Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 55
  1. #21
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga dodoni Lexo Postimin
    ***
    Kete vit do kemi zhbllokimin e fondeve te privatizimit te deritashem nga AKM-ja, me futjen e AKM-se tani nen pergjegjesine dhe kompetencat e qeverise kosovare, privatizimi i Trepces, Brezovices, Vala 900, etj. dhenies me koncesion te aeroportit te Prishtines e shpejt edhe te atij te Gjakoves, etj. do kemi disa miliarda euro ne dispozicion per ti dhene nje influks apo bum te madh te ekonomise. Poashtu, BE ka premtuar mbi 1 miliarde euro donacione, SHBA diku rreth 400 milione dollare, dhe edhe ne konferencen donatore do kete edhe donacione tjera bashke me mundesite tani te marrjes se donacioneve dhe kredive nga institucionet nderkombetare si Banka Boterore, etj.
    Kjo eshte pjesa qe duhet te kene kujdes shqiptaret e Kosoves dhe udheheqesit e tyre. Keto para duhet te gjejne vendin dhe duhet qe te formohet nje strukture e forte qe do menaxhoje me keto para ngaqe ekziston rrezik qe te njejtat te shperdorohen ose te vidhen.

    Citim Postuar më parë nga dodoni Lexo Postimin
    Kete vit pritet te filloj ndertimi i autostradave te reja anembane Kosoves, unazave hyrese-dalese te qytetit te Prishtines, e shume investime te tjera kapitale anembane Kosoves. Ne vazhden e kesaj, sipas shtypit prishtinas, ne komunen e Prishtines kater kompani ndertimi te medha kosovare e te huaja kishin paraqitur kerkesat per ndertimin e disa godinave mbi 40 kateshe ne lagjen lakrishte, ndertimi i qendres se madhe te biznesit World Trade Center nga kompania Dukagjini ne Prishtines, ndertimi i qendres se madhe te biznesit nga Mabeteksi i Pacollit, etj. Poashtu, shume kompani te huaja kane shfaqur interesimin e tyre per te investuar ne Kosove, keshtu qe, duke filluar nga ky vit, investimet e huaja do vijne duke u rritur gjithe kohen.
    Mendoj ne kete rast se qeveria e Kosoves duhet te dije ku t'i drejtoje investimet potenciale nga jashte, te cilat jam i bindur qe s'do mungojne.
    Nuk e di sa te nevojshme jane per kete moment autostradat e reja ne nje Kosove aq te vogel, apo unazat hyrese-dalese ne Prishtine. Me duken pak te teperta ato pallatet 40 kateshe e QTB-te ne Prishtine. Mendoj qe me shume para duhet te investohen ne Arsim. Jo te trefishohet buxheti - por te dhjetefishohet sipas mundesive, sepse nje shtet i ri duhet te kete dhe nje sistem te forte arsimor. Duhet te investohet ne perpunimin e pasurive natyrore (ne vend te ndertimit te QTB-ve) per te hapur me shume vende te reja pune per afat me te gjate.

    Ndertimi i termocentraleve eshte i nevojshem edhe i nje nevoje te ngutshme. Kosova duhet te siguroje energji elektrike per vete. Duhet pare dhe mundesia per zhvillimin e sektorit te bujqesise ngaqe Kosova ka toka pjellore plote. Eshte gjynah te lihen shkrete.

    Duhet shume pune e shume kujdes!
    Une megjithate jam optimist dhe besoj qe shqiptaret e Kosoves do dijne si te menaxhojne dicka qe e kane patur te humbur per gati 100 vjet.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  2. #22
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga alienated
    "Nuk eshte ndertuar Roma per nje dite" - thote nje fjale e urte amerikane.

    E vertete, nuk eshte ndertuar per nje dite.

    Por, une isha nen pershtypjen se cdo gje eshte tashme e ndertuar, duke marre parasysh ketu deklaratat dhe kalkulimet e ndryshme te bera para luftes nga politikane dhe njerez te shkences se Obliqi jo vetem qe mund te plotsoj nevojat e Kosoves, por, ka kapacitet te mbuloj edhe gjysmen e ish-Yugosllavise.

    Prape, (mos ma ze per te madhe) une isha nen pershtypjen se per 10 vitet e fundit qeveria do fillon me stimulimin e prodhimit vendor, do filloj te redukoj importin, do filloj te marre masa per zbutjen e kontrabandes, do marre masa per zbutjen e korrupcionit.

    Okay. Keto nuk ndodhin brenda nates, kete mund te kuptoj. Mirpo, cka nuk kuptoj eshte tempoja turbo e ngadalte kur kemi kushtet dhe trurin qe te pershpejtojme gjerat.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Çfarë vjen pas pavarësisë?

    bota nuk permbyset ta keni te sigurt iher .



    vec po ju ra nai shtet dallaveraxhinjsh.
    Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.

  4. #24
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Çurkin: Kosova de facto e ndare. Misioni i OKB do raportohet se shpejti ne KS


    (Dërguar më: 05/03/08) Curkin njofton se sekretari i pergjithshem Ban Ki Moon ne fund te muajit, ne Keshillin e Sigurimit, do te paraqese nje raport per misionin e OKB-se ne Kosove

    WASHINGTON-“Shpallja e njeanshme e pavaresise se Kosoves mund te çoje drejt nje ndarje faktike te Kosoves dhe kjo eshte ajo qe po ndodh atje”. Kete deklarate ka bere ambasadori rus ne Kombet e Bashkuara, Vitali Çurkin, I cili duke iu pergjigjur pyetjeve te gazetareve nese serbet po perpiqeshin te ndanin Kosoven, tha se Moska e ka thene shume hapur se pavaresia do te çonte drejt ndarjes de facto te Kosoves".
    "Eshte e qarte se serbet ne Kosove nuk e pranojne shpalljen e njeanashme te pavaresise", tha amabasadori rus ne Kombet e Bashkuara.

    Rusia nga 1 Marsi ka kryesine e rradhes se Keshillit te Sigurimit. Lidhur me kete pozicion te ri ne KS te Rusise, Curkin njofton se sekretari i pergjithshem Ban Ki Moon ne fund te muajit, ne Keshillin e Sigurimit, do te paraqese nje raport per misionin e OKB-se ne Kosove.

    Çurkin ka deklaruar po ashtu se Keshilli i Sigurimit po e percjell me vemendje te vecante gjendjen ne Kosove.

    BalkanWeb

  5. #25
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Dualizëm misionesh në veri
    enlarge

    Selia e UNMIK-ut në Prishtinë
    11.03.2008
    Albana Isufi

    Mbetjen e UNMIK-ut në veri, disa ekspertë të sigurisë e vlerësojnë si të dobishme, përderisa të tjerët thonë se me UNMIK-un në veri do të krijohet një dualizëm misionesh.


    Ideja që në pikën kufitare Kosovë-Serbi të vendosen paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara, përderisa UNMIK-u të operojë edhe më tej në pjesën veriore të Mitrovicës, nga ekspertë të sigurisë komentohet në mënyra të ndryshme.

    Në takimin e djeshëm të Bashkimit Evropian, disa ministra të jashtëm kanë hedhur idenë që për shkak të pamundësisë së shtrirjes së EULEX-it në veri, aktualisht atje të veprojë UNMIK-u, përderisa në pjesën tjetër të Kosovës misioni i BE-së.

    Për ekspertin e sigurisë, Nuredin Ibishi, kjo përbën një dualizëm pushtetesh dhe njëherazi edhe shqetësim për sigurinë.

    “Kjo do shkaktojë konfuzion, sepse do të vijë deri te një dualizëm i misioneve në Kosovë dhe me këtë po arrihet ai objektivi serb, që të mos lejohet misioni i ri i EULEX-it dhe njëkohësisht të vazhdohet misioni i OKB-së. Përmes Rezolutës 1244 duan që Kosova të jetë si pjesë që ata e thonë integrale e Serbisë. Kjo vetëm po nxit shqetësim te opinioni kosovar, në kuptimin e implementimit të dy misioneve, të cilat nuk kalojnë fazën e tranzicionit, nuk bartin kompetencat te njëra-tjetra, apo te autoritetet vendore”, tha Ibishi.

    Serbët e Kosovës kanë kundërshtuar misionin e Bashkimit Evropian, përderisa ky mision tashmë është tërhequr nga veriu i Kosovës për shkaqe sigurie.

    Eksperti tjetër i sigurisë, Naim Maloku, mendon se është pikërisht ky fakt, që e bën të domosdoshëm praninë e UNMIK-ut në pjesën veriore të Kosovës.

    “Për atë ata mbeten atje, për të siguruar integritetin territorial të Kosovës; pra edhe KFOR-i, edhe UNMIK-u. Nuk kanë ndonjë synim tjetër, prishjen e stabilitetit, sigurisë, apo ndarjen e Kosovës. Nuk janë këto qëllimet apo synimet. Ata po mbeten në një fazë që është mjaft sfiduese për Kosovën, pra kur një pjesë e territorit, kur një pjesë e qytetarëve të Kosovës nuk e pranojnë këtë realitet, për shkak të zhvillimeve në Serbi. Është një fazë kaluese, që UNMIK-u do të ndihmojë ruajtjen e sigurisë dhe integritetin territorial. Nuk e shoh me qëllime tjera këtë”, thotë Maloku.

    Por, Nuredin Ibishi shpreh shqetësimin se nëse lejohet dualizmi i misioneve në veri, e njëjta do të mund të ndodhë edhe në pjesët tjera të banuara me shumicë serbe, përkatësisht në enklavat serbe në Kosovën qendrore.

    “Unë mendoj se UNMIK-u, Kombet e Bashkuara do të marrin një vendim; kjo i takon Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon; duhet të përcaktohet me një deklaratë të tij dhe t’i japë fund misionit të OKB-së, ose të fillojë faza e tranzicionit që është paraparë, apo të lejojë një dualizëm që për mua do të jetë në vazhdimësi shqetësues”, thotë Ibishi.

    Në anën tjetër, Naim Maloku është optimist se ashtu siç kanë deklaruar përfaqësuesit e BE-së, ashtu edhe do të veprojnë - do të shtrijnë misionin e EULEX-it në tërë Kosovën.

    Megjithatë, vetë Maloku është skeptik, sa i përket largimit të misionit të Kombeve të Bashkuara nga Kosova.

    “Ende është e paqartë se si do të largohet UNMIK-u nga Kosova, pasi që ka ardhur me një rezolutë të OKB-së këtu. Ne besojmë se që nga dita e shpalljes së pavarësisë, ose nga ardhja e Peter Faith-it në Kosovë, fillon ajo koha e tranzicionit, apo e tërheqjes së UNMIK-ut. Por, ju e patë se praktikisht EULEX-i, përkatësisht ministrat e BE-së, dje thanë që afati i tërheqjes mund të zgjatet dhe jo 120 ditë sa ka qenë”, tha Maloku.

    Lejimi i një dualizmi misionesh në Kosovë, sipas Nuredin Ibishit, do të shkaktojë probleme edhe në fusha tjera, përveç asaj të sigurisë.

    “Tash është çështja se edhe pjesëtarët e SHPK-së, të Doganave dhe institucioneve tjera të Kosovës, ku pakica serbe është e kyçur, do të vazhdojnë me një formë të jenë të dëgjueshëm ndaj dirigjimeve nga Beogradi dhe që të abstenojnë në kyçjet në këto institucione. Mendoj se përfundimisht duhet të vijë deri të përcaktimi i një misioni dhe i një mandati”, thotë Ibishi.

    Aktualisht vija kufitare mes Kosovës e Serbisë, në veri të vendit, kontrollohet nga forcat e KFOR-it dhe policia e UNMIK-ut, si dhe pjesëtarët serbë të SHPK-së.

    Atje, ende nuk janë vendosur pikat doganore, përderisa në pjesën veriore të Mitrovicës pushteti kontrollohet nga strukturat paralele serbe dhe pjesërisht edhe nga administrata e UNMIK-ut.

  6. #26
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    KS i OKB diskuton për Kosovën, Ban Ki Mun: Rezoluta 1244 mbetet në fuqi

    (Dërguar më: 11/03/08) Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e filloi diskutimin për situatën në Kosovë. Sekretari i përgjithshëm i KB-ve Ban Ki Mun. ne fjalën e tij u shpreh se: Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbetet në fuqi

    "Misioni civil i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, i cili merr urdhëra nga Këshilli i Sigurimit, e interpreton Rezolutën si bazë ligjdhënëse të mandatit të vet dhe e zbaton në pajtim me zhvillim e ngjarjeve", tha Ban Ki Mun.
    Ai shtoi se qëllimi i tij kryesor mbetet sigurimi i sigurisë së popullatës kosovare, në vecanti i minoriteteve, mbajtjen e paqës dhe sigurisë ndërkombëtare, stabiliteti i përgjithshëm i Kosovës dhe i rajonit, si dhe sigurimi i personelit të Kombeve të Bashkuara.
    Ndërsa Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, i cili gjithashtu merr pjesë në takim, u bëri thirrje vendeve, të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që të rishqyrtojnë vendimin e tyre, ndërsa vendeve të cilat nuk e kanë njohur, u bëri thirrje që të qëndrojnë në kursin e tyre. "Kjo do të na ndihmojë ta mbrojmë sistemin ndërkombëtar nga minimi" i tij, tha Jeremiç.
    Ambasadori rus Vitaliy Churkin, i cili është kryesues i Këshillit të Sigurimit për muajin mars, tha se e ka propozuar këtë mbledhje, pasi konsideron se "gjërat po shkojnë shumë keq për disa çështje" që kur Kosova ka shpallur pavarësinë.

  7. #27
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga Alienated Lexo Postimin

    Nuk e di sa te nevojshme jane per kete moment autostradat e reja ne nje Kosove aq te vogel, apo unazat hyrese-dalese ne Prishtine. Me duken pak te teperta ato pallatet 40 kateshe e QTB-te ne Prishtine. Mendoj qe me shume para duhet te investohen ne Arsim. Jo te trefishohet buxheti - por te dhjetefishohet sipas mundesive, sepse nje shtet i ri duhet te kete dhe nje sistem te forte arsimor. Duhet te investohet ne perpunimin e pasurive natyrore (ne vend te ndertimit te QTB-ve) per te hapur me shume vende te reja pune per afat me te gjate.

    Ndertimi i termocentraleve eshte i nevojshem edhe i nje nevoje te ngutshme. Kosova duhet te siguroje energji elektrike per vete. Duhet pare dhe mundesia per zhvillimin e sektorit te bujqesise ngaqe Kosova ka toka pjellore plote. Eshte gjynah te lihen shkrete.

    Duhet shume pune e shume kujdes!
    Une megjithate jam optimist dhe besoj qe shqiptaret e Kosoves do dijne si te menaxhojne dicka qe e kane patur te humbur per gati 100 vjet.
    Ndertimet ne infrastrukturen rrugore jane shume te domosdoshme duke pasur parasysh ngarkesat e medha ne pothuajse te gjitha magjistralet. Ndertimi i autostrades Durres-Morine, do i jap nje fluks shume me te madh qarkullimeve Kosove-Shqiperi. Shto ketu edhe faktorin kohe, nese mund te shkosh ne Shkup psh. per nje ore, pse ti besh 2 e me shume ore. Poashtu, investimet kapitale publike ne autostrada i japin nje hov te madh zhvillimit te ekonomise sepse punesohen mijera e mijera punetore.

    Kosova ka dendesi te madhe te popullsise, keshtu qe, edhe ndertesat e larta jane nje domosdoshmeri e jo vetem lluks.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #28
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Eshte logjike qe do e detyrojne te ndjeke hekurudhen pa krye ku kane futur shqiperine...shqiptaret nuk duhet te kene ekonomi ,perndryshe behen problematike ne ballkan me pretendimet e shqiperise etnike...Ndersa ne shqiperi kjo politike solli shkaterrimin e krejt industrise e deficenca e plote hekurudhore, ne kosove nuk do lejohet axhornimi teknologjik industrise derisa te shkaterrohet...

    Do arrihet nepermjet klases se korruptuar politike dhe retorikes demokratike,njesoj si ne shqiperi...Ndihmat shikojini me dylbi,ashtu sikunder i pame ne te shqiperise...E vetmja ndihme reale qe do kete kosova ashtu si shqiperia qe inflacioni mos te shkoje ne stratosfere si pasoje e deficitit te rende tregtar do jene te ardhurat e emigranteve dhe te parave te pista...

    Shqiperia psh ka nje deficit tregtar prej 2,5 miliard dollaresh apo 25% te GDP dhe nese nuk hyn valute nga emigracioni i pastert e sidomos nga ai i piste,i cili lejon monedhen te jete e qendrueshme duke balancuar kete deficit,shqiperia do kishte nje inflacion si gjermania ne 1923....

    Kjo eksperience shqiptare do praktikohet gjeresisht ne kosove....

    Bankat do kontrollohen nga te huajt,keshtu qe krejt zhvillimi do varet nga ata,sepse zhvillimi i kapitalizmit varet nga sistemi bankar,i cili ka kapitalin e nevojshem...

    Nje sistem bankar ineficent do ndertohet prej te huajve ne kosove per te mbajtur peng ekonomine e kosoves,ndersa populli sdo dije kujt t'ja vere fajin....Ne shqiperi pas 17 vjetesh u hoq dore nga venia e fajit nje partie te vecante,ne kosove sa do filloje ti vihet faji partise ne pushtet,keshtu qe kosova ne gjetjen e fajtorit do ngelet cik prapa...

    Rritje do kete,por kostoja e saj do jete shume e larte e vetem fale emigracionit te pastert e te piste do mund te flasim per nje rritje,ashtu sikunder shqiperia....

    Te na rroje europa qe na 'do te miren'...
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  9. #29
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Hyj Njeriu,

    Kosova do kete nje perparesi tani ne marrjen e ndihmave per shkak se edhe pakica serbe do integrohet me lehte ne kete menyre dhe rajoni do jete me stabil. Poashtu, Amerika dhe BE duan qe te rrisin kredibilitetin e tyre boteror duke i deshmuar botes qe vendimet e tyre (vendimi per te pranuar Kosoven shtet te pavarur) jane vendime te suksesshme, pra ti bej tjeret qe te besojne te ta ne zgjidhjen e problemeve boterore.

    Ne te njejten kohe, edhe Shqiperia e edhe gjithe rajoni tani do ec perpara me hapa shume me te shpejte. Pavaresia e Kosoves tani, e ka rrit sigurine dhe stabilitetin ne rajon. Bile, nese demokratizohet Serbia tani, ka shansa qe shume shpejt gjithe rajoni te futet ne BE. Shto ketu faktin qe Shqiperia tani po futet edhe ne Nato, gje qe shton sigurine dhe stabilitetin shteteror edhe me shume te Shqiperise, e me te edhe investimet e huaja.

    Tani, kemi edhe nje treg te integruar prej 7 milion shqiptaresh ne Ballkan, qe poashtu do shtoj investimet e huaja dhe ne te njejten kohe edhe investimet tona do jene me profitabile. Une mendoj qe tani duhet qe te mos mundohemi ta konkurrojme njeri-tjetrin por te gjithe se bashku te konkurrojme boten, e kam fjalen sidomos per aspektin ekonomik.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #30
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Posi o Dodon,ja ne dore kane bosnjen ata,e bosnja ishte zona me industrine e rende me te zhvilluar ne jugosllavi e ku eshte tani 13 vjet pas lufte e sundimi europian e ndihmash europiane ?
    Une i kam shume qef endrrat,po ce do qe vetem 8 ore ne dite me lejohet e biles edhe me pak 7 ore...
    Nje ekonomi ngrihet kur ka kapital qe investohet,nuk ngrihet se rajoni eshte i sigurte e ka stabilitet ....Po nuk pati kapital per investime te rroje siguria e stabiliteti....siguri e stabilitet politik kishim edhe nen turqine para 1878,po ja qe ndersa bota investonte ,turku na merrte taksat e nuk hidhte asnje lek...

    Kur une thashe qe ne shqiperi deficiti tregtar eshte 2,5 miliard dollare,nuk hodha nje shifer te thjeshte per te thene njerezia - y sa shume!- por nje tregues te qarte te asgjesimit te vazhdueshem te investimit te brendshem....

    Shpejtesia e qarkullimit te monedhes eshte nje tregues i zhvillimit te kapitalizmit ne nje vend...Amerika psh e ka rreth 12 kete tregues,qe do te thote se nese GDP e saj eshte 13 mije miliard dollare,dollari ne qarkullim eshte 1,1 mije miliard....Imagjinoje ti sikur deficiti i saj tregtar te ishte sa i shqiperise pra 25% e GDP-se ,pra 3 mije miliard dollare....Amerika do duhej te shtypte 2 mije miliard dollare ne vit pervec 1,1 mije miliard qe ka aktualisht per te mbyllur deficitin tregtar...Pra inflacioni amerikan do e bente dollarin lecke edhe para lekut shqiptar dhe ekonomine amerikane ne falimentim te plote....

    Shqiperia tani merr cdo vit 2,5 miliard dollare nga jashte,ne menyre qe inflacioni te jete tek 1-2% sa duhet te jete inflacioni qe quhet i shendetshem per ekonomine...

    Po imagjinoje sikur kto 2,5 miliard ne vit,qe jane leke shqiptaresh,te investoheshin ne vend e te mos shkonin jashte? Enderr e bukur eee?!
    Ku jane sforcot e vendit te balancohet bilanci tregtar? Kete sforco e ben cdo vend kapitalist.....

    E lexuar ndryshe kjo shifer do te thote,qe shqiperia u paguan te huajve nje takse prej 25% te te ardhurave vendore.... Apo sikur shqiperia u ka te huajve nje gjobe vjetore prej 25%....

    Investimet e huaja ne sna duhen fare,ne na duhet vetem qe ky 2,5 miliard ne vit ,te mos dale jashte per te blere domate e patate apo gozhde e bullona,por te qendroje ne vend e te investohet ne bujqesi e industri,qe te mos blejme me patate e domate apo gozhde e bullona,por teknologji per industrine e rende,ate kimike e ate mekanike,meqe lenden e pare e kemi ne vend...

    Kapitali Dodon,bankat dhe mbrojtja e prodhimit vendas,ja kush e zhvillon nje vend,nuk e zhvillon kioska dhe deshira e mire per tregti 'te lire'....

    Kush i zoteron bankat dhe shtetin,ata jane fajtoret per gjendjen e keqe te ekonomise apo jane per tu lavderuar nese vendi po zhvillohet....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyj-Njeriu : 13-03-2008 më 23:43
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 07-10-2018, 06:00
  2. Lufta mediatike kundër pavarësisë së Kosovës
    Nga sekret në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2006, 19:17
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-10-2005, 10:47
  4. Udhetimi i panjohur i flamurit
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-02-2004, 06:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •