Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 55
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Brari a e din ti vet se qfar ke deshte te thuash jo per krye tand as ti se din veq ja fut kot si zakonisht
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #12
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    ...

    Harudi
    <<...Edhe qe sonte në orën 24.00 (00.00) bashkësia ndërkombëtare të zyrtarizoj pavarsin e Kosovës,të nesërmen Kosova do të dal me pavarsi por me të njëjtat probleme ekonomike,arsimore etj të grumbulluara tash e gjashtë vite...>>

    Pikerisht këtu është poenta; padyshim se do të përfitojmë me ardhjen e pavarsisë, mirpo, shteti duhet mbajtur. Sic e the edhe ti, duke filluar nga Kryeministri e të gjithë tjeret kanë gojen plot vëtëm me pavarsi duke i lënë anash atributet sociale\ekonomike.

    Mesazhi im është se asgjë nuk është duke thënë\punuar (apo edhe brengosur të pakten) për segmentet sociale të jetes që ndikojnë në kualitetin e përditshmerisë dhe ngritjes së standardit.


    Sabriu
    <<...Statusin e Kosovës e rregulluam e knaqëm ,tani na ka mbetur të mendoim vetëm për situatën pas-statusore,a e dini more zotri se dardha e ka bishtin prapa...>>

    Edhe unë kam dëshirë të mendoj se me ardhjen e pavarsisë cdo gjë do të shkoj për së mbari, mirpo nuk është ashtu. Unë po flas për funkcionalitetin e shtetit të Kosoves, apo për ta deshifruar këtë hieroglif, "Cfarë do kemi në tryezë për të ngrënë"?

    Sipas një raportit (dhe sipas lajmeve të RTK-së), mbi 50% e Kosovarve jetojnë me vëtëm 0.95 Euro në ditë. Me stomak të zbrazet mbase ëndrrohet për pavarsi, por nuk lexohet Shekspiri.

    Brari
    <<...rendsi ka te behet kosova republik se tjerat ndreqen...>>

    Flm Brari për urimin mirpo kam frigë se nuk e ndaj optimizmin tënd dhe do të doja të më spjegosh se si do të bëhët mirë?

    ...
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Kosovën,pavarsia do t'a gjejë:
    -pa asnjë metër autostradë,
    -me transport hekurudhor në gjendje shumë të rëndë (katastrofale),
    -pa asnjë kompani ajrore vendore,
    -transporti ujor nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston
    -me një mrezhë të telefonis fikse në gjendje të ¨rendë dhe të stërvjetruar,ku tash për tash përdoret prefiksi serb 0038,
    -me një telefoni mobile,poashtu prefiks i huaj,përkatësisht i Monakos 00377 e qe është më e shtrejta në regjion ose në botë,
    -për rrjetin në internet as të mos flasim...
    ...

    Përveç magjistrales që lidh qytet më të mëdha të Kosovës,pjesa tjetër rurale e kosovës është totalisht e shkëputur me rrugë edhe nëse ekzistojnë ato rrugë janë të ngushta të paasfaltuara,kurse të shtruara me dhe eventualisht zallë (zhavor).Pjesa më e madhe e vendbanimeve rurale në Kosovë nuk kan lidhje të mira tokësore me qendrat-qytetet...

    Transporti hekurudhor i Kosvës i ndërtuar në fund të viteve 1800-ta,e paelektrifikuar me infrastrukturë shumë të dobët dhe nuk ka lidhje në gjithë teritorin e Kosovës.shpejtësia maksimale e trenave sillet nga 40 deri 50 km në orë.

    -të gjitha vendet në regjion si mali i zi e maqedonia etj kanë kompanit e tyre ajrore kombëtare apo aksionare.Kosovarët transportin dhe udhëtimet e tyre ajrore i kryejnë me kompani të huaja nga hungaria,austria,sllovenia etj dhegjithë profiti shkon në këto shtete,kurse kosovës i paguhet vetëm parkingu i aeroplanëve të këtyre kompanive në aeroportin e Prishtinës për kohën që qëndron aty gjatë zbritjes përkatësisht gjatë hypjes së udhëtarëve
    nga Kosova.Paratë e qindra mijërave udhëtarëve nga Kosova derdhen në shtete të huaja dhe jo në Kosovë (llogariten qindra miliona euro).

    Çdo thirrje në telefonin fikse nga jashtë (diaspora) për në Kosovë,sjellë të ardhura të majme për serbin (50 milion euro në vit) e cila kontrollon dhe komandon me këtë telefoni.E njëjat është edhe me telefonin mobile-Monaco.Pra të gjithë përfitojnë materialisht nga ne,por jo edhe Kosova...

    Kjo ishte me pak fjalë për Ministrin e Transportit dhe ...
    Keni ndëgjuar qeveritarët të punojnë diçka në këtëdrejtim!?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Harudi : 15-03-2006 më 15:52
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e faiksmajli
    Anëtarësuar
    12-02-2006
    Postime
    117
    Pavarësia do ta gjejë Kosoven të sakatosur si mos më keq.Dhe ne ,nuk kemi rrugë tjetër pos të radikalizohemi
    pa dëshirën tonë,për të mos pranuar këtë turpsi që do të na e sjellin "liderët" tanë.Zoti e bëftë hajr.

  5. #15
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Nëse skllavërisë i thuhet pavarësi atëhere me të vërtetë ne duhet të mendoimë si ti heqim prangat.

  6. #16
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Viti i frikshem per ballkanin perendimor


    Sherbimet intelegjete: Vit i frikshem per ballkanin perendimor



    Në raportin e tij vjetor drejtuar Senatit amerikan, shefi i Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës të SHBA-së, Mike McConell parashikon
    që viti 2008 do të jetë i paqëndrueshëm në Ballkan.
    Shefi i këtij shërbimi parashikon probleme edhe nëse shpallet, e edhe nëse nuk shpallet pavarësia.
    Në një raport të paraqitur përpara Senatit amerikan, shefi i Shërbimit
    Inteligjent Kombëtar të SHBA-së ka paralajmëruar se viti 2008 do të mund të jetë jostabil në Ballkan.
    Shefi i këtij shërbimi, Mike McConnell ka thënë se problemi kryesor është statusi i Kosovës. Sipas tij, situata do të jetë jostabile edhe nëse shpallet pavarësia, por edhe nëse nuk shpallet.
    “Ne gjykojmë që në kohën kur Kosova po shkon drejt pavarësisë,
    Ballkani në vitin 2008 do të mbetet i pavendosur. Kjo mund të shpie në ripërtëritje të konfliktit në Bosnje”, ka shefi i Shërbimit Inteligjent amerikan, Michael McConell, i cili e ka prezantuar këtë raport para komitetit, në krye të së cilit është senatori John Rockfeller.
    Detajet kryesore rreth këtyre kërcënimeve i janë dërguar vetëm
    kreut të 16 agjencive informative amerikane.
    “Liderët kosovarë thonë që në fillim të vitit 2008 do të shpallin pavarësinë, e cila do të mund të provokonte konflikte nga serbët e pjesës veriore të Kosovës, të cilët do ta refuzojnë këtë vendim. Beogradi do të mund të merrte disa masa, mirëpo shtyrja e pavarësisë do të mund të çonte te një përgjigje e dhunshme nga ekstremistët shqiptarë”, thuhet në një pjesë të raportit me titullin “Euroazia dhe Ballkani në thartim”.
    “Kurdo që të zgjidhet statusi i Kosovës, pakica shqiptare në Maqedoni
    dhe në jug të Serbisë me siguri që do të vazhdojë të kërkojë autonomi të zgjeruar, ndërsa ekstremistët shqiptarë do të tentojnë të shfrytëzojnë deklaratat e pakënaqësive dhe me anë të shfaqjes së disa akteve të dhunës do të përkrahin bashkimin me Kosovën.
    Zyrtarët serbë thonë se nuk do të intervenojnë ushtarakisht në Kosovë,
    por kanë tërhequr vërejtjen që do të shfrytëzojnë masat politike
    e ekonomike, të cilat me siguri që do të përforcojnë qëndrimin
    e serbëve të Kosovës për të refuzuar pavarësinë dhe të ndalojnë
    zhvillimin ekonomik të Kosovës”, thuhet në raport.
    Në lidhje me Bosnjën e Hercegovinën thuhet se është pranë tensionimit
    të situatës ndëretnike dhe mundësia e shpërthimit të dhunës është afër,”‘vetëm nëse Republika Srpska nuk bën shpalljen.
    Për shkak të çfarëdo dhune, do të rritet tensioni në forcat e SHBA-së dhe NATO-s që të ndërhyjnë në rajon”, u ka sqaruar senatorëve McConell.
    Në publikimin amerikan, një rëndësi e veçantë i është dhënë ekspansionit rus të energjisë.
    “Rusia po pozicionohet ashtu që të kontrollojë rrjetin e bartjes së energjisë nga Evropa deri në lindjen e Azisë.
    Këmbëngulja agresive e Rusisë për të kontrolluar, kufizuar dhe bllokuar bartjen e gazit dhe naftës nga Kaspiku në Perëndim dhe të sigurojë që korridoret energjetike Lindje-Perëndim të mbesin nën kontrollin rus,
    thekson fuqinë potenciale dhe ndikimin e politikës energjetike të Rusisë”, përfundohet në raportimin vjetor të kërcënimeve ndaj Shteteve të Bashkuara.

    Paraqet.Sabri Selmani

  7. #17
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    U be. Kosova tani eshte e pavarur.

    Por, gjendja me rryme nuk eshte permirsuar. Infrastruktura ende eshte ne gjendje mjerueshme. Papunesia akoma eshte e larte. Numri i te varferve nuk eshte zvogluar. Lypesat vetem sa vine e shtohen. Cmimi i bukes prej 50 centi do te shtrejtohet edhe per 20%.

    Apo eshte ende heret te kerkojme rryme?

    Apo kur eshte koha te kerkojme rryme?
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet në Bllog
    22
    Në ditën e 17 shkurtit 2008, populli i Kosovës shpalli në mënyrë solemne aspiratën e lirisë, të jenë sovran në vendin e tyre.

    Ditët, muajt, vitet që rrjedhin më pas dëshmojnë nëse shqiptarët janë në gjendje që ti materializojnë këto aspirata: të sigurojnë jetën e gjithë qytetarëve të Kosovës, të sigurojnë energjinë elektrike, të ndihmojnë 1/3 e popullsisë së Kosovës që jeton nën pragun e varfërisë, të investojnë e hapin vende pune për ata 50% të fuqisë punëtore në Kosovë që sot janë të papunë, të hapin shkolla dhe universitete në cdo qytet e fshat të Kosovës në mënyrë që të zhduket njëherë e mirë analfabetizmi.

    Këto janë sfidat për qeverinë e Kosovës dhe për gjithë qytetarët e saj. Suksesi apo dështimi në to do të tregojë me kohën nëse Kosova do të jetë shteti më i ri demokratik i Evropës, apo shteti më i ri i dështuar i Evropës.

    Prandaj vëmendja nuk duhet të përqëndrohet më në retorikat boshe politike, por në dhënien e zgjidhjeve konkrete ndaj këtyre problemeve.

    Albo

  9. #19
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga kiniku Lexo Postimin
    U be. Kosova tani eshte e pavarur.

    Por, gjendja me rryme nuk eshte permirsuar. Infrastruktura ende eshte ne gjendje mjerueshme. Papunesia akoma eshte e larte. Numri i te varferve nuk eshte zvogluar. Lypesat vetem sa vine e shtohen. Cmimi i bukes prej 50 centi do te shtrejtohet edhe per 20%.

    Apo eshte ende heret te kerkojme rryme?

    Apo kur eshte koha te kerkojme rryme?
    "Nuk eshte ndertuar Roma per nje dite" - thote nje fjale e urte amerikane.

    Kosova ka fituar pavaresine dhe ka marre mbi vete pergjegjesine e te qenit shtet demokratik dhe evropian. Dhjete vitet e kaluara ne protektorat shqiptaret e Kosoves fituan gjithe simpatite e botes, nderkohe qe Serbia e cila u lidh kembe e duar me Rusine humbi shume miq tradicionale evropiane. Ajo simpati e qe bota fitoi per Kosoven u konvertua ne njohje te pavaresise dhe sovranitetit e integritetit teritorial te Kosoves. Por ajo njohje ka dhe kushtezime. Ka dhe nje kushtetute (qe buron nga Plani Ahtisaari) e cila duhet te permbushet me shume kujdes.

    Kosova nuk duhet t'i lejoje vetes qe ne nje moment qe gezon perkrahjen e pjeses "me te fuqishme" te Botes, te beje ndonje gabim per ta humbur ate besim te fituar. Duhet te punohet me mencuri, per t'u garantuar te gjithe qytetareve (shqiptareve e minoriteteve) te drejta te barabarta.

    Shqiptaret e Kosoves duhet te punojne e ta duan shtetin e tyre te fituar me gjak. Duhet te jene lojale te shtetit te tyre dhe te ndihmojne ne c'do menyre te mundshme rimekembjen ekonomike te vendit. Kosova ka burime te medha natyrore te cilat duhen shfrytezuar ne menyre sa me te mencur. Shqiptaret e Kosoves duhet te jene vigjilente ndaj politikaneve qe mund te korruptohen per te vjedhur pasurite e vendit.

    Shteti i ri eshte si shtepia e re. E dine shqiptaret e Kosoves si eshte ndertuar baza ushtarake amerikane Bondsteel, ne fshatin Sojeve, afer Ferizajit. Aty ishte nje koder, dhe s'kishte asgje, kur kemi ateruar per here te pare me helikopter me US MARINES. Pas 10 vitesh, aty eshte nje qyteze e mrekullueshme. Kete pervoje duhet te kopjojne dhe ta bartin ne praktiken e ndertimit te nje shteti te forte ligjor, demokratik dhe me nje ekonomi qe do iu garantonte gjithe qytetareve mireqenie sociale.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  10. #20
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Eshte fakt qe gjendja ekonomike ne Kosove eshte katastrofale. Mirepo, po te bejme krahasimin e Kosoves se sotshme me Kosoven e para 9 viteve, ka nje progres per tu pasur zili. Para 9 vitesh, Kosova kishte papunesi diku rreth 90%, ishte ne nje situate anarkie te plote, pa institucione shteterore e pa asgje, gati gjysma e popullsise jetonte ne tenda per shkak te djegieve te shtepive gjate luftes nga ana e serbeve, etj. etj. Sot, kemi 30-50% papunesi, por edhe kjo do vije duke u ulur gjithe kohen.

    Kete vit do kemi zhbllokimin e fondeve te privatizimit te deritashem nga AKM-ja, me futjen e AKM-se tani nen pergjegjesine dhe kompetencat e qeverise kosovare, privatizimi i Trepces, Brezovices, Vala 900, etj. dhenies me koncesion te aeroportit te Prishtines e shpejt edhe te atij te Gjakoves, etj. do kemi disa miliarda euro ne dispozicion per ti dhene nje influks apo bum te madh ekonomise. Poashtu, BE ka premtuar mbi 1 miliarde euro donacione, SHBA diku rreth 400 milione dollare, dhe edhe ne konferencen donatore do kete edhe donacione tjera bashke me mundesite tani te marrjes se donacioneve dhe kredive nga institucionet nderkombetare si Banka Boterore, etj.

    Kete vit pritet te filloj ndertimi i autostradave te reja anembane Kosoves, unazave hyrese-dalese te qytetit te Prishtines, e shume investime te tjera kapitale anembane Kosoves. Ne vazhden e kesaj, sipas shtypit prishtinas, ne komunen e Prishtines kater kompani ndertimi te medha kosovare e te huaja kishin paraqitur kerkesat per ndertimin e disa godinave mbi 40 kateshe ne lagjen lakrishte, ndertimi i qendres se madhe te biznesit World Trade Center nga kompania Dukagjini ne Prishtines, ndertimi i qendres se madhe te biznesit nga Mabeteksi i Pacollit, etj. Poashtu, shume kompani te huaja kane shfaqur interesimin e tyre per te investuar ne Kosove, keshtu qe, duke filluar nga ky vit, investimet e huaja do vijne duke u rritur gjithe kohen.

    Sa i perket problemit te energjise, shpresojme shume qe masat qe eshte duke i marr qeveria e re ne KEK, te jene te suksesshme dhe te sigurojne qendrueshmerine financiare te KEK-ut dhe sigurimin e energjise elektrike 24/7 ne tere territorin e Kosoves. Ne te njejten kohe, kete vit do filloj edhe ndertimi i termocentralit Kosova C qe pritet te perfundoj jo me larg se 2012, projekt ne te cilin edhe qeveria shqiptare ka shprehur interes per investim. Ndertimi i Kosoves C do bej te mundshme edhe eksportimin e energjise elektrike ne rajon.

    Buxheti i arsimit kete vit eshte trefishuar, dmth. do kemi me shume shkolla te reja dhe me shume investime ne arsim. Shto ketu edhe donacionet qe do i marrim nga qeverite e huaja per arsimin.

    Te drejtat e pakices serbe, edhe pse ata jane te privilegjuar dhe diskriminuar pozitivisht nga institucionet shteterore, duhet te garantohen dhe respektohen nga cdo shqiptar, sepse jo vetem qe duhet te deshmojme se jemi humane por edhe eshte kusht per marredhenie te mira me aleatet tane dhe vetem ne kete menyre mund te fitojme pavaresine e plote, pra largimin sa me te shpejt edhe te EULEX dhe marrjen e te gjitha pergjegjesive dhe kompetencave shteterore.

    Edhe pse jam shume i vetdijshem per gjendjen e rende ekonomike te Kosoves, jam shume optimist qe do kemi nje progres shume te madh ne keto vitet e ardhshme. Normalisht, qe per nje dite nuk arrihen keto, por gradualisht me kohe seicilen here do behet mire e me mire.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 03-03-2008 më 00:15
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 07-10-2018, 06:00
  2. Lufta mediatike kundër pavarësisë së Kosovës
    Nga sekret në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2006, 19:17
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-10-2005, 10:47
  4. Udhetimi i panjohur i flamurit
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-02-2004, 06:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •