Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Ok, po e sjell. As a guest star, of course

    Per pyetjen qe me bere ne lidhje me mendimin e Derrida mbi Freud, derisa te informohem, po them vetem qe Derrida mendonte se Freud ishte po aq ēifut sa ai vete

    Ok, lexim te mbare tani

    (perkthyer nga frengjishtja
    zogu ne fluturim)


    Duhet lexuar Heidegger, sigurisht. Pėr tė dėgjuar, nė lidhje me kafshėn, nė lidhje me atė nga e cila ajo ėshtė e « privuar », nėse mund tė flitet pėr kėtė qė asaj t’i mungojė diēka, njė tjetėr pėrgjigje sesa : asaj i mungon fjala, arsyeja, logos-i. Pėr shembull duhet lexuar Konceptet themelore tė metafizikės. Nė ß 42, Heidegger shkruan : « guri ėshtė pa botė (weltlos) », « kafsha ėshtė e varfėr nė botė (weltarm) », « njeriu ėshtė skicues i botės (weltbildend) ». Nė ß 47 : « Kur ne themi qė hardhuca ėshtė e shtrirė mbi shkėmb, ne do tė duhej ta binim njė vizė fjalės ‘‘shkėmb’’ pėr tė treguar qė ajo mbi ēka ėshtė shtrirė hardhuca i ėshtė dhėnė asaj sigurisht nė njė mėnyrė apo tjetėr por nuk ėshtė e njohur si shkėmb. » Dhe mė tej : « njė qen nuk ekziston », ai « nuk bėn gjė tjetėr veēse jeton ». Gjithashtu, ndėrsa « njė gur nuk mund tė jetė i vdekur ngaqė ai nuk jeton », duket qė qeni « tė vdesė », por nė tė vėrtetė ai vetėm sa pėrfundon sė jetuari (verenden), pa vdekur (sterben)...
    Jacques Derrida lexon tekstin e Heidegger. Viti 1997. Pėr Dekadėn e Cerisy, ai kishte hartuar njė konferencė tejet tė gjatė, praktikisht e aftė pėr tė mbajtur njė seminar tė tėrė. I pranishėm nė mjaft shkrime tė tij, problemi i kafshės ishte kthyer nė sytė e tij vendimtar. Ai dekonstrukton pra mėnyrėn me tė cilėn « logocentrizmi filozofik » e ka trajtuar atė, ndalet mbi pikėkėputjen e futur nga Jeremy Bentham « Ēėshtja nuk ėshtė : a munden ato tė arsyetojnė ? A munden ato tė flasin ? Por : a munden ato tė vuajnė ? », ngatėrron fijet pak a shumė tė padukshme qė lidhin qėndrimet e Aristotelit, Descartes, Kanti, Heidegger, Lévinas, Lacan… E filluar mė 15 korrik, konferenca kishte vazhduar tė nesėrmen, dhe, pėrfshirė diskutimin, kishte zgjatur mė shumė se nėntė orė. Por shqyrtimi i ēėshtjes sė kafshės tek Heidegger kishte mbetur ende pezull. Derrida e rimerr atė ditėn e fundit tė Dekadės, mė 20 korrik, por duke improvizuar nisur nga disa shėnime dhe referenca ndaj paragrafeve tė Koncepte themelore tė metafizikės. Nga ky improvizim, nuk mbetet tjetėr pėrveēse njė regjistrim, i cili, si lajtmotiv, lė pėr tė dėgjuar fraza tė tilla si : « Nėse do tė dilte koha… nėse do tė kisha kohė… nėse kemi kohė pėr t’ia arritur kėsaj… »
    Nėn titullin Kafsha qė pra unė jam, thelbėsorja e « konferencės sė madhe » sė dhėnė nga Jacques Derrida, sot ėshtė e botuar. Pjesa e parė e saj, « Kafsha qė pra unė jam », qė i jep titullin tėrėsisė sė konferencės (dhe qė e cila bėn pėr tė dėgjuar po aq foljen tė jesh sa dhe foljen tė ndjekėsh), ėshtė e njohur : ajo ėshtė shfaqur nė pėrmbledhjen e akteve tė kolokiumit tė Cerisy, Kafsha autobiografike (1). E treta, « Po sikur kafsha tė pėrgjigjej ? », ka qenė pėrfshirė nė Cahier de l'Herne kushtuar filozofit (2). E dyta dhe e fundit (hedhja nė letėr e regjistrimit mbi Heidegger), pa titull, janė tė pabotuara mė parė. « Jacques Derrida, lexojmė nė Parathėnien, kishte shprehur shpesh synimin e tij pėr tė mbledhur, njė ditė, nė njė vepėr tė madhe, tekstet qė ai kishte shkruar mbi ‘‘kafshėn’’. » Gjithēka linte pėr tė menduar, madje, qė ai kishte ndėrmend tė shkruante njė vepėr tė tillė. « Nuk do ta kem kohėn pėr kėtė. » Nga kėtej, Kafsha qė pra unė jam shfaqet akoma mė « derridiane », nė kuptimin qė, e privuar pėrgjithmonė nga forma « tjetėr » qė Derrida do t’i kishte dhėnė, ajo mbetet « e hapur » dhe ofron nė hullitė e tij, nė shėnimet, nė pikat e tij tė heshtjes, vatra prodhimi dhe shpėrndarje mendimesh tė reja, « pėr tu ndjekur », « pėr tė ardhur ».
    « Njėlloj siē Descartes, asnjėherė Kant, Heidegger, Lévinas, Lacan, tė themi ata tė cilėt mbartin apo qė tė cilėt mbarten nga ky emėr nuk pėrmendin mundėsinė e tė qenurit tė shikuar nga kafsha qė ato vėzhgojnė, dhe pėr tė cilėn ato flasin. Jo mė shumė sesa Descartes, asnjė prej tyre nuk pėrmend ose nuk merr parasysh problemin e lakuriqėsisė apo tė turpit ndėrmjet kafshės dhe njeriut. » Pėrkundrazi, Derrida niset nga kjo pikė. Pėrgjithėsisht besojmė, thotė ai, dhe filozofėt e mėdhenj kanė besuar dhe ata qė « veēoria e shtazėve, dhe ajo ēka i dallon ato nė fund tė fundit nga njeriu, ėshtė tė qenurit lakuriq pa e ditur. Pra tė mos qenurit lakuriq, tė mos paturit e dijenisė sė lakuriqėsisė sė tyre, ndėrgjegjen e sė mirės dhe sė keqes. Nga kėtej, lakuriq pa e ditur kėtė, kafshėt nuk do tė ishin nė tė vėrtetė lakuriq ». Nga ky fakt, ato ato mbeten « po aq tė huaj ndaj turpit sa dhe ndaj paturpėsisė. Dhe ndaj dijes qė ēlirohet kėndej ». Njeriu, pėrkundrazi, e zbulon veten nė paturpėsinė dhe nė turpin : nga paturpėsia, ai thotė vrazhdėsisht, « bėn pėr tė parė » dhe i imponohet njeriut tjetėr « cili ai ėshtė », nga turpi apo ndrojtja, ai « zhvishet » dhe dorėzon « atė ēka ai ėshtė » nė duart e tjetrit. Por shtaza, a na « vėshtron » ajo ? Mos vallė vėshtrimi i njė shtaze fut nė veprim « atė ēka ka mė pėrket mua », ēka ka tė bėjė me mua, nė qenien time ? Derrida pėrmend « macen e vogėl » tė tij, njė macė e vėrtetė, jo njė alegori : « Shpesh pyes veten, unė, pėr tė parė, cili jam dhe cili jam nė ēastin kur, i kapur lakuriq, nė heshtje, nga vėshtrimi i njė kafshe, pėr shembull sytė e maces sime, e kam tė vėshtirė, po, po, e kam tė vėshtirė tė mos ndjehem ngushtė. Pėrse kėshtu ? (...) Pėrballė maces qė mė vėshtron lakuriq, a do tė kisha unė turp si njė shtazė e cila nuk e ka mė kuptimin e lakuriqėsisė sė vet ? Apo pėrkundrazi turp si njė njeri qė ruan kuptimin e lakuriqėsisė sė tij ? » Kėtė nuk mund t’ia kėrkojmė tjetėrkujt pėrveēse tjetrit. Por kush ėshtė tjetri kėtu, qė tė mundet edhe tė mė pėrgjigjet edhe tė pėrgjigjet pėr mua ? Kafsha, tjetėrsi absolute.
    Jemi larg traditės karteziane tė kafshės pa gjuhė as pėrgjigje. Por gjithashtu larg asaj qė ėshtė larg kėsaj tradite, pėr shembull mendimi i Lévinas, i cili ia refuzon « fytyrėn » kafshės, dmth « pushtetin pėr tu pėrgjigjur, nė ‘‘ja ku jam’’, pėrballė tjetrit dhe pėr tjetrin, nga vetja pėr tjetrin », dhe pra e privon atė nga « pėrgjegjėsia » dhe nga « e drejta », ēka kjo lejon pėr tė pyetur veten nėse tė drejtat qė njė Deklaratė universale u jep kafshėve korespondojnė ndaj njė koncepti tė pėrshtatshėm, nėse ėshtė legjitime, thėnė ndryshe, « pėr tu njohur ‘‘tė drejta’’ subjekteve tė pėrjashtuara apo tė paafta pėr detyra ». Qoftė kur kemi tė bėjmė me Lévinas, qė e shtron kafshėn tė zhveshur nga « tjetri si i tillė », me Lacan, i cili ia mohon kafshės kėtė « pushtet refleksiv tė shkallės sė dytė » qė ėshtė aftėsia pėr « tė shtirur tė shtirurit », cilėsi e « subjektit tė domethėnėsit », apo me Heidegger, qė tek i cili kafsha, e varfėr nė botė, ėshtė e privuar nga « si e tillė-ja » (shkėmbi, uji, bari, « si tė tillė »), ne gjejmė gjithmonė pėrkufizime nė mohore. Kafsha ėshtė ajo qė « nuk ka », ajo sė cilės i refuzojmė « fjalėn, arsyen, pėrvojėn e vdekjes, zinė, kulturėn, institucionin, teknikėn, veshjen, gėnjeshtrėn, shtirjen e shtirjes, fshirjen e gjurmės, dhuntinė, tė qeshurėn, lotėt, respektin… ». Nga ku vjen « kthesa » spektakolare e Jacques Derrida : « Bėhet fjalė dhe pėr tė pyetur veten nėse ajo ēka quhet njeri ka tė drejtėn pėr t’i dhėnė mirėfilli njeriut, pra pėr t’i dhėnė vetes, atė ēka ai ia mohon kafshės, dhe nėse ai nuk e ka kurrė ndonjėherė konceptin e pastėr tė saj, koncept i mirėfilltė, i pandashėm, si e tillė. » Do tė kishim dashur, natyrisht, qė filozofi tė sillte akoma saktėsime tė tjera. « Do ta bėj, nėse do tė kem forcėn dhe kohėn… »

    (1) « Kafsha autobiografike », nėn drejtimin e Marie-Louise Mallet, Galilée, 1999.
    (2) « Jacques Derrida », « Cahier de l'Herne » n° 83, nėn drejtimin e Marie Louise-Mallet dhe Ginette Michaud, L'Herne 2004.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga oiseau en vol : 10-03-2006 mė 20:49

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anėtarėsuar
    20-01-2004
    Postime
    764
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  3. #13
    nje shembull i Freud-it paraqitur ne "Psychopathology of Everyday Life (1901)":

    " e) Nje mekanizem i ngjashem shfaqet ne gabimin e nje pacienteje tjeter, kujtesa e se ciles ishte bllokuar gjate nje remineshence te harruar prej kohesh te femijerise se saj. Kujtesa e la ne balte kur behej fjale per te kujtuar pjesen e trupit ne te cilen nje dore e huaj kureshtare dhe epshore e kishte prekur. Pak kohe pas kesaj ajo kishte bere nje vizite te nje nga shoqet e saj, me te cilen kishte diskutuar shtepite e verimit. E pyetur se ku e kishte vilen ne qytetin M., ajo u pergjigj " Near the mountain loin (afer ijes se malit)" ne vend te "Near the mountain lane (afer shtegut te malit)".


    shpresoj qe perkthimi te jete i kuptueshem
    Lie down on the couch, what does that mean?
    You're a nut! You're crazy in the coconut!

  4. #14
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar mė parė nga Anisela
    flm, wikipedia eshte nga eshte marre ajo qe kam cituar ne fillim. besoj prandaj e ke vene kete site?

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anėtarėsuar
    20-01-2004
    Postime
    764
    Citim Postuar mė parė nga Veshtrusja
    flm, wikipedia eshte nga eshte marre ajo qe kam cituar ne fillim. besoj prandaj e ke vene kete site?
    Pikerisht!!Po te hysh ne faqen e Psykologjise,do te gjesh sqarime per temen tende,dhe shume tema te tjera!!!
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •