Drama shqiptare ishte ideuar në tryezat e „zeza“ të Londrës. Ajo do të luhej me tërë reptësinë e vet sidomos në Jugun tonë ku përalla Vorioepirote do të ngulmonte për të hyrë në zyrat diplomatike të kohës si një e vërtetë servuar. Këmbanat e mortës kombëtare kishin filluar të ndëgjohen . Dhimbja e shkëputjes së një gjymtyre skishte mundësi përshkrimi , e sidomos kobi i mëtejm.
Camëria ose thënë Thesprotia e Lashtë , erdhi deri në vitet e para të këtij shekulli me ato tipare unike , të çarta e domethënëse , sociale , kulturore , humane . E shtrirë në pjesë të konsiderueshme në brigjet e detit jon , njerëzit e këtyre viseve të ngjan sëmuarën thellësinë dhe bukurinë e këtij deti por edhe zemërimin e tij atëherë kur në troje shfaqej armiku . Për hir të së vërtetës duhet thënë se veçmas në kohën që sundoi Ali Pashë Tepelena , krahina e çamërisë u shqua për nivele të mëdha shkëmbimesh ekonomike , potenciale ushtarake dhe rritje të dukshme të nivelit të jetesës .
Pukvil , Lik dhe Bajron në shënimet e tyre për këto treva shqiptare , dëshmojnë veç tjerave edhe për trimërinë dhe aftësitë luftarake të popullit tonë . Natyrisht këto virtyte të shqiptarëve do të përcilleshin nga brezi në brez duke ngjallur njëherazi sëmirën dhe panik të këqinjët.
Sipas statistikave Turke të vitit 1910 , sanxhaku i çamërisë , kishte në vetvehte rreth 61000 shqiptarë (ortodoks dhe musliman ) dhe vetëm një mijë grekë . Ndërkaq në Konferencën e Ambasadorëve në Londër , Grekët pohojnë nëse kanë në Thesproti vetëm 26000 mijë shqiptarë , numër ky i cili korespondon me shqiptarët musliman . Ndërsa për pjesën tjetër të shqiptarëve ortodoks u luajt paturpësisht me historinë dhe etninë duke i konsideruar ata pa të keq dhe pa asnjë bazë e kriter shkencorë se ishin grekë . Vitet që pësuan coptimin e trojeve shqiptare u suallën egërsisht me çamët dhe çamërinë.
Veçmas me shqiptarët muslimanë , qeveritarët grekë ja nisën planeve për çfarosjen masive duke kombinuar saktësisht dinakërinë Helene me forcën e pushkëve apo gjuhët e flakëve . Janë dhjetra e dhjetra fshatra të djegura , të shkretuara nga rrënjët , janë mijëra shqiptarë të dëbuar dhunshëm prej trojeve stërgjyshore drejtë shkretirave aziatike. :Ndër.kaq .to.kat. .d.he shtëpitë që u shpëtonin fl.akëve ap.o rrëbesheve të gjyl.eve , ktheheshin sa hapë e m.byl.l. sytë si në përal.l.at e l.ashta arabe në prona të hel.enëve pushtues Drama çame tani kishte hyrë në rrjedhën e historisë duke u kujtuar se veç tjerave , shqiptarëve matanë kufirit se ato flakë po të rriteshin më tej do të ishin sigurisht të papërgjegjshëm në lakminë dhe tërbimin e tyre . Është kjo arsyeja që qeveria shqiptare dërgon si përfaqsues të saj në Athinë atdhetarin , trimin , eruditin dhe diplomatin e përmasave të mëdha Mit’hat Frashërin. Kjo nismë e qeverisë së asaj kohe nuk kaloi në heshtje prej atdhetarëve të kohës të cilët shihnin tek personaliteti i birit të Abdyl Frashërit , sintezën e trimërisë , atdhedashurisë dhe zgjuarsisë të emrave të shquar të Frashërllive . Në një letër që mban datën 25.shkurt.1923 shkruhet ;
„ Bregu i deti (fsh.Vuno) z.Mit’hat Frashëri .Atenë. - Ndonëse fytyrisht nuk nihemi , mjafton porsa që na lidh ideali kombëtar , andaj marim guximin tju shkruajmë gjëra , të cilat , i dini vetë më mirë se kushdo,por simpatia e arsyeshme na shtyn tiu shfaqim mendimin tonë.Neve të rinjtë,ose brezi i ri,
jemi gëzu për emërimin tuaj si ambasador i shtetit shqiptar , i atij Kombi që pak vjetë më parë dëshirojshim ti shihnim flamurin të valonte mbi ndonjë gërxhë, e sot e shohëm të valojë ... nëpër kryeqytetet e kombeve që na kanë luftu sistematikisht e tërbimësisht . Juvej , më tepër se ambasador do të ini burimi i përhapjes së ndjenjave kombëtare në nxënesit dhe studentët shqiptarë që ndodhen aty , të cilët të helmuem me ëndrat elene (!) janë gabu,e tash juve do ti përmblidhni në gjirin tuaj e do ti ndritoni tue i xhveshur ndjenjat e hueja ... „ Miq të tuaj ; Klanti Spiro , Halim Xhelo. (Arkivi qendror i shtetit viti 1923 , dosja 142 . Fq.1-2 ).
Përpjekjet e atdhetarit dhe eruditit Mit’hat Frashëri janë të frytshme që në hapat e para diplomatike.
Falë zgjuarsisë së tij,njohjes së disa gjuhëve por edhe natyrës prej me.ndimatri , i biri i Frashërllijve do të bëhej shum shpejt zëdhënësi i aspiratave liridashëse dhe demokratike të shqiptarëve të nëperkëmbur keqas nga europa . Jan me qindra takimet , bisedat , protestat , fjalët në konferenca solemne si dhe korespondenca e Mit’hatit me diplomatët grekë ku , fal njohjes së thellë e në detaje të historisë të vjetër e moderne të dy popujve fqinjë , ai mundi të hedhi piketat e para të marëdhënieve të reja diplomatike . Natyrishtë , me aq sa kemi mundur të hulomtojmë në këta pesë gjashtë vitet e fundit rreth universit diplomatik të Mit’hatit , nuk është e vështirë të vëzhgohet se kryetema e bisedave të tijë , plaga e hapur e pa shëruar që reth gjak , është pikërisht Camëria e Kosova .Më dy nëntorë.1925 , në një letër drejtuar ministrit të punëve të jashtme Hysen Vrionit , midis të tjerave , Mit’hat Frashëri , duke treguar bisedën që ka bërë me zyrtarin e lartë grek Pangallo ai shkruan ; „... Tëre duke falenderuar Pangallon i thashë se vuajtjet e çamëve po durojnë qe tre vjet dhe nëqoftëse që greqia ka në mënd me këto masa ti bëjë çamëtë që të ikinë , atëherë më mirë të na e thonë që tani dhe të marim masa për këmbimin e tyre me grekofilët e shqipërisë , gjë që do të jetë më tepër afrë njerzisë se nga mënyra e sotme . Po mar lirinë , z. Ministër , të përsërit akoma njëherë , atë që e kam thënë më teprë se dyqinherë gjer më sot ; Duhet të dimë të mprojmë vehten tonë.Është e vërtetë se z.Pangallo ka dispozita të mira . Lipset që të jemi të zotët të përfitojmë nga këto dispozita.Për këtë qëllim lutem :
1- Të emërohetë me urgjencë në Gjenevë pranë shoqërisë së kombeve një nëpunës i zoti që të na ndjekë punët tona.
2- Ti propozohetë zyrtarishtë greqisë që të këmbejmë grekofonët tanë me çamët e Epirit .
3- Të zihetë që tani dhe të shkruhetë pasuria e tunshme dhe e pa tunshme e grekofonëve dhe të ndalohetë përkohësishtë shitja e tyre.
4- Këto masa do të kenë këto dy efekte ;
a) - Do ta bëjnë greqinë të ndërojë sjelljet e saj përkundrejt çamëvet
b) - Do të dëgjohenë në Epir dhe do tu japë kurajo dhe shpirtë çamëvet të cilët do të kuptojnë që shqipërija u interesueka për ta ...“
Në sfandin e trazuar të historisë sonë të atyre viteve kuptohet se zgjidhja e menjëhershme e problemit çam ishte pothuaj e pamundur . Kërkesat e vazhdueshme për konçesione të Italisë në njërën anë dhe sulmet e herpas hershme të serbëve dhe malazezëve në zonat veriore rritnin vetiu marinë e shqetsimeve shqiptare të ngjizuara në konceptin e ruajtjes së paku të kufijëve të vitit 1913,të. Nëse do tju shtosh këtyre lakmive djallëzorte të fqinjëve tanë historik edhe kaosin e mbrendshëm politik dhe luftën e shqiptarëve mes vetit , aherë bindesh në moment për veshin e shurdhër qeveritar në të cilin nuk kish se si të dëgjohej daullja që binte prej Athine . Sidoqoftë , ngulmuese , tepër i merakosur për çamërinë , Mit’hati i shkruan ministrit Vrioni , mes të tjerave më 5.nëntorë . 1925. „..... Prej një letre që mora nga konsulli i Korfuzit , më datën 29.tetorë . lajmërohem se delegati grek në komisionin Mikst të Gumenicës , z. Floridi , propozon që të merenë shqiptarëtë nga nëntë katunde dhe të qohen në Turqi.Këto katunde qënkan ;Koskë , Lopëz , Smarë, Spatar , Versel , Galibaq , Varfanj dhe Filat .... d.m.th. me një popullsi totale 7500 vetash . Nuk ka dyshim se propozimi i delegatit grek ka për qëllim të zbrazi kufinë greko - shqiptar. Po nëqoftëse miret një i vetëm çam , rrojtja e të gjithë çamëve do të bëhetë e pa mundur , nga shkatërimi që do të vijë te jeta e tyre dhe nga fuqia që do të marë greqia për të përzënë çamët e tjerë duke i shtërnguar“
Po kështu duke ndjekur në ritmikën përpjekjet e djallëzuara për greqizimin e jugut shqiptar , Mit’hati takohet edhe me Kolo Kotronin ku bisedon qetësishtë dhe me argumente lidhur me problemin e pretendimeve të grekërve për shkollat greke në shqipëri . Më 7.nëntorë.1925 , midis tjerave ,Mit’hati i tërheq vëmendjen ministrit z. Vrioni ;
„.... Si mbarova këto kuvende , si pa dashurë e sulmë fjalënë mbi situatën e shqiptarëve në greqi , mbi shtërngimet që vuajnë , mbi mënyrën me të cilin qeveria greke ndalon që të rojnë , ose i shtërngon që të ikinë , mbi programin sistematik qe ndiqetë nga ana e qeverisë qendrore greke për këto sjellje me gjithë deklaratat e bëra në Lozanë dhe Gjenevë mbi të përzënët e 35000 shqipatrëvet të Kosturit dhe Fllorinësë , qysh tani ata të mjherët vijnë në shqipëri.Edhe konkludova ; padyshim gjëja më e mirë për Shqipërinë do të jetë të përzërë ata 20000 grekofonët që janë në Shqipëri , po prapë greqia do të na ketë hua edhe nja 40000 mijë frymë të tjera meqënëse gjer më tani janë përzënë me pahir me dru dhe me të rrahur më tepër se 60000 mij shqiptarë „.
Vitet 1921-1925 , si rrjedhojë e luftës së klaneve brënda përbrënda shqipërisë do të çorientonin disi tendencën dhe përpjekjet e nacionalistëve shqiptarë për një konvergim real të shpresës lidhur me kufijtë e rrezikuara të vitit 1912. Thirja e kohëve më parë në Gjirokastër të gjeneral Fereros për protektorat Italian si dhe kundër përgjigje e dhënë prej Austriakëve për legjitimitetin e sundimit të tyre në Shkodër , padyshim që nuk mund të pajtoheshin me synimet e fqinjëvet në veri - lindje dhe Jug e për më tepër as me interesat e fuqive të mëdha Europiane që luanin me karta të mbylluara pas fqinjëvet. Sidoqoftë ishin lufta dhe përpjekjet e disa nacionalistëve të ndershëm shqiptarë të cilët duke paraparë rrezikun e tkurjes së mëtejshme fizike të kufijve të atdheut këmbëngulën në Konferencën e Ambasadorëve që Europa të merrej konkretisht me problemet dhe ndërhyrjet kufitare në shqipërinë e mbetur gati përgjysëm prej Londrës së vitit 1913. Kësisoj në komisionin e posaqëm i përbërë nga përfaqsues të sërbisë , greqisë , shqipërisë , anglisë , freancës dhe italisë , muarën detyrën të vendosnin normalitetet mbi kufirin shqiptar duke patur parasysh edhe zhvillimet të fundme të proçeseve historike. Puna e këtij komisioni mbrënda harkut kohorë të viteve 1923 - 1925 u ndërpre disa herë për shkaqe të ndryshme . Gjithsesi shqiptarët nuk i kanë haruar veprimet ku dinake dhe ku shtazarake të grekërve të cilët u paraprinin pjestarëve të komisionit në gjdo fshat , lagje e shtëpi të Jugut shqiptar. Aty ku nuk mbaronte punë paraja , hynte Feja (o Zot,zoti i lashtë i grekërve mashtronte ) dhe aty ku zbënte do punë as fjala ungjillore , thika godiste pas shpine shqiptarët e ndershëm por të pambrojtur prej shtetit të tyre vetëm e vetëm pse ata hapnin portat e shtëpive dhe flisnin gjuhën e tyre të bukur shqipe e ardhur prej lashtësisë. Brenda kësaj ideje shovene për Helenizimin e Jugut Shqiptar , ishin sigurisht shpërnguljet masive të çamërve prania e të cilëve në tokat e veta stërgjyshrore jo vetëm gjykonte por dhe akuzonte grekërit prej forcave përparimtare të kohës . Sepse afër mendjes përpjekjet e tyre për Korçën dhe Gjirokastrën do të ishin latante në diplomaci përderisa qindra kilometra mëtej në jugun e tyre , shekujt flisnin për shqiptarë autokton me gjuhë ,zakonet , traditën , këngët dhe vallet e tyre arbërore . Ende pa u shkëputur prej nëntorit të vitit 1925,me datë 17 të këtij muaji , duke i raportuar për përpjekjet e bëra Mit’hat Frashëri vë në dijen z.Vrionin,ministër i punëve të jashtme ,se ;
„..... z.Ministër po e shoh se greqia ka një politikë me ne.Pasi Shqipëria i dha sërbisë Shën Naumin edhe greqia kërkon që të sigurojë një situatë më venome në shqipëri të jugës.(këtë gjë e kisha paraparë dhe pata nderin tua telegrafoj me datë 12.tetorë.me lutje që telegrafi im ti komunikohetë Senatit dhe Parllamentit gjë e cila nuk u bë ).Kërkon tani,duke shtërnguarë çamët ose që këta të ikinë dhe greqia të ketë një fitim moral dhe material ose të na bindnjë që të pranojmë gjdo gjë për të forcuar helenizmën në Korçë dhe Gjirokastër.Më lartë bëra fjalë për idenë e z.Kaftangjogllu lidhur me të drejtat e Turqisë mbi çamët.Drejtori i përgjithshëm më kishte rrëfyerë se Xhevat Beu përfaqsues i Angorasë (Ankarasë) qënka ankuarë se Shqipëria përzihetë në punët e atyre muslimanëve që hynin në këmbim ... Kjo më shtërngon edhe njëherë tju lutem që të shpejtoni vajtjen e përfaqsonjësit diplomatik shqipatrë në Turqi ... mjerishtë ne , gjer më sot kemi punuar si armiq të kombit dhe shtetit : As në Turqi kemi dashur të çojmë njeri , as në Gjenevë , as që edhe masa reciproke s’kemi dashur që të marim kundër grekofonëve.Nuk di , kjo që po bëjmë gjer më sot , politikë është apo tradhëti kundër mëmëdheut „.
Tonet e ashpra dhe polemiste të këtyre letrave të Mit’hat Frashërit besoj se nuk kanë nevojë për koment . Njëherazi këto përpjekje diplomatike ky At i Nacionalizmit Shqiptar i ka bërë të dukshme jo vetëm në kancelaritë e qeverisë shqipatre por më me forcë dhe intonacione dramatike në lidhjen e Kombeve në Gjenevë.Është për të ardhur keq por zori i këtij atdhetari për dramën kombëtare ka rramun kurdoherë në vesh të shrdhër.Nacionalizmi shqiptarë në fillimet e këtij shekulli ishte ende fëminorë.Ai kurrë nuk pati dëshirë krenarishtë të vëhej në krahasim me nacional shovenizmin greko-serb të lindur në shekullin e kaluar dhe të sendërtuar në vorbullën e luftërave Ballkanike.
Edhe pasi e ep dorëheqjen si ambasador i shqipërisë në Athinë , Mit’hat Frashëri nuk mund të mbyllë sytë e aq më tep¨r të heshtë tek sa Turqia e grekët masakrojnë krejt fshatrat në trevën autoktone të çamërisë . Në kalendarin „Kombijar“ të viti 1926 fq.40 - Mit’hati ka shkruar ;
„..... Pas dhjetë muaj përpjekje dhe mundime nga fundi i korrikut i viti 1925 mezi aritnë që të dali në shqipëri 160 shqiptarë nga të Vinanit dhe 40 nga të Rrëmbit , që qenë dërguar në ezine afër Dardaneleve , ku ,ata të Vinanit lanë 37 të vdekur. Ditën që hypën vaporit për të vajtur në Sarandë , uvdiq rishtazi një grua lehonë dhe kur aritmë në pire nxuarmë kufomën e një gruaje tjetër. Ishin të gëzuar dhe aritnë në tokën armbnore si në truall shpëtimi.Po pasuria e tyre , shtëpitë,aratë,vreshtratë , bagëtia kishte rrënë në dorë të qeverisë greke „.
Një epilog i dhimbshëm dhe gadi makabër iu rezervua dramës çame në vitin 1944 . Janë dhjetra mijra shqiptarë që u ndoqën , vranë e prenë prej grekërve në mënyra nga më t’barabrtë . Ata që mundën të shpëtojnë kaluan në shqipëri duke lënë pas tyre historinë e trojeve ku lindën dhe u ritën : Sidoqoftë vlerat e diplomacisë dhe përpjekjeve të Mit’hat Frashërit lidhur me shqiptarët e çamërisë , ende sot janë në nivele të papërsëritshme.
Nga Eugen Shehu
Krijoni Kontakt