Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121

    Librat Kanonike

    Ne kete teme nuk do shkruaj nje perkufizim per Librat Kanonike te Dhjates se Re (dhe gjithe Bibles) por do tregoj c'fare beson dhe c'fare ben per keta libra Kisha. Keshtu tregohet ne vija te pergjithshme edhe perkufizimi i librave kanonike.

    1. Cfare beson Kisha per librat kanonike.

    a) Beson se jane te pagabuara. Per kishen jane libra te pagabuara, asnje jokorektesi dhe asnje genjeshter nuk permbajne per verteten shpetuese. Them per verteten shpetimtare sepse per kete dhe vetem interesohen shkrimtaret e Dhjates se Re. Por edhe per librat e tjera jane te pagabuara, sepse nuk merren me ceshtje shkencore, dhe e dyta sepse nuk tregojne asgje me teper qe te jete jashte shpetimit. E them kete jo per treguar se mosgabimi vjen nga mosngaterimi ne ceshtje te veshtirra por qe te tregoj se Bibla shprehet nen konceptin e perjudhes qe u shkruajt dhe jo me te vertetat absolute shkencore. Kjo nuk e ben te gabueshme. D.m.th ne qofte se Bibla thote Herodin e II mbret, kurse ai ne baze te historise ka qene tetrark ose kur thote se dielli perendon kur toka rrotullohet rreth diellit nuk e ben liber te gabuar se ne ate kohe te tilla ishin rethanat dhe keshtu i quante populli. Por mos-gabimi nuk eshte karakteristika e vetme e librave kanonike sepse ka edhe libra te tjera qe nuk gabojne por nuk permblidhen ne kanonik. Per shembull mund te gjendet nje Leter e Athanasit te Madh, ose nje fjalim te Joann Gojartit ose nje tropar qe te jene te pagabuara. Eshte e mundur te gjenden dhe libra qe jane jashte besimit dhe te flasin per histori, gjeografi etj dhe te jene pagabime por kjo nuk do te thote se jane Shkrime te Shenjta.

    b) Librat e Kanonikut jane edhe te pagabuara edhe te frymezuara nga Perendia. Kjo eshte nje vecori vetem e librave te kanonikut sipas Kishes. Fjala tek Shkrimet eshte fjala e Perendise, e sakte, e pandryshuar, pa gabime. Eshte zbulesa e Perendise tek njerezit, zbulesa e gjerave qe ishte e pamundur te mesojne edhe sikur te arrinin nivelin shkencor me te larte. Librat kanonike ne fakt u shkruajten nga Shpirti i Shenjte duke perdorur shkrimtaret e shenjte. Por shkrimtaret nuk ishin organe te thjeshta qe shkruanin mekanikisht por benin pjese diku me shume diku me pak; dhane ne shkrimet e tyre dhe nje karakter personal dhe gjuhesor por nuk do ishin ne gjendje te shkruanin ose te pakten te kuptonin ato qe shkruajten ne qofte se nuk pranonin frymen dhe zbulesen e Shpirtit te Shenjte. Keto beson Kisha per Librat e Kanonikut.


    vazhdon....vazhdon....vazhdon....vazhdon....

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    2. C'fare ben Kisha per librat kanonike

    a) Siguron autoritetin e librave. Rruan c'do fjale dhe liber te kanonikut, te mos humbasin, te mos priten, te mos shtremberohen. Te humbasin, sic humben, disa shkrime nga shkrimtare kishtare edhe te medhenj, nuk eshte per Kishen ndonje zarar i madh. Kisha nuk siguroi zyrtarisht as te mos humbasi Notacioni i Joann Gojartit per Ungjillin e Llukait ose Fjalimet Katehitike qe u gjenden ne kohet e fundit, as te mos fallcifikohet Udhezuesi i Anastasit te II te Antiohise, as te mbahen Letrat e Ignacit, per keto jane pergjegjes te Krishteret. Kisha siguroi zyrtarisht te mos humbasi liber i Dhjates se Re as per nje dite, te mos shtremberohen tekstet e kanonikut as ne nje Kishe vendase.

    b) Ka pergjegjesi per permbajtjen e librave. Kisha eshte pergjegjes dhe 'jep llogari' njerezimit per permbajtejn dhe kuptimet e librave kanonike. Kurse nuk ka asnje pergjegjesi per c'do gje jo te sakte qe mund te shkruaj nje i krishtere edhe sikur te jete At i Madh i Kishes. C'do njeri qe do te kritikoje ligje apo vendime te cilat u vendose nga shkrimtaret kishtare ose ti kritikoje ata nuk ka te drejte te kthehet kunder Kishes sepse Kisha eshte pergjegjese vetem per librat e Kanonikut dhe eshte bashke me Shkrimtaret e tyre. Per te gjitha librat e tjera jane pergjegjes shkrimtaret e tyre si persona.

    c) Buron doktrina e Kishes nga Kanoniku. Asnje liber tjeter nuk eshte burim i doktrines se Kishes, sepse asnje tjeter nuk eshte i frymezuar nga Zoti. Te gjitha librat e kanonikut jane per Krishteret burim i detyrueshemper doktrinor dhe jane jashte c'do kritike. C'do i Krishter qe dyshon edhe kuptimin me te vogel te librave, shkeputet nga Kisha. Te gjithe kane per detyre te pranojne te gjitha kuptimet edhe doktrinat e Kanonikut pa kundershtim qe te quhen te Krishtere. C'do njeri qe ve dhe liber tjeter, jashte kanonikut, ne doktrine menjehere shkeputet nga Kisha. Kanoniku eshte per Kishen baza e besimit dhe c'do gje qe bie ne kundershtim me kanonikun nuk perben pjese ne traditen e shenjte te Kishes. Jashte Kanonikut nuk ka asnje zbulese (sidomos ato qe jane bere ne shpella) te vertetes hyjnore dhe Sinodet Ekumenike vandosin c'do here ne menyre interpretimore, pra nuk zbulojne asgje te re.

    Qe te permbledhim c'fare beson Kisha per librat e Kanonikut eshte se jane se pari te pagabuara dhe se dyti te frymezuara nga Zoti dhe ajo qe ben Kisha eshte se siguron autoritetin e tyre, ka pergjegjesi per permbajtjen e tyre dhe prej tyre mer doktrinen ne menyre ekskluzive. Ky eshte Kanoniku, dmth Shkrimi i Shenjte ose Bibla.

Tema tė Ngjashme

  1. Librat e historisė sė Kosovės heqin mitet kombėtare
    Nga iliria e para nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 14:57
  2. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  3. Menyra se si duhet ne ta kuptojme fene tone
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  4. Librat si njerėzit apo njerėzit si librat?!
    Nga Mjellma nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-01-2006, 16:27
  5. Katekizmi i Krishterė Orthodhoks
    Nga Eni nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 29-06-2005, 23:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •