Close

Rezultati i Sondazhit: Cila skuadee kualifikohet ?

Votues
59. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Arsenal

    35 59.32%
  • Juventus

    24 40.68%
Faqja 19 prej 21 FillimFillim ... 91718192021 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 207
  1. #181
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Henry ka lozur per Juventus shtate muaj para se te vij tek Arsenali,por perseri ne nje interviste qe dha mbreme ne televizor mendonte se do jete e veshtire.
    PS:Ketu ne Angli sa mezi po e presin sepse eshte e vetmja skuadre Angleze ne keto momente `THE ONLY ONE ENGLISH TEAM LEFT`.

    Fundi shikohet neser

    Shpirt Njeriu

  2. #182
    Ribery Maska e bavarezi5
    Anėtarėsuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    1,444
    Citim Postuar mė parė nga GjIlAnAsI_cSi
    Mjafton se ky neser nuk do rrij pa shenu nje GooL

    Edhe me nuk shenu nuk eshte me rendesi per Arsenalin se ka avantash te madh 2:0,edhe me 1:0 me humb kualifikohet.
    Kur njeriu e kupton qė nuk ėshtė i ditur, ai ka hedhur njė hap drejt diturisė.
    (Mark Tuain)

  3. #183
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Juvja kėrkon "mrekullinė" pa Del Pieron

    Juventusi, kampion Italie, do tė shpresojė te rikthimi i mesfushorit Pavel Nedved pėr tė pėrmbysur humbjen e pėsuar nė ndeshjen e parė ndaj Arsenalit. Ēeku mungoi pėr shkak tė skualifikimit nė ndeshjen e "Hajbėrit", ku bardhezinjtė pas humbjes 2-0 kompromentuan seriozisht mundėsinė pėr tė luajtur nė gjysmėfinale. "Juventusi ėshtė njė skuadėr qė ėshtė mėsuar tė luftojė deri nė minutėn e fundit dhe kėtė do tė bėjmė edhe ndaj Arsenalit. Do tė jetė e vėshtirė, por pėrderisa nė futboll gjithēka ėshtė e mundur, ne do tė luajmė kartat tona, - tha Nedvedi. - Sigurisht, Arsenali ėshtė mė i sigurt pas ndeshjes sė parė. Unė nuk mund tė them se do tė kualifikohemi apo jo, por jam i bindur se skuadra do tė japė aq sa ka nė mundėsitė e saj." Pavarėsisht nga rikthimi i Nedvedit, trajneri i Juventusit, Fabio Kapelo, nuk do ketė mundėsinė tė fusė nė fushė formacionin mė tė mirė. Patrik Vieira dhe Mauro Xherman Kamoranezi do tė jenė tė skualifikuar, ndėrsa sulmuesi Alesando Del Piero nuk do tė jetė i gatshėm, pas dėmtimit tė pėsuar tri javė mė parė. "Pinturikio" do ta ndjekė ndeshjen nga tribuna, pasi mjekėt nuk kanė dhėnė garancitė e duhura. Kėsisoj, dyshja titullare e sulmit do tė jetė Ibrahimoviē-Trezege. Xhanikeda dhe Kielini do tė jetė dy tė reja tė tjera nė krahasim me ndeshjen e parė. Nga ana tjetėr, trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, u qetėsua teksa mėsoi se Frabregas dhe Eboue do tė ishin tė gatshėm pėr transferėn torineze. Mesfushori spanjoll dhe mbrojtėsi nga Bregu i Fildishtė u dėmtuan gjatė fitores 5-0 qė Arsenali arriti nė fundjavė ndaj Aston Vilės. Gjithsesi, mundėsitė qė kėta futbollistė tė jetė titullarė nė "Dele Alpi", janė shtuar ndjeshėm orėt e fundit. Rikthim i rėndėsishėm pėr "Topēinjtė" ėshtė edhe ai i Frederik Ljunbergut. Suedezi ka tė ngjarė tė luajė nga minuta e parė nė njė mesfushė me pesė futbollistė, e gjitha nė mbėshtetje tė sulmuesit tė vetėm, Tierri Henri. Kapiteni nga Franca rikthehet nė stadiumin ku luajti vetėm gjashtė muaj para se tė kalonte nė Londėr. Vengeri do tė vendosė vetėm nė orėt e fundit tė lidhje me aktivizimin e Sol Kembėllit. Mbrojtėsi i kombėtares angleze nuk luan qė prej njė muaji, por kohėt e fundit ėshtė grumbulluar rregullisht. Eksperienca e tij mund tė jetė shumė e nevojshme pėr Arsenalin, qė synon tė arrijė pėr herė tė parė nė historinė e tij nė gjysmėfinalet e Ligės sė Kampioneve. "Jemi nė formė. Jemi njė skuadėr ku ndėrthuren kampionėt me eksperiencė me talentet e reja," - tha biellorusi Aleksandėr Hleb, i cili ėshtė nė balotazh pėr njė vend titullari me spanjollin Hoze Antonio Rejes. Ky i fundit u shpreh: "Kemi bėrė njė punė tė mirė nė "Hajbėri" dhe tani duhet ta pėrfundojmė atė nė Torino. Njė gol i yni do tė ishte vendimtar pėr fatet e kualifikimit. Kėsisoj nuk do tė mendojmė vetėm pėr mbrojtjen. Diēka e tillė nuk bėn pjesė nė stilin tonė.

    Juventus - Arsenal (0-2) (20:45)

    Formacionet e mundshme:

    Juventus: 1 Bufon, 19 Zambrota, 21-Turam, 28 Kanavaro, 3 Kielini,
    18 Mutu, 23 Xhanikeda, 8 Emerson, 11 Nedved, 9 Ibrahimoviē, 17 Trezege. Tr: F.Kapelo


    Arsenal: 1 Lehman, 27 Eboue (36 Djourou), 28 Ture, 20 Senderos (Kembėll), 16 Flamini, 7 Pires, 15 Fabregas, 19 Gilberto, 8-Ljunberg, 9 Rejes (14-Hleb), 14 Henri. Tr: A.Venger

    Gjyqtar: H.Fandel (Gjermani)

    Shifra dhe fakte:

    Juventus - Arsenal
    Ndeshje tė luajtura: 5
    Fitore Arsenal: 3
    Barazime: 1
    Fitore Juventus: 1


    09.04.80 Arsenal - Juventus 1-1
    23.04.80 Juventus - Arsenal 0-1
    04.12.01 Arsenal - Juventus 3-1
    20.03.02 Juventus - Arsenal 1-0
    28.03.06 Arsenal - Juventus 2-0


    - Nė dy sezonet e fundit tė Championsit, Juventusi ka fituar nėntė nga tetė ndeshjet e luajtura nė Torino, duke pėsuar vetėm dy gola.
    - Juventusi ka arritur dhjetė herė nė gjysmėfinalet e Ligės sė Kampioneve, nga 13 pjesėmarrje nė ēerekfinale.

    - Arsenali i ka fituar tė katėr ndeshjet jashtė fushe qė ka luajtur nė kėtė edicion tė Ligės sė Kampioneve.
    - Arsenali nuk ka pėsuar gol nė shtatė ndeshjet e fundit tė luajtura nė Ligėn e Kampioneve. Goli i fundit qė "Topēinjtė" kanė pėsuar nė kėtė veprimtari, ka qenė ai i Markus Rosenbergut mė 27 shtator, nė ndeshjen Ajaks-Arsenal 1-2.


    Gjendja disiplinore:

    Juventusi
    Tė shkualifikuar: Kamoranezi, Viera, Zebina
    Skualifikohen nė rast kartoni: Kovaē, Turam, Trezege

    Arsenal
    Tė skualifikuar: asnjė
    Skualifikohen nė rast kartoni: Rejes, Ture
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ClaY_MorE : 05-04-2006 mė 07:12
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  4. #184
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Kapelo: Mund tė bėjmė "tė jashtėzakonshmen"

    Pavarėsisht nga mungesat e Alesando Del Pieros, Patrik Vierirasė dhe Mauro Xherman Kamoranezit, Fabio Kapelo ka besim se skuadra e tij mund ta pėrmbysė humbjen e pėsuar njė javė mė parė nė Londėr ndaj Arsenalit. "Nuk ankohem pėr mungesat. Mendoj se me futbollistėt qė kam nė dispozicion, mund tė arrij njė rezultat pozitiv. Ndonjėherė mrekullitė ndodhin, - tha trajneri i "Zonjės sė vjetėr". - Jemi tė bindur qė mund tė bėjmė diēka tė jashtėzakonshme. Mund tė ndodhė gjithēka dhe do tė provojmė qė nga minuta e parė me bindjen se jemi tė fortė aq sa duhet pėr tė realizuar kėtė pėrmbysje. Unė besoj te "mrekullitė"." Mė pas, ish-trajneri i Milanit, Realit tė Madridit dhe Romės "pėrjeton" humbjen 2-0 tė pėsuar nė Angli: "Duhet njė Juve ndryshe nga ajo e "Hajbėrit". Edhe pse nė pjesėn e parė nuk pati shumė diferencė ndėrmjet skuadrave. Ndryshe nga takimi i parė, tani nuk duhet tė gabojmė asgjė. Kjo, pasi gabimi mė i vogėl do tė na nxirrte jashtė Championsit, veprimtarisė mė tė lakmuar." Pėr t'u kualifikuar, Juventusi duhet tė shėnojė tre gola, pa pėsuar asnjė, por mund tė mjaftojnė edhe dy pėr ta ēuar ndeshjen me shtesė apo me penallti. "Nėse ndeshja do tė zgjidhet me 11-metėrsha, atėherė do tė thotė se kemi bėrė diēka tė rėndėsishme. Por nuk do tė kishte sens nė rast se do tė eliminoheshim. Duhet tė synojmė vetėm rezultatin 3-0. Mė pas, nėse Arsenali shėnon, do tė na duhet tė bėjmė mė shumė se njė mrekulli." Nė fund, trajneri italian u shpreh: "Rikthehet Nedvedi dhe ai ėshtė njė futbollist shumė i rėndėsishėm pėr ne. Ka gjithēka qė duhet pėr tė vendosur njė ndeshje tė madhe. Eshtė njė futbollist qė e rrit ritmin e lojės dhe ndaj Arsenalit do tė na duhet tė luajmė me 100 km/h."



    Venger: Edhe 90 minuta sakrificė!

    Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, ka bėrė tė ditur se secili nga futbollistėt e tij ėshtė i vetėdijshėm pėr sfidėn e madhe qė "Topēinjtė" kanė sot ndaj Juventusit. Arsenali fitoi nė ndeshjen e parė tė zhvilluar nė "Hajbėri" me rezultatin 2-0 dhe sot nė Torino do tė synojė tė arrijė pėr herė tė parė nė ēerekfinalet e Ligės sė Kampioneve. "Futbollistėt e mi janė inteligjentė, - deklaroi Vengeri. - Ata e dinė se duhet tė tregohemi tė zgjuar nė Torino. Duhet tė jemi tė pėrqendruar, tė kujdesshėm nė mbrojtje dhe tė ndihmojmė njėri-tjetrin." Trajneri francez shtoi mė parė: "Ne duhet tė sulmojmė dhe tė pėrpiqemi ta fitojmė ndeshjen. Do tė ishte njė gabim trashanik nėse do tė mendonim vetėm pėr mbrojtjen." Vengeri do tė vendosė vetėm nė minutėn e fundit nė lidhje me aktivizimet e Fabregasit dhe Eboues. Tė dy kėta futbollistė u dėmtuan nė fitoren qė Arsenali arriti nė fundjavė me rezultatin 5-0 ndaj Aston Vilės, por gjithsesi kanė udhėtuar me skuadrėn pėr nė Itali. Veteranėt Sol Kembėll dhe Frederik Ljunberg janė dy futbollistė tė tjerė, te tė cilėt mund tė bazohet Vengeri. "Rezultati i ndeshjes sė parė na jep mundėsitė tė bėjmė ndeshjen tonė, - vazhdoi trajneri qė drejton prej nėntė vitesh Arsenalin, - por Championsi ėshtė njė veprimtari e vėshtirė dhe e mbushur me tė papritura. Futbollistėt i pret njė tjetėr 90-minutėsh, nė tė cilėn duhet tė sakrifikojnė gjithēka." Ndėrkohė, nė lidhje me takimin e sotėm dha mendimin e tij edhe Tierri Henri. Kapiteni tha: "Nė futboll mund tė ndodhė gjithēka dhe Juventusi do tė jetė ndryshe nga ai qė pamė nė Londėr. Nė kėto kushte do tė na duhet tė bėjmė njė tjetėr ndeshje shembullore. Eshtė takimi mė i rėndėsishėm i tė gjithė sezonit tonė."
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  5. #185
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Atehere po jam mendimin tim personal persa i perket kesaj ndeshje.

    Arsenal mendoj se edhe sot do te fitoje pa problem pasi ne rradhet e juves ka shume mungesa. Edhe ne sondazh kam votuar per Arsenal pasi e kam paska si inat juven.


    Forca Arsenal.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  6. #186
    MERRE LEHT Maska e anaksimenus
    Anėtarėsuar
    18-03-2006
    Vendndodhja
    gjithkund dhe askund
    Postime
    36
    s'ka shonc juvja me rraf arsenalin me me shum se dy gola diferenc.
    Ka munci juvja mos t'fitoj as neshjen jo mo t'kualifikohet.
    gjithsesi ne fund fiton MILANI
    eh, sa e leht ishte jeta kur ishim femije

  7. #187
    Alessandro Del Piero Maska e Juventus
    Anėtarėsuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Aty ku Shqiptaret po vuajne.
    Postime
    1,500
    Juve me interin e paten per kete vite ne Champ.lig. dhe ska aspak gjasa qe juve te jete ne 1/2 finales, se eshte rezervuar atje vendi (Arsenal-Vilareal)...
    Shendosh vitin e ardhshem...
    Team: That team in Italy with 29 titles. Or was it 30?

  8. #188
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Sa keq qe nuk do luka Del Piero ... Degjova ca lajme qe do ishte i gatshem te pakten per 1 pjese po aha sja paska dale .

    V.K Edhe pa te ecen JUVE
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  9. #189
    Larguar Maska e cunimartum
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    Sot shpresoj te shof futboll per se mbari.
    Them se Arsenali ka per ta mbyllur ne mbrojtje Juventusin e jo anasjelltas

  10. #190
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Keto Xhuventinat ende po enderrokan se mund te dalin ne gjysem finale... e hajt hajd bela hajt...ncncncn.... c'na ka gjet me keto lol
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 19 prej 21 FillimFillim ... 91718192021 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Manchester United - Arsenal
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 06-05-2009, 01:45
  2. Villareal - Arsenal
    Nga OO7 nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 13:24
  3. Oferte: Dhome dyshe ne Woolwich Arsenal
    Nga _MALSORI_ nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-03-2007, 07:10
  4. ARSENAL - Real Madrid 1-0 (0-0)
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 10-03-2006, 11:09
  5. Legjenda Manchester United!
    Nga Cool_Durrsak nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 06-04-2004, 13:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •