Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 55
  1. #1
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869

    Çfarë vjen pas pavarësisë?

    ...

    Pavarsia në kushtet e Kosoves së tashme është vëtëm koncept në leter sepse Kosovaret janë de-facto të pavarur në të gjitha segmentet shtetrore dhe në anen tjeter Serbet kanë lëshuar Kosoven, kush me të mirë e kush me percjellje. Kështu, do lëmë anash të pakten në ketë temë patriotizmin e ti rrekemi pragmatizmit social dhe ekonomik. Këtu nuk dua të shtiremi apo të shfryjmë patriotizmin tonë të 'lartë' por të jemi real dhe të elaborojme opcionet tona të pakta të cilat i ofrojnë kushtet e pamëshirshmë në garen e quajtur konkurrencë, mbijetesë.

    (Shqiptarve të Kosoves do të iu referohem si Kosovarë, për arsye teknike)

    Prej përfundimit të luftes\konfliktit në Kosove, pervec ndryshimeve në demografi, nuk ka pasur asnjë progres thelbsor në mirëqenien sociale-kulturore të popullit dhe nuk duket as në horizont të larget ndonje perspektive apo cike shprese. Shkalla e papunësisë është mbi 60%, mosha mesatare e Kosovarve është dikund 26-28, industria (lehta\rënda) është në Zero pikë statike, Bujqesia e Blegtoria poashtu, asgjë nuk exportohet, të gjitha importohen, analfabetizmi sipas një raporti është më shumë se 50% (Këtu studimi përfshin jo analfabetizmin konvencional por atë funkcional ku mungon njohuria mbi kompjuterin) zhvillimet kulturore mungojne, afirmohet nepotizmi e korrupcioni, theksohen ndasite partike\klanore me tendence rritje dhe vazhdimi cdo ditë e më teper, krimi në rritje, rinia në numer të paktë vijojnë studimet e larta, preferojnë migrimin dhe sipas një raporti të OSCE-së (të cilin e kam lexuar), kosovaret më shumë migrojnë tash se para luftes. Diaspora Kosovare ka humbur interesim dhe elanin ndaj Kosoves, nuk ka investime, procesi i privatizimit nuk është duke ndihmuar në zbutjen e papunësisë, përkundrazi. Situata me rrymë është e mjerueshme.

    Këto janë disa prej brengave të cilat më preokupojnë mua dhe kujtoj edhe pjesen dërrmuese të Kosovarve dhe kam frige se gjendja ekzistuese nuk premton një të ardhme prosperuese. Pesimizimi im këtë gjendje që mbreteron në Kosovë, në të gjitha fushat, pa përjashtime, e percepton si një barometer i cili shpie në getoizem, varferi dhe si rrjedhojë, në radikalizimin e Kosovarve duke na larguar edhe me teper nga Europa.

    Ju lutem të vazhdoni me idetë\mendimet\vizionet e juaj se si do të mbijetojë Kosova? Ku do ta gjejmë tregun tonë? Cfarë do të prodhojmë dhe ku do të i plasojmë prodhimet tona? Ku do të i merr qeveria e Kosoves fondet për pagimin e penzionerve? Kur do të fillojnë programet\reformat në zbutjen e papunësisë? Pse ende gjysma e gjërave ushqimore vije nga Maqedonia e Serbia? Kur do të ngrisin kosovaret nivelin e kualitetit të prodhimeve të tyre ekuivalent me atë evropian?


    Buxheti vjetor nuk mjafton për ketë Kosove e lere më për të mbuluar shpenzimet e njëmendta të shtetit. Pra, si, tek, qysh?
    ...
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Mashtrimet dhe Narkoza Politike

    Shkruan:Sabri SELMANI

    Shqiptarët e Kosovës janë mësuar me mashtrime të nduardurshme dhe ledhatime të gjithandejme,si nga faktori vendor ,europian e ndërkombëtarë.Sjellje të ngjajshme ndaj shqiptarëve pra neve të mjerëve e tragjiko-komikëve janë bërë e janë të praktikuara e bëhen tash e ca shekuj më parë. Thënë më konkretisht qysh nga she i XIII e këtej ,atëhere kur ne shqiptarët kishim tri mbretëri të mvehtësishme por që nuk zgjatën shumë e u përmbysen se kështu deshën vetë e kështu deshi Greqia.Në këtë kontekstë mbretria e Epirit ishte e prirë për të bërë pazarllëqe me Grekët në mënyrë që ta shtrijë sundimin e vetë edhe më tej, pra vllau bënte luftra që ta sundonte të vllain.Këtu thënë shkenctarisht filluan edhe konfliktet shqiptare që edhe sot e kësai dite kanë lënë gjurma të thella tek ne shqiptarët të cilat gjurma jo vetëm se kanë lënë pasoja të mëdhe ndër ne, por ato kanë zënë rrënjë e po kultivohen edhe sot e kësajë dite.Meqenëse temë e këtijë shkrimi nuk është "gjeneza e konflikteve shqiptare"e që besoi do të ketë një punim në vete në një të ardhme të afër,po i kthehemi tematikës në fjalë.
    Se si janë zhvilluar ngjarjet në disa aspekte ato po përsëriten edhe sot,pra ate që dua ta themë është se :si atëhere ashtu edhe tani më tepër jemi të prirë t` iu besoimë dokrave,pallavrave e kopallave se sa të besoimë në një realitet që ka kapluar Kosovën dhe trojet shqiptare në përgjithësi.Si vendorët ashtu edhe nderkombëtarët trumpetoin se fatin e Kosovës e ka në duar populli i sajë.Mendoi se këto premtime janë të karakterit të romantizmit shqiptaro-romak, e që tani konceptohen në romantizëm politikë shqiptar-europiano-ndërkombëtarë.Të thuash se populli e ka fatin e vetë në duart e veta dhe vendosë vetë për vetëveten e tijë ,mendoi se këto janë premtime të cilat i gëlltitë vetëm një i marrë e i pamendë i cili nuk sheh më tepër se hunda e vetë.Si ka mundësi që populli të vendosë për fatin e vetë kurë ne e dimë pothuajse plotësishtë se populli i kosovës është i privuar nga e drejta për vetvendosje, pra kjo do të thotë se shqiptarët e Kosovës nuk e kanë të drejtën e shprehjes së vullnetit të lirë përmes referendumit, qka do të thotë se populli i Kosovës gjegjësishtë qytetarët e saj janë privuar edhe nga e drejta e pavarësisë Ata që mendoin se e kamë gabim për këta që shkruaj e theksoi në këtë shkrim ,unë themë kemi edhe pakë durim e të shohim se "SI BIE LODRA NGA SHKODRA".Tani viti 2006 po afrohet dhe të shohim se si do të realizohen ato marifete të cilat tani e shtatë vite janë premtuar si nga vendorët ashtu edhe ndërkombëtarët.Pra do të shihet e të vërtetohet se a janë akuzat edrejta e reale që bëhen në llogarinë time se "Sabri selmani është qmendur".Nëse delë e tyre do të jetë më mirë sepse populli shqiptar "i menqur"e kamë fjalën për disa,do ta fitoi e gëzoi lirinë e shumëpritur e unë do ta gjejë veten më mirë e më lehtë për tu shëruar në një shtet dashtë Peëndiia sovran e të pavarur të cilën nuk e besoi dotë.Nuk e besoi jo se nuk kamë dëshirë por se nuk jamë i prirë për romantizma të mjerë të cilat na kanë kushtuar shtrenjët edhe me shekuj .Me një proces të rambujesë,me një rezolutë 1244,me një kornizë kushtetuese me një marrëveshje: Hakerup-Qoviq,me rregulloret tani e shtatë vite të UNM/kut,mendoi se asesi nuk ka strukturë ligjore ,juridike as tö mbrendöshme e as ndërkombë(për shkak të mosrespektimit të prosedurave ndërkombëtare) që Kosova të njihet si shtet,edhe pse kjo natyrisht na takon dhe na ka takuar edhe më herët.Grupi negociator nuk ka mundësi të bëjë asgjë për arësye se qysh më heret na u është marrë masa dhe tani vetëm bëhet prerja e teshave,thënë pa dorëza prerja e sovranitetit ,integritetit dhe teritorialitetit të Kosovës martire nënë ambrellën e serbo-sllavisë ,ashtu si është bërë edhe në vitin 1912/13.Pra themë si jurist se kjo është vetëm një përsëritje e historisë së hidhur e shqiptarëve të Kosovës dhe e Kosovës në tërsi.Dashtë zoti të mosë jetë kështu si thash,se ata që kanë flokë e mjekrra të gjata do ti shkulin të tërat, e ne që nuk i kemi të njejtat do ti rrafim kokat pa ndalë me grushta gjersa të na bëhet cop-cop.Kamë thënë edhe më herët se:neve shqiptarëve ,një ditë do të na vijnë mendët e ato mendë nuk do ti hajnë asë qentë e ujku do ti na haj dhentë.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Pastaj do i bien Fyellit ,sikur Fan Noli në ditët e qeverisjes së tij .

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Nje kujtese per kujdes
    Grupit negociator.


    Si çdo shqiptar, edhe unë i pres me padurim dhe ankth
    bisedimet e Vjenës për statusin e Kosovës. Më duket se
    zemra po më del nga vendi. Me këtë rast edhe unë nuk mund
    të rri pa i thënë Grupit negociator nëpërmjet “Rimëkëmbjes”
    nja dy fjalë urimi: Punë të mbarë dhe suksese, suksese,
    suksese dhe një “porosi” të vonuar. Për të qenë i ndershëm,
    porosinë nuk e kam tamam nga vetja ime; e kam nga historia.
    Nga Historia e ngritjes së Shqipërisë Nanë vendosa të
    përcjell një përvojë duke riprodhuar pa asnjë koment një
    copëz nga “Kujtimet” e politikanit dhe diplomatit shqiptar
    Mehdi Frashëri.
    “Me Blinishtin bashkë, u nisëm nga Gjenova e Italisë për në
    Gjenevë të Zvicrës. Në stacion doli na priti major Abrami,
    që ishte ingliz dhe sekretar i seksionit politik të Lidhjes
    së Kombeve. Na mbajti për drekë në restorantin afër
    stacionit dhe pastaj u ndamë. Major Abrami ishte porositur
    prej inglizëve që të përkrahte çështjet tona në Lidhjen e
    Kombeve.
    Atëherë direktor i minoriteteve ishte zoti Kolban, një
    suedez nga nënshtetësia, njeri shumë i ëmbël dhe i drejtë,
    siç janë popujt skandinavë. Sekretari i përgjithshëm i
    Lidhjes ishte zoti Enric Drumont, me nënshtetësi inglize.
    Blinishti ishte sekretar i përgjithshëm pranë Lidhjes së
    Kombeve në Gjenevë dhe banonte në “Hotel de Russie”,
    prandaj edhe unë rashë në këtë hotel, ku kishte ndenjur
    edhe dërgata e parë shqiptare e kryesuar prej Imzot Fan
    Nolit. Të nesërmen vajta e u poqa me zotin Enric Drumont,
    me Kolbanin e me major Abramin.
    Të pasnesërmen ishim të thirrur në këshill, që krysohej
    prej ministrit të Jashtëm të Britanjës së Madhe, zoti E. J.
    Belfour, një plak tepër simpatik dhe i ditur, dashamir për
    shqiptarët, saqë kuptohej edhe nga fjalët, edhe nga gjestet
    e tij.
    Unë për herën e parë paraqitesha në Lidhjen e Kombeve
    përpara diplomatëve më të mëdhenj të botës.
    Qeveria shqiptare, simbas vendimit të Këshillit të Kombeve,
    kishte adaptuar një ligj rreth organizimit të komuniteteve
    fetare. Këtë ligj e kisha hartuar vetë, kur isha ministër i
    Brendshëm, dhe i ishte paraqitur për dijeni Lidhjes së
    Kombeve.
    Pasi u dhashë shpjegimet e duhura, dola jashtë. Komisioni i
    Lidhjes së Kombeve që kishte ardhur në Shqipëri, kishte
    paraqitur raportin e vet për sa u përkiste minoriteteve.
    Profesor Sederholmi, me qëllim që të emërohej nga ana e
    Lidhjes si inspektor për aplikimin e dispozitave që u
    përkisnin minoriteteve, kishte marrë edhe pëlqimin e Xhafer
    Ypit (kryeministër i Shqipërisë-BXh) për këtë inspektim të
    Lidhjes së Kombeve, por, meqenëse një gjë e tillë do të
    çelte shumë plagë në Shqipëri, unë u fjalosa me Enric
    Drumont-in, me zotin Kolban dhe me major Abramin, duke u
    thënë se një inspektim permanent nuk ishte i pajtueshëm me
    parimet e sovranitetit të një shteti dhe sidomos nuk kishte
    asnjë precedent për shtetet e tjera që kanë minoritete
    shumë më të rëndësishme, prandaj një gjë të këtillë nuk
    mund ta pranonim (bold-BXh); sa për pëlqimin e
    kryeministrit tonë, kjo do të ketë rrjedhur nga një
    mosmarrëveshje. Profesor Sederholmi kishte rënë në “Hotel
    de Bergues” dhe ishte i sëmurë. Vajta e poqa në shtrat dhe
    i bëra fjalë se pëlqimi i kryeministrit rridhte nga
    mosmarrëveshja, dhe qeveria, ashtu dhe parlamenti shqiptar,
    nuk mund të pranonte një gjë të këtillë. Kurse në realitet
    qeveria e atëhershme, për mungesë eksperience, e kishte
    pranuar një gjë të këtillë.
    Mbi këto veprime e demarshe, në vendimin e Këshillit
    kontrollimi permanent u la jashtë, megjithëqë grekët kishin
    bërë ç’ishte e mundur për ta futur këtë kontroll në
    Shqipëri. (Mehdi Frashëri, “Kujtime (Vitet 1913 - 1933”
    OMSCA-1, 2005, f. 140 - 142).
    Mu fiksua gjithë shqetësim ky pasazh qysh se pat filluar
    zhurma e madhe për afrimin e ditës së bisedimeve për
    zgjidhjen e statusit të Kosovës, por sidomos kur lexova
    shkrimin e zotëri Mexhid Yvejsit nga Gjakova “Kosova hyri
    në vitin e ri me iluzione të vjetra” botuar në “Rimëkëmbja”
    të datës 24 janar 2006. “...Bisedimet nuk janë për statusin
    e Kosovës, por për statusin e serbëve brenda në Kosovë”,
    shkruan ai duke iu referuar një burimi diplomatik që më
    përshkoi si një thikë e ftohtë. Nuk besoj të ketë përshkuar
    ndonjë vend tjetër më shumë se sa Shqipërinë ajo “thika e
    ftohtë e diplomacisë”. I përcjellim shqetësimin Grupit
    negociator kosovar që të përpiqen sa të munden, të mos
    lejojnë t’i ngulet Pavarësisë ndonjë gozhdë e madhe e
    ndryshkur në faqe të murit në emër të mbrojtjes së të
    drejtave të njeriut sa që, për ta shkulur më pas, ajo mund
    të tërheqë pas vetes gjithë faqen e murit e të rrezikojë të
    shëmbë krejt ndërtesën e Pavarësisë duke i zënë brenda
    shqiptarët. Inshallah diplomacia nuk do t’i vënë mbi kurriz
    të Pavarësisë ndonjë arkë me xhama për t’i bërë shqiptarët
    të flasin me vete.

    Shkodër, 14 shkurt 2006 Bajram XHAFA

  5. #5
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    ...

    Prej këtij shkrimi, ndava për vete ketë:

    <<...Bisedimet nuk janë për statusin e Kosovës, por për statusin e serbëve brenda në Kosovë...>>


    Mirpo; cfarë vendimi\statusi do që të vendoset për Serbet, nuk do të ketë efekt në funkcionalitetin e Kosoves si bartes të drejtave dhe detyrimeve të shtetit. Pytja ime (kujtoj se nuk e kam kriptuar aq shumë) është e ardhmja e Kosoves si shtet sovran.

    Forumisti DriniM ka të drejte kur thotë se do të i biem fyllit, dhe pëcjellim ritmin\melodine e UB-40 "Where did I go wrong".

    Sot njëra nga Bankat e Kosoves Bankrotojë dhe kriza ekonomike po zgjerohet dhe kanoset me gelltitje të cdo cepi të Kosoves.

    A "hahet" pavarsia?
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  6. #6
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    pas statusit- DUHET SHUME MEND, DUHET SHUME PUNE-DUHET TE DUAM NJERI TJETRIN E KAM FJALEN PER NE KOMBIN SHQIPETARE SE E DINI SA DUHEMI NJERI TJETRI DHE ME NE FUND NA DUHET SHUME ENERGJI QE TE JEMI TE GATSHEM PER CFARE DO GJEJE.

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Pas statusit shqiptarët do të lidhen teritorialisht me Greqi e Serbi ,jo pse populli këte e dëshiron por se këte e dëshiroin udhëheqësit e tyre prosllav e vasal besnik të ballkanisë sllavp-ortodokëse.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Një temë shumë e qëlluar,por nuk e di sa do të zgjojë interesim për debatim nga forumistët-sidomos ata nga Kosova!
    Në Kosovë,ka dekada që nuk ka pasë reforma,mirëpo duke e ditur pozitën e saj deri në vitin 1999 "egziston një arsyetim",por pas vitit 1999 egziston arsyeja për dëshprim.
    Si pikënisje le të marrim për shembull fjalimin e kryeministrit më të ri,i cili gjatë gjithë fjalimit të tij nuk përmendi as edhe një herë:
    -krijimin e kushteve (infrastrukuturën) për vende të reja pune
    -investime
    -përmirësimin e kushteve-standardeve në sistemin e shëndetësisë
    -arsimit
    -social-pensional
    -transportit
    -energjetikës
    -sistemit bankar
    -privatizimit,e shumë lëmive të tjera të cilat tash për tash nuk po i rënditi.
    Nuk e përmenda bujqësinë (kupto edhe blegtorinë,shpeztarinë etj),një lëmi ku kosovarët kan qenë të njohur për prodhimtari,falë kushteve klimatike dhe tokave pjellore,kullosave e pyjeve të pasura...dhe absurdi më i madhë është se kjo ministri e cila konsiderohet si më e rëndësishmja dhe me perspektivë,gjatë ghithë këtyre viteve ky post i është ndarë një pakice kombëtare në Kosovë e të cilët nuk marrin pjesë në institucionet e Kosovës dhe që nga at'herë ku post mbahet me zëvendsministër shqiptar!!!!
    pra për sigurimin e bukës dhe bereqeteve të tjera për 90 % të popullatës së Kosovës i lihet në dorë apo përgjegjësi dikujt që nuk merrë pjesë në institucionet e Kosovës...nejse...
    Në Kosovë,tash e gjashtë vite vetëm konsumohet,nuk prodhohet për një arsye kryesore,qeveria e Kosovës as nuk stimulon e as nuk mbron prodhuesin kosovar (mund të jetë temë në vete).
    Sistemi energjetik është në gjendje kastastrofale.Si mund të shpresohet në investime e vende të reja pune me një gjendje të tillë.
    Sistemi tatimor është i panjohur në Kosovë.edhe pse ekzistojnë departamentet në nivel ¨komunal,një gjë e tillë mungon në nivelin qendror,pra pa lidhje vërtikale dhe kjo kriijon vakum me çka edhe sot e kësaj dite në Kosovë edhe ato pak bisnise paguajnë tatim në formë paushalle!!!
    Do të japim opinionet tona edhe në shkrime tjera dhe lëmit e lartëpërmendura,por një gjë,sipas mendimit tim dihet:
    Edhe qe sonte në orën 24.00 (00.00) bashkësia ndërkombëtare të zyrtarizoj pavarsin e Kosovës,të nesërmen Kosova do të dal me pavarsi por me të njëjtat probleme ekonomike,arsimore etj të grumbulluara tash e gjashtë vite....

    kaq njëherë...
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Statusin e Kosovës e rregulluam e knaqëm ,tani na ka mbetur të mendoim vetëm për situatën pas-statusore,a e dini more zotri se dardha e ka bishtin prapa?

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kinik..mirse ki ardh ne forum..

    rendsi ka te behet kosova republik se tjerat ndreqen..

    meqe don ide..
    idea ime eshte se..mbas pamvaresise..pra mbasi kosova te ket garantin e natos si shtet i pamvarur.. athere kosoves i duhet nje 10 vjecar socializem.. jo xhunglizem ..
    pra cdo shqiptari duhet ti jepet hisja e tij e diellit e tokes.. e te drejtes.. e pastaj kush te jet i zoti mbi hisen e tij te diellit le te bej nji diell te ri e kshu me radh..

    armiku me i madh ne nje popull eshte padrejtesia..
    po te vini re.. edhe ne kte pike.. kanibalet jan uzurpatoret ma te mdhej..

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 07-10-2018, 06:00
  2. Lufta mediatike kundër pavarësisë së Kosovës
    Nga sekret në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2006, 19:17
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-10-2005, 10:47
  4. Udhetimi i panjohur i flamurit
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-02-2004, 06:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •