...
Pavarsia në kushtet e Kosoves së tashme është vëtëm koncept në leter sepse Kosovaret janë de-facto të pavarur në të gjitha segmentet shtetrore dhe në anen tjeter Serbet kanë lëshuar Kosoven, kush me të mirë e kush me percjellje. Kështu, do lëmë anash të pakten në ketë temë patriotizmin e ti rrekemi pragmatizmit social dhe ekonomik. Këtu nuk dua të shtiremi apo të shfryjmë patriotizmin tonë të 'lartë' por të jemi real dhe të elaborojme opcionet tona të pakta të cilat i ofrojnë kushtet e pamëshirshmë në garen e quajtur konkurrencë, mbijetesë.
(Shqiptarve të Kosoves do të iu referohem si Kosovarë, për arsye teknike)
Prej përfundimit të luftes\konfliktit në Kosove, pervec ndryshimeve në demografi, nuk ka pasur asnjë progres thelbsor në mirëqenien sociale-kulturore të popullit dhe nuk duket as në horizont të larget ndonje perspektive apo cike shprese. Shkalla e papunësisë është mbi 60%, mosha mesatare e Kosovarve është dikund 26-28, industria (lehta\rënda) është në Zero pikë statike, Bujqesia e Blegtoria poashtu, asgjë nuk exportohet, të gjitha importohen, analfabetizmi sipas një raporti është më shumë se 50% (Këtu studimi përfshin jo analfabetizmin konvencional por atë funkcional ku mungon njohuria mbi kompjuterin) zhvillimet kulturore mungojne, afirmohet nepotizmi e korrupcioni, theksohen ndasite partike\klanore me tendence rritje dhe vazhdimi cdo ditë e më teper, krimi në rritje, rinia në numer të paktë vijojnë studimet e larta, preferojnë migrimin dhe sipas një raporti të OSCE-së (të cilin e kam lexuar), kosovaret më shumë migrojnë tash se para luftes. Diaspora Kosovare ka humbur interesim dhe elanin ndaj Kosoves, nuk ka investime, procesi i privatizimit nuk është duke ndihmuar në zbutjen e papunësisë, përkundrazi. Situata me rrymë është e mjerueshme.
Këto janë disa prej brengave të cilat më preokupojnë mua dhe kujtoj edhe pjesen dërrmuese të Kosovarve dhe kam frige se gjendja ekzistuese nuk premton një të ardhme prosperuese. Pesimizimi im këtë gjendje që mbreteron në Kosovë, në të gjitha fushat, pa përjashtime, e percepton si një barometer i cili shpie në getoizem, varferi dhe si rrjedhojë, në radikalizimin e Kosovarve duke na larguar edhe me teper nga Europa.
Ju lutem të vazhdoni me idetë\mendimet\vizionet e juaj se si do të mbijetojë Kosova? Ku do ta gjejmë tregun tonë? Cfarë do të prodhojmë dhe ku do të i plasojmë prodhimet tona? Ku do të i merr qeveria e Kosoves fondet për pagimin e penzionerve? Kur do të fillojnë programet\reformat në zbutjen e papunësisë? Pse ende gjysma e gjërave ushqimore vije nga Maqedonia e Serbia? Kur do të ngrisin kosovaret nivelin e kualitetit të prodhimeve të tyre ekuivalent me atë evropian?
Buxheti vjetor nuk mjafton për ketë Kosove e lere më për të mbuluar shpenzimet e njëmendta të shtetit. Pra, si, tek, qysh?
...
Krijoni Kontakt