Patjeter qe Bibla dhe leximi i saj konsiderohet ushqim shpirteror. Mjaft te lexoni, pervec qindra deshmive te Eterve, jeten dhe theniet e Shen Serafimit te Sarovit, por edhe ne jeten e At Kleopas te Rumanise, qe fjeti vetem ne 1998.
Nga ana tjeter, Liturgjia konsiston pikerisht nga dy boshte, qe kane te bejne me Fjalen:
1) Leximi i FJALES se Perendise (Letrat e Apostojve dhe Ungjilli) dhe predikimi mbi to.
2) Kungimi me Fjalen, Krishtin.
Nuk eshte e rastesishme, qe Eterit analfabete dhe qe rrinin me vite te vemtuar ne shkretetire, e dinin Shkrimin permendesh, ose dinin pasazhe te tera te tij.
Madje, mund t'ju them, qe ne Kishen Ortodokse Misteri/Sakramenti eshte me i gjere se sa numri shtate. Ne nje fare menyre Sakrament eshte dhe LEXIMI i Bibles, qe konsiderohet si Kungim me Zotin, disa Eter e konsiderojne Lutje e Paster.
Problemi eshte se Tannhauser, mesa kam pare une, nuk e kap thelbin e tematikes se gabimit protestant ne lidhje me menyren se si Bibla konsiderohet dhe shkon e ngaterrohet me info qe ka te beje me emra pa fund.....
TRADITA, ua kemi spjeguar ne disa tema, eshte JETA e GJALLE e TRUPIT te Krishtit, Kishes dhe jo thjesht nje grup mesimesh te shkruajtura ose jo pervec atyre te Bibles.
Ne kete pikepamje, vete Shkrimi/Bibla eshte TRADITE, sepse ai e merr ekzistencen pikerisht nga ky BASHKIM/KUNGIM i Zotit me popullin e Tij, Kishen. Prandaj pra dhe Bibla nuk mund te kuptohet e as interpretohet JASHTE Kishes dhe jetes se saj, Tradites.
Krijoni Kontakt