"Nė pėrkujtim tė njė punonjėsi shkencor"
Grup kolegėsh*
Tiranė
Nuk vdesin ato qė kujtohen. Homazh, respekt e mirėnjohje tė thellė pėr njerėzit e mrekullueshėm, pedagogė e shkencėtarė, qė formuan armatėn e madhe tė specialistėve tė ndėrtimit. I kėsaj plejade ishte edhe doc.ing. i nderuar Jorgji Ziko, i cili para njė viti, mbas njė sėmundjeje tė rėndė, mė 12 tetor 2001, u nda nga jeta kėtu nė Tiranė. Ing. Jorgji Ziko ėshtė njė ndėr pėrfaqėsuesit e arsimit tė mesėm dhe tė lartė tė inxhinierisė hidroteknike nė Shqipėri. Pedagogu modest dhe inxhinieri pėrherė i kujdesshėm u lind nė Pogradec, nė vitin 1925, nė njė familje qytetare me tradita patriotike. Me krijimin e Universitetit tė Tiranės, ing.Jorgji u emėrua pedagog nė Fakultetin e Inxhinierisė, pranė katedrės sė hidraulikės e konstruksioneve hidroteknike. Me pasionin, thjeshtėsinė dhe kujdesin qė e karakterizonte, duke kapėrcyer vėshtirėsitė e fillimit, zhvilloi me nivel tė lartė tekniko-shkencor lėndėn e konstruksioneve hidroteknike duke u aktivizuar nė punėn mėsimore- shkencore dhe hartimin e teksteve tė metodikave nė kėtė katedėr. Disa breza tė studentėve, qė pėrfunduan studimet e inxhinierisė nė Fakultetin e Ndėrtimit e degėn hidroteknike do tė kujtojnė me respekt punėn plot pasion tė pedagogut tė tyre tė nderuar e tė palodhur pėr t'iu mėsuar teknikėn dhe shkencėn e hidroteknikės; ne, bashkėpunėtorėt e tij tė Fakultetit e tė katedrės, do tė kujtojmė me respekt punėn e tij tė palodhur e tė pėrkushtuar pėr plotėsimin e detyrave studimore e shkencore dhe metodiko- mėsimore, qė ishin gjithnjė nė nivelin e kėrkesave tė kohės.
*Rahman Hanku, Niko Nikolla, prof.dr.Kiēo Negovani, prof. Besim Daja, B.v.sh Marko Kamenica, prof. dr. Pandi Stratobėrdha, prof. Dr. Koēo Katundi, ing. Mevlan Balliu, ish- student
.........................
Krijoni Kontakt