Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37
  1. #1
    Audio Engineer Maska e KACAKU
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    599

    Hard Rock/ Alternative/ Grunge/ Psychedelic

    Nje nga grupet me te preferuara per mua eshte Radiohead.
    Ata rrjedhin nga Oxford i Anglise,aty ku Thom Yorke(vocals),Jonny Greenwood (guitar, keyboards, xylophone),Ed O'Brien (guitar), Colin Greenwood (bass) dhe Phil Selway (drums),filluan hapat e tyre te para drejt suksesit ne vitet 1987.Kenget me te cilat fillimish ata u shquan ishin Creep nga albumi 'Pablo Honey' dhe Street Spirit,kenge te cilat u renditet ne majat e Single Charts te USA edhe te UK.
    Me pas ata renditet albume te tjera plot sukses sic ishin: "The Bends"- 1995,"OK Computer" -1997,"Kid A"-2000 dhe "Amnesiac me 2001.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 22-10-2003 mė 23:49

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SpaceAce
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    24
    Ju keshilloj vertet te gjeni dicka Live nga Pearl Jam, sa me shume te jete e mundur, se jane te paarritshem ne brezin e tyre. Edhe cover qe i bejne grupeve te tjera kane dicka te tyren brenda, qe i dallon. Wish You Were Here nga PF eshte vertet tjeter gje ta degjosh nga PJ, shume e bukur. Smells Like Teen Spirit po ashtu, Daughter/American Pie - Medley eshte shume e vecante. Edhe koncertin qe kane bere ne '92 MTV Unplugged e kane qare me lot, per te mos folur per Live On Two Legs Tour 1998. E kam CD e tij, eshte disku im i preferuar, edhe kenget qe nuk para me pelqenin ne version studio, t'i degjosh live eshte kryeveper. 65min pure grunge, Eddie ka nje vocal qe thua se eshte ne studio e jo live. Mbi te gjitha "Better Man"...
    Just A World That We All Must Share,
    It's Not Enough Just To Stand And Stair!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SpaceAce
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    24
    Me ne fund doli edhe Riot Act (ne fakt ka nje cope here qe ka dale, po un nuk kisha mundesi te shkruaja me pare). E kam degjuar pothuaj te gjithe, dhe eshte shume i bukur. E lezetshme eshte qe versioni single i I Am Mine ka nja 2 kenge qe nuk jane ne album. Versioni album i I Am Mine tingellon disi ndryshe nga versioni video. Kam edhe nje version live ne salle ne Concert For Artist's Rights, Wiltern Theatre, L.A., si zakonisht ne Live nuk zhgenjejne. Tani jane ne turne ne US, nuk e di nese dhe kur kane ndermend te vijne ne Europe.
    tung
    Just A World That We All Must Share,
    It's Not Enough Just To Stand And Stair!!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3

    Per legjendaret Nirvana (Kurt Cobain)

    Cobain, i ri nga shpirti i ndjeshėm, i papėrshtatur dhe i mbyllur nė lidhje me njė botė tepėr estetike dhe formale, ėndėrron tė bėhet njė rockstar dhe ja arrin. Prindėr tė ndarė, pėrdorim dhe abuzim me drogė qė mė pėrpara suksesit, njė boshllėk i madh brėnda dhe shumė gjenialitet…… Simboli i viteve ’90. Mė pas qe “Nevermind”, boom-i, turnetė, pėrēarja e turmave dhe Kurt bėhet menjėherė heroi i tė rinjve dhe njė bishė skene pėr shtėpitė diskografike qė bėjnė kontrata “floriri” me Nirvana-t! Po ishte me tė vėrtetė kjo ajo qė dėshironte Cobain-i i brishtė qė kur ishte i ri? Nuk besoj, dhe nė fakt kalon pak kohė dhe Kurt shkruan nė njė nga kėngėt e tij: “ma shpif ajo qė kam arritur!” Ai ishte shpesh vetėm, vetėm bashkė me miljona fansa qė e preknin, e tėrhiqnin me forcė dhe e adhuronin, duke i kėrkuar qė t’i tregonte rrugėn…. Por Cobain kėrkonte tė gjente njė rrugė por nuk arrinte. Nė kėngėt e tij nuk ka asnjė zbulim ose tė vėrtetė; ka vetėm tė vėrtetėn e thatė dhe tė dėshpėruar. Kurt Cobain nuk do futet nė legjendė pėr ekstremizmin e gjestit tė kryer; kishte hyrė prej kohėsh me anė tė disa kėngėve. Vdekja e tij ndaloi njė cikėl krijimtarie. KURT DONALD COBAIN lindi nė Hoquiam mė 20 shkurt tė 1967 dhe kur ishte 6 muajsh u trasferua me prindėrit nė tė afėrtėn Aberdeen. Jeta e Kurt-it tė vogėl nuk qe nga ato mė tė thjeshtat dhe aq mė pak e lumtur. Nė fakt mjaft shpejt erdhi divorci i prindėrve, njė nga ngjarjet mė tronditėse qė njė fėmijė mund tė provojė, thyerja e bėrthamės qėndrore tė qėndrueshmėrisė. Ky qe njė fakt qė e tronditi thellėsisht Cobain-in e vogėl aq sa njė ditė shkroi nė murin e shtėpisė: “Urrej mamin, urrej babin, babi urren mamin, mami urren babin dhe e gjithė kjo tė ndjell dėshirėn pėr t’u ndjerė tepėr i trishtuar!” Qė nga ai moment jeta e tij ndryshoi; lėvizi vazhdimisht nga shtėpia e sė motrės nė shtėpinė e sė jėmės, e cila jetonte me njė partner tė ri, nė shtėpinė e njė xhaxhai. Ndėrroi edhe sjelljen e tij: nga njė fėmi gjithnjė i gjallė nė njė fėmi tėrė inat, i pashoqėrueshėm, gjithnjė i gatshėm pėr tė shfryrė inatin e tij me gjithēka, persona dhe sende, qė rastisnin nė rrugė. Mjaft shpejt xhaxhai i dhuroi njė kitarre, njė Sears tė pėrdorur pothuajse tė papėrdorshme dhe njė amplifikator 10 wat gjithashtu nė gjėndje tė keqe. Gjithė kjo u bė pasuria e Kurt-it i cili filloi tė mėsonte t’i binte kitarrės dhe tė uluriste…… e ndihmonte tė shfryhej. Ėndėrronte tė bėhej njė rockstar, por nuk mund ta dinte qė do bėhej sė shpejti dhe qė do tė urrente atė botė qė nuk ishte bėrė pėr tė qė i dukej: “konformizmi i pėshtirė, dhe antikonformizmi i rremė akoma mė keq”. Bleu gjithnjė e mė shumė disqe tė shumė grupeve, filloi tė bėnte njė repertor tė vetin. Por, shumė shpejt, gjėndja e tij shpirtėrore e ēoi nė pėrdorimin e drogave; Mė 1985 Kurt mori njė diplomė nė njė shkollė arti dhe prezantohet me muzikėn punk falė disa shiritave tė Black Flag dhe tė Melvins, vendos kėshtu tė formojė njė grup materialet e tė cilit kalojnė nė duart e Chris Novoselic, baterist i ardhshėm i grupit. Mė 1986 Kurt provon pėr herė tė parė heroinėn, pasi kishte provuar gjithēka tjetėr. Kurt nuk e mbajti asnjėherė sekret, edhe pse miqtė e tij deklaruan qė hynte e dilte nga zakoni nė mėnyrė tė pabesueshme, dhe qė edhe heroina pėr tė ishte mė shumė njė ilaē se sa njė zbavitje. Nė luftėn e tij kundėr disa spazmave tė dhimbshme kronike nė stomak qė shpejt u kthyen nė ulēerė, heroina ishte e vetmja drogė qė ai njihte, qė jo vetėm i lehtėsonte dhimbjen, por nė tė njėjtėn kohė arrinte t’i largonte ankthin nga i cili vuante pėrjetėsisht: “Ndėrkohė qė isha nė turne isha aq keq saqė nuk arrija tė ngrihesha nga toka,vazhdoja tė villja ajėr sepse stomaku im nuk arrinte tė mbante asgjė, as edhe ujin. Dhe nga aty pėr 20 minuta fillonte spektakli. Kėndoja dhe kollisja gjak. Ndėrkohė qė Nirvana-t bėheshin gjithnjė e mė shumė tė famshėm, unė isha aq keq saqė nuk mė interesonte asgjė as pėr grupin dhe as qė tė vazhdoja tė jetoja. Fillova tė merrja drogė, u bėra njė drogaxhi sepse ndihesha njė drogaxhi brėnda, ēdo ditė e mė shumė. Zgjohesha me spazma nė stomak dhe duhej tė sforcohesha, tė mundohesha tė haja. Kisha kėto dhimbje tė tmerrshme vazhdimisht.” Mė nė fund rreth vitit 1987-8 lindi grupi i tij: Nirvana, nė formėn e njė “live band”, ėshtė njė formacion mjaft i ndryshėm nga ai qė njihet: Kurt Cobain (kitarre dhe zė), Jason Everman (kitarre), Chris Novoselic (bas), Chad Channing (bateri). Mė 1988 pasi grupi kishte ndryshuar shumė herė emėr stabilizohet me emrin Nirvana, “Tė gjithė grupet punk kishin emra tė dhunshėm, tė inatosur. Unė doja diēka ndryshe: njė emėr qė tė ishte i bukur, shpirtėror, pozitiv” – tha Kurt. Regjistrojnė kėngėt e para tė cilat do shikojnė dritėn nė albumin e parė debutues. Kurt, gjatė njė koncerti nė Seattle tė dhėnė nė 30 tetor 1988 shkatėrron kitarren e tij tė parė. Vetėm nė qershor 1989 del albumi i parė “Bleach” (kushton vetėm $600) dhe njė seri turnesh tė ngjeshura nė SHBA dhe Europė japin ndihmė pėr tė bėrė tė njohur emrin e tyre, gjithnjė nė ambientin punk-alternativ. Nė kėtė periudhė Cobain filloi tė jepte shenja paqėndrueshmėrie dhe pakėnaqėsie tė madhe: koncerte tė ndėrprera, shkatėrrim tė instrumenteve dhe shumė lot…. Kurt dukej nė limit. Pikėrisht nė kėtė periudhė, pėr tė shfryrė tensionet masakruese tė njė serie tepėr tė gjatė koncertesh nė kondita tepėr tė kėqija (nė veēanti turneu europian me TAD: Njė dyzinė personash tė ngjeshur nė njė furgon tė shkatarruar), fillon tė shkatėrrojė kitarrat. Kur Nirvana-t rikthehen nė Amerikė, Jason Everman ka kohė qė ka dalė nga banda, ndėrkohė qė pėr Kurt dhe Chris bėhet akoma mė e qartė qė Chad Channing ėshtė njė baterist tepėr i limituar pėr atė qė ato kanė nė mėndje. Kėshtu pas kėtij bateristi ėshtė, pėr disa javė, Dan Peters, por kur Kurt dhe Chris i bėjnė njė provė, mė 25 shtator 1990, Dave Grohl-it (ex-Scream), kuptojnė qė ai ėshtė bateristi perfekt pėr grupin. Nė prill tė 1990 Nirvana-t regjistrojnė njė shirit qė fillon tė qarkullojė nė ambient duke tėrhequr vėmėndjen e shumė shtėpive diskografike. Ndėrkohė njujorkezėt Sonic Youth, firmosėn njė kontratė me Geffen records, dhe ėshtė nisja pėr gjuetinė e grupeve tė mėdhenj ndaj bandave alternative: Nirvana-t gjėnden nė qėndėr tė njė interesi tė madh; tė gjithė i duan! Pasi analizuan me dhjetėra oferta kontrata firmoset me Geffen pikėrisht pėr garancinė qė jep emri i Sonic Youth. Dhe pikėrisht me Sonic Youth nė gusht tė 1991, pasi mbaruan regjistrimet e “Nevermind”, Nirvana-t nisen pėr njė turne europian. “Tė shkosh nė turne me Sonic Youth ėshtė si njė ėndėrr qė bėhet realitet” - thotė Kurt. Mė 24 shtator 1991 doli “Nevermind”; ėshtė njė sukses pėrtej ēdo parashikimi opimist tė bėrė. Nė 12 tetor 1991 ėshtė disk i artė dhe MTV trasmeton pothuajse ēdo orė videon “Smells Like Teen Spirit”. Nė 11 janar ’92 ėshtė nė vėnd tė parė nė klasifikimin Billboard dhe nė 1 shkurt 1992 u bė disk platini me 1 milion kopie tė shitura. Nė vazhdim njė seri datash tepėr e gjatė, pothuajse e pafundme… Kurt e gjeti veten nga njė i papunė, nė krye tė njė rryme mendimesh tė njė gjenerate…… pak si shumė pėr karakterin e druajtur tė njė burri tė ri qė donte t’i binte baterisė “pėr tė mos qėnė ai qė rri nė fillim tė skenės”. Kjo domethėnė shumė data tė tjera koncertesh dhe mė shumė famė gjė qė nuk e joshte Cobain-in aspak. Nė prill 1992 Nirvana dolėn nė kopertinėn e revistės “Rolling Stone”,dhe nė gusht 1992 Kurt mbyll njė koncert duke u hedhur mbi baterinė e Grohl dhe thyen shpatullėn. Nė 1992 u martua me Courtney Love, kėngėtare e grupit Hole, tė cilėn e kishte njohur disa vjet mė parė. Lidhja me Courtney-n ishte njė alternim i vazhdueshėm ngritjesh dhe uljesh, dashurie dhe sherresh! Mė 18 gusht 1992 erdhi e bija: Frances Bean, tė cilės iu vu ky emėr nė kujtim tė Frances Farmer, aktoria e bukur dhe e mallkuar e cila vdiq nė ēmendinė, historia e sė cilės i kishte bėrė shumė pėrshtypje Kurt-it. Lindja e vajzės qe njė ngjarje e gėzuar, (pėrveēse pėr polemikat ndaj tė dy prindėrve pėr shkak tė pėrdorjes sė drogave gjatė periudhės sė shtatėzanisė) por kjo nuk pėrmirėsoi gjėndjen psikologjike tė Kurt-it Mė 15 dhjetor 1992 del njė pėrmbledhje e disa kėngėve tė padėgjuara dhe B-sides e titulluar “Incesticide”, dhe mė 21 shtator 1993 i paraprirė nga njė pritje e madhe, del mė nė fund albumi i tretė “In Utero”, i cili nė fillim duhej tė quhej “I Hate Myself And I Want To Die”. Njė tjetėr disk i mrekullueshem… Kurt duket mė i shlodhur, thotė: “Mė nė fund tani mund tė jem mė i lumtur, deri pak kohė mė parė isha me tė vėrtetė i mėrzitur me gjithshka, nuk doja nė asnjė mėnyrė tė isha njė Rock Star por tani jam i gėzuar qė jam nė turne.”. Nė 18 nėntor Nirvana-t regjistrojnė njė koncert akustik pėr MTV nė New York. Mė 7 janar 1994 Nirvana-t japin koncertin e tyre tė fundit nė Amerikė, dhe mė 6 shkurt 1994 fillojnė njė turne europian. Kurt Cobain ėshtė bėrė mbreti i fytyrės sė thatė dhe prerėse rock qė pikėrisht nė Seattle lindi nė mes tė viteve ’80 pėr tė shpėrthyer mė pas nė tė gjithė botėn. Njė muzikė e pasur me energji dhe e dėshpėruar, njė ulurimė e dehur me gėzim dhe frikė qė nga underground u ngjit pa frena nė katet e larta tė rock-ut.Ėshtė njė yll i bukur i rock-ut, i cili me sytė e tij tė ėmbėl bojėqielli dhe flokėt bjond si Luciferri pėrpara rėnies ishte njė nga idhujt mė tė dashur nga adoleshentėt. Por nuk di se ēfarė tė bėjė me atė sukses ashtu si nuk di tė shijojė familjen qė ka krijuar. Cobain, nuk ėshtė i lumtur. Atė e mbyt njė ankth i jetės sė egėr, e tund njė paqetėsi kozmike qė muzika rock e zbut vetėm nė njė pjesė tė vogėl. Njė zė i paskrupullt e thėrret nga humnera tė pafundme pėr t’i pėrsėritur pa pushim tė njėjtat fjalė: duhet tė shkatėrrohet, duhet tė vrasi me ēdo lloj mėnyre n.q.s. ėshtė miti i vet. Heroina nuk mjafton, heroina e tė cilės Cobain ėshtė i burgosur prej vitesh: dhe as shkrirja e Nirvana-ve nuk mjafton, ajo shkrirje qė pas 5 vitesh me grindje dhe kontraste, jete tė paqėndrueshme dhe takimesh tė anulluara, premtimesh, shpėrblimesh dhe rrėzimesh, duket e pashmangshme. Jo, Kurt Cobain do tė fshijė veten, duhet ta bėjė pėr t’i shpėtuar atij zėrit qė e pėrndjek dhe i kėrkon hedhjen e madhe fatale, tė fundit: drejt errėsirės, drejt asgjėsė. Provat gjenerale u trasmetuan disa javė pėrpara, nė Romė. Nė njė dhomė lluksoze tė Hotel Excelsior, gjatė njė pushimi nga njė turne sfilitėse europiane Cobain pėrtypi njė pėrzierje vdekje prurėse prej shampanje dhe Roipnol, njė qetėsues i fuqishėm. Ndejti nė gjėndje kome 2 ditė, ndėrkohė qė shtypi botėror tėrbohej nė deduktime mbi vetėvrasjen e provuar dhe fotografėt bėnin tė pavdekshme dramėn e rockstar-it me sytė bosh, tė shoqėruar nga e shoqja nė njė ambulancė tė drejtuar pėr nė spitalin “Umberto 1°”. U deshėn 5 ditė kurimi dhe mė pas i rikthyer nė Seattle, Cobain provoi pėrsėri mbas as edhe 1 jave: kėtė rradhė nė banjon e shtėpisė, me njė pistoletė kalibėr 38. Policia, e thirrur nga e shoqja, arriti tė ndėrhyjė nė kohė dhe sekuestroi njė arsenal tė vėrtetė lufte: 3 pistoleta me kalibra tė ndryshme, njė pushkė gjysmė-automatike dhe disa kuti municionesh. Kėtyre ditėve i pėrkasin “shėtitjet” prej endacaku tė Cobain nė Viretta Park. Kėrkon drogė, kėrkon dikė qė t’i gjejė njė armė. E shoqja dhe miqtė i luten qė tė ndėrmarri njė terapi kundėr drogės, ato tė manaxhimit tė tij kėrcėnojnė ta pėrjashtojnė nga Nirvana. Ai ėshtė i trullosur. Pranon qė tė futet nė njė klinikė rimarrjeje nė Marina tė Rey, nė Kaliforni, Por dy ditė mė vonė bėn tė humbin gjurmėt e tij. Njė detektiv privat e rigjen mė 3 prill dhe mė kot pėrpiqet ta risjelli nė klinikė: njėsoj e kotė ėshtė pėrpjekja e disa miqve qė e shoqėrojnė deri nė aeroportin e Seattle dhe prenotojnė pėr tė njė fluturim drejt Kalifornisė. Mė 4 prill dikush e senjalizon nė Los Angeles: Courtney Love nxitoi tė shkonte dhe i bie asaj piste nė mėnyrė tė dėshpėruar. Cobain nė tė vėrtetė ėshtė kthyer nė shtėpi, nė shtėpinė lluksoze tė Lake Washington Boulevard, tė blerė pak muaj mė parė pėr mė shumė se njė miljon dollarė. Nė vėnd tė pjesės qėndrore tė shtėpisė, shkon pėr t’u sistemuar nė njė dhomė afėr garazhdit, nė mes tė njė pylli tė vogėl bredhash. Ėshtė mbrėmja e 5 prillit te 1994-s, e martė. Larg nga gjithēka dhe nga tė gjithė, Cobain pėrtyp njė pėrzierje heroine dhe valiumi dhe me bojė tė kuqe shkruan njė letėr lamtumire tė cilėn e fsheh mė pas nė njė grumbull toke nė kėmbėt e njė vazoje. Ėshtė momenti i shumė pritur. Me kthjelltėsinė qė i ka mbetur, merr ndėr duar njė pushkė dhe qėllon veten nė kokė. Njė goditje fatale. Kurt i hoqi vetes jetėn duke rigjetur pastėrtinė e fėmijėrisė nė shkėlqimin e njė goditjeje pistolete…… thoshte nė njė nga kėngėt e tij: “shikoje shkėlqimin si vetėvrasje”. Kėshtu mbyllet historia e trishtė e njė tė riu 27 vjeēar qė hyri nė historinė e muzikės jo pėr gjestin e tij ekstrem, por pėr gjenialitetin e tij!!! Nga ai na ngelen vetėm disa kėngė dhe njė letėr lamtumire: Speaking from the tongue of an experienced simpleton who obviously would rather be an emasculated, infantile camplainee. This note should be pretty easy to understand. All the warnings from the punk rock 101 courses over the years. Since my first introduction to the, shall we say, ethics involved with independence and the embracement of your community has proven to be very true. I haven't felt the exitement of listening to as well as creating music along with reading and writing for too many years now. I feel guilty beyond words about these things. For example when we're backstage and the lights go out and the manic roar of the crowd begins it doesn't affect the way in which it did for Freddy Mercury who seemed to love and relish in the love and adoration from the crowd. Which is something I totally admire and envy. The fact is I can't fool you. Any one of you. It simply isn't fair to you or me. The worst crime I can think of would be to rip people off by faking it and pretending as if I'm having 100 % fun. Sometimes I feel as if I should have a punch in time clock before I walk out on stage. I've tried everything within my power to appreciate it, and I do. God, believe me I do but it's not enough.

    I appreciate the fact that I and we have affected and entertained a lot of people. I must be one of one of those narcissists who only appreciate things when they're gone. I'm too sensitive. I need to be slightly numb in order to regain the enthusiasm I once had as a child. On our last three tours I've had a much better appreciation for all the people I've known personally and as fans of our music, but I still can't get over the frustration, the guilt and empathy I have for everyone. There's good in all of us and I think I simply love people too much. So much that it makes me feel too fucking sad. The sad little, sensitive, unappreciative, pisces Jesus man! Why don't you just enjoy it? I don't know. I have a goddess of a wife who sweats ambition and empathy and a daughter who reminds me too much of what I used to be.

    Full of love and joy kissing every person she meets because everyone is good and will do her no harm. And that terrifies me to the point to where I can barely function. I can't stand the thought of Frances becoming the miserable self-destructive, death rocker that I've become. I have it good, very good, and I'm grateful, but since the age of seven I've become hateful towards all humans in general. Only because it seems so easy for people to get along, and have empathy. Empathy! Only because I love and feel for people too much I guess. Thank you all from the pit of my burning nauseous stomach for your letters and concern during the past years. I'm too much of an erratic, moody baby! I don't have the passion
    anymore and so remember, its better to burn out than to fade away. peace, love, empathy.
    Kurt Cobain
    Frances and Courtney, I'll be at your alter.
    Please keep going Courtney
    For Frances
    For her life which will be so much happier without me. I Love you. I love you!
    Kurt
    Kalojnė 3 ditė dhe asnjė nuk ka mė lajme nga Kurt Cobain: as Courtney Love, qė tė enjten 7 prill 1994, nė prag tė dėshpėrimit, rrezikon edhe ajo vdekjen pėr mbi dozė heroine nė njė hotel tė Century City, Los Angeles. Mė 8 prill, pak mė vonė orės 830 tė mėngjesit, njė elektriēist i ri i ngarkuar pėr tė sistemuar fijet pėr njė impjant alarmi nė shtėpinė e Lake Washington Boulevard shikon nga njė dritare atė qė i dukej njė manikin, i shtrirė nė mes tė njė rrėmuje tė madhe dhe njollash tė errėta. Kureshtar, hap derėn dhe gjen trupin e Cobain nė mes tė njė “liqeni” me gjak. Ėshtė shpėrfytyruar. Do tė duhet shqyrtimi i gjurmėve dixhitale pėr tė bėrė njohjen. Tė dielėn 10 prill, nė orėn 1700 tė pasdites, mė shumė se 5000 persona mbushin Seattle Center pėr njė lutje tė pėrmortshme tė organizuar nga komuniteti dhe nga disa radio tė vėndit. Njė prift shėrben ceremoninė, njė poet mik i Nirvana lexon punėt e tij. Courtney Love nuk ishte ndėr tė pranishmit,por dėrgon njė shirit dramatik i cili dėgjohet nga turma. Ėshtė lamtumira pėr tė shoqin, njė lamtumirė e dėshpėruar dhe plot me dhimbje. “Je njė bir kurve, Kurt Cobain. Dua qė tė gjithė tė ta thonė me zė tė lartė: bir kurve”. Pastaj lexon pjesė tė letrės sė lamtumirės tė shkruara nė pikė tė vdekjes dhe i alternon me fjalėt e saj, akoma sharje, ndaj ankesave. Ėshtė njė pjesė teatri e improvizuar dhe dėrrmuese, njė dialog dramatik me distancė. “Kur fiken dritat e skenės dhe Nirvana-t kthehen nėpėr dhoma dhe hiqet ulurima e egėr e turmės, nuk provoj asnjė emocion, jo si Freddie Mercury qė kėnaqej me atė dashuri, me dashurinė e fansave tė tij”. “E kujt i bėhet vonė, Kurt! Pusho sė qėni njė rockstar, atėherė, idiot.”. “Fakti ėshtė qė nuk mund tė bėj gjasme, do tė mė dukej krimi mė i keq – nuk mund tė tallem me tė tjerėt duke bėrė gjasme sikur jam mirė, sikur kėnaqem”. “Jo Kurt!Krimi mė i keq ėshtė qė ti vazhdove tė ishe njė rockstar kur urreje ta bėje, dreq. Mjaftonte tė thoje boll”. Turma ka mbetur pa fjalė, Courtney Love vazhdonte tė lexonte letrėn me zėrin si fantazmė, e pushtuar nga inati dhe dėshpėrimi. Fjalėt e fundit janė njė citim nga Neil Young: njė kėngė e vjetėr qė i kushtohet Sex Pistol, dhe kalorėsve tė tjerė tė asgjėsė tė epokave tė tjera. “Ėshtė mė mirė tė hahesh nga zjarri se sa tė zhdukesh dalėngadalė”. “Zot i madh! Kurt, je njė bir kurve!” “Paqe, dashuri, pasion.” Mė 1 nėntor 1994 doli albumi “Unplugged In New York”, i cili pėrmban 2 kėngė qė nuk ishin dėgjuar asnjėherė. Mė 1 tetor 1996 doli albumi live “From The Muddy Banks Of The Wishkah”, qė pėrmban performanca nga 1989 deri mė 1994. Mė 11 nėntor pritet qė tė dalė nė qarkullim fillimisht nė SHBA. njė vėllim prej 800 faqesh me fragmente nga 23 ditarėt e jetės sė Kurt-it: “Kurt Cobain: The Journals”. Brėnda nėntorit do tė qarkullojė njė compilation qė do tė pėrmbajė kėngėn qė nuk kishte dalė nė qarkullim “You know you’re right” dhe kjo do tė ndiqet mė pas nga njė set box me suksese tė Nirvana-ve si dhe njė album me regjistrime tė rralla. Ndonjėherė ndodh tė ndezėsh televizorin dhe, ndėrkohė qė figura bėhet e qartė, ndėrkohė qė format bėhen tė qarta, e gjejmė veten tė hedhur nė njė studio blu, nė kontakt me njė nga ato tipat e “njė mijė e njė mode”, tė ulur nė njė kolltuk tė fryrė trasparent. Ndėrkohė qė ky spektakėl lind nga njė ekran i errėt, tashmė tingujt e tė mrekullueshmes “Come As You Are” pėrhapen nė ajėr. Pėr fat tė keq, kur tabloja bėhet e qartė, ėshtė pothuajse e pamundur tė shikosh me mosbesim zhvillimin e fakteve, mimikat e njė prezantuesi qė ndoshta nuk di se ēfarė po prezanton. Gjestet e tij, tundja e duarve tė tij si nė njė video rap, i bėn hyrjen kėngės “About A Girl”, e marrė nga koncerti i 22 shkurtit nė Romė, e vetmia datė italiane e mitikėve Nirvana. Video ėshtė i prerė, i shitur me pjesė nė banakun e ndyrė tė ndonjė salle montazhi. Gjihēka ndodhi nė pak sekonda, nė atmosferėn surealiste qė fryn ndėrmjet rradhėve tė ēupėlinave qė qajnė nėpėr koncertet e backstreet boys. Nuk duam tė akuzojmė asnjė, dhe as tė ngulim dhėmbėt nė njė bisedė mbi cilėsinė e muzikės moderne, por asnjė nuk mund ta mohojė humnerėn e pamasė qė ndan artista si Freddie Mercury, Kurt Cobain, Jim Morrison nga debutuesit e rinj si tė sipėrpėrmėndurit B.B. ose grupe tė tjera si Five. Nuk na intereson, nė kėtė moment, tė hyjmė mė thellė nė bisedėn mbi grupe qė janė nė modė tani, por njė gjė rreth tė parėve e ndjej pėr detyrė ta them: Cobain ashtu si pak tė tjerė filloi tė shkruante muzikė sepse nė tė kishte gjetur sekretin e jetės sė tij, duke treguar atė qė kishte brėnda. Jo atė qė dinte qė njerėzit donin tė dėgjonin. Nė kėngėt e tyre n.q.s. dėgjohen me kujdes mund tė ndjehen emocione qė tashmė kanė humbur, janė zhdukur bashkė me ta, ndjesi qė nė njė farė mėnyre nuk na pėrkasin mė. Dhe duke mos qėnė mė tonat nuk kemi tė drejtė t’i pėshtyjmė sipėr dhe tė pėrpiqemi t’i shtrydhim sa akoma mund tė nxjerrim ndonjė lek. I duhemi respekt, por jo sepse ishin si prindėr pėr muzikėn, edhe pse edhe pėr kėtė do meritonin mirėnjohjen tonė, por sepse asnjėri prej tyre nuk arriti nė kompromise nė kėngėt e veta, asnjė blof, asnjė shtirje. Cobain pagoi sinqeritetin e tij me jetėn. Tani mos tė fillojmė kryqėzata tė padobishme kundėr vetėvrasjes, as unė nuk e pėrkrah atė gjest tė tijin dhe nuk do tė pėrpiqem tė gjejė pretekste pėr tė justifikuar vdekjen e tij, por pėr sa kohė ishte gjallė nuk pati gjė mė tė vėrtetė dhe tė sinqertė se sa muzika e tij. Prandaj n.q.s. sot gjithēka duhet tė jetė skllave e parasė dhe e konsumizmit, n.q.s. ligji ėshtė tė japėsh pėr tė marrė edhe nė muzikė, duke parė se idhuj tė rinj nga tė cilėt merren fitime tė mėdha ka, tė paktėn lini diēka nė tė cilėn tė vazhdojmė tė besojmė dhe respektoni atė i cili ka dhėnė thjesht pėr kėnaqėsinė e tė dhėnit.
    Nirvana: Nė doktrinėn budiste termi pėrfaqėson zhdukjen e pasioneve dhe tė dėshirės pėr tė jetuar, njė kėrkesė e brėndshme ndaj natyrės sė dhimbshme dhe tragjike tė jetės. Nirvana-t pėrfaqėsojnė pėr vitet ’90 atė qė Beatles ishin pėr vitet ’60. Influenca e tyre nė rrethin e muzikės qe e pafundme, e barabartė vetėm me mundėsitė konkrete qė hapėn. Pa ata i gjithė rivlerėsimi i sotėm i underground dhe punk nuk do kishte ndodhur. Pa vrullin antikonformist tė stilit tė tyre, shumė realitete muzikore nuk do ekzistonin.
    Diskografia:
     Bleach – 1989, Sub Pop
     Nevermind – 1991, Geffen
     Incesticide – 1993, Geffen
     In Utero – 1993, Geffen
     Unplugged in New York – 1994, Geffen
     From The Muddy Banks Of Wishkah – 1996, Geffen
    Jetoje cdo dite te jetes sikur te ishte e fundit!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-04-2003
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    75

    hallall...

    ke bā mire qe ke hape nji teme per Kurt Cobain dhe Nirvana, sepse jane i vetmi grup qi arriti me e shpetu rrokun:

    "THE SAVIORS OF ROCK", "THE MOST IMPORTANT BAND IN THE WORLD"...
    Albumi "NEVER MIND" asht ma i miri dhe ma i sukseshmi qysh prej koheve te Beatles dhe Stones...

    kanga jeme e preferume e Nirvanave asht
    Lounge Act

    vevtvrasja e Kurtit nuk duhet pā si nji gjest i deshperum i zhgenjimit prej jetes ne pergjithesi... Kurti ka vujte shume dhe ne fund asht dorezu...

    por ne art nuk asht dorezu...
    ai i jepte njaq shume shpirt muzikes sa arrite te bante qi kange te viteve ' 20 te tigellonin grunge i saposhkruar: rasti i "Where did you sleep last night" e kompozume ne vitet ' 20 nga Led Billie...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Niēe : 11-07-2003 mė 05:16

  6. #6
    Kupidusi vogel Maska e Enola
    Anėtarėsuar
    06-08-2003
    Vendndodhja
    nga ketu shikoj malin e Dajtit
    Postime
    102

    Hard Rock/Alternative/Grunge/Psychedelic

    Une jam e mendimit se Deep Purple do te mbeten legjende e Hard Rock-ut...
    Emra si Jan Gillan, Ritchie Blacmore, David Coverdale, apo dikush tjeter qe mund te shtoni ju.... jane vertete per tu admiruar...
    Nje nga gjerat me terheqese per mua eshte fakti qe keta yje nuk duken shume te dhene pas komercialitetit, bejne muzike me shpirt, degjohen sepse kane vertet vlera, kthehen ne mit sepse e meritojne....
    I'm not interested in the next generation
    I'm interested in US

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-07-2003
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    7

    HARD ROCK

    Jam i njejtit mendim me Enolen, Deep Purple me te vertete jane legjenda te Rockut, mirepo mund te shtoj se edhe Led Zeppelin jane grup fantazi, pastaj The Doors gjithashtu, pastaj sduhet harruar as Whithesnake David Coverdale ai gjithashtu eshte legjend dhe do te mbetet legjend e Rockut, Ozzy Osbourne, Black Sabath, deri sa i degjoni kenget e tyre jane plot Jete vete jeta eshte ne kenget e tyre, dhe derisa degjon kenget e tyre je ne nje dimension tjeter te Jetes, mendimi im ndoshta i gabuar por ashtu ndihem une kur i degjoj kenget e tyre.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    131
    per mendimin tim Led Zeppelin jan ku e ku siper Deep Purple

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-07-2003
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    7
    PAJTOHEM PLOTESISHT ME ENOLEN, SDUHET ALUDUAR NE ATE SE KUSH CILI ESHTE ME I MIRE. MUND TE THEM QE JIMMY PAGE ESHTE LEGJENDE NE VETI POASHTU EDHE RITCHIE BLACKMORE ESHTE LEGJENDE NE VETI, ME RENDESI ESHTE MUZIKA QE E BEJNE ESHTE MUZIKE QE TA MBUSH SHPIRTIN ME JETE E ME KNAQESI TE SHUMTA.
    KA DEGJUAR NDOKUSH PER GRUPIN "EVERGREY" JANE NGA SUEDIA JANE SHUME TE MIRE PO TA DEGJONI ALBUMIN "SOLITUDE, DOMINANCE, TRAGEDY" ESHTE FANTAZI ALBUM,
    PO ASHTU ESHTE EDHE GRUPI "ICED EARTH" SHUME TE MIRE
    ROCK, HARD ROCK PERGJITHMONE
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #10
    e panjohura Maska e *Ema*
    Anėtarėsuar
    17-08-2003
    Vendndodhja
    rruga e pyllit
    Postime
    111
    Jam shume dakort me gjithe ato emrat e medhenj qe ju keni vene aty: Deep Purple, led zeppelin, the Doors, Ozzy, Black Sabath, Jimmy Page.

    me pelqejne shume dhe Pink Flyod dhe Tapping the Vain. {disi me te rinj keta te fundit}

    Megjithate kam vene re se kohet e fundit te grupet e ashtuquajtura "Hard Rock" kane rene shume ne cilesi eshte per te ardhur keq...
    Encompassed in a love so profound,
    incomparable to all he has known.
    Propelled into this wondrous whirlwind,
    his heart understands she is his alone.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tool
    Nga Gordon Freeman nė forumin Muzika botėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2009, 04:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •