Close
Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 98
  1. #61
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Herezia e trembedhjete protestante

    LUTJE PËRPARA IKONAVE

    13. Njëherë pash një orthodhoks duke iu lutur një ikone. Një praktikë e tillë kundërshton direkt Shkrimet.
    Të krishterët orthodhoksë nuk u luten ikonave. Ti mund që të kesh parë një orthodhoks duke u lutur përpara një ikone, por jo duke iu lutur një ikone. Lutja i ofrohet Krishtit, ose kërkohen ndërmjetimet e shenjtorit të pikturuar. Lutja ndaj një ikone do të ishte një mëkat i madh supersticioni dhe si e tillë ajo është dënuar nga Kisha Orthodhokse.

    ilia spiro
    tashme eshte e qarte, herezia eshte e qarte, juve ju pelqen vetem mendja juaj o protestante
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #62
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Herezia e katermbedhjete protestante
    NDERIMI I IKONAVE

    14. Orthodhoksët gjithashtu përulen dhe i puthin ikonat. Kjo është idhujtari dhe neveri përpara Perëndisë.
    Nëse një person puth një fotografi të nënës së tij, a është duke nderuar një copë letër? Apo është një shprehje dashurie për nënën e tij? Idhujtari është atëherë kur një objekt adhurohet si perëndi në vetvete. Një gjë e tillë praktikohej nga njerëzit e lashtë dhe primitivë dhe nga disa hindu sot.
    Të krishterët bëjnë një akt nderimi përpara një ikone, për aq sa ajo është një simbol i personit të paraqitur. Shprehja e dashurisë dhe devocionit janë për Krishtin ose ndonjë shenjtor, jo për drurin, ose letrën apo bojën. Shën Joani i Damaskut shkroi: “Unë nuk adhuroi lëndën, por Atë që mori lëndë për hir të shpëtimit tim.” Kisha Orthodhokse e kupton se nderimi që i jepet një ikone i referohet personit të paraqitur në të.
    Vërejtja protestante për përdorimin e drejtë të ikonave në Kishë erdhi tetë shekuj me vonesë. Në vitin 787, Kisha e Krishterë përcaktoi dokrinën e saktë lidhur me përdorimin e ikonave në Kishë kundër herezisë së ikonoklastëve. Kisha që përcaktoi kanonin e Dhjatës së Re, doktrinën e Trinisë dhe doktrinën e Personit të Krishtit, gjithashtu themeloi doktrinën lidhur me nderimin e drejtë të ikonave. Doktrina u pranua nga e gjithë bota e krishterë, si në Lindje dhe në Perëndim. Në kundërshtim me këtë, protestantët janë shmangur nga e vërteta e krishterë.

    ilia spiro
    c'te shtoj me shume se Kryeengjelli? A kemi detyre te jemi te ashper ndaj herezise? por me duhet te jem i ashper. protestante ju i peruleni vetem satanait!
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #63
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Herezia e pesembedhjete protestante

    SHKRIMI DHE KISHA

    15. Në bazë të Shkrimit, nuk mund të pranoj një vendim të tillë të Kishës.
    Nëse nuk pranon autoritetin dhe pagabueshmërinë e Kishës, si mund të pranosh autoritetin dhe pagabueshmërinë e Shkrimeve? Ishte Kisha Orthodhokse që vendosi se cilat libra përbëjnë Shkrimin e Shenjtë. Në kohën kur Dhjata e Re u përfundua, kishte shumë “Ungjij” dhe libra të tjerë që pretendonin të ishin shkrime apostolike. Kisha i kundërshtoi disa si kallp dhe pranoi të tjerat si vërtetësisht apostolike dhe hyjnishmërisht të frymëzuara. Nëse Kisha ka gabuar në lidhje me ikonat, atëherë është e mundur që ajo gaboi edhe në lidhje me Shkimin. Kështu që ju keni mbetur si pa Shkrimin ashtu dhe pa Kishën.
    E vërteta është se Krishti premtoi të udhëheqë Kishën në të gjithë të vërtetën dhe se dyert e Ferrit nuk do ta mundnin dot (shih Joani 16:13, Mateu 16:18). Vendimet e Kishës ekumenike, siç u përcaktuan në Sinodet e Shenjta, duhet të pranohen nga të gjithë të krishterët. Pa Kishën, nuk ka Bibël.

    ilia spiro
    mire qe po dilni hapur o protestante dhe thoni pa drojtje se nuk e njihni Kishen. Se paku sinqeriteti nuk ju mungon
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #64
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Herezia e gjashtembedhjete protestante

    NDERIMI I KRYQIT

    16. Gjithmonë shoh orthodhoksë që puthin kryqe. Përse e bëjnë këtë gjë?
    Të krishterët orthodhoksë nderojnë kryqin si simbol i atij me anën e të cilit u krye shpëtimi ynë. Apostull Pavli shkroi: “Mos e dhëntë Perëndia që të mburrem për gjë tjetër, përveç kryqit të Zotit tonë Jisu Krisht…” (Galatianët 6:14).

    ilia spiro
    gjithmone e me shume duhen lavderuar protestantet per sinqeritetin e tyre. Ju nuk e doni Kryqin, po, kjo eshte e qarte, ju jeni vegla te tjeterkujt
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #65
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Herezia e pesembedhjete protestante

    THIRRJA E PRIFTËRINJVE “AT”

    17. Orthodhoksët i thërrasin priftërinjtë “At”. Jisui e dënon këtë (Mateu 23:9).
    Krishti ishte duke mësuar përulësinë e krishterë dhe duke na kujtuar se Ati ynë i vetmi i vërtetë është Ati ynë në qiell. Sot, madje dhe evangjelistët fondamentalistë nuk hezitojnë ti quajnë etërit e tyre tokësorë “At”. Jisui sigurisht që nuk ishte duke folur për praktikat Katolike dhe Orthodhokse, pasi “At” nuk ishte një titull kishtar në kohën e Tij.
    Apostulli Pavël, të cilin vetë Jisui personalisht e zgjodhi për të shpallur ungjillin, nuk kishte turp të përdorte titullin “at” për vetveten. Ai shkroi: “Sepse, edhe sikur të kishit dhjetë mijë mësues në Krishtin, nuk do të kishit shumë etër, sepse unë ju kam dhënë jetë në Krishtin Jisus, me anë të ungjillit” (1Korintasve 4:15). Kisha Orthodhokse e ka vazhduar këtë zakon në lidhje me ata që janë “etër shpirtërorë”, siç Shën Pavli ishte për korintianët.
    Shën Pavli gjithashtu nuk nguroi ti quante prindërit meshkuj në Efes me titullin “at” (Efesianëve 6:4). Kështu, si Shkrimi ashtu dhe tradita e krishterë, dëshmojnë për faktin se fjalët e Jisuit nuk duhen marrë literalisht. Nëse po, atëherë titujt si “Reverend”, “Pastor” ose “Doktor” do të ishin njëlloj të papranueshëm për të krishterët në bazë të thënies së Jisuit. Por kur shqyrtojmë thënien në kontekst, shohim se Jisui ishte duke iu mësuar njerëzve t’i shmangeshin pompozitetit dhe të kërkonin përulësinë (shih Mateu 23:5-7, 11-12).

    ilia spiro
    protestante! ati juaj eshte satanai
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #66
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Herezia e tetembedhjete protestante

    TË GJITHË TË KRISHTERËT JANË PRIFTËRINJ!

    18. Bibla thotë se të gjithë të krishterët janë priftërinj. Përse Kisha Orthodhokse i quan pastorët e saj “priftërinj”?
    Nëse të gjithë të krishterët janë priftërinj, atëherë nuk do të ishte gabim të quheshin edhe pastorët e krishterë priftërinj. Titulli zyrtar i një prifti orthodhoks në greqisht është “presbiter”, që në shqip do të përkthehej “plak”. Megjithatë, fjala plak përdoret gjerësisht. Kisha Orthodhokse mëson mbi “Priftërinë Mbretërore” të të gjithë besimtarëve (shih 1 Pietrit 2:9), por kjo nuk do të thotë se të gjithë besimtarët mund të funksionojnë si priftërinj të dorëzuar. Është e qartë nga Shkrimi se Jisui iu dha apostujve të tij autoritet të veçantë dhe funksion të veçantë, që nuk u ishte dhënë të gjithë ndjekësve të tij (shih Mateu 16:19, 18:18, Joani 20:22). Kjo shërbesë apostolike është pasuar në Kishë me anë të vendosjes së duarve (shih Veprat 14:23, 1 Timotheut 4:13) dhe vazhdon sot në priftërinë e Kishës Orthodhokse.

    ilia spiro

    o Kryeengjell! Cileve po mundohesh t'i mbushesh mendjen. A mos po bej gabim edhe une qe po postoj? Po! Ne nuk duhet te hyjme ne bisede me satanain. Duhet vetem ta godasim ate
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #67
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Herezia e nentembedhjete protestante

    LITURGJIA NJË SAKRIFICË?

    19. Jisui është i vetmi Prift dhe si i tillë ofroi njëherë Vetveten për mëkatin. Si mund të besojnë orthodhoksët se Liturgjia është një sakrificë e ofruar nga prifti?
    Kisha Orthodhokse njeh dhe mëson doktrinën se ofrimi njëherë i Vetvetes nga Krishti është sakrifica e përsosur për mëkatin, të cilës asgjë nuk mund ti shtohet. Për më tepër, Kisha Orthodhokse kurrë nuk pranoi doktrinën “Sakrifica e Meshës”, siç mësohej në mesjestën Romano-Katolike.
    Megjithatë, Liturgjia Hyjnore gjithmonë është përshkruar si një sakrificë që nga kohët e hershme të krishtera. Në një dokument si ai “Didakia” (50-100 vjet pas Krishtit), përshkruhet si sakrificë e profetizuar nga profeti Malakia (Malakia 1:11). Ky është një mësim i vazhdueshëm i etërve të Kishës. Apostulli Pavël sjell këtë ngjyrim sakrifikues të Eukaristisë në 1 Korintianëve 10. Që Liturgjia është një sakrificë konsiston në faktin se ajo është sakrifica jonë e lavdërimit dhe e falenderimit (shih Hebrenjve 13:15). Në të, ne ofrojmë dhurata materiale tek Perëndia (shih Filipianëve 4:18), dhe gjithashtu dhuratën “veten tonë dhe njëri-tjetrin dhe gjithë jetën tonë” (shih Romakëve 12:1). Por akoma më thellësisht, Liturgjia është një sakrificë, sepse në të sakrifica e Kalvarit bëhet mistikisht prezente në altar për shpëtimin tonë. Sakrifica e Krishtit nuk përsëritet, por ne ofrojmë sakrificën e Krishtit në Kalvar tek Perëndia në bashkim me lutjet dhe ndërmjetimet tona. Kjo është forma më e lartë e “kërkimit të gjakut të Jisuit” siç thonë edhe evangjelistët. Në këtë, Kisha si trupi i Krishtit hyn në aktin e Priftërisë së Lartë të Krishtit, të ofrimit të sakrificës së tij në ndërmjetim përpara Atit (shih Hebrenjve 7:24-5, 8:1-3). Kështu që Liturgjia është një sakrificë në të cilën Kisha ofron adhurimin dhe ndërmjetimin e saj në bashkim me sakrificën e vetë Krishtit: trupi që u thye për ne dhe gjaku i derdhur për shpëtimin tonë.

    ilia spiro
    ...bejeni kete ne perkujtimin Tim.....,

    larg satanait
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #68
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Herezia e njezete protestante

    “RITUALIZMI” ORTHODHOKS

    20. Përse është kaq e mbushur me pompozitet dhe ceremonialitet Shërbesa Orthodhokse? Adhurimi në Kishën e Dhjatës së Re ishte i thjeshtë.
    Perëndia nuk është në kundërshtim me ritualin ose me ceremonitë. Ai veçanërisht urdhëroi rite të hollësishme që të kryheshin nën Dhjatën e Vjetër. Libri i Zbulesës na tregon se veprimet fizike të adhurmit zenë një vend në mbretërinë qiellore (shih Zbulesa 5:6-14, 8:1-4, etj.). Kisha Orthodhokse beson se Kisha është prezencë e Mbretërisë së Perëndisë në tokë. Prandaj, adhurmi i saj reflekton lavdinë e kësaj Mbretërie.
    Megjithatë, ne e dimë se Liturgjia Orthodhokse është esencialisht e njëjtë me atë që festohej në Kishën e hershme. Ajo është përpunuar më tepër përgjatë shekujve, por ky është një rezultat i zhvillimit natyral historik. Ne e dimë nga dokumentet e hershme, si ai i Apologjisë së Justin Martirit (Apologjia 1:67), ku elementët bazik kanë mbetur të njëjtë.
    Fatkeqësisht, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për adhurmin protestant. Të krishterët e parë takoheshin ditën e parë të javës për të dëgjuar shpalljen e Fjalës së Perëndisë dhe të merrnin pjesë në Darkën e Zotit. Ata besonin se buka dhe vera kushtoheshin për t’u bërë trupi dhe gjaku i Krishtit. Duke kundërshtuar këtë si në teori dhe në praktikë, evangjelistët janë shkëputur nga tradita e Kishës së Dhjatës së Re.

    ilia spiro
    ...larg satanait...
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #69
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Të krishterët orthodhoksë i kërkojnë Marisë dhe shenjtorëve të tjerë të ndërmjetojnë për ne përpara Perëndisë në lutje. Orthodhoksët besojnë se realiteti i Kishës i përfshin të dy, si të gjallët ashtu edhe ata që kanë vdekur dhe janë tani “me Krishtin” (Filipianët 1:23). Ata që kanë vdekur në Krishtin nuk kanë më pak kujdes për ne, as nuk pushojnë së luturi për ne meqenëse kanë kaluar në jetën e përjetëshme. Ne ju afrohemi shenjtorëve me nderim, gjersa kërkojmë lutjet e tyre. Në asnjë mënyrë nuk mund të krahasohet një gjë e tillë me adhurimin që ne i ofrojmë Perëndisë Trinitare.

    ilia spiro
    Vazhdojne protestantet ne herezine e tyre per konceptet mbi "traditen". Shenjtoret jane prane Krishtit, ata ndermjetojne per ne prane Zotit tone Jisu Krisht, jane vellezer te tij dhe ne i nderojme dhe i adhurojme ata.
    Pajtohem me ju se Martin Luteri ishte heretik i klasit te pare (megjithese ka pasur te mira tek ai sepse i ka demaskuar doktrinat e rreme te Kishes Katolike), por nuk duhet te pergjithesohen krejt besimtaret protestante te cilet jane krishtere te vertete, Zoti vendos per secilin, nuk ju takon te gjykoni krejt besimtaret.

    S'munet me qen e vertete kjo as logjikisht e as Biblikisht... nuk mund te kete ndermjetesues asnje shenjtor njeri, e as Maria por vetem Jezusi. Myslimanet luten per Muhamedin, ju prisni qe shenjtoret te ju mbeshtesin ne lutje. Kjo kurre s'mund te jete e vertete, e qe masi po te pelqejka shume kjo fjala 'herezi' ma herezi se kjo a ka ('i nderojme dhe i adhurojme shenjtoret')? Pak e ka kompliku feja katolike besimin, veq ju e keni knaq edhe ma shume.

  10. #70
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Të krishterët orthodhoksë nderojnë kryqin si simbol i atij me anën e të cilit u krye shpëtimi ynë. Apostull Pavli shkroi: “Mos e dhëntë Perëndia që të mburrem për gjë tjetër, përveç kryqit të Zotit tonë Jisu Krisht…” (Galatianët 6:14).

    ilia spiro
    gjithmone e me shume duhen lavderuar protestantet per sinqeritetin e tyre. Ju nuk e doni Kryqin, po, kjo eshte e qarte, ju jeni vegla te tjeterkujt
    Jo veq kryqin, por edhe duart e prifterinje ortodokse.?!%¤#"%&&%T

    http://www.orlapubs.com/AR/IMAGES--O...ngHierHand.jpg

    Qitash sipas jush me bo kesi rituale po ju afrojshe Zotit, e mos me bo je me djallin. Mos eshte ndoshta e kunderta

    Pe gjeni veten ne fene e rreme te farisejve.

    http://www.nancarrow-webdesk.com/war...mg.89302_t.jpg

    Shume larg jeni, ketu nje ortodoks duke i puthur duart 'Papes'.

    http://2.bp.blogspot.com/_K9GiH29vw7...s400/21407.jpg

    Besimi krishter nuk eshte ne rituale, eshte besimi qe eshte me se shumti kunder ritualeve. Fete (e rreme) bazohen ne rituale.

Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çlirimi i Frymës
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 12:55
  2. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48
  3. Te hedhesh veten ne ere per biblen
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 30-04-2004, 07:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •