tepelenė dhe Kurvelesh. Nė pėrkufizimin mė tė gjerė, pėrveē kėtyre tre rajoneve, rajone tė tjera janė Vlora dhe rrethinat e saj nė jug tė lumit Vjosa, Lunxhėria, Mallakastra, Gjirokastėr dhe rrethinat e saj, Delvinė dhe rrethinat e saj, Pogon, Dropull, Sarandė dhe nganjėherė (shumė rrallė) Kėlcyra dhe Zagori. Rajonet kufizuese pėrfshijnė Pogon, Myzeqe, Ēamėria, Dangėllia dhe Dishnica (si dhe kufiri me Greqinė). Labėria dallon kulturisht nga pjesa tjetėr e Shqipėrisė nė traditat dhe folklorin e saj. Labėt ishin njerėz baritorė luftarakė qė jetonin kryesisht nė malet e Kurveleshit, Progonatit dhe Vlorės gjatė pushtimit osman tė Shqipėrisė. Megjithatė, pėr shkak tė migrimeve masive nė zonat urbane pas Luftės sė Dytė Botėrore, popullsia tani ėshtė e pėrqendruar nė qytetet e Vlorės, Tepelenė, Gjirokastėr dhe Sarandė.
    Historikisht, Labėt ishin pasues tė Krishterimit Ortodoks Lindor, por shumė u kthyen nė Islam gjatė sundimit Osman, me pjesėn mė tė madhe tė konvertimit qė ndodhėn nė shekullin e 18-tė. Konvertimet ishin veēanėrisht intensive gjatė viteve tė konfliktit midis Rusisė Ortodokse dhe Perandorisė Osmane, gjatė sė cilės disa sundimtarė u shtrėnguan mbi krishterėt ortodoksė nga sundimtarėt osmanė, duke pėrfshirė edhe kthimin e detyruar tė fshatrave nė shkallė tė ulėt, duke kundėrshtuar tolerancėn zyrtare osmane pėr tė krishterėt. Arsyet shtesė pėr konvertimin pėrfshijnė diskriminimin dhe shfrytėzimin e tė krishterėve nga sundimtarėt osmanė, modelet e mėparshme tė konvertimit midis sekteve tė ndryshme tė krishtera dhe shpėrndarjes sė ndryshme para-osmane tė besimeve tė krishtera nė rajon (pėrfshirė ortodoksinė, katolicizmin, Bogomilizmin dhe madje arianizmin). Sondazhi qė vetėm tė krishterėt duhej tė paguanin, varfėria e kishės, analfabetizmi masiv i priftėrinjve dhe fakti qė gjuha e adhurimit nuk ishte gjuha shqipe. Tradita pohon se njė konvertim masiv i Labėve ndodhi gjatė njė urie nė tė cilėn peshkopėt e Himarės dhe tė Delvinės refuzuan tė lejonin Labėt tė konvertohen por tė pijnė qumėsht nė vėnd tė ushqimit, qė ti rezistonin konvertimit (https://sq.ėikipedia.org/ėiki/Lab%C3%ABria). Edhe gazetari Mėrtiri me kėtė argument kundėrshton z. Vasil Tole kur thotė se: ``…edhe vet ai nuk e di kur ka lindur Polifonia Popullore Shqiptare: ka lindur nė epokėn e sirenave greke ( qė nė fakt nuk janė aspak greke por pellazge), apo ka lindur nė epokėn e korit kishtar Bizantin?! Ka lindur nga kėnga e sirenave greke, apo ka lindur nga kori kishtar bizantin?!``
    Edhe korifejtė shqiptarė tė muzikės shqiptare dhe tė historisė shqiptare nuk e kanė debatuar origjinėn e iso-polifonisė por e kanė anash kaluar dhe kėta janė: Prof. Ramadan Sokoli: “Polifonia jonė popullore me tipare origjinale, tė lashta, ka lindur nė vendin tonė nga puna e shumė brezave shqiptarėsh”.( “Konferenca kombėtare e studimeve albanologjike. Tiranė 1962, f. 335); prof. Beniamin Kruta: “Shtrirja e polifonisė, mė shumė e mė pak, pėrkon me ato zona ku ėshtė bėrė kalimi nga kultura ilire nė kulturėn e kombėsisė shqiptare”. (Polifonia – trashėgim i lashtė kulturor i popullit shqiptar”, Kultura popullore, 2/1982 …f. 467); dr. Kosta Loli: “Ēdo ditė hyja nė mrekullitė e tė kėnduarit polifonik, Xhevati me shokė kėndojnė nė mėnyrė polifonike…kėnga polifonike i ngjan rrapit shekullor”. (Thanas Dino, Xhevat Avdalli – Laver Bariu, f. 60); prof. Spiro Shetuni: “Nė njė kohė tė shkuar, muzika tradicionale polifonike shqiptare duhet tė ketė qenė njė polifoni dy-zėrėshe pa iso… Kohė mė vonė, pas tyre, mendojmė se lindi isoja, dhe bashkė me tė, muzika tradicionale”.(Muzika tradicionale shqiptare. Outskirts press Denver, Colorado, f.152); Prof. Roland Ēene: “Folklori i Gjirokastrės bėn pjesė nė polifoninė labe…stili polifonik qė ka kėnduar grupi i Xhevat Avdallit ėshtė njė ndėr stilet tepėr tė rėndėsishme tė polifonisė labe…kjo polifoni nuk qėndroi brenda qytetit tė Gjirokastrės, doli nė Shqipėri e nė festivale ndėrkombėtare”.(Gazeta “Telegraf”, 29 janar 2016); prof. Hysen Filja: “Nė studimin e kėngės polifonike labe do tė ishte me interes qė, krahas, kėngės tė interpetuar nga grupe tė rinjsh, tė ndalemi dhe nė grupet e kėngėtarėve me moshė tė thyer, grupi i Xhevat Avdallit…”(Studime filologjike1/1978); prof. Moikom Zeqo: “Vendi mė tipik, ku kėndohet polifonia ėshtė Shqipėria, kjo polifoni ėshtė shumė e fuqishme nė Jugun e Shqipėrisė…ėshtė vėrtet njė mrekulli qė e kemi kaq tė gjallė dhe ekzistenciale polifoninė e Jugut”(Th. Dino, vep. e cit. f. 18) (Kėngėtari i Polifonisė, Tartar Avdulli: Ja si e morėm nė festivalin e Gjirokastrės ēmimin me kėngėn e Enverit | Gazeta Telegraf).
    Debatet midis Shoqatės Labėria dhe individėve kundėr dhe pro z, Vasil Tole , Kristo Mėrtirit, se kush duhet mbajė `flamurin`, janė debate tipike shqiptare qė u ngjanė kakofonive tė politikanėve tanė. E vėrteta pėr origjinėn do tė dilte mė lehtė nėse profesionistėt e muzikės dhe tė studimeve filologjike nuk do tė kishin paragjykime por do tė duhej tė kishin ulur kokėn dhe do tė kishin pyetur muzikologėt dhe filologėt klerikė tė ritit lindor, nėse ka ngjashmėri tė iso-polifonisė labe me korin kishtar bizantin nė raport me kėngėt e sirenave tė Homerit. Njė gjė ėshtė e sigurtė se Sirenat me tė cilat u takua Uliksi me shokėt e tij nuk kėndonin me iso, por sipas Homerit kėndonin kėngė panegjirike pėr lavdinė e Uliksit nė mėnyrė qė ta shkatėrronin atė dhe shokėt e tij, nė vėnd tė `kuje-ve` tė personaliteteve tė nderuara Vasil Tole dhe Kristo Mėrtiri.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,755

    Pėr: Iso-polifonia labe pėrballė Kakofonisė shqiptare pėr Origjinėn

    Teme interesante,edhe sepse nuk kam hasur ne asnje liber a studim te mire mbi kengen labe

    I kam lexuar dy libra te Vasil Toles nje bibliografi te muzikes labe dhe nje liber tjeter mbi vajet a vajtimin "Pse qan kuajt e Akilit ...a diēka e tille" Te shkuara shum keq,ku dhe nje argument interesant si vajtimi behet diēka e kote per tu lexuar.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-07-2020
    Postime
    269

    Pėr: Iso-polifonia labe pėrballė Kakofonisė shqiptare pėr Origjinėn

    ja vlen te diskutohet

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-07-2020
    Postime
    269

    Edhe njėherė pėr IsoPolifoninė Labe (Argumente Replikave)

    Nga shoqata Laberia `Nderi i Kombit` ėshtė bėrė njė replikė me titull `Pirro Prifti, kėnga labe nuk rrjedh nga kori kishtar ortodoks, ėshtė me rrėnjė vetėm shqiptare ` me dt. 14 maj 2023, pėr shkrimin tim `IzoPolifonia labe perballe kakofonise shqiptare per Origjinen`, tė botuar njė ditė mė parė tek Revista e Nderuar Drini.
    Pa dyshim qė shkrimi ka sjellė debate. Madje dhe sot me datė 17 maj ėshtė botuar nga gazeta Panorama njė shkrim nga Zeno Jahaj Ē`kerkon Bizanti nė Polifoninė tonė popullore` me argumenta e kundėr argumenta.
    Nė shkrimin e bėrė nga Shoqata Labėria `Nderi I Kombit` vėrehen jo diskutime por akuza tė ēudiėshme si shprehja: ..pas Vasil Gjikės dhe Kristo Mėrtirit, Vasil Tole hedh nė treg njė element “neutralizues”, por mė helmues se dy tė parėt: Pirro Priftin, i cili tenton ta trajtojė problemin e “isopolifonisė”, si njė luftė pėr autorėsinė e “isopolifonisė.
    Akuza tjetėr dhe jo debat po aq paragjykuese dhe keqdashėse, ėshtė se meqė unė jam I religjionit lindor pra orthodox kėrkokam patjetėr qė izo polifonialabe duhet tė jetė me origjinė byzantine,
    Njė akuzė tjetėr dhe jo debat ėshtė seunė qėnkam mercenary I Vasil Toles dhe se pėrkrah idenė e Z.Tole se polifonia qenka me origjinė mitologjike
    Dhe akuza tjetėr me qesharake ėsttė se unė paskam nėnvlerėsuar profesorėt e mėdhenj shqiptarė si Prof. Ramadan Sokoli etj, i cili ka shkruar se “Polifonia popullore shqiptare, e cila shtjellohet nė shkallė tė gjymta pentatonike, nuk ka ndonjė lidhje morfologjike me literarurėn bizantine, e cila shtjellohet nė shkallė modale heptatonike. Vetė tiparet origjinale tė polifonisė sonė dėshmojnė se ėshtė trashėgimi e njė tradite tė lashtė qė ka lindur kėtu nė vend.”(Konferenca e parė Albanologjike, Tiranė 1965, 334), `` dhe njė muzikolog boshnjaki cili ka shkruar se ` Studiuesi boshnjak Cvjetko-Rihtman nė vitin 1954 ka shkruar: “Prania e polifonisė dyzėrėshe nė kėto zona mund tė shpjegohet si njė trashėgim i huazuar nga fiset e lashta ilire, ose e kanė ruajtur ilirėt e sllavizuar nė kėto treva” (Cvjetko Rihtman, – “O ilirskom porjeklu polifionia oblika narodne muzike, Bosnje i Hercegovine. Rad Kongresa Folkorista Jugoslavije”. Na Bjelalnici, 1955. I u Puli 1952. Zagreb. 1958, f. 99)`. Tė dy argumentat janė hipotetikė.
    Le ti anashkalojmė akuzat dhe le tė analizojmė me fakte. Por tė themi edhe njėherė se: ``data 25 nėntor 2005 ėshtė njė ditė historike. Nė kėtė ditė “Iso-polifonia popullore shqiptare” futet nė listėn e “Kryeveprave tė trashėgimisė gojore tė njerėzimit” mbrojtur nga UNESCO, fakt qė u kumtua nė tė gjitha mediat e botės nga Dr. Koichiro Matscura, Drejtor i Pėrgjithshėm i UNESCO-s, nga selia qendrore e UNESCO-s nė Paris``. Kėtė nuk e mohon askush por Shoqata e nderuar labe `Nderi i Kombit` kėrkon dicka tjetėr mesa duket, atė qė ti dalė emri edhe asaj nė UNESKO dhe pėr kėtė mesa duket ka filluar `lufta` (siē e kanė zakon shqiptarėt qė grinden me njėri tjetrin se kush ėshtė i pari) se kush ishte ai qė propozoi. Sa pėr origjinėn tani shoqata labe `Nderi Kombit` po vret mėndjen, dhe meqė do tė duket mė atdhetare se tė tjerėt hedh llum e baltė mbi ata qė diskutojnė fakte historike, dhe rrėmojnė pėr tė vėrtetėn. Mllefi i shoqatės labe sigurisht ėshtė mė i egėr sepse nuk di, dhe as do tė kritikojė, por di tė shajė e tė ofendojė, tė paktėn ai qė e ka shkruar dhe rri prapa emrit Shqoqatė pėr tu mbrojtur e justifikuar nė numrin shumės.
    Po ja, argumenti kryesor qė shoqata labe`Nderi Kombit` ngatėrrohet me frazeologjinė sharėse tė saj ėshtė se ky individ qė pėrfaqėson Shoqatėn nuk e kupton se polifonia ėshtė ndryshe nga Iso-polifonia. Polifoni si kėngė, e kanė tė gjithė popujt e ballkanit dhe sllavėt madje dhe grekėt qė kėndonin nė theatrot e lashtė qė jepeshin nė theatrot me shkallėt gjysmė rrethore qė kanė mbritur deri nė ditėt e sotme nė Shqipėri , Epir dhe Greqi ku jepeshin nė tragjeditė e famshme tė Sofokliut,Eskilit, Euripidit dhe tė tjerėve.
    Argumenti i parė: Nė ato tragjedi kishte njė kor qė kėndonte nė formė polifonie. Kėshtu qė iso-polifonia labe nuk mund tė jetė greke, sepse kori i tragjedive qė pėrsėriste fjalėt e aktorit nuk bėnte iso.
    Argumenti i dytė ku individi qė pėrfaqėson Shoqatėn ja ka futur fare kot, ėshtė se mė akuzon mua (nė fakt kėtė argument e ka mbrojtur z.Tole) se iso polifonia ėshtė mitologjike , pra nga sirenat, pėr tė cilėn unė e kam kundėrshtuar se, sirenat kėndojnė kėngė sė bashku duke lavdėruar lundruesin me qėllim qė ta ndalonin dhe ta vrisnin. Por sirenat nuk kėndonin kėngė kuje. As Izopolifonia labe nuk ėshtė nė formė kuje. Ato janė kėngė vajtimi tė cilat egzistojnė nė Labėri por edhe nė Veri, tek Malėsorėt e veriut. Pra nuk ka asnjė lidhje kuja as me polifoninė dhe as mė iso-polifoninė, dhe se izo-polifonia nuk mund tė jetė e trashėguar nga mitologjia e ashtuquajtur greke (nė fakt duhet quajtur Mitologji para-greke apo pellazge).
    Argumenti i tretė ėshtė se me tė vėrtetė Prof. Ramadan Sokoli ka shkruar si mė sipėr madje ka shkruar se… e ka marrė nga njė vepėr e Ksenofonit dhe pėrmend njė shėnim nga Ksenofoni rreth mėnyrės sė kėngėtimit tė njė fisi Trakas, qė banonte nė juglindje tė siujdhesės ballkanike, i cili ka dėshmuar: “Sė pari fillon tė kėndojė njeri syresh pas tij tė gjithė pjesėmarrėsit futen nė ritmin e kėngės” (f. 12) Kjo e ngazėllen profesorin, i cili thekson: ”A nuk na kujton ky njoftim i shkurtėr mėnyrėn e kėngėtimit me iso?”( f. 12)``. Por ky koment I Profesor Ramadanit ka dy handicape tė mėdha: pavarėsisht se ėshtė shkruar nga profesori ynė i madh: Handikapi ėshtė se ky fis thrakas i shek IV pes -III pes, nuk egziston pas pushtimit romak, dhe mė vonė nga sllavėt. Pra ky fakt sipas Prof. Ramadanit tė thėnė nga Ksenofoni, qė kėnga ishte me `iso`, fisi nuk egziston mė sepse edhe thrakėt nuk egzistojnė sot, por Thrakia e dikurshme ėshtė ndarė nė Bullgarinė e sotme, Turqinė e sotme dhe Greqinė e sotme. Nė asnjė nga kėta vėnde sot nuk egziston izopolifoni si tek labėt. Atėhere, si ka mundėsi qė izopolifonia labe tė jetė e lashtė dhe e trashėguar nga thrakėt(?!) kur asnjė nga vėndet qė ka sot kėto toka e popuj nuk ka njė version muzikor tė tillė? Pra Labėria nuk ka asnjė lloj lidhje me Thrakinė, pra kjo hipotezė e Prof. Ramadan Sokolit bie poshtė.
    Argumenti i katėrt, sipas UNESKO-s, iso-polifonia ka kėtė spjegim: `` Termi `iso` lidhet me isonin e muzikės kishtare bizantine dhe i referohet dronit qė shoqėron kėndimin polifonik. Droni (zukatja, zhurma, kenga me zė moonoton), realizohet nė dy mėnyra: tek toskėt, ai ėshtė gjithmonė i vazhdueshėm dhe kėndohet nė rrokjen 'e', duke pėrdorur frymėmarrje tė lėkundur, ndėrsa te Laboratorėt, droni ndonjėherė kėndohet si njė ton ritmik, i realizuar me tekstin e kėngė. E interpretuar kryesisht nga kėngėtarė meshkuj, muzika tradicionalisht shoqėron njė gamė tė gjerė ngjarjesh shoqėrore, si dasma, funerale, festa tė korrjeve, festime fetare dhe festa tė tilla si festivali i mirėnjohur folklorik shqiptar nė Gjirokastėr. Izopolifonia shqiptare karakterizohet nga kėngėt e pėrbėrė nga dy pjesė solo, njė melodi dhe njė kundėrmelodi me dron koral. Struktura e pjesėve solo ndryshon sipas mėnyrave tė ndryshme tė interpretimit tė dronit, i cili ka njė larmi tė madhe strukturash, veēanėrisht nė stilin popullor tė adoptuar nga tė gjitha grupet qė performojnė kėtė muzikė`` (Albanian folk iso-polyphony - intangible heritage - Culture Sector - UNESCO) (Albanian folk iso-polyphony
    Albania Inscribed in 2008 (3.COM) on the Representative List of the Intangible Cultural Heritage of Humanity (originally proclaimed in 2005).
    Pra, isopolifonia labe ka dallim nga Polifonia.
    Egzitojnė shumė kėngė polifonike ndėr popuj nė botė madje dhe nė Arabi, por afėr nesh janė Polifonia Greke “Caravan” dhe ruhet vetėm nė zonėn e Epirit nė Greqinė Veriperėndimore, ndėrsa Polifonia Bullgare “Bistritsa Babi”, ruhet vetėm nė rajonin Shoplouk, nė Bullgarinė perėndimore. (http://ėėė.panorama.com.al/ckerkon-b...ore-shqiptare/), sipas Zeno Jahaj.
    Sė pesti, derisa Izopolifonia labe nuk qėnka as me prejardhje nga mitologjia (sirenat apo kėngėt e vajti qė pėrmėnd nė shkrimin e tij individi I Shoqatės Labe `Nderi i Kombit`) dhe as nga lashtėsia siē pėrmėnd Ramadan Sokoli pėr njė fis tė veēuar thrakėsh qė nuk ka lidhje fare me Labėrinė, atėhere nga vjen?
    Unė argumentoj se ka shumė mundėsi qė izopolifonia labe ėshtė ashtu siē e pėrmend UNESKO nėpėrmjet analizės profesionale, tė jetė me origjinė nga kori orthodox qė kėndohet nė kishat e Shqipėrisė.
    Del pyetja se pėrse lebėrit kėndonin me iso dy tre vetė dhe dridhnin zėrin nė formė zukatje (dron) duke shprehur njė `e` tė zgjatur nė fund, ta kenė marrė nga kori kishtar bizantin? Mendoj se nėpėrmjet kėsaj iso-polifonie Labėria ruajti traditėn e hershme religjioze pavarėsisht pushtimit Osman, duke e `kundėrshtuar` pushtimin dhe konvertimin nė fe, nėpėrmjet kėngės sė veēantė qė u kujtonte fenė e mėparshme. Sigurisht populli i Labėrisė ka qėnė e mbetet luftarak dhe kundėrshtimin e ka patur nė formė pėrplasje me kundėrshtarin, por kjo mėnyrė qė mbeti traditė e Labėrisė ėshtė njė element tradite lashtė, sepse kristianizmi nė Shqipėri (nė Iliri) dhe nė fiset Kaone nga tė cilat janė pasardhės lebėrit (pavarėsisht pushtmeve romake, sllave), kėshtu qė mendohet se isopolifonia egzistonte qė nė shekujt e parė tė krishtėrimit i cili erdhi nė Iliri nga Shėn Pali I zbriti nė Durrės dhe Apolloni.
    Sė fundmi vjen edhe pėrgjigja e akuzės sė fundit ku individi i Shoqatės Labėria `Nderi iKombit` hedh vrer mbi pėrkatėsinė time fetare duke aluduar se unė prandaj e mbroj kėtė opsion fetar pėr iso-polifoninė, madje duke shkuar dhe mė tej duke mė bėrė edhe grek (unė jam 100% shqiptar sepse jam nga Korēė-Kolonja ku nuk ka farė grekėr). Kjo akuzė nuk ėshtė argument i nderuar por njė injorancė sepse duhet tė vini njė herė tė dėgjoni korin e kishės orthodokse tė kėnduar nė shqip, dhe do tė shihni ngjashmėrinė me iso-polifoninė labe.
    Sa pėr shkrimin e z.Zeno Jahaj, tek shkrimi i sotėm `Ēkėrkon Bizanti nė polifoninė popullore shqiptare`, i them tė nderuarit Zeno, se pavarėsisht referencave qė jep aty nė shkrim, mendoj se z. Zeno duhet tė lexojė replikėn time qė tė kuptojė se nga e ka origjinėn iso-polifonia, se ēfarė dallimi ka iso-polifonia nga polifonia, dhe sė fundmi nuk ėshtė e thėnė qė korifejtė e muzikologjisė dhe historografisė muzikore tė kenė absolutisht tė drejtė me ato njohuri qė kanė patur atėhere, p.sh., Prof. Ramadan Sokoli, etj, por edhe ju i nderuar Zeno, sė bashku me individin bizarre tė Shoqatės Labėria `Nderi i Kombit`, nuk keni qėnė ndonjėherė tė dėgjoni korin e Kishės dhe psalltjet e dhjakėve.
    Atėhere do tė kuptoni se pėrse Labėria kėndon njė polifoni tė veēantė qė quhet iso-polifoni dhe pėrse e ka ruajtur kėtė traditė ndėr shekuj.

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Polifonia Popullore

    “Iso-polifonia popullore shqiptare, shpallet “Kryevepėr e trashėgimisė gojore tė njerėzimit”, mbrojtur nga UNESCO

    Unesco, Paris 25 Nėndor, 2005


    Pa mė tė voglin dyshim, data 25 nėntor 2005 ėshtė njė ditė historike pėr mbarė trashėgiminė kulturore tė shqiptarėve por dhe pėr vetė Shqipėrinė. Nė kėtė ditė “Iso-polifonia popullore shqiptare” futet nė listėn e “Kryeveprave tė trashėgimisė gojore tė njerėzimit” mbrojtur nga UNESCO, fakt qė u kumtua nė tė gjitha mediat e botės nga Dr. Koichiro Matscura, Drejtor i Pėrgjithshėm i UNESCO-s, nga selia qėndrore e UNESCO-s nė Paris.


    Pėr tė dale me kėtė vendim, Juria Ndėrkombėtare e mbledhur nė Paris nga data 21-24 Nėntor 2005, shqyrtoi mbi 60 kandidatura tė propozuara pėr t’u pėrfshirė nė listėn “Kryevepėr e njerėzimit”, propozime tė bėra nė rrugė zyrtare nga shtete tė ndryshme nė ēdo anė tė botės duke plotėsuar dosjet dhe kriteret e shpallura pėr kėtė qėllim.

    Juria vendimarrėse pėrbėhej nga :

    1. Dok. Antonio A. ARANTES - President i Institutit Kombėtar Brazilian pėr Trashėgiminė Historike dhe Artistike, Brazil.
    2. H.R.H Basma BINT TALAL - Princeshė e Jordanisė
    3. Aziza BENANINI - Ambasadore e Marokut nė UNESCO
    4. Prof.Georges CONDOMINAS - Pėrfaqėsues i Francės nė UNESCO
    5. Prof. Anzor ERMAICHVILI - Profesor nė Institutin Kombėtar tė Kulturės, Gjeorgji.
    6. Carlos FUENTES - Pėrfaqėsues i Meksikės nė UNESCO
    7. Mister Yoshikazu HASEGAWA - Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit pėr Teatrin e Ri, Japoni
    8. Prof. Epeli HAU’OFA - Drejtor Themelues i Qendrės pėr Artin dhe Kulturėn, Oqeani
    9. Prof. Alpha Oumar KONARE - Kryetar i Komisionit tė Bashkimit Afrikan, ish President i Malit
    10.Elvira KUNINA - Drejtore e Shkollės Kombėtare tė Artit Folklorik, Rusi.
    11.M.s.Olive W.M.LEWIN - Drejtore e tė Rinjve, Xhamajkė
    12.Prof. Armandina LIHAMBA - Profesor nė Universitetin e Dar El Salamit, Tanzani
    13.Dokt. Ahmed MORSI - Kryetar i Bibliotekės dhe Librarive Kombėtare, Profesor nė Fakultetin e Arteve nė Universitetin e Kajros, Egjypt.
    14.Dok. Zhentao ZHANG - Profesor nė Institutin e Kėrkimeve Muzikore nė Akademinė e Arteve, Kinė.


    Nga sot “Iso-polifonia” jonė popullore, kjo dukuri e jashtėzakonshme e tė konceptuarit dhe e komunikimit njerėzor ėshtė vendosur nė vendin qė meriton: nė listėn e kryeveprave tė botės shpirtėrore tė njerėzimit. Kjo listė e kryeveprave nė thelb pėrbėhet nga fenomene dhe shfaqje dukurish tė kulturave shpirtėrore tė popujve tė ndryshėm tė botės tė cilat qėndrojnė nė themel tė kulturės njerėzore, dhe qė dallohen pėr frymėn dhe llojin unikal qė ato pėrfaqėsojnė. Ndėr to pėrmendim: makamet e Irakut, operan e Pekinit, vedat indiane etj. Pėr tė arritur kėtė rezultat, u desh tė ndiqej njė procedurė tepėr rigoroze e plotėsimit tė dosjes sė kandidimit tė “Iso-polifonisė”. Dosja, e pėrgatitur nga ne, mbėshtetur kritereve tė shpallura nga UNESCO, ndėr tė tjera, pėrmbante:


    I. Dokumenta shkrimorė tė gjitha nė gjuhėn angleze:

    1. Kėrkesėn zyrtare tė UNESCO’s National Commission of Albania pėr regjistrimin e iso-polifonisė si “Masterpiece of the human oral heritage”.
    2. Formulurin e plotėsuar tė “Albanian folk iso polyphony”, fq. 1-29. sipas standarteve dhe modelit tė UNESCO-s
    3. Bibliografinė e punimeve tė autorėve tė huaj mbi iso-polifoninė.
    4. Bibliografinė e punimeve tė autorėve shqiptarė mbi iso-polifoninė.
    5. Tė dhėna dhe botime zyrtare mbi zonat ku kėndohet nė iso-polifoni.
    6. Draft Aksion Planin 2003-2008 mbi “Iso-Polifoninė”.
    7. 5 format e tjera tė propozuara sic kėrkohet nė Formėn e Aplikimit Tip.
    8. Ligjin nė gjuhėn angleze 9048, dt. 07.04. 2003 “Pėr trashėgiminė kulturore”.
    9. Studimin e plotė shkencor mbi iso-polifoninė nga Vasil S. TOLE
    10.Studimin “Odiseja dhe Sirenat, grishje drejt viseve iso-polifonike tė Epirit”, Uegen, 2005, nga Vasil S. TOLE

    II. Audio, video materiale dhe libra:

    1. Harta tė ndryshme tė Shqipėrisė.
    2. 32 fotografi me ngjyra sė bashku me negativėt tė grupeve iso-polifonike shqiptare.
    3. Njė dokument video 2 orėsh i cili ilustron tė kėnduarin iso-polifonik me zonat si mė poshtė:
    a. Himara - Lab iso-polyphony
    b. Kolonja - Tosk iso-polyphony
    c. Tepelena - Lab iso-polyphony
    d. Gjirokastra - Tosk iso-polyphony
    e. Pėrmeti - Lab iso-polyphony

    4. Njė listė tė publikemeve audio dhe video qė do tė shėrbejnė nė mbėshtetje tė dosjes sė paraqitur:
    a. “Albania Intangible Heritage in CD”, Tirana 2004
    b. Intangible Heritage-Iso-polifonia, Tirana 2003
    c. The polyphonic group “Kristalet e Smokthinės”, Eurostar
    d. The iso-polyphonic group “Djemtė e Vlorės”, Eurostar
    e. The polyphonic group “Ergjėria”, Eurostar
    f. The publication “Popullsia e Shqipėrisė” ­ “Albania’s population”, Tiranė 2001
    5. Njė video profesionale e tipit (Betacam SP) e titulluar “Albanian Iso-polyphony” ~ 10 minutes’ e cila pasqyron elementet mė tė rėndėsishėm tė fenomenit muzikor tė iso-=polifonisė, pėrgatitur mbėshtetur Annex IV .
    6. Autorizime dhe dokumenta qė provojnė Copyrightin e materialeve tė mėsipėrme.


    Mbėshtetur kėtij konfirmimi tė rėndėsishėm pėr vlerat qė mbart trashėgimia shpirtėrore shqiptare, mund tė themi me plot gojėn se kultura shqiptare nė tėrėsi po shndėrrohet nė faktorin nr. 1 tė integrimit evropian dhe tė imazhit pozitiv pėr Shqipėrinė. Nuk ėshtė e pakėt qė nė kėto vitet e fundit vetėm nė fushėn e njohjes ndėrkombėtare tė vlerave tė trashėgimisė kulturore kemi: Parkun kombėtar tė Butrintit, qytetin e GJirokastrės dhe sė shpejti edhe qytetin e Beratit, si “Pasuri kulturore e njerėzimit’ mbrojtur nga UNESCO.
    Vetė shteti shqiptar ka hartuar dhe implementuar ligje tė reja pėr kėtė fushė sic ėshtė ai “Pėr trashėgiminė kulturore”- 2003 apo “Pėr muzetė” 2005, por edhe ėshtė bėrė gjithashtu pjesė e standarteve globale ndėr tė tjera edhe duke aprovuar pothuaj tė gjitha konventat ndėrkombėtare nė kėtė fushė. Sė fundi pritet nėnshkrimi aprovues formal i konventės sė UNESCO-s “Pėr ruajtjen e trashėgimisė shpirtėrore’, nga ana e Ministrit tonė tė Jashtėm, mbas Vendimit qė mori Kėshilli i Ministrave pėr njohjen nė parim tė saj tani sė fundi.
    Futja e Iso-polifonisė nė listėn kryevepėr qė mbrohet nga UNESCO do tė sjell njė njohje dhe pėrhapje tė mėtejshme nė mbarė botėn brenda saj. Mė shumė kujdes dhe fonde pėr grupet popullore dhe studimet pėr iso polifoninė dhe sigurisht mė tepėr angazhime pėr kryerjen e aktiviteteve qė I kushtohen iso-polifonisė.



    Prof. Dr. Vasil S. TOLE
    Drejtor i Trashėgimisė Kulturore nė MTKRS
    Eksperti i pėrgatitjes sė Dosjes sė kandidimit tė Iso-Polifonisė



    Lista e disa nga kryeveprave te njerezimit ne fushen e trashegimise gojore :

    1. Azerbaijan - Azerbaijani Mugham
    2. Belgium - The Carnival of Binche
    3. Bolivia - The Andean Cosmovision of the Kallawaya
    4. Brazil - The Oral and Graphic expressions of the Wajapi
    5. Cambodia - The Royal Ballet of Cambodia
    6. Central African Republic - The Oral Traditions of the Aka Pygmies of Central Africa
    7. China - The Art of Guqin Music
    8. Colombia - The Carnival of Barranquilla
    9. Cuba - La Tumba Francesa
    10.Egypt - The Al-Sirah Al-Hilaliyyah Epic
    11.Estonia - The Kihnu Cultural Space
    12.India - The tradition of Vedic Chanting
    13.Indonesia - Wayang Puppet Theatre
    14.Iraq - Iraqi Maqam
    15.Jamaica - The Maroon Heritage of Moore Town
    16.Japan - Ningyo Johruri Bunraku Puppet Theatre
    17.Korea (Republic of) - The Pansori Epic Chant
    18.Kyrgyzstan - The Art of Akyns, Kyrgyz Epic Tellers
    19.Madagascar - Woodcrafting Knowledge of the Zafimaniry
    20.Mexico - The Indigenous Festivity Dedicated to the Dead
    21.Mongolia - The Traditional Music of Morin Khuur
    22.Tonga - Lakalaka, Dances and Sung Speeches
    23.Turkey - The Art of the Meddah, Public Storytellers
    24.Vanuatu - Vanuatu Sand Drawings
    25.Vietnam - le Nha nhac, Vietnamese Court Music
    26.Yemen - Song of Sanaa
    Multinational
    27. Estonia, Latvia and Lithuania - The Baltic Songs and Dance Celebrations
    28. Tajikistan and Uzbekistan - Shashmaqom Music


    Albasoul

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Polifonia Popullore

    1 vjetori i shpalljes sė iso polifonisė "kryevepėr e trashėgimisė gojore tė njerėzimit"

    "E qara me bote-me ulėrimė" dhe origjina e iso-polifonisė popullore shqiptare

    HYRJE: Mbi vajin dhe vajtimin nė traditėn shqiptare

    Vetė koncepti i "tė qarės" rrjedh prej vajit , kėngėtimit tė vajtorėve dhe vajtojcave. Tė frymėzuara prej dhimbjes vajtorėt apo vajtojcat krijojnė muzikėn dhe vargjet mė patetike tė mundshme. Nė mbėshtetje tė arsyetimeve tona tė mėpastajme, nė kėtė pikė, na duket se ėshtė shumė i rėndėsishėm konstatimi i E. Koliqit se i vdekuri nė fantazin` e saj tė tronditun asht nji gjasend qė ndien dhe arsyeton: prandaj zen me pėrligjėrue me tė e i thotė e e porosit njė mijė gjana pėr vendėsit e mbretėnisė sė pėrjetshme, tue i pėrcjellė ato fjalė me lot e me britma .


    Efekti tragjik i konstatimit tė dukurisė sė vajtimit masiv shumėzėrėsh, nuk ka kaluar pa lėnė gjurmė pėrsėri edhe tek mjaft studiues dhe udhėtarė qė pėrshkonin viset tona nė kohė dhe vise tė ndryshme. Njė ndėr kėto ėshtė edhe ajo qė lidhet me vdekjen e Panit tė Madh. Sipas Plutarkut , njė anije njoftoi vdekjen e Panit pranė liqenit Pelod (liqenit tė sotėm tė Butrintit), dhe pas kėsaj u dėgjuan vajtime nė grup, sikur shumė qėnie tė vajtonin sė bashku. Edhe Konica, ka tėrhequr me kohė vėmendjen nė lidhje me vlerat unikale qė paraqesin nė radhė tė parė ato gjėmė-kuisjet e vajtoreve shqiptare nė Jug tė Shqipėrisė etj.

    Sipas mendimit mė tė pėrhapur, "e qara": del nga shpirti, me fjalėt mė tė menduara dhe qė i drejtohet tė vdekurit pėr ta ndikuar atė.

    Pa dėgjo, vėllai im,
    S`tė kas as fare, as fis,
    Po pėr hatėr tė perėndisė,
    E pėr njė ēyēkė me bathe,
    Edhė pėr njė okė djathė,
    Dy lot pėr tyj do t`i zbras .

    Labėri

    Kanė nisė vajėn e po vajtojnė,
    Kanė nisė gjamėn e po gjamojnė
    Me ju dhimėt gurit e drunit.
    Aspak Muji s`po ngushllohet .

    Gegėri

    Nė kėtė rrjeshtim tė vajit, futet edhe " e qara me bote", nė tė cilėn ne gjejmė gjenezėn e lindjes sė iso-polifonisė popullore, e shpallur sė fundi nga Unesko edhe si "Kryevepėr e trashėgimisė gojore tė njerėzimit" .


    I. "E qara me bote" si mandata pėr kumtimin e vdekjes.

    Sė pari do t`i referohemi analizės sė kėsaj dukurie nė muzikėn iso-polifonike tė Shqipėrisė sė Jugut, si njė bėrthamė ende arkaike nė tė cilėn mund tė identifikojmė lindjen dhe perceptimin e dukurisė sė jashtėzakonshme muzikore tė iso-polifonisė vokale, sepse: vajtimet janė djepi ku pėrkunden kėngėt e lashta dhe ato tė reja.
    Sipas Prof. Cabejt , fjala bote ka kuptimin shtamė, pra enė qė mbush ujė. Tė dhėnat materiale dėftojnė se kjo fjalė ėshtė njė me botė, dhe, baltė, deltinė si dhe me baltė shtamash. Ai e nxjer si fjalė tė toskėrishtes nė pjesėn jugore edhe nė formėn bot-i. Sido qė ta kapėsh, apo nė tė gjitha rastet qė ta interpretosh, "e qara me bote" ėshtė pėrsėri e lidhur, si me tė qarėn me shtama (pra me rrėke lotėsh), ashtu dhe me tė qarėn pėr dheun, pėr tokėn, pra si njė vajtim masiv pėr tokėn. Pa asnjė lloj dyshimi, "e qara me bote" (e hasim edhe si " e qarė me vome", nė Malėshovė, Pėrmet), shfaqet si njė mbetje e praktikave shumė tė vjetra rituale tė ceremonialit tė vdekjes, kjo e lidhur edhe me boti-n, pra me njeriun si mikropjesėz e botės, qė lind nga toka dhe vdes po nė tokė.
    Duke bėrė fjalė pėr sosjen e stinės njerėzore tė njė personi tė caktuar, (pra tė njė boti), me pėrcjelljen e tij nė botėn e pėrtejme, na bėn pėrshtypje fakti se "e qara me bote" ruan nė strukturimin e saj, si bėrthamėn, modusin iso-polifonik tė ndėrtimit (pra strukturėn e shumėzėrėshit tė lidhur ngushtėsisht me ison, kėtė ngashėrimin masiv tė pjestarėve nė tė "qarėn me bote"), por dhe se evidenton mjaft qartė veten si njė dukuri qė ėshtė pėrbėrėse e njė rituali tė mirė strukturuar. Kėtu, sė bashku qėndrojnė si tė barabarta: e folura-e ligjėruara me zė, e kėnduara dhe lėvizja.

    E shoqja:
    Pilo zėmėra, ē`mė le,
    u nis guri nė Varre
    hume me gjithė kope.

    Shoqet:
    Ti shoqe si shumė the,
    kėshtu s`qajėnė nėr ne,
    po vure nė derexhe.

    Ja dhe njė model tjetėr dialogu iso-polifonik:

    Labika:
    Latif Breshan hije beu,
    Zėmrėn hasmi s`ta dėfteu,
    Erdhi brėnda e tė gėnjeu,
    e bė qėn edhe gėrth dheu,
    armėergjėndat t`i mėsheu.

    Shoqja:
    Latif Bredhan, bojėdrita,
    mos mba vesh ē`thotė Labika,
    hasmi kish zėmrėn me ēika,
    pa erth tė grisi me thika,
    i kish armėt e ergjėnda,
    pa erth e tė vrau brėnda .

    Nė kėtė pikėpamje na duket se "e qara me bote" ėshtė pjesė e njė mini-tragjedie popullore, e cila nuk luhet mė nė teatrot antike, por bash mu nė mes tė "teatrit-shtėpi", nė tė njėjtėn skenė qindravjeēare tė njeriut. Sipas popullit : kėrcet dhoma atje kur e mer njė tė qarė me botė, ja bėjnė tė gjitha i-i-i. I Kadare ka vėnė re dhe ka evidentuar ngjashmėritė qė ekzistojnė mes teatrit primitiv dhe "tė qarit me ligje" nė Jug, por dhe sidomos kur flet pėr rolin e pėrbashkėt qė kanė si vajtojcat ashtu edhe korri antik si pėrgjigje e fjalėve tė tyre nė komentimin e tipareve tė tė vdekurit .
    Tek e qara nė grup, dhe nė formacionet e saj tė pėrveēme si "e qara me bote" apo "e qara me ligje", gjejmė tė sendėrtuara edhe format e organizimit strukturor, tė cilat mė pas u implementuan dhe u bėnė tė pėrveēme nė strukturėn e tragjedive antike tė Eskilit ( nė mėnyrė tė veēantė tek tragjeditė Lutėset, Agamemnoni, Koeforet dhe Eumenidet), me korife, kor, dhe recitues, si formacione pėr dhėnien dhe fillimin e ceremonialit kompleks tė mandatės sė vdekjes.

    Oresti:

    O ati im, i mjeri at
    C`fjal ė tė tė them, ē`vepėr tė bėj
    Qė tė t`arrij atje ku je,
    Te shtrati i vdekjes qė tė mban?
    Drita dhe terri japin tė dy,
    Tė njėjtin fat, tė njėjtin zi:
    Njė kėngė pėr ty qė je nėn dhe,
    Dhe njė pėr ne qė rrimė kėtu,
    Te porta e mbyllur e shtėpisė.

    Korifeja:

    I vdekuri mbi varr kur qahet
    Me qarjen bashkė hakmarrėsi vjen
    Dhe kur ėshtė fjala pėr babanė
    Qė tė ka sjellė ty mbi dhe
    Ahere vaji yt rrėqethės
    Do ta arrijė gjer n`atė pus.

    Elektra:

    Dėgjo, o at dhe vajin tim:
    Tė dy fėmijėt pėrmbi varr
    Po tė vajtojnė ty me gulē.

    Nė studimin e "Odiseja dhe Sirenat, grishje drejt viseve iso-polifonike tė Epirit" , kemi tėrhequr vėmendjen nė lidhjen qė ekziston mes vajtimit dhe praktikave tė varrimit me tuma tek ilirėt dhe epiriotėt. ku mendohet se duhet kėrkuar edhe fillesa e poezisė sė lashtė gojore. Njė skemė e tillė, e mirė strukturuar, sigurisht qė tregon nivelin e lartė artistik tė perceptimit tė jetės dhe tė vdekjes nga banorėt e atyre anėve. Qė kjo gjė nuk ishte e zakonshme, pėr kėtė flet edhe fakti se tek Homeri ("Iliada" , kėnga XXIII dhe tek "Odiseja" kėnga XXIV ), gjejmė tė pėrshkruar mjeshtėrisht dukurinė e vajtimit masiv, qė siē do tė shohim mė poshtė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse forma arkaike e "tė qarės me bote".

    Iliada, Kėnga XXIII

    E, kur mbėrritėn nė shtėpinė mbretėrore,
    vendosėn trupin nė njė shtrat tė gdhendur.
    Te kryet e shtratit i vunė gjėmatarėt,
    qė zunė pėrvajshėm kėngėn e pėrmortshme.
    Gratė me dėnesė vajtimit mbrapa i vin .


    Odisea, Kėnga XXIV

    Bijat e plakut t`detit pėrreth teje
    Ia nisėn tė vajtojnė duke tė veshur
    Me rroba tė pavdekshme. Nėntė muzat
    me radhė me zėnė e tyre t`melodishėm
    kėnduan kėngė tė pėrmotshme e askush
    nga grekėt nuk qėndroi pa derdhur lot,
    aq shumė u mallėngjyen nga ato zėra.
    Pėr shtatėmbėdhjetė ditė e net, parreshtur
    hyjni e njerėz qanė dhe vajtuan.

    Dėshmi tė prekshme tė atij realiteti kemi edhe ndėr gjetjet e arkeomuzikės shqiptare, nė mėnyrė tė veēantė tek "Sirenat vajtore" pa vegla muzikore tė Apolonisė, Sirenat e Durrėsit, Antigonesė dhe Vlorės, tė cilat janė dėshmi unikale tė kėtyre personazheve tragjikė tė kėndimit, por dhe tė veprimit teatral iso-polifonik.
    Krahas "Sirenave vajtore", ekzistenca nė folklorin muzikor iso polifonik e disa gjinive si. p.sh nė kėngėn iso-polifonike me origjinė mitologjike apo edhe nė "vallet rituale", mund tė provojė se iso-polifonia ka qėnė bashkėudhėtarja muzikore e pėrhershme e gjinisė. Nė kėtė tip kėnge tė bien nė sy, si njė shtresim i lashtė me prejardhje mitologjike, njė varg thirrjesh qė sjellin jehonėn e praktikave ritualo-magjike, tė lashta. Si shembull mund tė pėrmendim tė tilla formula stereotipe tė fillimit tė kėngėve: "Oj lia oj", / Vaj lia vaj/ Vaj duduk vaj! ; etj.
    Nė Shqipėri varret e vjetra nė pėrgjithėsi kanė drejtimin lindje-perėndim dhe kjo sipas Tirtės, kjo ka lidhje me kultin e diellit . Mbėshtetur Lukianit, sjellim nė vėmėndje se nė rastin e varrimit greku e djeg tė vdekurin, persiani e kall nė dhe, indiani e mbulon me njė tis tė tejdukshėm, skiti e ha dhe egjiptiani e than .


    II. Bota e pėrtejme dhe "e qara me bote" si ndėrlidhėse

    Konceptimi i shqiptarit pėr botėn nė pėrgjithėsi shfaqet si njė unitet binar, pra: jeta=dynja e sipėrme dhe vdekja=dynja e poshtme. I konstatuar edhe nga studiues tė etnokulturės, ky raport binar i perceptimit tė jetės dhe vdekjes nuk ka funksionuar asnjėherė i ndarė si me thikė. T`i thras t`dekunt me m`dihmue thuhet nė vargjet e njė vajtimi tradicional shqiptar , pasi tek shqiptarėt ekziston besimi se i vdekuri nuk humbet, por thjesht ndėrron jetė. Nė Shqipėrinė Jugore e hasim edhe nė formėn: i qe sosur dita.
    Atė Lovro Mihaēeviq nė shėnimet e tij tė udhėtimit nė Shqipėri nė vitet 1883-1907, ka konstatuar se shqiptari vdekjen e pranon me seriozitet dhe gjakftohtėsi, sikur nuk duhet tė vdesė kurrė, por tė bėjė njė udhėtim nga njė vend kėtu nė njė vend tjetėr atje. Kadareja mendon se bota e pėrtejme, hyrjet dhe daljet qė andej tė personazheve, vajtjet atje tė bujtėsve tė gjallė, e kthimit qė andej tė tė vdekurve e kėshu me radhė…. bota e amaneteve, e kumteve dhe lajmeve tė dėrguara me anė zogjsh, resh a qyqesh, nga trevat e vdekjes nė ato tė jetės ose e kundėrta ishin diēka normale pėr psikėn shqiptare dhe krijimtarinė e tij poetike . Pra, i gjithė ceremoniali i vajtimit, duket se ėshtė lėnda lidhėse me dy botėve qė pėrmendėm mė sipėr.
    Nuk ka asnjė dyshim se "iso-polifonia", si prodhim tingullor i "tė qarės me bote", ka lindur nė njė hallkė shumė tė rėndėsishme kohore, e cila pėr ne pėrfaqėson momentin qė qėndron: mes vdekjes trupore mbi tokė dhe pėrcjelljes nė botėn e pasosun, nė dhe. D.m.th konceptimi dhe lindja e iso-polifonisė ndėrlidhet ngushtė me kėtė fill kohor shumė tė rėndėsishėm qė ėshtė: koha midisėse as jetė as vdekje. Nė kėtė ēast midisės, ka ende mjaf kohė pėr tė folur i gjalli me tė vdekurin, siē vajtohet mė poshtė:

    Mu nė mal tė hoshtevjate,
    ra i pari i progonate.
    -More Taro, kush tė vrau?
    -Mė vrau njė bajgė kau.
    -MoreTaro sa tė ranė?
    -Njė mė ranė dhe mė vranė,
    kokėn mes pėr mes ma danė,
    trutė m`i hodhėn mėnjanė.

    Progonat, Tepelenė,

    Sigurisht qė ka njė element tė rėndėsishėm pėr botėn e nėndheshme, e cila nuk preket dhe qė nuk e njeh diellin, qė nuk ndriēon dot nė ato anė. Pavarėsisht se sipas Lukianit vajtimi pėr tė vdekurit ndjek kudo tė njėjtat ligje, ne nuk do tė lėmė pa pėrmendur faktin se Lumi i Vdekjes-Akeronti, dhe Hadesi, mbreteria e Vdekjes lokalizohen vetėm si tė tilla nė rajonin e maleve tė Sulit, ish Thesprotia, Camėria e sotme. Nė shėnimet e udhėtareve tė ndryshėm, deri nė prag tė shek. XX, lumin Akeront, e gjejmė tė pėrcaktuar edhe si Lumi i Zi ndėrsa ende sot, pika e kufirit mes Shqipėrisė dhe Greqisė nė zonėn e Camėrisė mbart togfjalėshin kuptimplotė: Qafa e Botės!
    Nė lidhje me fjalėn tragjedia, nė Vlorė, kemi pėrqasjen e fjalės nė emrin e fshatit Tragjas. Gjithashtu, banorėt e Bregut tė Detit, nė mėnyrė tė veēantė piluriotėt, ende i thėrrasin kėmbėcjepėr, qė sigurisht qė lidhen me Panin, kjo nė pikėpamje tė aftėsive tė tyre muzikore, tepėr tė veēanta. Tė qarėn-vajtimin e hasim si toponimi (si fshati Vajzė, Vajkal etj), por edhe nė realitete mitologjike siē ėshtė rasti i Grabofēit, i cili njihet si njė qėnie mitologjike qė vazhdimisht qan me zė. Sipas traditės popullore, Grabofēi pėrfytyrohej si njė gjarpėr i madh me dy kokė, i cili zbulonte vetėm njėrėn dhe me tjetrėn qante sikur tė ishte i dėshpėruar. Kėtė e bėnte pėr tė afruar njėrėzit dhe pėr ti ngrėnė ata mė pas.
    Nė kėtė krijmtari, ndėr tė tjera konstatojmė edhe portretizimin e zogjve fatidikė. Kėta zogj quhen tė tillė pasi me anė tė kėngės dhe kėngėtimit tė tyre tė parathonė fatin. Si zogj fatidikė nė muzikėn tonė popullore njihen bilbili dhe qyqja. Njė ndėr krijimet mė tė hershme ku konstatohet roli i qyqes si zog fatidik ėshtė balada "Konstandini dhe Doruntina".

    "Ē'ka kan zojt si po flasin
    Thon: Qysh hec i vdekni me t'gjallin?
    Shuj moj motr Zotyn tė vraft,
    Nuk kan zojt tjetėr zanat".

    Me njė dėndėsi emocionale dhe e ndėrlidhur ngushtė me vajtimin, e gjejmė kėngėn e qyqes nė vargjet e mėposhtme:

    Kėnon qiqija nė maj,
    Kėnon-o, seē ja thotė,
    Vajton-o, qan me lotė,
    Pėr ca plaka qė la vjet,
    Erth sivjet e nuk i gjet,
    U gjeti furkatė shkret.
    Kėnon qiqija nė maj,
    Kėnon-o, seē ja thotė,
    Vajton-o, qan me lotė,
    Pėr ca nuse qė la vjet,
    Erth sivjet e nuk i gjet,
    U gjeti flokatet shkretė.

    Rėndom fjala korba dhe zeza qė lidhet me zogun e korbit, pėrdoret si refren nė pjesėn mė tė madhe tė vajtimeve.

    Ceēo, ku e le harbinė,
    korba, o Ceēo.

    Dhėmblan, Tepelenė, 1948

    Njė pjesė e madhe e kėtij realiteti dy botėsh ėshtė pėrjetuar edhe nė fjalėt e urta:

    "Dheu pėr ne dhe ne pėr dhe"-Jug
    "As varri nuk ka frikė nga i vdekuri, as i vdekuri nga varri"-Gjirokastėr
    "Vaji nė vdekje si kėnga nė dasėm"-Vlorė
    "Dy vdekje s`ka, dhe nga njė nuk shpėton dot"-Myzeqe
    "Gjella e njerėzet, njė qiri"-Arbėreshe
    "I vdekuri ndjesė, i gjalli shpresė", berat
    "Kėjo jetė-si njė fletė"-Labėri
    "Kush qahet, s`kėndon kurrė"-Jug
    "Loti tret dhe gurin"-Jug
    "Nuk bėn hije lis i rėnė"-Jug
    "Njeriu nuk vdes kur mbulohet me dhe, por kur harrohet"-Jug
    "Sa lindin, aq do vdesin"-Jug
    "Nga ē`do kokė del njė zė"-Kurvelesh
    "Baltėn e zotit mos e pėrbuz"



    III. Si shfaqet strukturimi i clusterit shumėzėrėsh gjatė vajtimit?

    Pėr hir tė sė vėrtetės, e shkuara e studimeve etnomuzikologjike nė fushėn e iso-polifonisė, mė shumė ka synuar analizėn e gjerėsisė sė dukurisė sė iso-polifonisė, se sa thellėsinė drejt origjinės, shtresėzimeve dhe rrėnjėve tė saj tė stėrlashta. Me kohė ėshtė venė re, se nė traditat popullore shqiptare janė tė mbivendosura shtresėzime kulturash. Sipas E. Koliqit : kruej nji shtresė del tjetra me dishmina tė ēuditshme ngjarjesh. Tue hjekė nji shtresė e tue gjetė tjetrėn arrin dijetari nė parahistori. Pra, si nė rastin e traditave popullore shqiptare, na duket se edhe gjatė hulumtimit tė iso-polifonisė, kemi tė bėjmė me konstatimin e teknikės sė palimpsestit.
    Jemi tė njė mendje, kur themi, se format e sotme tė gjallimit tė iso-polifonisė popullore shqiptare janė ndėr mė tė kultivuarat syresh. Kėtu kemi paraysh jo vetėm larminė nė shfaqjet e 2, 3, dhe katėr zėrėshit iso-polifonik me zėra; kabanė me gėrnetė dhe format e tjera iso-polifonike me vegla; bashkėjetesėn e iso-polifonisė nė vallėzimin popullor shqiptar, por nė mėnyrė tė veēantė edhe dukuri tė jashtėzakonshme brenda fenomenit tė iso-polifonisė si "Cluster iso", apo dhe "iso-polifonia e fshehur".
    Nė lidhje me sa mė sipėr, gjykojmė se ėshtė e mundur tė bėhet njė rikthim pėr nga origjina e iso-polifonisė popullore shqiptare. nisur pikėrisht nga disa copėza elementėsh apo dukurish tė kėndimit dhe strukturimit iso-polifonik qė vazhdojnė tė ekzistojnė. Kėshtu, duke kruar njė shtresė dhe duke dalė dėshmira tė reja, mund t`i afrohemi origjinės sė lėndės sonė tė vjetėr. Njė ndėr shtresat kulturore qė mbėshtetur strukturimin e iso-polifonisė ėshtė edhe ajo e ritualit tė vdekjes apo e "kalimit nė jetėn e pasosme". Kėtu kemi parasysh vajtimin nė pėrgjithėsi dhe nė mėnyrė tė veēantė "tė qarėn me bote-me ulėrimė" dhe atė "me ligje", si e para origjinė e iso polifonisė.
    Sė pari na duhet tė pohojmė se "vajtimi me bote" ėshtė njė vajtim masiv, njė vajtim i pėrmotshėm. Si i tillė ėshtė evident fakti qė ky tip vajtimi prodhon njė tingull masiv nė formė tė clusterit iso-polifonik. Shekuj mė parė, udhėtari i njohur turk Evlija Ēelebi Sejjahatnamesi nė udhėpėrshkrimet e tij tė viteve 1660-1664 shkruan se gjirokastritėt kanė edhe njė zakon tjetėr tė ēuditshėm: vajtojnė njerėzit qi kanė vdekė deri shtatė a tetėdhjetė vjet pėrpara. Ēdo tė Diellė gjith far' e fisi i tė vdekunit mblidhen nė njė shtėpi dhe bajnė pėrshpirtje pėr tė ndjerin tue mbledhė vajtuese me pagesė tė cilat qajnė e vajtojnė me dhimje tė madhe, me za tė naltė e tė mallėngjyeshėm tue derdhė lot si rrėke. Nė kėtė ditė nė qytet nuk mund tė qėndrojė njeriu nga poterja e zhurma e vajtueseve. Ai e pagėzoi Gjirokastrėn "qyteti i vajtimit".
    Ky produkt, ende sot, shfaqet nė formėn e njė ngashėrimi muzikor shumėzėrėsh (gjysėm i folur dhe gjysėm i kėnduar), i cili ėshtė padyshim, nė formėn e tij mė elementare ajo qė sot e quajmė thjesht iso. Ky cluster-ton, nė formėn e tij mė arkaike nuk ėshtė gjė tjetėr veēse magma iso-polifonike, ku "fshihen", si zėrat e pėrveēėm por dhe isoja, ky shtrat i domosdoshėm pėr lindjen, zhvillimin dhe mė pas kthimin e tyre nė kėtė shtrat muzikor vajtues.
    Eshtė pikėrisht ky shtrat vajtues, nė tė cilin mbivendosen natyrshėm, pa sforcim, tė gjitha ato tingėllime tė mrekullueshme tė polipentatonive tė cilat provojnė, se i menduari muzikor iso-polifonik, nuk mund tė kufizohet brenda sistemit pesė notėsh tė pentatonisė, por mund tė zgjerohet ndjeshėm si rezultat i harmonisė iso-polifonike qė prodhohet nga "thurrja dhe shthurrja" e shkallėve pentatonike me bazė tė ndryshme. Kėto elementė tė rėndėsishėm identifikues tė iso-polifonisė, janė tė lidhur sigurisht edhe me njė seri gjetjesh teknike tė shprehjes sė tyre, si p.sh rėnkimi muzikor me glissando (kjo rrėshqitje muzikore nga lart poshtė me tendencė zbritjen nė iso por dhe poshtė saj), e ngjashme me aktin e zbritjes tė tė vdekurit nė dhe, por dhe nė artikulimin e dendur tė septimės minore nga Zėri i I-marrėsi, qė nė konteksin tonė edhe kjo tė ngjason jo mė me zbritjen nė var, por me tė kundėrtėn, ngritjen e shpirtit nė qiell!
    Sipas Krutės pėrdorimi i vazhdueshėm i zanoreve i,o,u apo i grupit dyzanorėsh ou pothuaj nė ēdo fjalė tė vargut nė intervalin melodik tė septimės sė vogėl thekson sipas tij akoma mė shumė karakterin e tyre dramatik, kjo e ndėrthurrur edhe me "tė kėnduarin trash", tė korrit iso-polifonik tė vajtoreve. Njė pjesė e vajtoreve, me kalimin e viteve e shndėruan vajtimin nė institucion, qė do tė thotė se arritėn tė krijojnė gati profesionion e vajtores, kjo pėr shkak tė zotėsisė nė hartimin e vargjeve dhe melodisė pikėlluese tė kėngės qė kėndonin nėn sfondin e isos ngashėruese tė njerėzve tė tjerė, tė afėrm tė tė vdekurit qė ishte nisur pėr nė Gropat e Zisė siē thotė populli. Njė pjesė e kėtyre vajtoreve qė kanė ngelur si tė tilla nė vargjet e popullit (nė kushtet kur ka qėnė e pamundur dokumentimi zanor i vajit tė tyre pėr shkaqe tė ndryshme), janė edhe vajtoret e Bregut tė Detit si Marė Bixhili, Llambrini Goreci, Lenė Dhimgjoka, Afroviti Gjoka, Marė, Boēia, Lelo Mėrkuri, Dhimitrulla Kashta etj.

    Mendojmė gjithashtu se ka njė lidhje esenciale mes kėndimit iso-polifonik, qėndrimit tė kėngėtarėve gjatė aktit tė kėndimit, me traditėn e vjetėr vajtimore tė iso-polifonisė. Kėtu tėrheim vėmendjen ndaj pozicioneve "klasike" iso-polifonike tė kėndimit vajtimor arkaik nga ana e kėngėtarėve, siē ėshtė ai "kokė mė kokė" , aq i dukshėm nė rastin e kėndimit iso-polifonik tė vajtoreve labe dhe nė shumė tė njohurėn "Dy dhe tre vetēe dukaēe".
    Ende sot, nė tėrėsi, qėndrimi dhe rrjeshtimi i kėngėtarėve tė iso-polifonisė rruan nė esencė qėndrimin grumbull, rreth e rrotull, tė grupit pėr nga i vdekuri i pavarosur. Ky pozicion unikal pėrsa i pėrket kėndimit, rezulton shumė i vlefshėm edhe nė kėndvėshtrimin e raporteve tingullore qė krijohen, pasi vendosja e kėngėtarėve kryesorė (marrėsi nė qendėr, prerėsi dhe hedhėsi nė rrshtin e parė), dhe isoja e grupit mbrapa ndikojnė pozitivisht si nė rritjen e koordinimit mes kėngėtarėve por dhe nė volumin tingullor tė tyre. Gjykojmė se nė kėtė rast, ruajtja e strukturės sė qėndrimit, ka ndikuar drejtpėrsėdrejti edhe nė gjithė unitetin e vetė kėndimit iso-polifonik, si njė i interpretuar pa dirigjent, gjė pėr tė cilėn nuk po zgjatemi kėsaj here.
    Nė pikėpamje formale vėrejmė si kėndimin solo me shoqėrimin masiv tė korit; si vajtimin solo me kostatimin e "iso-polifonisė sė fshehtė" apo qoftė edhe format tashmė klasike , tė mirėnjohura tė kėndimit iso-polifonik siē janė ato dy, tre dhe katėr zėrėshe me iso. Besojmė se "e qara me bote" (si forma mė e vjetėr e tė kėnduarit iso-polifonik), reflekton nė strukturėn e saj tė ndėrtimit edhe raportet qė studiuesit e letėrsisė antike kanė vėnė qysh herėt nė portretizimin e Korrit, si element kryesor strukturor nė tragjeditė antike, kryesisht ato Eskiliane. Pra Kori, kjo strukturė polifonike nė ndėrtim (pra me recitues, korife dhe koristė), ēmohet ta ketė prejardhjen e vet nga rituale tragjike arkaike, si ky qė ne po flasim pėr vajtimin.
    Nė kėtė shtjellim, janė ende tė shumta gjinitė dhe format muzikore iso-polifonike tė cilat janė coptuar dhe kanė ngelur sit ė tilla nga rituali i vjetėr muzikor iso-polifonik, pavarėsisht tendencės sė pėrgjithshme pėr tė kėrkuar gjini muzikore iso-polifonike mė larg kėtij shtrati vajtues, iso-polifonik. Ndėr to pėrmendim: tė qarėn me ligje , kėngėt me grikė, borohiten, logatjen, logorisjen , vajtimin, dertin, ksollėn , dy dhe tre vetēen e Dukatit etj. Kėtu mund tė renditim edhe gjini relativisht tė reja si "Kabaja" me gėrnetė apo violinė, e cila nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė rikthim "modern" drejt burimit vajtues, tė lėndės muzikore popullore iso-polifonike.
    Sė fundi, kjo fjalė (e qara), ėshtė pėrgjithėsuar mė pas gjatė pėrdorimit nė folklorin tonė muzikor, pėr shkak tė materialeve muzikore qė citojnė elementė tematike tė saj, si p.sh tek kabatė me saze. Sipas Eqrem Bej Vlorės: "Mos tė qafshin" ėshtė njė mallkim i rėndė, ndėrkohė qė "Mė qafsh!" pėrdoret shpesh si lutje. Tė "Qarėn" e hasim edhe si gjini muzikore popullore". "E qara" luhet me: tambura, llahutė, fyell, gėrnetė, bakllama dhe buzuk.



    1. Mbi vajtimin shqiptar shiko dhe Th. S. Hjuz, "Udhėtim nė Sicili, nė Greqi dhe nė Shqipėri"; Cico, Stravre, "Vajet nė Shqipėri", gaz. "Demokratia", 1925, nr. 29-4, 29 Dhjetor, fq. 2; Munishi Rexhep, "Kėndimi i femrave tė Podgurit", Prishtinė, 1979; "Mbi vajtimet shqiptare", Prishtinė 1985; Veliu Veli, "Bue, Ekari dhe Dozoni pėr kėngėt popullore shqiptare", "Gjurmime Albanologjike", Folklor dh Etnologji, XXI-1991; Skiroi Zef, "Mili e Haidhia", Tiranė, 1994; Ēaushi Tefik, "Fjalor i estetikės", Tiranė, 1998; Sokoli Ramadan, "Gojėdhana e pėrrallėza tė botės shqiptare", Tiranė, 2000; Cobani Tonin "Princi i pėrfolur Lekė Dukagjini",Tiranė, 2003, fq. 93 etj.

    2. Ernest Koliqi, "Vepra 6", Prishtinė, 2003, fq. 301.

    3.PLUT., De defectu oraculorum, XVII Cituar sipas Ugolini. Luigi M, "Butrinti", Romė 2000, fq. 80-81.

    4. Kėngė popullore tė Labėrisė", tek "Mbledhės tė foklorit-8", Tiranė, 1991, fq.604. Vajtimi I cituar nga fshati Vasjar, Tepelenė.

    5. "Epika Legjendare", Tiranė, 1966, fq. 58.

    6. Vendim i datės 25, Nėndor 2005, dhėnė nė selinė qėndrore tė Uneskos nė Paris.

    7. Cabej Eqrem, "Studime gjuhėsore 1", Prishtinė, 1976, fq. 75.

    8. "Kėngė popullore tė Labėrisė", Vol. 8, Tiranė, 1991, fq. 558 dhe 574.

    9. Shiko dhe Dino Thanas, "Xhevat Avdalli dhe Laver Bariu", Tiranė, 2004, fq. 71.

    10. Shiko "Eskili-tragjeditė", parathėnia nga Ismail Kadare, Tiranė, 1986, fq. 5.

    11. "Eskili-tragjeditė", Tiranė, 1986, fq. 384-385.

    12. Vasil S. TOLE, "Odiseja dhe Sirenat: grishje drejt viseve iso-polifonike tė Epirit", Uegen, 2005, fq. 24-30.

    13. Homeri, "Iliada", Tiranė, 1979, fq. 447.

    14. Homeri, "Odisea", Prishtinė, 2000. fq. 398-399.

    15. Homeri, "Iliada", Tiranė, 1979, fq. 447.

    16. Alfred Uēi, "Mitologjia, Foklori, Letėrsia", Tiranė 1982, fq. 180. Studim i cit. Pėr sa mė sipėr shiko gjithashtu dhe Fatos Arapi, "Kėngė tė moēme shqiptare", Tiranė 1986, fq. 72-93.

    17. Mark Tirta, "Himara nė shekuj", Tiranė, 2005, fq. 360.

    18. Lukiani, "Vepra e zgjedhur", Tiranė, 1979, fq. 227. Studim i cit.

    19. "Visaret e Kombit", V. III, Tiranė, 1937, fq. 180-184.

    20. Shiko dhe Mihaēeviq, Lovro "Nėpėr Shqipėri", 1883-1907, Tiranė, 2006, fq. 96.

    21. Ismail Kadare, "Dantja i pashmangshėm", Tiranė, 2005, fq. 31.

    22. Lukiani, "Vepra tė zgjedhura", Tiranė, 1979, fq. 227.

    23. Shiko dhe Mihaēeviq, Lovro "Nėpėr Shqipėri", 1883-1907, Tiranė, 2006, fq. 49, 53.

    24. "Kėngė popullore tė Labėrisė", tek "Mbledhės tė foklorit-8", Tiranė, 1991, fq. 574.

    25. Koliqi Ernest, "Vepra 6", Prishtinė, 2003, fq. 587.

    26. Evlija Ēelebi Sejjahatnamesi, "Shqipnija para dy shekujsh", pėrkthyer nga Sali Vuēiterni, Tiranė, 1930.

    27. Term i Beniamin Krutės. Cituar nga "Tipare tė pėrbashkėta dhe dallime krahinore tė polifonisė shqiptare", "Kultura Popullore", 1-2/1992, fq. 13.

    28. Kruta Beniamin, " Polifonia dyzėrėshe e Shqipėrisė Jugore", Tiranė, 1989, fq. 134-135. Studim i cit.

    29. Shiko dhe Bardhosh Gaēe, "Tradita dhe risi nė poezinė popullore tė Bregdetit tė Himarės", tek "Gjurmime albanologjike", 33-34/2003-2004, Prishtinė, 2005, fq. 206-208.

    30. Sipas Krutės: kėngėtarėt rrinė pranė njeri tjetrit nė njė pozicion origjinal gjysmė tė ulur duke vendosur secili gjurin e njerės kėmbė nė tokė me bėrrylin e mbėshtetur nė gjurin tjetėr dhe me shuplakėn e dorės gjysėm tė mbledhur, nė formėn e njė guacke, vendosur anash te goja dhe veshi. Shiko Kruta Beniamin, " Polifonia dyzėrėshe e Shqipėrisė Jugore", Tiranė, 1989, fq. 138-139.

    31. Prof. Cabej mendon se e qara me ligje lidhet me vargjet qė numuron njė grua kur vajton njė tė vdekur nė mort.

    32. Prof. Cabej mendon se logoris ėshtė fjalė e toskėrishtes jugore qė kupton vajtimin e njė tė vdekuri.

    33. Me kėtė pėrcaktim e gjejmė tė pėrdorur nė Bregun e Detit dhe nė Himarė nė Jug tė Shqipėrisė.


    Prof. Dr. Vasil S. TOLE
    Tiranė, 2006





    PUNA E REALIZUAR PER PRANIMIN E ISO-POLIFONISE SHQIPTARE SI "VLERE E TRASHEGIMISE GOJORE E NJEREZIMIT" MBROJTUR NGA UNESCO-s

    Nė kuadėr tė masave pėr ruajtjen, mbrojtjen, promovimin dhe popullarizimin e Iso-polifonisė shqiptare pas shpalljes sė saj "Kryevepėr e trashėgimisė orale tė njerėzimit" tė mbrojtur nga UNESCO, si dhe nė mbėshtetje tė Aksion-Planit 2003-2008 pėr "Iso-polifoninė shqiptare, kryevepėr e trashėgimisė orale tė njerėzimit", janė pėrgatitur :

    1. Hartimi dhe dėrgimi i Dosjes pranė Komisionit Ndėrkombėtar tė Trashėgimisė Shpirtėrore nė UNESCO, dosje e pėrgatitur nga eksperti Prof. Dr. Vasil S. TOLE.

    2. Mė datė 25 nėntor 2006, pranimi i Iso-polifonisė shqiptare si "Kryevepėr e trashėgimisė orale tė njerėzimit", tė mbrojtur nga UNESCO shpallur nga Dr. Koichiro Macura, Drejtor i Pėgjithshėm i UNESKOS.

    3. Hartimi i Udhėzimit, nr.1, dt. 09.12.2005 tė Ministrit tė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve "Pėr ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e Iso-Polifonisė Shqiptare", dėrguar

    QENDRES KOMBETARE TE VEPRIMTARIVE FOLKLORIKE
    QARQEVE VLORE, ELBASAN,KORCE, GJIROKASTER,FIER, BERAT
    17 BASHKIVE DHE 17 QENDRAVE KULTURORE
    SEKSIONIT TE CIOOF-it PERMET

    4. Propozim Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės pėr hartimi i njė teksti plotėsues pėr historinė dhe vlerat e iso-polifonisė shqiptare dhe pėrfshirjen e tij nė programin e shkollės sė ciklit 9-vjeēar, pėr njohjen dhe edukimin e brezit tė ri me vlerat e trashėgimisė shpirtėrore shqiptare si dhe pėr ekspozimin e vlerave tė saj nė kabinetet e tė gjitha shkollave tė kėtij cikli.

    5. Propozim tė gjithė Muzeve Kombėtarė dhe lokale pėr hapjen e stendave ku tė ekspozohen tė dhėna e foto nga iso-polifonia shqiptare pėr vlerat e mėdha qė ajo ka nė trashėgiminė shpirtėrore botėrore, si njė "Kryevepėr e trashėgimisė gojore tė njėrėzimit

    6. U krijua Rrjeti i Shoqatave tė Iso-Polifonisė Shqiptare, mbėshtetur Aksioni-Planit tė "ISO-POLIFONISE si kryevepėr e trashėgimisė gojore tė njerėzimit mbrojtur nga UNESKO".

    7. Nė muajin janar 2006 u realizuar botimi i numrit tė parė Gazetės Iso-Polifonia, nė tė cilėn do tė pasqyrohen tė gjitha veprimtaritė kulturore e shkencore nė dobi tė iso-polifonisė. Deri tani janė realizuar 4 numra tė kėsaj gazete.

    8. Zhvillimin ēdo vit nė qytetin e Vlorės tė Festivalit Folklorik Tipologjik Kombėtar tė Iso-Polifonisė.

    9. Mbėshtetje e projekteve qė organizojnė shoqata, Qendra kulturore apo individė tė ndryshėm nė dobi tė iso-polifonisė, si psh:

    a). Festivali i Veglave Popullore qė organizohet nė qytetin muze tė Gjirokastrės ēdo vit.
    b) Festivali Folklorik Ndėrkombėtar "Bylisfonia" qė organizohet nė Parkun Arkeologjik tė Bylisit.

    Prof. Dr. Vasil S. TOLE


    Albasoul

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Polifonia Popullore

    Trashėgimi kulturore e shitur nga Ministria e Kulturės

    PROF. ALEKSANDĖR PECI

    10 prill 2023

    Nė simpoziumin e organizuar ditėt e fundit nga Shoqata Atdhetare Kulturore “Laberia” pėr trashėgiminė kulturore, pata rastin tė sillja argumente se polifonia jonė nuk e ka prejardhjen nga muzika bizantine, sikurse ėshtė trajtuar nė faqen zyrtare tė UNESCO-s. Ky ndryshk mendor, i bėrė me keqdashje, pėrpiluar nė kohėn kur Vasil Tole ishte drejtor i Trashėgimisė Kulturore nė Ministri, e firmosur edhe nga Ministria e Kulturės shumė vite mė parė, ka zėnė rrėnjė nė sitin e UNESCO-s. Me tė drejtė, kjo ka ngjallur njė det me reagime tė jashtėzakonshme.

    Hapėsira historike e Perandorisė Bizantine fillon nė vitin 395 dhe pėrfundon me rėnien e Kostandinopojės nė vitin 1453. Por polifonia jonė popullore ėshtė shumė mė e lashtė se viti 395, pėr vetė strukturėn e saj muzikore, ku spikasin:

    Shkallėt bizantine s’kanė kurrfarė lidhje me shkallėn pentatonike. Shkalla apo modi pentatonik ėshtė shtylla kurrizore e polifonisė. Aq sa ka lidhje shtylla kurrizore e peshkut me tė shqiponjės, apo kalit, aq kanė lidhje modi pentatonik me modet bizantine. Janė dy gjenetika sonore krejt tė ndryshme. Zoti Vasil Tole e njeh kėtė kriter tė padiskutueshėm, pasi ka shkruar libra dhe jep folklor ne Universitetin e Arteve.

    Struktura e shumėzėrėshit polifonik, me marrės, kthyes, hedhės, iso, s’ka kurrfarė lidhje me muzikėn bizantine. Dėgjojmė qoftė kėngė bizantine, qoftė kėngėt tona polifonike dhe kuptojmė hendekun e madh strukturor, filozofik, estetik, gjeografik, kohor, gjenetikosonor dhe pėrmbajtjen e teksteve qė i ndan.

    Qė tė arrijė kėtė perfeksion qė ka sot kjo marrėdhėnie e katėr zėrave, nuk mjaftojnė 1000 vjet, por duhen disa mijėvjeēarė e pse jo, mund tė jetė pellazgjia fillesa e polifonisė.

    Nė tė gjithė botėn, muzikat etnike kanė lindur shumė kohė pėrpara kristianizmit.

    Ashtu si baroku nė muzikė, pikturė, skulpturė e arkitekturė, ka njė estetikė dhe njė filozofi, edhe kultura bizantine ka njė estetikė dhe njė filozofi. Muzika bizantine dhe piktura bizantine janė zhvilluar nė kisha ortodokse me kryesisht himne qė shoqėronin tekste greke, e theksoj, tekste greke, tė pėrdorura pėr ceremonitė fetare nė kisha e manastire, nė rituale murgjėrish qė edhe nė dy tė natės kėndojnė. Tani le tė na thotė “bizantino-iso”-si se ēfarė lidhje ka polifonia “Vajzė e valėve” apo “Janinės ē’i panė sytė”, e mijėra e mijėra variete tė kėngėve tona polifonike, me kulturėn bizantine ortodokse? Asnjė lidhje.

    Pse nuk influencoi muzika bizantine grekėt tė krijonin polifoninė e tyre? Kultura bizantine, gjeografikisht, i kishte mė afėr grekėt se ne. Bizanti, Stambolli i sotėm, gjeografikisht ėshtė shumė mė afėr Athinės se sa Shqipėrisė. Por Polifoninė e ka Epiri, sepse nė Epir, sipas historianėve antikė, flitej njė gjuhė barbare, pra e huaj pėr grekėt. Siē dhe gjėma, sipas Homerit, ėshtė e lashtė qė nga koha e Akilit, i cili dhe ai ishte nga Epiri dhe e qante me gjėmė Patroklin, njėsoj si nė alpet tona.

    Polifonia ėshtė pasuri e njerėzve me shpirt dhe intelekt tė pasur. Duhet menēuri shumė e madhe tė krijosh njė strukturė shumėzėrėshi polifonik dhe ta bėsh tė riprodhohet nė mijėra varietete polifonike nėpėr mijėvjeēarė. Por, kur ilirėt i dhanė botės perėndimore kulturėn e hekurit, etj., kur ilirėt e derdhėn shijen e hollė pėr ngjyrime e strukturime mozaikale polifonike, nė mozaikėt Diellorė nė Bylis, Durrės e Butrint, sigurisht qė do tė ishin nė gjendje tė krijonin, siē e krijuan, shumėzėrėshin polifonik.

    Argument shumė i fortė qė s’ka kurrfarė lidhje me muzikėn bizantine ėshtė: Liria pagane e grupimeve polifonike, tė cilat kanė njė shpėrthim pagan shumė e shumė kohė parakristian dhe elementi “Zot” pothuajse ėshtė inekzistent nė to. Kjo liri pagane i ka bėrė kėngėt polifonike tė mos kenė kurrfarė lidhje me religjionin. A mund tė mė thotė autori i “isopolifonisė”, “Bizantin-iso” -si, ky shpėrthim pagan, ky duf, kjo energji, kjo dramė e madhe te “Vajzė e Valeve” apo te “Mbeēė more shokė mbeēė”, ē’lidhje kanė me atė paqe kristiane tė kėngės bizantine?

    Po elementi tremolo – vibrues i hedhėsit, i cili, sipas meje, ėshtė njė imitim i tremolovibrimit tė valėve tė detit, qė himarjoti e pilurjoti e tė tjerė nė Labėri, e kanė pėr karshi detin, a mund tė na thotė “Bizantin-iso”-si, se cila ėshtė lidhja me muzikėn bizantine? Deti ėshtė miliarda vjet pėrpara njeriut, pa le pastaj muzikės Bizantine.

    Glizandon tipike tė kthyesit (rrėshqitja e zėrit ), apo e prerėsit, e marrėsit nė polifoninė toske, nuk e kupton “Bizantin-iso”-si qė s’ka tė bėjė me muzikėn Bizantine? Unė kam spjegimin tim pėr ison. Iso ėshtė fusha manjetike ku tėrhiqen tingujt, ėshtė graviteti. Kjo rėndesė e gravitetit e fushės manjetike ėshtė ēėshtje fizike, por edhe biologjike, jo vetėm e njeriut, jo vetėm e muzikės, jo vetėm e Tokės, jo vetėm e planeteve, por edhe e qyqes e zogut kur bėn ku–ku. Ky intervali “ku” i dyti ėshtė intervali “ax”, ėshtė graviteti apo fusha magnetike, rėndesa e gravitetit ku mbėshtetet intervali i sipėrm. Kėto i kam shpjeguar dhe nė konferenca qė kam mbajtur nė Pragė, Trieste, Brno etj.

    Pra, si mund tė thuhet qė graviteti a fusha magnetike nė muzikė ka lindur kur lindi Perandoria Bizantine apo nė shekullin e njėmbėdhjetė me korin bizantin? Ėshtė vėrtet antishkencore tė thuhet, kur gravitet ka gajdja te bucalla, ēiftelia, sharkia te teli poshtė, cula dyjare krahu majtas dhe gjithė muzikat etnike tė popujve.

    Po pėrdor njė argument tė “Mjeshtrit tė Madh”, Zhani Ciko, i cili thotė se polifonia jonė zhvillohet me mikro-intervale, pra, mė tė vogla se njė ton e gjysmė toni. E kjo ndarje e shkallės me mikro-intervale, ėshtė shumė mė e lashtė se muzika Bizantine.

    Cula dyjare e gdhendur nė gur, ėshtė shenjė e ekzistencės sė polifonisė, dhe ajo daton shumė kohė mė pėrpara se Perandoria Bizantine.

    Nisur nga fakti se njeriu i lashtė mė parė ka kėnduar pastaj ka prodhuar instrumentet e natyrės: culat, bilbilat, gjethet, lugėt, etj., ėshtė njė argument qė fillesat e polifonisė janė shumė e shumė mė tė hershme sesa muzika bizantine. Njė person i vetėm, Vasil Tole, pa asnjė argument shkencor, dikur nė postin e drejtorit tė Trashėgimisė Kulturore, pėrpiloi dosjen me propozimin pėr nė UNESCO, pėr ta quajtur “isopolifonia”, e sot ky drejtor ėshtė nėnkryetar i Akademisė sė Shkencave! Ėshtė njė zė krejtėsisht i vetmuar nė dallgėt e kėtij deti tė gjerė reagimesh, qė janė nė mbrojtje tė identitetit territorial tė polifonisė sonė popullore, njė identitet i patjetėrsueshėm, i paaneksueshėm.

    Me tė drejtė kėto teza antishqiptare tė ndryshkura tė “Bizantin-iso”-sit dhe ky veprim i Ministrisė sė Kulturės, janė kundėrshtuar nga gjithė shoqatat e polifonisė, nga gjithė forumet e konferencave shkencore, gjithė muzikologėt e studiuesit e polifonisė dhe intelektualėt me botime tė shumta librash. Termi “iso-polifoni” ėshtė nė kundėrshtim me pėrcaktimin e vlerėsuar nga studiues tė mėdhenj shqiptarė, midis tyre, Ramadan Sokoli, i cili e ka pėrcaktuar “Polifonia jonė popullore”.

    Termi “isopolifonia”, i shpikur nga “Bizantin-iso”-s, (i cili, siē dėgjuam, paska nxjerrė edhe njė tjetėr xhevahir qesharak: “iso-saze” te festivali nė Pėrmet!) ėshtė kaq qesharake, kaq naive e fėminore, sepse shkėput elementin e fundit, pra, ison dhe e vė nė krye tė polifonisė. Kėto janė batuta pėr Portokalli! Kėngėtarėt qė i kėndojnė kėto kėngė me saze janė tė shkėlqyer. Pėrse iu pėrngjitet me pėr shunė termi Saz’iso?

    Njė emėrtesė konceptuale, sikurse ėshtė Polifonia, nėnkupton edhe elementėt pėrbėrės. Pra, tėrėsia konceptuale e njė emri nuk ka nevojė pėr bashkėngjitje e superpozicion tė elementeve pėrbėrės. Themi njeriu, nuk themi kėmbėnjeriu, as zorrė-trashė-njeriu; themi tigani, nuk themi bisht-tigani; themi pema, nuk themi rrėnjė-pema; themi Shqipėria, nuk themi Theth Shqipėria.

    Pse nuk e quajti “Bizantin-iso”-si Polifoninė “Kthyes-Polifonia”, apo “Hedhės-Polifonia? Sigurisht qė s’ka kuptim, megjithėqė kthyesi ėshtė element madhor nė strukturėn polifonike. “Bizantin-iso”-si, si muzikant, i kupton kėto argumente. Po pse ka krijuar gjithė kėtė pėshtjellim tė madh, ēka ka prodhuar kėtė reagim tė madh??!!

    Ēfarė fshihet pas kėsaj? Vetėm tė fusė njė fjalė greke nė kėtė perlė tė njerėzimit, sikurse ėshtė polifonia jonė, mė e bukura nė Europė! Me ēfarė qėllimi e ka bėrė? Ai i ka dėgjuar tė gjitha kambanat e alarmit dhe asnjėherė s’ka dhėnė pėrgjigje. Pse? Ēfarė fshihet nė kėtė tjetėrsim?

    Ka ardhur koha qė Ministria e Kulturės dhe Akademia e Shkencave t’i pėrgjigjen kėtij reagimi masiv profesionistėsh pėr njė problem tejet tė rėndėsishėm dhe tė ndryshojnė pėrmbajtjen e turpshme, atė ndryshk nė sitin e UNESCO-s qė ia ka servirur “Bizantin-iso”- si.

    * Prof. titullar i kompozicionit
    “Mjeshtėr i Madh”,
    President i Pianodrom
    Anėtar i Shoqatės sė Kompozitorėve
    SACEM – PARI



    Panorama

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Polifonia Popullore

    Fantazma e Sirenave nė Polifoninė Shqiptare

    ZENO JAHO

    14 prill 2023

    Polifonia shqiptare, zyrtarisht nė UNESCO, ėshtė kushtėzuar me mitologjinė e Sirenave. Sipas mitologjisė, Sirenat janė femra ose qenie gjysmėfemra, gjysmėpeshq, qė “banojnė” nė ishuj shkėmborė detarė dhe qė, me zėrat, kėngėt dhe veglat muzikore magjepsėse, tėrheqin marinarėt kalimtarė pėr t’i mashtruar ata deri nė mbytjen e anijes. Nė rastin kur pėrdorin vegla muzikore, supozohej se njėra prej Sirenave kėndonte, tjetra i binte fyellit dhe e treta lirės.

    Shpjegime tė ndryshme e lidhin fjalėn “Sirena” me fjalėn “litar”, nė kuptimet qė mund tė tė lidhė, por edhe mund tė tė ngatėrrojė. Prej kėtej, termi “Kėngė Sirene” i referohet njė joshjeje, sė cilės ėshtė e vėshtirė t’i rezistosh. Nėse joshja nuk rezistohet, atėherė pėrzgjedhja qė ta shijosh atė, tė ēon nė njė pėrfundim tė keq.

    Sirenat janė pėrmendur pėr herė tė parė nė Odisenė e Homerit (Libri 12: “Kėnga e Keqe, njė Ngushticė Vdekjeprurėse dhe Tufat e Ndaluara”, pjesa “Zėrat Fatalė”, rreshtat 39-55, versioni anglisht). Homeri, nė disa versione tė “Odisesė”, nuk e pėrmend fare numrin e Sirenave, ndėrsa nė disa versione tė tjera, thotė se ato kanė qenė dy. Nė tė gjitha versionet, nuk pėrmend emra tė tyre, as pėrshkrim fizik tė tyre, as origjinėn e emrave tė tyre. Thjesht, Homeri thotė:

    “Nė fillim ju do t’ju afroheni Sirenave, atyre qė mund tė magjepsin ēdo detar qė vozit shumė afėr pėr tė dėgjuar kėngėt e tyre. Ai marinar qė shkon afėr tyre dhe pakujdesshėm dėgjon zėrat e tyre, atėherė gruaja dhe fėmijėt e vegjėl tė atij marinari nuk do ta afrojnė kurrė kur ai tė kthehet nė shtėpinė e vet. Zėri i kthjellėt i Sirenave do ta tėrheqė atė. Ato ulen nė njė livadh me grumbuj kockash tė kalbura njerėzish pėrreth tyre, me lėkurė tė tkurrur tė trupave tė tyre. Lundroni anash, mos u afroni me to! Zbusni ca dyll blete dhe u zini veshėt marinarėve: asnjė nga ata nuk duhet t’i dėgjojė. Por ju, nėse keni dėshirė t’i dėgjoni Sirenat, marinarėt duhet t’ju fshikullojnė me litar nė duar e nė kėmbė, ndėrsa ju mbajnė tė lidhur nė anijen qė ecėn shpejt. Rri ngjitur e palėvizur pas direkut tė anijes! Aty mund tė dėgjosh dhe tė shijosh kėngėt e Sirenave. Edhe sikur t’u luteni marinarėve tėrė pėrgjėrim ose t’i urdhėroni ata t’ju zgjidhin, lėrini ata t’ju fshikullojnė akoma mė shumė me litar. Se kėshtu siguroheni. E kėshtu, ekuipazhi i anijes tuaj do t’ju vozisė nė kohėn e duhur pėr t’i anashkaluar sa mė shpejt Sirenat”.

    Pra, Homeri nuk ėshtė ndalur te numri i Sirenave, por te morali sipas tė cilit njeriu duhet pranojė ēdo sakrificė pėr t’iu shpėtuar tundimeve (dobėsive) njerėzore.

    Autorė tė mėvonshėm grekė e romakė janė ndalur edhe te numri i Sirenave, duke shkruar se ato kanė qenė vetėm tre. I vetmi autor, i cili thotė se mund tė kenė qenė katėr, ėshtė latini Gaius Julius Hyginus, nė njė koleksion tregimesh (Fabulae) tė tij.

    Kėta autorė janė:

    Apollodorus, i cili thotė se janė tre: Peisinoe, Aglaope dhe Thelxiepeia;

    Tzetzes, thotė se janė tre: Aglaonoe, Aglaopheme dhe Thelxiepeia;

    Eustathius, thotė se janė tre: Parthenope, Ligeia, and Leucosia;

    Apollonius ndjek Hesiodin dhe jep tre emra: Thelxinoe, Molpe, and Aglaophonos;

    Suidas, jep tre emra: Thelxiepeia, Peisinoe, and Ligeia;

    Hyginus thotė se sirenat ishin katėr: Teles, Raidne, Molpe, and Thelxiope;

    Eustathius shkruan se ishin dy: Aglaopheme and Thelxiepeia,

    Nė njė vazo tė hershme janė pikturuar dy Sirena me emrat Himerope and Thelxiepeia.

    Nė analizė, rezulton:

    – Sirenat janė thjesht mitologji. Mitologjitė nuk krijojnė dot as popuj, as njerėz, as kapacitete njerėzore, siē ėshtė kapaciteti pėr tė kėnduar. Pėrkundėr, janė popujt, njerėzit dhe kapacitetet njerėzore qė krijojnė mitologji.

    – Autorėt e lashtė supozojnė se Sirenat janė femra. Pėrkundėr, polifonia kėndohet kryesisht nga burra.

    – Sirenat paraqiten si ato lloj femrash qė shfrytėzojnė tundimet (dobėsitė) njerėzore pėr t’i shkatėrruar ata. Pėrkundėr, polifonia ėshtė krijim shpirtėror pėr tė krijuar fuqi dhe pėr tė lartėsuar moralin njerėzor.

    – Sirenat personifikojnė, jetojnė dhe kėrcėnojnė me vdekjen, ndėrsa polifonia personifikon dhe mban gjallė vetėm jetėn. Polifonia i referohet vdekjes vetėm si moral lartėsimi pėr jetėn.

    – Tė gjithė autorėt e lashtė supozojnė se numri i sirenave ėshtė dy ose tre, ēka do tė thotė se nuk bėhet fjalė fare pėr “iso”. Ison e bėjnė kėngėtarėt e katėrt e mė shumė.

    – Autorėt e lashtė supozojnė se Sirenat gjenden vetėm nė det. Pėrkundėr, polifonia nuk krijohet nė det, sepse popujt, nė hershmėri, kanė rrojtur fillimisht nė tokė. Pėr mė tepėr, populli shqiptar, nuk ėshtė shquar si popull detar.

    Konkluzion:

    Prejardhja e isos se gjoja vjen nga Sirenat ėshtė antishkencore, antihistorike dhe moralisht, ėshtė njė mashtrim i qėllimshėm.


    Panorama

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Muzika popullore ne dileme.
    Nga ChuChu nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 16:00
  2. kostumet popullore
    Nga olimpiadisti nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 19:27
  3. Enciklopedia e Muzikes Popullore Shqiptare
    Nga Darius nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 20:09
  4. Zgjedhjet lokale 2005
    Nga babadimri nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 07-03-2005, 13:52
  5. Ndue Shyti, krijues i pėrsosur i muzikės popullore
    Nga StormAngel nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-09-2004, 11:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •