Close
Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 98
  1. #71
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Herezia e njezetenjete

    RITUALIZËM APO UNGJILLIZIM?

    21. Orthodhoksia thekson ritualin në vend që të fitojë shpirtra për Krishtin.
    Adhurmi Orthodhoks është adhurimi i një komuniteti të krishterë; kështu që ai është i orientuar ndaj atyre që tashmë besojnë dhe e njohin Krishtin. Në Kishën e hershme, jo-besimtarët nuk lejoheshin as të merrnin pjesë në adhurimin e krishterë. Praktika moderne evangjeliste e orientimit të adhurmit të së Dielës drejt ungjillizimit dhe të atyre që nuk e njohin Krishtin është një devijim nga praktika e saktë e krishterë.
    Kisha Orthodhokse nuk e neglizhon domosdoshmërinë e punës misionare. Nëse gjatë kohërave misionet orthodhokse kanë qenë relativisht inaktive, kjo ka qenë për shkak të dominimit mysliman ashtu si dhe atij komunist. Në vitet e fundit ka pasur një aktivitet misionar orthodhoks në vende tradicionalisht jo-orthodhokse si Japonia, Kina, Korea dhe disa vende moderne afrikane, si dhe në shtetin e Alaskës. Besimi i vërtetë orthodhoks, i thërret të gjithë të krishterët orthodhoksë të jenë misionarë dhe dëshmitarë për Krishtin.

    ilia spiro
    protestanizmi eshte nje ideologji humanitare
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #72
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Herezia e 22 protestante

    A JANË ORTHODHOKSËT TË “RILINDUR”?

    22. Jisui tha: “Ti duhet të lindësh sërish.” Megjithatë të krishterët orthodhoksë nuk janë besimtarë të “Rilindur”
    Dhjata e Re mëson se atyre që besojnë në Jisu Krishtin u dhurohet një “lindje e re” nga Shpirti i Shenjtë në pagëzim: “Nëse njeriu nuk lind nga uji dhe nga Shpirti, nuk mund të hyjë në mbretërinë e qiejve” (Joani 3:5). Apostulli Pavël paraqet të njëjtin mësim kur flet për Pagëzimin si “larje e rilindjes dhe ripërtëritjes së Frymës së Shenjtë” (Titi 3:5). Kështu që një person që më parë ishte shpirtërisht i vdekur i jepet dhurata e pranimit të jetës së përjetëshme të Perëndisë. Kjo lindje shpirtërore është themelore për shpëtimin. Ky është mësimi i Kishës Orthodhokse dhe prandaj të krishterët orthodhoksë janë me të vërtëtë “të rilindur”.
    Shprehja “i krishterë i rilindur” sot shpesh përdoret për t’iu referuar dikujt që ka përjetuar një lloj të caktuar eksperience të një kthimi emocional. Ky nuk është një mësim Biblik. Lindja e re është një ngarje shpirtërore e cila mund ose nuk mund të shoqërohet me pasoja emocionale.

    ilia spiro
    nuk dihet se ku mund te shkoje shpirti i protestanteve pas vdekjes, kur jane te papagezuar
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #73
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Herezia 23 protestante

    A JANË BESIMTARËT TË “SHPËTUAR”?

    23. Përse Kisha Orthodhokse mohon se besimtarët e vërtetë janë të shpëtuar?
    Kisha Orthodhokse nuk mohon se një besimtar është “i shpëtuar”; por ajo vetëm mohon se një person mund ta dijë pagabueshmërisht se do të shkojë në qiell. Sipas Dhjatës se Re, kur një person pagëzohet më Krishtin, ai është i shpëtuar nga pushteti i errësirës dhe vdekjes dhe kalon nga pushteti i errësirës në mbretërinë e Krishtit (Kolosianëve 1:13). Megjithatë është gjithashtu e mundur të largohesh nga Krishti përmes mëkatit (shih Hebrenjve 6:4-6). Të krishterët nuk janë plotësisht të shpëtuar deri sa të hyjnë në mbretërinë e qiellit (1 Pietrit 1:5).

    ilia spiro
    Ne orthodhokset kemi atin tone shpirteror tek i cili rrefejme fajet dhe mekatet tona, keshtu qe jemi te pastruar nga mekatet pas pagezimit
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #74
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Herezia 24 protestante

    DOKTRINA E SIGURISË

    24. E falenderoj Perëndinë për doktrinën e bekuar të sigurisë. E di se jam i shpëtuar dhe se jam duke shkuar në qiell.
    Ti mund ta falenderosh Perëndinë për një doktrinë të tillë, por fakti qëndron se një gjë e tillë është krejtësisht jashtë-shkrimit. Shkrimi fare qartë mëson se është e mundur për një besimtar të bierë për shkak të mëkatit ose mosbesimit dhe të humbasë shpëtimin. Shën Pavli paralajmëron: “Ai që mendon se qëndron, le të shohë që të mos bierë” (1 Korintianëve 10:12). Ai përdor shembullin e izraelitëve, të cilët kaluan përmes Detit të Kuq me Moisiun dhe më vonë ranë dhe u dënuan, ky si një paralajmërim për të krishterët. Libri i Hebrenjve përdor të njëjtin shembull dhe paralajmërim: “Kini kujdes, vëllezër, se mos ndonjë nga ju ka zemër të ligë, mosbesimi, që të largohet nga Perëndia i gjallë” (Hebrenjve 3:12). Shpëtimi ynë i përjetshëm varet nga këmbëngulja jonë në Krishtin: “Sepse ne jemi bërë pjestarë të Krishtit, në qoftë se do ta ruajmë të palëkundur deri në fund fillimin e besimit” (Hebrenjve 3:14).
    Shën Pavli nuk e konsideronte veten të kish arritur “sigurinë e përjetëshme”, por e konsideronte të domosdoshëm këmbënguljen në arritje të qëllimit të ngjalljes (shih Filipianëve 3:9-14). Ai e disiplinonte trupin e tij, që pasi t’u kish predikuar të tjerëve, të mos përjashtohej vetë (shih 1 Korintianëve 9:27). Shpëtimi i krishterë nuk varet vetëm në një moment besimi; ai kërkon një ecje të përditëshme pendimi dhe besim të vazhdueshëm në Krishtin. Përndryshe do të ndodhte me ne si atyre të cilëve Pietri u tha: “Sepse ata që shpëtuan nga ndyrësitë e botës me anë të njohjes së Zotit dhe Shpëtimtarit Jesu Krisht, nëse përsëri ngatërrohen nga këto dhe munden, gjendja e tyre e fundit është më e keqe se e para. Sepse do të qe më mirë për ta të mos e kishin njohur udhën e drejtësisë, se sa, pasi e njohën, t’ia kthejnë shpinën urdhërimit të shenjtë që u qe dhënë” (2 Pietrit 2:20-21). Kështu pra, bëhet e qartë se është e mundur të njohësh Krishtin dhe më pas të mund të biesh. Nëse është kështu, si mund ta dimë atëherë se “jam i shpëtuar”? Është e mundur që secili nga ne të mund të bierë. E vetmja siguri kundrejt kësaj është besimi i vazhdueshëm i përditshëm në Krishtin dhe lufta kundër mëkatit. Le ti sjellim ndërmend fjalët e Krishtit: “Jo çdo njeri që më thotë: ‘Zot, Zot’ do të hyjë në mbretërinë e qieve; por do të hyjë ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiej” (Mateu 7:21). Ne, ashtu siç thotë Pietri, duhet “të përpiqemi që ta bëjmë të sigurt thirrjen dhe zgjedhjen tonë” (2 Pjetrit 1:10).

    ilia spiro
    pas cdo rrefimi tek ati shpirteror ne orthodhokset perpiqemi me lutje te ndahemi nga mekatet e rrefyera dhe te mos i perserisim me ato
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #75
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Herezia 25 protestante

    SHPËTIMI VETËM ME ANË TË BESIMIT

    25. Por Shkrimi mëson se shpëtimi vjen vetëm me anë të besimit, jo me vepra (Efesianëve 2:8-9).
    Ne e marrim besimin tonë me anë të besimit dhe ruhemi në të duke vazhduar në besim. Dhjata e Re e bën të qartë se besimi i vërtetë shpëtues rezulton natyrshëm në vepra të mira (Efesianëve 2:10, Jakobi 2:17-26, 1 Joani 2:4).


    ilia spiro
    pikerisht prandaj quhet herezi sepse zgjedh cfare t'i pelqeje dhe le ato qe nuk i pelqejne.
    Tek Jakobi thuhet se shpetimi vjen edhe nepermjet veprave.
    Thuhet gjithashtu: Edhe satanai beson ne Perendine dhe dridhet.
    Me pas: Me trego besimin tend te te tregoj veprat e mia. Besimi pa veprat eshte i vdekur.
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #76
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Herezia 26 protestante

    PRANIMI I JISUIT SI ZOTIN PERSONAL DHE SHPËTIMTAR

    26. Përse Kisha Orthodhokse nuk i mëson njerëzit të pranojnë Jisuin si Zotin dhe Shpëtimtarin e tyre personal?
    Kisha Orthodhokse nuk përdor pikërisht këto fjalë dhe gjithashtu as Dhjata e Re. Por Kisha Orthodhokse mëson për domosdoshmërinë e besimit personal në Krishtin. Në shërbesën e saj të pagëzimit kandidati pyetet: “A bashkohesh me Krishtin? A u bashkove me Krishtin?” Më pas kandidati përgjigjet pozitivisht, duke pohuar besimin e tij në Krishtin is “Mbret dhe Perëndi”. Gjithashtu, në Liturgjinë e saj eukaristike, prifti vazhdimisht nxit besimtarët me këto fjalë: “veten tonë dhe njëri-tjetrin dhe gjithë jetën tonë, Krishtit Perëndi le t’ia parashtrojmë”. Kisha Orthodhokse nuk zbaton “thirrjet në altar”, por mëson se besimi në Krishtin është themeli i shpëtimit tonë.

    ilia spiro
    bashkim personal pa Kishen Orthodhokse ne Pagezimin e Shenjte, nuk ka
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #77
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Herezia 27 protestante

    MISTERET DHE SHPËTIMI

    27. Por marrja e mistereve të Pagëzimit dhe të Kungimit nuk shpëton njeri.
    Fuqia shpëtimtare e Krishtit përcillet përmes mistereve, nëse ato merren sipas asaj që mëson Kisha. Marrja mekainke ose formale e mistereve nuk shpëton. Në fakt, nëse marrim pjesë padenjësisht, ne marrim dënimin, jo shpëtimin (shih 1 Korintasve 11:29). Megjithatë, hiri i Perëndisë është i mundshëm në misteret për ata që afrohen me besim të gjallë në Krishtin.


    ilia spiro

    "...kush beson dhe pagezohet eshte i shpetuar..." per Pagezimin

    "...bejeni kete ne perkujtimin tim..." per Kungimin
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #78
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Herezia 28 protestante

    PAGËMIMI I FOSHNJEVE

    28. Përse Kisha Orthodhokse praktikon pagëzimin e foshnjeve? Foshnjet nuk mund të kenë besim në Krishtin.
    J

    Jo vetëm orthodhoksët, por pjesa më e madhe e të krishterëve në botë praktikojnë pagëzimin e foshnjeve. Romano Katolikët, Anglikanët, Luteranët, Metodistët, Presbiteranët dhe të tjerë, ndjekin këtë praktikë. Janë Baptistët dhe evangjelistë të tjerë të cilët janë novatorë në këtë çështje.
    Fëmijët e të krishterëve orthodhoksë pagëzohen, jo pas shpalljes së besimit, por në pritje të besimit. Nëse një fëmijë i vogël rritet në një familje me të vërtetë të krishtere, padyshim që ai do të besojë në Jisuin që në moshë të vogël. Kush mund të thotë se besimi i një fëmije dy-vjeçar, për shembull, nuk është shpëtues? Krishti iu referua besimit të fëmijve si shembull për të rriturit (shih Marku 10:15). Sigurisht, është e mundur për një të pagëzuar si foshnjë të largohet më vonë në jetë, por e njëjta gjë është e vërtetë edhe për ata që pagëzohen në moshë të rritur gjithashtu. Prindërit dhe nunët e foshnjës që do pagëzohet përkushtohen se fëmija do të “bashkohet me Krishtin”, ndërkohë që ai rritet në një shtëpi të krishtere dhe në familjen e Kishës.


    ilia spiro
    protestanizmi zgjedh pjeset qe i interesojne
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #79
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Herezia 29 protestante

    RRËFIMI TEK PRIFTI

    29. Përse orthodhoksët rrëfejnë mëkatet tek prifti? Vetëm Perëndia mund ta falë mëkatin.
    Kisha Orthodhokse mëson se me të vërtetë është vetëm Perëndia ai që fal mëkatin, në bazë të çlirimit tonë në Krishtin. Megjithatë, gjatë misionit të tij tokësorë Jisui fali mëkatet dhe Dhjata e Re qartë tregon se Ai u dha apostujve të tij pushtetin t’u falin ose mbajnë mëkatet (Joani 20:23). I njëjti autoritet zotërohet ende nga Kisha.
    Në kishën e hershme, ata që kryenin mëkat të rëndë ju kërkohej që të rrëfeheshin përpara gjithë kishës. Më vonë, u zhvillua praktika e rrëfimit privat tek një prift. Falja formale është e domosdoshme kur kryhet një mëkat i rëndë, pasi një mëkat i tillë pengon mardhënien e tij, jo vetëm me Perëndinë, por gjithashtu dhe me Trupin e Krishtit, Kishën e Tij. Prandaj, falja shpallet prej bariut të komunitetit, i cili është pasues direkt i apostujve. Megjithatë, rrëfimi nuk kufizohet vetëm në misterin formal. Kisha Orthkodhokse mëson se rrëfimi është një aspekt i rëndësishëm i ecjes së përditshme për të krishterët. Të krishterët duhet t’i rrëfejnë mëkatet përpara Perëndisë sapo ai të jetë kryer. Megjithatë, një mëkat serioz do të kishte për pasojë përjashtimin nga jeta mistike e komunitetit (1 Korintianëve 5:1-5) dhe kështu individi pranohet në komunitet me anë të faljes së priftit si provë e pendimit.


    ilia spiro
    pse lodhesh kot Kryeengjell? Protestantet nuk i njohin apostujt dhe gjithe Kishen ne pergjithesi.
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #80
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Herezia e 30 protestante

    KUNGIMI I SHENJTË
    VETËM SIMBOLIK?

    30. Buka dhe vera e Darkës së Zotit nuk mund të jenë trupi i vërtetë dhe gjaku i Jisu Krishtit. Ato janë vetëm simbole.
    Mësimi Evangjelist Protestant mbi këtë pikë nuk pasqyron Fjalën e Perëndisë, por më tepër mësimin dhe opinionin e njerëzve. Një mësim i tillë mbi Eukaristinë është plotësisht jashtë-shkrimit. Shkrimet thonë se kur Zoti mori bukën dhe e bekoi në Darkën e Fundit, ai tha: “Ky është Trupi im” (shih Mateu 26:26). Duke marrë kupën, ai tha fjalët: “Ky është gjaku im…” (Mateu 26:27). Shumë nga ata që e konsiderojnë veten “Fondamentalistë Biblik”, nuk mund ta pranojnë të vërtetën e qartë siç e tha Jisui. Megjithatë, mësimi i Jisuit është i qartë: “Ai që ha mishin dhe pi gjakun tim, banon në mua dhe unë në të” (Joani 6:56). Dhe gjithashtu: “Nëse nuk hani mishin e Birit të Njeriut dhe nuk pini Gjakun e Tij, nuk keni jenë në vetvete” (Joani 6:54). Ashtu si në të tashmen, kishte shumë atëherë të cilët e dëgjuan këtë mësim të Zotit, por nuk mund ta pranonin. Shkrimi na thotë se këta dishepuj nuk vazhduan ta ndjekin më Zotin, në vend që të pranonin mësimin e Tij (Joani 6:60-66). Ata në fakt ishin Protestantët e parë!
    Ky mësim i Zotit kurrë nuk ka qenë një temë debati në Kishën Orthodhokse. Doktrina e Kishës ka qenë e njëjta që nga kohët apostolike, gjatë gjithë kohës patristike e deri në kohën e tanishme. Të gjithë Etërit e mëdhenj të Kishës dëshmojnë për kuptimin literal të fjalëve të Krishtit.


    ilia spiro
    ......s'kam c'te shtoj o Kryeengjell
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çlirimi i Frymës
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 12:55
  2. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48
  3. Te hedhesh veten ne ere per biblen
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 30-04-2004, 07:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •