
Postuar më parë nga
ilia spiro
z. Matrix, ne forumin orthodhoks, por edhe ne forume te tjera besoj, gjithkush jep mendimin e vet personal. Edhe une per kete pike kam dhene mendimin tim, qe e kam te bazuar ne predikimet e Eterve te Shenjte te Kishes, te cilet nuk i keshillonin marredheniet me heretiket, bile kane dhene amatema per ta, ne disa Sinode. Me c`ka them nuk dua te fyej asnje shqiptar, qofte ky edhe protestant, ungjillor apo katolik, nuk eshte ky qellimi i postimeve te mia, por mbajtja e nje qendrimi kanonik sipas kanoneve te Kishes Orthodhokse.
Sot, ne kuadrin e globalizimit, eshte e vertete qe orthodhokset marrin pjese ne konferenca te perbashketa edhe me protestantet, me qellimin e mire per t`i kthyer keta ne rruge te drejte...
Pra kemi te bejme me misionarizem. Eshte nje misionarizem i ri, i koheve te fundit, i diskutuar mjaft edhe brenda Kishes Orthodhokse, kjo sepse brenda Kishes sone ekziston nje rrahje e gjere e mendimeve dhe nuk ka nje bindje absolute ndaj ndonje uni-papal.
Megjithe mendimet e ndryshme ne asnje rast nuk mund te shkohet drejt skizmave (ndarjeve), vecse nese ka persona te vecante, armiq te Kishes sone qe e duan kete gje.
Prandaj thashe qe ne fillim mendimin tim, i cili nuk e cenon Kishen, vetem sepse une nuk jam dakord me kontaktet me protestantet, etj...
Krijoni Kontakt